Bota Sot : Interviste eskluzive me dy protogonistet kryesore te premires
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Bota Sot : Interviste eskluzive me dy protogonistet kryesore te premires :"Pse i vrate prinderit e mi?" Diana Cena: "Une e ndjeja me shpirte per te treguar se qfare i nodhi familjes Kunoviku, Egzones 9 vjeqare....." Broadway New York : Gjithe ajo qe donte ishte te kalonte nje nate me nenen e saj Ajo doli te jete nata me tragjike te jetes se saj. Kjo eshte nje histori e vertete e nje nga mizorit e shumta te kryera gjate luftes ne Kosove. Shafqja tregon nje ngjarje e cila ka ndodhur ne nje fshat gjate luftes se Kosoves, qe per arsye sigurie, prinderit nuk i lejojnin femijet e tyre, qe te kalojne naten ne shtepi. Me 24 prill, 1999 personazhi kryesore Egzona, nje vajze 9 vjeçare, ka vendos per te qendruar ne shtepi me nenen e saj, ndersa vellai i saj largohet per nje nate. Ne mbremje me te rene nata, aty nga ora 09:00, dikush vjen dhe e vret babain e saj dhe ndersa ajo po qante mbi te me nenen e saj degjon kater te shtena qe kan pershkruar edhe trupin e nenes se saj. Mrekullisht Egzona mbijeton. Ajo e kapluar nga tronditje dhe trauma "psiqike" perfundon duke fjetur ne preher te nene se saj te vdekur deri ne mengjes, kur vellai i saj kthehet ne shtepi dhe shikon e tmerruar me syt e tij mizorine. Me dy protogonistet kryesore te premires :"Pse i vrate prinderit e mi?" nje ngjarje e jetuar ne Kosove ne vitin 1999, drejtorin dhe producentin Rocko Markolovoc, nje regjisor i pavarur, dekan ne nje shkolle te New Yorkut, i cili eshte me origjine nga shqiptaret e Malit te Zi dhe aktoren/producenten nga Kosova qe e ka perjetuar vete me familjen e saj tragjedine Diana Cena, bisedoi eskluzivisht per gazeten Bota Sot, gazetari yne ne New York Beqir Sina. Bota Sot: Roko, "Pse i vrate prinderit e mi" - nje nga historite e shumta te tmerreve te luftes ne Kosove, eshte ri- sjelle ne skenen e nje teatri ne Manhattan, New York. Pse? Rocko Markolovoc: Duam qe bota ta di qfare me te vertete ndodhi gjate luftes ne Kosove. Duam qe mos te harrohet. Bota Sot: Ju keni thene se "E shoh kete premier si versionin shiqptare te ditarit te Ana Frankut",Pse mendoni ju keshtu ? Rocko Markolovoc: Ky eshte nje krim qe i nodhi nje vajze te vogel, fakti qe I vrane prinderit e saj dhe ajo qendroj me ta gjate gjithe nates per ti mbrojtur. Bota Sot: Sa ke mundur me shfaqjen tuaj :"Pse i vrate prinderit e mi?" te krijoni ate impaktin qe quhet publik - aktore ? E kam fjalen per ata amerikan qe se ende nuk e kuptojne shkallen e tmerrshme te krimeve ne Kosove! Rocko Markolovoc: Reagimi qe ka audienca, e shofin shfaqjen dhe largohen me lote ne sy. Ata jane te lidhur emocionalishte pergjithmone. Bota Sot: Perse shfaqjen e titulluat :"Pse i vrate prinderit e mi?" Rocko Markolovoc: Sepse kjo eshte qafre femijet duan te dine. Pse u vrane prinderit e tyre?........... Bota Sot: Sa keni mundur ju te tregoni me kete shfaqje se :"Nje krim eshte nje krim dhe gjenocid eshte gjenocide edhe pse disa mendojn se ky api ai krim ishte ndryshe nga ajo qe ndodhi ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove nga serbet? Rocko Markolovoc: Qdo kush mendone qe krimi qe u be ndaj tyre eshte me I madhe se sa krimi qe u be ndaj dikujt tjeter. Bota Sot: Çfare do te thonit per lojen e aktoreve a jane ne nivelin qe kerkon shfaqja dhe sa e ka terhequr publikun ? Rocko Markolovoc: Jam shume krenare me aktoret. Bota Sot: Çfare mendon se ka bere shfaqja per publikun amerikan, qe te mendojne se ne shqiptaret ne Amerike kemi nje art te niveleve nderkombetare, dhe dime me te vertet te bejme arte ? Rocko Markolovoc: Ata Amerikane qe shofin kete shfaqje, kane fatin per te pare nivelin e larte te talentit shqiptare qofte ne aktrim, shkrim, regji apo produksion. Bota Sot: Sa jeni i kenaqur me shfaqjen tuaj, apo me punen e filmave tuaj deri me tani? Rocko Markolovoc: Jam shume I kenaqur dhe me fate qe kame mundesine te jeme pjese e histories se artit. Bota Sot: Cilat jane planet e tua ne te ardhmen? Rocko Markolovoc: Jam ne procese per te bere nje filme tejter dhe poashtu dua qe kete shfaqje ta beje filme. Bota Sot: Diana : Ajo historia e familjes se paraqitur ne shfaqjen :"Pse i vrate prinderit e mi?" -, thuhet se eshte pjese e asaj qe edhe familja e juaj eshte zhvendosur nga lufta ne Kosove ne vitin 1999! Diana Cena : E vetmja e perbashket eshte qe te dy familjet jemi nga Kosova dhe njifemi. Ne arritem te kalojme kufirin kurse familjes Kunoviku nuk ju dha shanci te largohen. Bota Sot: Si e keni perjetuar ju Luften ne Kosove, e cila kaloi ne qender te vemendjes nderkombetare qysh ne fund te viteve 1990, me represionin ndaj shqiptareve dhe me pase kur ish- presidenti serbe Sllobodan Millosheviç dhe forcat serbe lansoi nje fushate te spastrimit etnik kunder shqiptareve te Kosoves? Diana Cena : Experienca ime eshte kjo; mbyllja e shkollave, largimet nga puna, mbyllja e te gjitha institucioneve, dhuna, vrasjet e kohe pas koheshme, deri te spastrimi etnik. Ne jetuam nga dita ne dite. Bota Sot: Çfare te ka ngacmuar me shume nga shfaqja :"Pse i vrate prinderit e mi" ? Diana Cena : Ky krim ju be nje familje qe njofe personalishte. Une e ndjeja me shpirte per te treguar se qfare I nodhi familjes Kunoviku, Egzones 9 vjeqare. Bota Sot: Çfare mesazhi mendoni te percillni per publikun amerikan dhe ate shqiptare qe nuk e ka perjetuar si ju kete tragjedi? Diana Cena : Ngjarja e hidhur Egzones dhe familjes saj eshte vetem njera nga krimet qe ju bene shume e shume familjeve shqipetare. Andaj, une dua qe publiku Amerikan, Shqiptare apo kush do tjeter te dije per krimet qe u bene ndaj popullit tone. E ndjeje obligim moral. Ja kame me borxh popullit time Bota Sot: Shfaqja eshte nje pyetje e madhe, pra nga ato pyetjet qe ketu ne Amerike i thone "One Million Dollar One Question!". "Pyetja e madhe ne kete rast eshte:" Pse? Pse ndodhi kjo? Pra "Kush ka per t'u pergjigje per kete? dhe a ka per t'u pergjigjur njehere?" Diana Cena : Fatkeqesishte, "kam frike" se kure nuk do marrim pergjigjje! por me rendesi eshte qe te mos harrojme qfare ndodhi. Bota Sot: Sa drama, apo filma deri me tani jane luajtur prej jush? Diana Cena : Kur beje ndonje project e beje ngase e ndjej nje passion te veqante per te qene pjese e ati projekti. Bota Sot: A eshte veshtire eshte te merresh me art ne SHBA? Diana Cena : Te merresh me art eshte shume e veshtire, sidomos per ne shqiptaret. Jemi nje komunitet i vogel. Bota Sot: A ka arritur Diana aty ku ka enderruar ? Diana Cena : Endrra ime eshte per te arritur akoma me shume. Bota Sot: Si e vlersoni punen e aktrove shqiptare ne SHBA? Diana Cena : Kam patur fatin te punoj me pjesen me te madhe te tyre dhe me te vertete kam respect te veqante, per punen dhe talentin qe kane. Bota Sot: Çfare keni ne plane te luani per te ardhmen ? Diana Cena : Tani per tani jam e fokusuar ne kete projekt. Bota Sot: Ju faleminderit miq te dashur ! Roko dhe Diana: Shume te falemnderit edhe per ju - pune te mbare dhe suksese !
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 194.8 KB) - not displayed