100 vjet : Historia e Federates Panshqiptare te Amerikes “Vatra”
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_revistakuvendi.org » Vatra historiku dhe personalitetet:_ (http://revistakuvendi.org/?p=467#more-467) Vatra historiku dhe personalitetet: (http://revistakuvendi.org/wp-content/uploads/2012/04/boston-vatra.jpg) Historia e Federates Panshqiptare te Amerikes “Vatra” dhe organit te saj “ Dielli”, pasuri e vyer kombetare * VATRA nje liber ku spikasin vlerat hulumtuese dhe perceptuese te autorit, i cili ka ditur te ruaje nje raport te drejte midis materialit historik e arkival te kohes dhe atij biografik per fakte dhe ngjarje te Federates Panshqiptare “VATRA”. Ky raport eshte zgjidhur drejt dhe mire edhe ne gershetimin e personaliteteve te shquara te diaspores shqiptare ne SHBA te viteve 1912-1920. * Me pasionin e nje studiuesi e shkencetari te mirefillte, fale dhe bashkepunimit te ngushte me ish - kreun te Federates Panshqiptare, “Vatra”, zotin Agim Karagjozi, autori e ka dhene te plote kontributin e diaspores shqiptare ne SHBA gjate dekades se dyte te shekullit te kaluar, duke paraqitur dhe analizuar fakte dhe ngjarje te rendesishme te asaj periudhe. BEQIR SINA, New York NEW YORK CITY : Dhjete vite me pare, Prof.Assoc.Dr.Beqir Meta, mik i deshmuar i Vatres, u dhuroje lexuesve te saj shqiptare nje veper historike, kushtuar periudhes se pare te historikut, te kesaj organizate, fatlume qe i solli aq e aq te mira atdheut dhe bashkesise shqiptare te kontinentit Amerikan. Nje shoqate, kjo, e cila tani eshte ne pergatitjet e fundit, per te festuar ashtu si i ka hije dhe si e meriton – kjo flakadania e atdhetarizmit dhe patriotizmit shqiptare ne Amerike, Federata Panshqiptare e Amerikes “VATRA ” Per kete monografi “Kryetari i Perjeteshem” , ish kryetari i Federates PanShqiptare te Amerikes, VATRA, zoti Agim Karagjozi, pasardhesi i koloseve qe udhehoqen me plot lavdi kete shqoate, i ka thene gazetes kombetare Bota Sot, gazetarit tone ne New York, se ” Kjo periudhe qe quhet edhe “periudha e Arte” e historise se “VATRES”, perfshin vitet 1912-1920, dhe eshte nje monografi qe ska dyshim se do t’u bashkengjitet kryeveprave te shkruara deri tani per Vatren . Duke e risjell ne kuadrin e 100 Vjetorit te themelimit te VATRES, botimin e kesaj monografie me duhet te ri-kujtoje se ish Kryetari i shoqates Vatra, zotin Agim Karagjozi, nje figure e njohur dhe personalitet i komunitetit. Pasi ai shpreh kenaqesine e bordit te PanFederates Vatra per sponsorizimin e kesaj vepre, duke e vleresuar si nje studim monografik shkencor per periudhen me te rendesishme te saj ai shprehej atehere se: “Per ta pasqyruar ne menyre sa me te plote e reale mendimin politik te “VATRA”-s, veprimtarine e saj te shumanshme politike e diplomatike dhe punen e madhe kulturore e propagandistike te atyre viteve, autori ka shfrytezuar burime te shumta dhe nje dokumentacion te pasur. Mjafton qofte dhe nje veshtrim siperfaqesor i kesaj monografie per te konstatuar se renditjen e materialeve autori e ka bere ne baze te problematikes dhe kjo ndihmon lexuesin per shfrytezimin me kriter te materialit shkencor-arkivor sipas interesave dhe pikesynimeve. Libri, padyshim perben nje sukses te prof. dr. Beqir Metes.” thote “Kryetari i Perjeteshem” , ish kryetari i Federates PanShqiptare te Amerikes, VATRA, zoti Agim Karagjozi, Duke lexuar librin e Metes, “Federata Panshqiptare “VATRA” , shohim se aty ka dokumentet e pasura arkivore te shfrytezuara mjeshterisht nga autori jane nje elementi rendesishem qe perkojne me idene dhe vihen ne sherbim te saj, duke ia rritur dukshem vlerat kesaj monografie. Materiali arkival e biografik eshte i shumte. Pikerisht per kete monografia Federata Panshqiptare “ VATRA” ka vlera njohese dhe edukative. Ashtu si dhe shprehej njeri nga recensuesit e vepres, as. prof. dr. Muharrem Dezhgiu, kur thote se “monografia Federata Panshqiptare “Vatra” synon te jape me besnikeri fizionomine, sukseset, deshtimet, avantazhet dhe kufizimet e saj, pikepamjet politike te drejta dhe iluzionet e saj”. Ndersa recensuesi tjeter, prof. as. dr. Merenglen Verli e konsideron kete monografi nje arritje te re ne studimin e historise se emigracionit shqiptar ne SHBA dhe ne trajtimin e disa prej problemeve thelbesore te historise se Shqiperise ne vitet 1912-1920. Duke konfirmuar miratimin dhe vleresimin pozitiv te Departamentit te Historise Moderne ne Institutin e Historise, prof. dr. Verli shpreh bindjen se monografia Federata Panshqiptare “VATRA” eshte pritur me interes nga lexuesit shqiptare dhe te hapesires mbare shqiptare ne bote. Nga ana e saj, redaktorja letrare e vepres, Pranvera Hasani, evidenton faktin se fantazia e autorit i ka qendruar besnike realitetit historik, duke theksuar sidomos disa pika kyçe te aktivitetit patriotik te diaspores shqiptare ne Amerike, ne funksion te çeshtjes sone kombetare. Me pasionin e nje studiuesi e shkencetari te mirefillte, fale dhe bashkepunimit te ngushte me ish kreun e Federates Panshqiptare, “Vatra”, zotin Agim Karagjozi, autori ka dhene me botimin e tij libri te plote kontributin e diaspores shqiptare ne SHBA, gjate dekades se dyte te shekullit te kaluar, duke paraqitur dhe analizuar fakte dhe ngjarje te rendesishme te asaj periudhe. Nder studimet me te perkryera te prof. dr. Beqir Metes te perfshira ne kete veper mund te veçohen ato me titull “Denoncimi i politikes aneksioniste greke ndaj Shqiperise”, “Reagimi i “Vatres” kunder pushtimit te Shqiperise nga shtetet nderluftuese”, “Vatra” ne levizjen kombetare gjate Luftes se Pare Boterore”, “Marreveshja e perfaqesuesve te “Vatres” me Romen”, “ Mbrojtja e çeshtjes shqiptare ne Konferencen e Paqes (1919-1920) si dhe “ Perpjekjet per te siguruar perkrahjen e SHBA”. Ne kete kendveshtrim monografia e prof. dr. Beqir Metes mbeshtetet ne nje dokumentacion te pasur e literature te gjere, te shfrytezuar me kujdes prej tij. E ndriçuar nga te dhena e fakte te gjurmuara brenda vendit dhe ne diasporen shqiptare te asaj kohe te lavdishme, kjo monografi, botim i shtepise botuese “Globus R” i shtohet vargut te botimeve te çmuara, edhe nga autore te tjere qe kan shkruar per historine e Vatres, por edhe te figurave qendrore te saj, si ajo e Nolit (Autobiografia e Fan Stilian Nolit e shkruar nga Prof. Nasho Jorgaqit ) dhe Konica,(Faik Konica, jeta ne Uashington – autor Ilir Ikonomi). Keto vepra jane nderi qe i behet vete Federates Panshqiptare “VATRA”, ne kete 100 Vjetor te themelimit te saj, si deshmi e re, e traditave tona te mrekullueshme dhe e gjenise krijuese te popullit tone, qe ne çdo epoke, nga e cila ka kaluar ka ditur te nxjerre njerez te shquar te, te gjitha fushave. Historia e “Vatres” eshte drejtesisht histori e levizjes nacionale shqiptare ne Amerike Vatra eshte organizata qe mobilizoi forcat kombetare ne Amerike dhe me ane te ketyre forcave shpetoi Shqiperine nga copetimi. I ndjeri Faik Konica e ka pershkruar punen e “Vatres” me keto fjale ne gazeten “Dielli” me date 7 korrik 1922: “Ne ditet e erreta kur Shqiperia ishte e pushtuar nga ushtrite e huaja, kur shteti ish permbysur, dhe kur flitej sheshit per copetimit e vendit, “ Vatra”, e keshilluar nga nje pakice patriotesh e shtyre nga atdhedashuria dhe deshira e anetareve te saj, e inkurajuar nga zeri i popullit i tere shqiptareve, e mori persiper te veproje ne vend te shtetit te vdekur. Nuk kerkoji nderet as te drejten e shtetit po mori persiper vetem detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e “Vatres” u mbajten delegatet, u derguan misione, u subsidiuan agjenci, u kablluan mijera protesta, me nje fjale u organizua mbrojtja e Shqiperise, dhe u organizua aq e mire sa Kryeministri i Greqise z. Venizelos tha ne Konferencen e Paqes ne Paris, se te vetmin pengim serioz qe gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi i vene nga “Vatra”…. Vazhdon i nderuari Konica: Shuma e tere e harxheve te bera nga “Vatra” si zevendese e shtetit eshte: 197.072.89 dollare amerikane. Keto shpenzime, u bene qe ne fillim dhe deri ne vitin 1922 kur beri llogarine e siperme Faik Konica. Themelimi i “Vatres”. Mbledhja e pare per te bashkuar te gjitha organizatat e shqiptareve te Amerikes ne nje federate u be me 24 dhjetor 1911, ne Boston. Kjo mbledhje u thirr prej shoqerise “Besa-Besen”. Ne kete mbledhje moren pjese Faik Konica, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri me 28 prill 1912, kur “Vatra” u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit te bashkimit me daten e siperme, mban keto fjale: “E quajme te formuar Federaten Panshqiptare “Vatra” te Amerikes, prej shoqerive “Besa-Besen”, “Flamuri i Krujes”, shoqerise kombetare dhe “ Dallendyshja””. Ne kete mbledhje historike u emerua nje pleqesi e perkohshme prej ketyre zoterinjve. Sekretar AT Fan Noli, arketar Llambi Chikozi, menaxher i gazetes “Dielli” Kristo Kirka, organizatoret e degeve te federates: Faik Konica dhe Kristo Floqi. Mbikeqyres se gazetes “Dielli”: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Federata Panshqiptare “VATRA” , u njoh prej shtetit te Masacusetit dhe mori charten me 13 qershor 1912. Ne charten figurojne keta emra: Faik Konica, Llambi Chikozi, Fan S. Noli , Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kotta. Faik Konica 15 mars 1875-15 dhjetor 1942, Theofan (Fan) S. Noli janar 6, 1882 – mars 13, 1965. ROLI I “VATRES” NE LUFTEN BALLKANIKE DHE NE LUFTEN E PARE BOTERORE. Si e thame me pare, “Vatra” u themelua me 12 prill 1912, ne tetor te atij viti plasi Lufta Ballkanike dhe me 28 nentor 1912 u shpall pavaresia e Shqiperise ne Vlore. Per te mbrojtur te drejtat e Shqiperise “Vatra” dergoj Faik Konicen ne Evrope dhe kisha jone kombetare dergoi At Fan Nolin. Faik Konica mbeti ne Evrope deri sa mori fund Lufta e Pare Boterore, At Fan Noli u kthye ne Amerike me 1915 dhe mori persiper fatin e “VATRES” ne dore. Gjate Luftes se Pare Boterore “VATRA” u forcua shume. Gjate kesaj kohe gazeta “Dielli” u be e perditshme nen drejtimin e zotit Kosta Chekrezi. Gjate kesaj kohe u organizua trupa vullnetaresh, u themelua banda “VATRA” ne udheheqjen e prof. Thoma Nasit, u emeruan gjithashtu delegate ne Londer me ne krye te nderuarin Mehmet Konica. Ne afersi te fundit te Luftes se Pare Boterore ne qershor te vitit 1917 , “VATRA” hapi Fushaten Historike per Shpetimin e Shqiperise, me keto fjale te paharruara prej Hiresise Tij Peshkop Nolit: “Mbahu neno, mos kij frike. Se ke djemte ne Amerike” Kur hyri Amerika ne lufte ne prill te 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, i cili i dha fjalen se do te mbroje pavaresine e Shqiperise, Wilsoni e mbajti fjalen deri ne fund. Pa perkrahjen e Wilsonit sot nuk do te kishim Shqiperi. Me 1920 me ane te “VATRES” Qeveria shqiptare mori hua nga Vatranet, te cilen nuk e pagoi me nder ashtu siç u zotua. Librat e fundit qe u botuan me ane te “VATRES” jane: “Historia e Skenderbeut dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez” ne gjuhen angleze. Keto dy libra monumentale te qendisura bukur prej Imzot Nolit, u botuan me djersen e VATRANEVE. Gjysma e shpenzimeve te librit “KREMTORIA” qe botoi Peshkopata u mblodhen nga VATRANET. Me pas “VATRA” nepermjet kuvendeve te saj vendosi te perqendroi veprimet e saj ne keto pika: “VATRA” duhet te mundet te mbledhe ne gjirin e saj rinine; kryesisht “VATRA” duhet te mbetet si nje organizate letrare dhe mireberese, “VATRA” duhet te krijoje nje fond te veçante per studentet ashtu sikunder ka bere dhe me pare. Editori i “Diellit”. Komisioni i Vatres per vitin 1954-1955, kryetari nderit peshkop F. S. Noli (ph. d) kryetar Gregory Speros, nenkryetar adem K Vishocica, arketar Llambi Misho, sekretar Shefqet Kamber (Benca), editori i “Diellit” G. M Panariti, pjesetar te komisionit, Kemal Veisel, Nicholas Vesio, Pandeli Michael, Koli Janollari, Van Konari, pjesetar rezerve: Seit Beqo Selenica, John Tassey Chris Theodore. anetaret e keshillit: Ismail Emin, Ramadan Ali Arza, Petraq Andon, Sadik Kamber Pepellashi, Ismail Mevlani, Xhafer Pojani. Nga Federata “Vatra” – Boston Mass. Dhjetor 1954. Gazeta “Dielli” u themelua prej shoqerise “Besa-Besen” me 15 shkurt 1909, si fletore e perjavshme. Me 11 mars 1913 pasi shoqeria “Besa-Besen” u tret (lexo: bashkua) me “Vatren” dhe “Dielli” u be prioritet i federates, nisi te dale dy here ne jave. Me 18 nentor 1914 nisi te dale tri here ne jave. Me 9 nentor, 1915, nisi te dale e perditshme. Redaktore te “Diellit” kane qene keta zoterinj: At Fan Noli qe me 15 shkurt, 1909, deri me tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konica qe me tetor 22 1909 deri me 18 mars 1910. Komisioni i shoqerise “Vatra” e drejtoj “Diellin” pa redaktor qe me 25 mars deri me 29 prill 1910. Faik Be Konica qe me 6 maj deri me 1 korrik 1910. “Dielli” pushoj se botuari qe me 1 korrik deri me tetor 1910. At Fan Noli qe me 7 tetor 1910 deri me 7 korrik 1911. Z. Eft’him Nasi qe me 13 korrik deri me shtator 14 1911. Z. Kristo Floqi qe me 21 shtator 1911 deri me 18 korrik 1912. Z. Faik Be Konica qe me 1 gusht 1912 deri me 8 korrik 1913, po ne janar te ketij moti Faik Beu shkoi ne Evrope dhe barra e redaksise qe atehere i mbeti me teper z. Eft’him Nasi. Z. Kristo Dako qe me 11 korrik deri me 26 gusht 1913. Z. Paskal Aleksi qe me 29 gusht 1913 deri me 13 shkurt 1914. Z. Denis Kamburi qe me 17 shkurt deri me 14 korrik 1914. Z. Eft’him Nasi qe me 10 korrik deri me 6 nentor 1914. Z. Koste Çekrezi qe me 10 nentor 1914 deri me 20 dhjetor 1915. I Per. At Fan Noli qe me 21 dhjetor deri me 6 korrik 1916. Z. Bahri Omori qe me 7 korrik e deri me sot. I pari menaxher i “Diellit” ishte z. George Konda Gjoleka qe kur u themelua gazeta deri me 5 maj 1911. Z. Lambi Çikozi qe me 12 maj 1911 deri me 25 prill 1912. Z. Kristo Kirka qe me 9 maj 1912 deri me 20 maj 1913. Z. Lambi Çikozi qe me 23 maj deri me 8 korrik 1913. Z. Kristo Dako qe me 11 deri me 22 korrik, 1913. Z. Hamid Lumi qe me 25 korrik deri me 26 gusht 1913. Z. Vangjel Gjika qe me 29 gusht 1913 deri me 8 maj 1914. Z. Dennis Kamburi qe me 12 maj deri me 3 korrik 1914. Z. Lni Kristo qe me 7 korrik 1914 deri me 7 korrik 1915. Z. Muke Permeti qe me 9 korrik 1915 deri me 21 prill 1917. Z. Akif Permeti qe me 16 korrik 1917 deri me sot. (Botuar pa ndryshime nga Kalendari i “VATRA”-s i vitit 1918 edituar per botim nga Fan S. Noli dhe botuar nga “VATRA” ne shtypshkronjen e “Diellit” ne 1918) (Botuar pa ndryshime nga Kalendari i VATRA-s i vitit 1918 edituar per botim nga Fan S. Noli dhe botuar nga VATRA ne Shtypshkronjen e Dielli-t ne 1918 Ky fakt tregon se mbledhjet e 15, 17 marsit dhe 22 e 24 marsit te vitit 1912 per bashkimin e shoqerive ne nje te vetme nuk kaluan pa probleme e debate, sepse asnje nga shoqerite nuk pranonte te tretej nen nje organizate te madhe duke humbur identitetin. Atehere Konica shprehu konceptin federativ me perfaqesues nga cdo shoqate dhe ne cdo 50 anetare kishte nje perfaqesues ne Komitetin Organizator me nje kuote anetaresimi 3 dollare ne vit. Faik Konica shtroi per diskutim dy emra per shoqerine e re: “Parmenda” (me kuptim kulturor) dhe “Vatra” (me kuptim patriotik) qe te mblidheshin rreth saj te gjithe shqiptaret si nje familje e madhe pa ndryshim besimi ne mes tyre fetarisht ose politikisht. Mes brohoritjeve shoqeria e re u quajt Federata Pan – Shqiptare e Amerikes “Vatra”. Komisioni i Bashkimit perbehej nga: Fan S. Noli Faik Konica Kristo Floqi Paskal Aleksi. Delegatet e shoqerive: Elia Tromara Llambi Cikozi Kristo Kirka Kosta Vasil Koste Kota 25.IV.1968: Prof. Koliqi i paraqet Shejtnis se Tij Paulit VI Kryetarin e «Vatres», z. Anthony Athanas. Ne mes shifen: Shkelqesa Emzot Perniciaro e on. Dr. Rozolin Petrotta. II prof. Koliqi presenta a S. S. Paolo VI il Presidente dell’Associazione albanese-americana «Vatra».(*Foto e marre nga revista Shejzat.) Vullnetaret shqiptaro-amerikane, qe i pergatiti Aqif Permeti (I pushkatuar nga diktatura komuniste) ne mjediset e marra me qera ne Boston dhe qe me 1920 ne kohen e luftes se Vlores, 200 prej tyre, shkuan ne Shqiperi per te ngritur frymen Kombetare(foto e marre nga albumi i gazetes Dielli) Krediti per keto foto i shkon vetem arkivit historik te albumit historik te Vatres dhe organit te saj Dielli Krediti per keto foto i shkon vetem arkivit historik te albumit historik te Vatres dhe organit te saj Dielli Krediti per keto foto i shkon vetem arkivit historik dhe fotoalbumit te V atres dhe organit te saj Dielli Krediti per keto foto i shkon vetem arkivit historik te albumit historik te Vatres dhe organit te saj
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 21.8 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 3.4 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 32.4 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 23.3 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 21.2 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 118.5 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 97.7 KB) - not displayed
clip_image009.jpg
(image/jpeg, 96.8 KB) - not displayed
clip_image010.jpg
(image/jpeg, 112.6 KB) - not displayed