ONLINE: Tarik Ramadan ne stacionin TV AS - Studio e hapur
Senad Maku <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
http://www.youtube.com/watch?v=CelhXCx_DSghttp://www.youtube.com/watch?v=CelhXCx_DSghttp://www.youtube.com/watch?v=CelhXCx_DSghttp://www.youtube.com/watch?v=CelhXCx_DSg Senad Maku - Ulqin Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT www.bibladhekurani.com Përse do të lejonte Zoti që të ndërrohej Bibla dhe A thotë Kurani se Bibla është Fjalë e Zotit? Fatkeqësisht disa të krishterë të pafuqishëm para fakteve të ndërrimit dhe mospajtimeve në Bibël krahas mësimeve të tyre, mundohen ti bindin muslimanët se Kur’ani vërtetë i urdhëron muslimanët që ta besojnë Biblën për Fjalë të Perëndisë. Por a është kjo e vërtetë? Kur’ani flet për Inxhilin – Fjalën e Perëndisë shpallur Jezusit e jo për Ungjillin e shkruar nga Marku, Mateu, Luka apo Gjoni. Gjatë kohës së Jezusit këto fjalë të Ingjilit me gjasë nuk u shkruan kurrë. Gjurmë të zbehta të tyre nëpërmes Fjalëve të Jezusit mund të gjenden aty këtu në Ungjijt e tanishëm, por këta assesi nuk janë ekuivalent i Inxhilit të shpallur Jezusit nga Zoti. Ungjijt që i kemi sot janë libra që rrëfejnë për jetën e Jezusit ashtu siç e shihnin autorët prapa traditës ku i bazuan shkrimet e tyre.Lexo më shumë ·FENOMENI I SHPIFJEVE NDAJ KURANIT FAMËLARTËShkruar nga: Senad Maku Në vazhdim do të lexoni: 1. Teoria më e përhapur midis jomuslimanëve është ajo se Muhamedi është autorë i Kur’anit. 2. Shpifja tjetër që i adresohet Muhamedit a.s. është përfitimi material si motiv. 3. Shpifja tjetër është se Muhamedin a.s e shtyu për krijimin e Kur’anit dëshira për pushtet dhe lavdi. 4. Teoria se Muhamedi a.s. e krijoi Kur’anin me qëllim që të bashkonte dhe çlironte arabët. 5. Disa nga armiqt e Islamit pretendojnë se arabët janë autorë dhe reveluesit e vërtet të Kur’anit. 6. A janë xhindët apo djalli autorët e vërtetë të Kur’anit? 7. Ndër shpifjet tjera që i bëhet Kur’anit është se Kur’ani është kopje e burimeve hebreo-kristiane. Lexo më shumë ·KATËR UNGJIJTË - BURIMET E TYRE - HISTORIA E TYREShkruar nga: Dr. Maurice Bucaille Në shkrimet e kohës së fillimit të krishtërimit Ungjijtë përmenden shumë më vonë se veprat e Palit. Vetëm në gjysmën e shekullit II, më saktë pas 140 vjetësh, paraqiten dëshmi lidhur me përmbledhjen e shkrimeve të ungjilltarëve, kurse "nga fillimi i shekullit të dytë shumë autorë të krishterë na tregojnë se e njohin numrin më të madh të letrave të Palit". Këto konstatime, të paraqitura në Hyrjen në përkthimin ekumenik të Biblës, Besëlidhja e Re (l'Introduction a la Traduction oecumenique de la Bible, Nouveau Testament), botuar më 1972, meritojnë të përmenden menjëherë, siç është e dobishme të nënvizohet se vepra në të cilën bazohemi është rezultat i punës kolektive, që ka mbledhur më shumë se njëqind specialist katolikë dhe protestantë.Lexo më shumë ·Trajtimi Biblik dhe Kuranor në lidhje me fjalën “Jezusi Bir i Zotit”Shkruar nga: Senad Maku Për hebrenjët fjala “Bir i Zotit” është përdorur për të emërtuar besimtarët e sinqertë të Zotit, shërbyesit e Tij, robt e Zotit. Në Bibël vetëm në dy vende ekziston ku Jezusi i referohet vehtes si “bir i Zotit” në kaptinat 5 dhe 11 të Ungjillit të Gjonit. Jezusi shumë herë e ka quajtur vehten “bir i njeriut” dhe atë mbi 80 herë, mbi 80 vende në Bibël. Një prift nga Roma, Riccardo Di Segni, kur ia parashtruan pyetjen “A ishte Krishti bir i Perëndisë” ai u përgjigjë natyrshëm: “Të gjithë jemi bij të Perëndisë, e në këtë aspekt Jezusi është si të gjithë. Nëse në atë kohë në aramaisht kalon fjala bir i Perëndisë, kjo kurr nuk ka pasur nuancat që më vonë i dhanë kongreset ikumenike, pasi në aramaisht “bir” e “rob”, ka të njëjtin kontekst”. Fjalët Greke të testamentit të Ri të përdorura për “bir” janë “pias” dhe “paida”, të cilat kanë kuptimet “shërbëtor” apo “bir në kuptimin e shërbëtorit”. Shprehja “bir i Zotit” nuk mund të thuhet se ka ardhur nga vet Jezusi, por është një shtrembërim që i është bërë testamentit të ri. Lexo më shumë ·A është Kryqëzuar Krishti?Shkruar nga: Halil Ibrahimi Një nga besimet thelemore të Krishtërimit është se Jezusi i quajtur Krisht ka vdekur dhe ka lejuar derdhjen e gjakut të tij për hir të faljes së mëkateve të njerëzimit. Me fjalë të tjera Jezusi ka vdekur në kryq si sakrificë për mëkatet tona. Sipas doktrinës kristiane Jezui vdiq në kryq si sakrificë për mëkatet tona. Sipas kësaj ideje çdo njeri është i lindur me mëkate apo secili njeri do të mëkatojë dhe prandaj ishte e nevojshme që dikush i pastër si Jezusi të kryqëzohej për t’i asgjësuar këto mëkate. Shtrohet pyetja: përse duhet dikush të vdesë për mëkatet tona kur Perëndia, i Gjithëmëshirshmi mundet shumë lehtë të na japë falje nëse ne e kërkojmë këtë? A nuk është Zoti ai që i bën rregullat? Përse do ta bënte Ai dikë që të vuajë për mëkatet tona apo për mëkatet e dikuj tjetër? A nuk do të ishte kjo padrejtësi nga ana e Tij ......Lexo më shumë ·Trajtimi Biblik dhe Kuranorë në lidhje me konsiderimin e Marisë si “Nëna e zotit”Shkruar nga: Senad Maku Një ndër çështjet më kontradiktore dhe të theksuara në historinë njerëzore është çështja e Merjemes/Marisë dhe birit të saj. A ishte (A është) ajo nënë e njeriut apo e zotit?! Ajo, a e lindi zotin, apo njeriun? Nëse ajo ka lindur zotin, qenia e saj çfarë duhet të jetë? Me këtë këndvështrim ajo duhet të jetë hyjneshë? Dhe sërish kthyerje në paganizmin e lashtë grek, nëpër hyjni dhe hyjnesha të shpikura nga imagjinata njerëzore, e jo në të kundërtën për të cilën kishte ardhur h. Isau a.s./ Jezusi, që vetëm një Zot të vërtetë të adhuronin njerëzit siç vepronte nëna e tij Merjemja/ Maria dhe ai a.s. Në disa nga sektet të Krishtera (Katolikët-Protestantët-Ortodoksët), sa i përket nënës së Jezusit, Marisë së Virgjër e cila e ka lindur Jezusin, konsiderohet, apo quhet Nëna e Zotit. Kisha ortodokse autoqefale shqiptare, sikur edhe kishat tjera ortodokse, Marinë e njeh si lindëse e Zotit (theotocos). Në historinë e krishterimit, që prej shek. V diskutohet çështja se Maria ka lindur Jezu Krishtin Zot apo Jezu Krishtin njeri. Si e konsiderojnë sektet krishtere Marinë? Çfarë pozite ka kjo në Krishterizëm? Adhurimi i Marisë, a është adhurim Pagan dhe a ka pas ndikim Krishterimi nga Paganizmi? Pse Bibla na e ndalon adhurimin e Marisë? Pikëpamjet Kur’anore ndaj këti adhurimi?, etj...Lexo më shumë ·JEZUSI HISTORIK DHE KRISHTI I BESIMITShkruar nga: Geza Vermes Në fund të shekullit të parë të erës sonë, Krishterimi kishte humbur nga vëmendja e tij Jezusin e vërtetë dhe kuptimin fillestarë të mesazhit të tij. Pali, Gjoni dhe kishat e tyre, e zëvendësuan Jezusin historik me Krishtin hyjnor të besimit, ndërsa këmbënguljen e tij mbi përpjekjen personale, përqendrimin dhe mbështetjen tek Zoti, e zëvendësuan me meritat shpëtuese të një shëlbyesi të përhershëm dhe hyjnor. Shpejtësia e këtij devijimi të Krishterimit ndodhi falë ndryshimit të parakohshëm në këndvështrimin kulturor.... (Geza Vermes ka lindur në Hungari në vitin 1924. Ai ka studiuar në Budapest dhe në Louvain, ku ka lexuar historinë dhe gjuhët orientale dhe në vitin 1953 mori doktorraturën në teologji me një disertacion rreth perganemave të detit të vdekur. Nga viti 1957 deri në vitin 1991 ai ka dhënë mësim në Universitetin e Njukastëllit dhe të Oksfordit. Vepra e tij pioniere përsa i përket pergamenave të detit të vdekur dhe figurës historike të Jezusit bëri që ai të zgjidhej si profesori i parë i studimeve hebraike në Universitetin e Oksfordit, ku ai tashmë është ka titullin profesor emeritus...... )Lexo më shumë ·Mrekullitë e Jezusit (Isaut a.s.) A e shëndrrojnë atë në qenie Hyjnore?Shkruar nga: Senad Maku Duke lexuar dhe shfletuar literaturë të ndryshme, sidomos atë krishtere në lidhje me Jezusin, vërejmë se; pothuajse në çdo literaturë të tyre, ajo e botuar apo në internet, qoftë edhe nga vet misionarët kur ndalesh dhe debaton me to, vërejmë kur është në pyetje hyjnia e Jezusit, i cekin edhe mrekullit e bëra nga ai duke argumentuar me anë të tyre hyjninë e vet Jezusit. Jezusi i ringjalli të vdekurit, eci mbi ujë, shëroi sëmundje të ndryshme, etj.etj. gjë që sipas tyre meriton dhe e shëndrrojn qoftë në Zot apo tek disa të tjerë në bir të Zotit. Lexo më shumë ·ISAI a.s. nga Biri i Njeriut tek Jezusi PerendiPërkthyer nga: Roland V. Feja ose besimi në Zot - ose më saktë ndjenja e besimit - është prej çështjeve që lindin dhe vijnë në ekzistencë bashkë me njeriun, kjo gjë tashmë është vërtetuar nga shumë studiues të ndryshëm anembanë botës. Megjithëse këta studiues janë të fushave te ndryshme - duke filluar nga ata që merren drjtpërdrejt me çështje të tilla si teologë të të gjitha besimeve, e duke përfshirë studiues të shkencave shoqërore që janë disi më larg nga të parët – kjo duke krahasuar specialitetet e tyre – e duke mbërritur tek ata studiues që ndoshta është dhe e habitshme marrja e tyre me studime të tilla, që kanë të bëjnë me anën e padukshme ose metafizike, në gjuhën e tyre, dhe shpirtërore, në gjuhën e teologëve dhe disa prej studiuesëve të shkencave socilale…- pa marrë parasysh formën e këtij besimi, ata kanë mbërritur në një rezultat të vetëm …që thotë se ndjenja e besimit lind bashkë me njeriun në mënyrë natyrore.Lexo më shumë ·Debati: “A ËSHTË JEZUSI ZOT?”Përktheu: Husein Ukoshata Z. Kryetar, folës i respektuar, të dashur vëllezër dhe motra, tema: “A është Jezusi Zot?” mund të zgjidhet lehtë duke vënë një kundër-pyetje: A pohoj Jezusi për veten se është Zot? A tha: “Unë jam Zot!” A tha: “Më adhuroni mua!” Më besoni, z. Kryetar, zonja dhe zotrinjë, nuk egziston asnjë deklaratë e qartë, në ndonjë nga 66 librat e Biblës, ose 73 tek katolikët, ku Jezusi thotë: “Unë jam Zot!” ose ku ai thotë: “Më adhuroni mua!” Nuk egziston! Unë do të isha shumë i lumtur kur ta kisha dëgjuar nga buzët e Jezusit thjeshtë, qartë, padyshim deklaratën: “Unë jam Zot!” ose “Më adhuroni mua!” Sepse, unë si musliman, dhe ne muslimanët si një tërsi ne besojmë se Jezusi ishte një nga profetët më të mëdha të Zotit, ne besojmë në lindja e tij ishte mrekulli, ne besojmë se ai ishte Mesihu, ne besojmë se ka ringjallur të vdekurit me lejen e Zotit, dhe se ai shëroi të verbërit dhe lebrozët, me lejen e Zotit. Kjo është me të vërtet pika e vetme e mospajtimit në mes të krishterëve dhe muslimanëve, dhe ajo është hyjnija e Jezusit. Përveç kësaj unë e pashë që vëllau ynë nuk dha asnjë deklaratë të vetme se ku Jezusi me buzët e tij ka thënë: “Unë jam Zot!” ose “Më adhuroni mua!” Derisa ai ka ecur në këtë tokë ai kurrë nuk tha diçka të tillë. Lexo më shumë