Ne qiejt e Kur`anit
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFk+YVwse=swetM0LYXwftg2skaD+J+KNXQLdRtG=5DT0Q@mail.gmail.com> |
Në qiejt e Kur`anit Hamdi Nuhiju Era fryen lindje e perëndim. Nën dirigjimin e Krijuesit vazhdon rrugëtimin e saj zhurmshëm ose në heshtje. Me vete merr gjithcka rrugës. Duket sikur edhe pelerina është shndërruar në erë. Të dimë se vetëm merr dhe nuk jep asgjë, do të zhdukej efekti i saj. Ligji ndryshon me caktimin e Zotit. Po krijesat, efektet e erës, i ndjejnë herë njëjtë e herë ndryshe. Dikush mahnitet, përfiton, e dikush tjetër pengohet. A është paralajmërimi i shiut era? Përgjigja më e saktë do të ishte:Jo. Edhe sikur ta dija të vërtetën e erës, nuk do të më bënte shumë dobi. Nuk vlen dija për erën, sa vlen mesazhi nga era. Biri i Ademit a po dënohet përmes erës? Kahjet e përgjigjes janë të shumta. Asnjë pikë nuk takohet në epiqendër. Madje edhe figurat e rëndësishme gjeometrike do të humbisnin në vlerë, po qe se do të tentonin të vizatonin kahen e simbolizimit të erës. Nga libri i Zotit, Kur`ani, urdhërohemi që të lexojmë, studiojmë, e mësojmë. Ti, unë dhe ai, as nuk po mësojmë nga mesazhet e erës, e as nuk po frymëzohemi nga fjala e Allahut. Besimtari është njeri i rëndësishëm. E ka të dokumentuar të vërtetën. Nuk është përshkallëzim i gënjeshtrës e as i përrallave rruga e tij. Ndërsa, pa besimtari nuk është njeri i rëndësishëm në aspektin shpirtëror. Bota e tij shpirtërore dhe ideore është e mbushur me dogma dhe besime të kota. Para do ditësh, edhe në një kishë ortodokse në një vend të vogël, panë ‘mrekulli’. Edhe pse ti e di, se je i rëndësishëm, bëhesh i parëndësishëm. Më trego, herën e fundit, kur more mësim nga era, qiejt, yjet e hëna? Apo, ndoshta nuk kishe kohë të mësosh nga yjet, për shkak të prishjes së nderit të huaj, në pragun e askujt? Bijtë e askujt. Kështu dikur, një romansier e patë titulluar librin e tij. Meditimi është rruga e mësimit, po edhe baza e hulumtimit të vërtetës. Besimtari, edhe pse urdhërohet në meditim, fatkeqësisht i ka hedhur batajine. Sipas tij, meditimi është në stinën e dimrit dhe duhet ngrohur. E në stinën e verës, ai i hedh ujë të freskët, kështu në mënyrë hibride duke u munduar për ta kthjellur. Momentet dëshpëruese të njeriut, pa meditim, janë largim nga rruga. Besimtari tha se u frymëzua. Por, frymëzimi i tij nuk është në Kur`an. Rruga e tij, tashmë është budizmi, hegelizmi ose drejtime të caktuara filozofike. Allahu, nga Allah për të, shndërrohet në Zot, dikur në Perëndi, dikur në Natyrë, dikur në Fuqi e panjohur, dikur në Grua ( epsh), dikur në Nënë, dikur në Fëmijë, dikur në Unë ( rrugë faraonike:’ unë jam zoti’). Je i zgjedhur nga Allahu për të qenë besimtar. Shkallë-shkallë largohesh vet nga rruga e zgjedhjes. E bën të lejuar mos dhënien e zekatit. Bën të jetosh edhe pa namaz. Agjërimin e shtyn për më vonë. Në Haxh shkon kur të plakesh. Shpreson se do të jesh nga Xhennetlinjt? Sa shumë njeriu u gënjya. Vetëm ti drejtoje sytë kah qielli, dhe të shoh bukuritë e Allahut, i mjafton për të qëndruar i bindur në rrugën e Tij. Thotë Allahu në Kur`an:” Për qiellin që kthehet pareshtur dhe për Tokën që plasaritet, që kjo është një Fjalë ndarëse, dhe nuk është aspak shaka! Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe, por dhe Unë ua pres me kurth. Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.”( Et-Tarik:11-17)