Cifti princeror shqiptare dha nje Koktejl impresionues ne New York

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Cifti  princeror shqiptare dha nje Koktejl impresionues ne New York  




BEQIR  SINA, New York




Lartesia  e Tij Mbreterore Princi Leka II me Zonjushen e nderuar, Elia 
Zaharia dhane nje  koktejl duke trasheguar traditen e vjeter te familjeve 
Mbreterore, nga e gjithe  bota,  kur vizitojne New Yorkun



NEW  YORK CITY :  Ne metropolin e botes qytetin e New Yorkut, nje dite para 
perfundimit te vizites  ne SHBA, Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II 
me Zonjushen e nderuar, Elia  Zaharia dhane nje Koktejl me rastin e vizites 
se tyre, ne nje nga sallonet e  pallatit te ashtuquajtur ketu; “Shtepia e 
Qytetit - NYAC” ne New York, ne oren  18.00, pasditen e se shtunes. Kjo ishte 
vizita e pare e çiftit princeror ne  Amerike, i cili shoqerohej ne kete 
levizje nga Tirana, prej zv-kryetarit i PLL,  z. Sulejman Gjana 
Çifti  princeror jo pa qellim kishte zgjedhur kete palllat antik te 
vendosur ne jug te  Central Park,"Shtepin e Qytetit" te Manhattanit, New York 
Athletic Club, per te  dhene kete Koktejl, mbasi ky eshte nje mjedis qe ze nje 
nga vendet me te miret  ne kete qytet. Ky vend i njohur ne New York, me emrin 
si "Shtepia e Qytetit",  thuhet se ai "mburret" me pamjen e tij panoramike, 
sidomos me ate te gjelberimit  "magjepes" ne zemer te qytetit, dhe 
gradicieleve te panumerta qe e rrethojne  ate, si nje mure duke e bere dhe parkun me 
te madh ne bote. Parku Qendror -  Central Park, eshte i vendosur ne menyre 
ideale, per ata qe duan te perfitojne  nga te gjitha pamjet ndertesave te 
larta dhe pyllit te "pafund" qe ka per te  ofruar bukuria natyrore e kesaj 
pjese t?7 qytetit.


Lartesia e Tij  Mbreterore Princi Leka II me Zonjushen e nderuar, Elia 
Zaharia ketu ne kete  mjedis dhane nje Koktejl - duke trasheguar traditen e 
vjeter te familjeve  Mbreterore, nga e gjithe bota, te cilet thuhet se kur 
vizitojne New Yorkun, jo  pa qellim zgjedhin kete mjedis kaq panoramik dhe me 
kete pallat klasik, qe i  ngjan nje keshtjelle.

Perzgjedhja e kryeqendres se botes, New York-un,  per kete eveniment ishte 
vendosur duke u nisur nga fakti se shume anetare dhe te  aferm te familjeve 
te mergimtareve shqiptare, mebreteror dhe legaliste qe i  qendruan besnik 
familjes mbreterore shqiptare jane ne New York, e tre shtetet  per rreth tij. 
Ata tani jetojne ketu qe prej shume vitesh, ne nje vend ku dekada  me pare 
Nana Mbretereshe Geralidina dhe N.M.T. Mbreti Leka I me Mbretereshen  Susane, 
e kishin vizituar shume vite te ekzilit te tyre. Edhe, kur Nana  Mbreteresh 
pati takuar Nena Terezen.

Ne koktej moren pjese disa  personalitete te rendesishme te komunitetit, 
miq amerikane simpatizante te  familjes mbreterore shqiptare, perfaqesues te 
familjeve te medha shqiptare, nga  Shqiperia, Kosova, Çameria dhe viset e 
tjera shqiptare, prej atyre qe i qendruan  besnik familjes mbreterore 
shqiptare, per me shume se gjysme shekulli ne mergim,  si dhe diplomate te huaj nga 
mbreterit, te akredituar ne New York.  


Hymnet  kombetare e Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise -- shenuan hapjen 
e kesaj  ceremonie, e cila u bekua nga Kancelari i Katedrales shqiptare te 
Shen Gjergjit,  ne South Boston - SHBA-se, At Artur Liolini .Nderkohe,  
Rektori i Universitetit te Tetoves Dr. Arben Reka, i dhuroje Princit Leka II nje  
releif bronxi ne emer te Universitetiti te Tetoves .

Ne  kete Koktejl moren pjese : Dr. Gjon Buçaj – Kryetar i Federates 
PanShqiptare te  Amerikes Vatra Perfaqsues te te gjitha Komuniteteve Fetare, 
Shkelqesia e Tij, i  Perndershmi Nikon, Peshkop i Bostonit, dhe i Nju Inglend dhe 
i Arkipeshkvise  Shqiptare, - Zoti Gazmend Aga, Nen kryetar i Komunitetit 
Mysliman te Shqiperise,  - I Perndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkev i Kishes 
Katolike te Kosoves, - I  Nderuari Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Boteror i 
Bektashinjeve - I Nderuari Papas  Antonio Bellusci, delegat i Episkopit 
Arberesh te Ungres, te Perndershmit Donato  Olivero, Dom Fran Kola, e tjer.

Te pranishem ishin edhe Shkelqesia e saj,  Zevendes Kryeministrja e 
Republikes se Maqedonise, Zonja Teuta Arifi, Ministri i  Diaspores te Republikes se 
Kosoves, z. Ibrahim Makolli si dhe z. Naim Dedushaj  Drejtor i Zyres Per 
Çeshtje Jorezidente, - Konsulli i Pergjitheshem e Republikes  se Shqiperise ne 
New York, Dritan Mishto, - Prof. Nicholas C. Pano, - Prof. Dr.  Elez 
Biberaj, - Rektori i Universitetit te Tetoves Dr. Arben Reka, - Prof.  Fehari 
Ramadani, – diplomati Mal Berisha, - shkrimtari Naum Prifti, - Prof.  Bejtullah 
Destani – Prof. David Avdul, – Prof. Binak Ulaj, -- Prof. Elez Osmani,  – 
Prof. Mithat Gashi, perfaqsuesit nga Konsullata e Pergjitheshme e Kosoves ne  
New York, dhe Kryetari Nderi i partise se çameve z Tahir Muhedini, si dhe  
studente shqiptare e amerikan, afariste dhe biznesmen te sukseshem, 
shkrimtar,  poet, gazetar dhe artiste.

Mbas pershendetjeve te rastit nga Lartesia e  Tij Mbreterore Princi Leka II 
dhe Zonjusha e nderuar, Elia Zaharia, ne emrin e  personaliteteve te 
pranishme ne Koktejl, pershendeti zoti Hakik Mena kryetari i  Partise Levizja e 
Legalitetit dega ne SHBA, dhe nenkryetari i saj - zoti Ahmet  Hoti, te cilet 
duke uruar Princin Leka dhe te fejuaren e tij, pergezuan L.T.  Princin Leka, 
se bashku me pjesmarresit duke theksuar se Princi Leka II po ndjek  traditen 
e Familjes Mbreterore Shqiptare jo vetem si nje trashegimtar i denje i  
vlerave me fisnike te vendit tone, por edhe duke sherbyer Shqiperine dhe  
Shqiptaret kudo qe gjenden. 


Gjate dhe pas ceremonise, e cila zgjati  deri ne oren 11.00, te mesnates 
pjesmarresit moren nga nje kujtim te  paharrueshem me fotografit qe bene nga 
kjo ceremoni me çifitin princerore L.T.M.  Princi Leka II me te fejuaren e 
Tij zonjushen Elia Zaharia, dhe nenkryetarin e  Partise Levizja e Legaliteti 
zotin Sulejman Gjana se bashku me anetaret dhe te  afermit e Familjes 
Mbreterore dhe te Oborrit Mbreteror, pjesmarres ne kete  Koktejl.

Ne SHBA, gjate vizites Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II  me 
Zonjushen e nderuar, Elia Zaharia kan takuar gjate ketyre diteve edhe disa  nga te 
afermit e Nanes - Mbretereshes Geraldine, hungrazezo - amerikan qe  jetojne 
ne SHBA, kusherinjte e tyre nga familja e Kontit Apponyi, miqte dhe te  
afermit e tyre te aristokracise evropiane, aziatike, afrikane dhe nga Amerika  
Latine.

Duhet theksuar se kjo ishte vizita e pare ne SHBA, e Princit Leka  dhe e 
çiftit princeror e shoqeruar zv-kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana, pas  
vdekjes se Mbretit Leka i Pare, kjo sigurisht ishte nje nga levizjet me te  
suksesshme, jashte Shqiperise. perderisa perveç pjesmarrjes ne aktivitetet e 100  
vjetorit te Vatres dhe takimeve me komunitetin shqiptar ne ShBA, Princi 
Leka, ka  pase takime dhe biseda te mjaft te rendesishme, ne pritjet e 
perzemerta me  kongresmenet amerikan Joseph Crowley dhe Eliot Engel si dhe me 
Senatorin e New  Yorkut Chuck Schumer, me zv-ndihmes sekretarin e Shtetit Philip 
Reeker dhe me  ambasadorin amerikan ne Tirane zotin Alexander Arvizu. 


Princi Leka  II zhvilloj kete vizite miqesore ne Shtetet e Bashkuara 45 
vjete mbasi babai i  Tij Mbreti Leka ne vitin 1967, gjate nje veprimtarie 
politike ne dobi te  çeshtjes kombetare dhe intensifikimi i kontakteve me 
bashkatdhetaret, njohen  kulmin pas vizites qe Mbreti Leka i Pare kreu ne SHBA-te 
ne veren dhe vjeshten e  atij viti. 

Mbreti Leka ne SHBA-te pati shfrytezuar rastin te nderonte ne  ate vizite 
dhe figurat e shquara te kultures sone kombetare dhe perfaqesuesit  eminente 
te mergates shqiptare ne Amerike: Imzot Fan Nolin dhe te madhin Faik  
Konica, ne varret e te cileve vendosi kurora me lule ne emer te Familjes  
Mbreterore, ne nderim te kujtimit te punes dhe vepres se tyre ne sherbim te  atdheut
, kombit dhe bashkatdhetareve. 

Mbreti Leka Zogu i Pare, atehere  pergezoi gjithashtu drejtuesit e 
shoqerise atdhetare VATRA, si dhe veprimtaret  politike legaliste e balliste, per 
kontributet e tyre atdhetare e politike.  Suksesi impresionues i vizitave, te 
Tij pritjet madheshtore dhe ndikimi i  jashtezakonshem i diaspores shqiptare 
te SHBA-ve per fatet e çeshtjes kombetare,  sipas atyre qe kan qene 
deshmitar te kesaj vizite e nxiten Mbretin Leka te  rikthehej ne SHBA perseri ne 
disa vizita te tjera.
IMG_1569.JPG (image/jpeg, 54.9 KB) - not displayed
IMG_1448.JPG (image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
IMG_1461.JPG (image/jpeg, 36 KB) - not displayed
IMG_1472.JPG (image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
IMG_1569.JPG (image/jpeg, 54.9 KB) - not displayed
IMG_1576.JPG (image/jpeg, 44.5 KB) - not displayed
IMG_1617.JPG (image/jpeg, 44.5 KB) - not displayed
IMG_1621.JPG (image/jpeg, 49.4 KB) - not displayed
IMG_1626.JPG (image/jpeg, 53 KB) - not displayed
IMG_1282.JPG (image/jpeg, 37.6 KB) - not displayed
IMG_1332.JPG (image/jpeg, 42.7 KB) - not displayed
IMG_1357.JPG (image/jpeg, 37.3 KB) - not displayed
IMG_1362.JPG (image/jpeg, 35.7 KB) - not displayed
IMG_1382.JPG (image/jpeg, 39.7 KB) - not displayed
IMG_1395.JPG (image/jpeg, 49.1 KB) - not displayed
IMG_1421.JPG (image/jpeg, 43 KB) - not displayed
IMG_1442.JPG (image/jpeg, 26.6 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.