Filloi ndërtimi ilegal i Xhamisë në qendë r-Caktohet lokacioni për Xhaminë re në Pri shtinë?
Senad Maku <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Filloi ndërtimi ilegal i Xhamisë në qendër të Prishtinës 27.06.2011http://www.youtube.com/watch?v=9O5XhFmwm8w&feature=player_embeddedhttp://www.youtube.com/watch?v=9O5XhFmwm8w&feature=player_embedded Caktohet lokacioni për Xhaminë re në Prishtinë? Përderisa për katedralen katolike u shemb një shkollë, për Xhaminë e re në Prishtinë mund të ndodhë të shembet një çerdhe e vogël. Duket se presioni i Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj Komunës së Prishtinës për një vend për Xhami ka patur sukses.Mediet raportojnë se kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, e ka pranuar një kërkesë të kreut të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, që në vend të çerdhes përballë Institutit Albanologjik, të ndërtohet Xhamia e re.Megjithatë, zëdhënësi i komunës, Muhamet Gashi ka thënë se ka kohë deri në përcaktimin e vendit dhe se sipas tij, duhet pyetur edhe organet tjera të komunës.“Ky lokacion nuk është difinitiv, kërkesa duhet të kalojë nëpër trupat e komunës”, ka thënë ai.Kohë më parë, për të ndërtuar katedralen katolike, u morr vendim dhe Shkolla e mesme “Xhevdet Doda” u shemb. Në vend të saj u ndërtua një katedrale./Bota Sot/ Senad Maku - Ulqin Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT www.bibladhekurani.com