SHBA:Filloi procesi kundër vllait tone kosov ar terrorist islamik Betim Kaziut

Paul Tedeschini <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
SHBA:Filloi procesi kundër vllait tone kosovar terrorist islamik Betim Kaziut

New York,29 qershor –Shtetasi amerikan,që banonte në Nju Jork,kishte udhëtuar përtej oqeanitpër t’u bashkuar me grupet e lidhura me al-Qaedan dhe për të vrarë trupa amerikane,me qëllim që të vdiste si martir për fenë e tij islame,thanë sot prokurorët federalë në fillim të procesit gjyqësor kundër Betim Kaziut,23 vjeçar,me shtetësi amerikane.
Ai ishte arrestuar në vitin 2009 dhe ishte akuzuar për komplot për t’u bashkuar me një grup të ndërlidhur me al-Qaedan dhe për t’u furnizuar me armatim automatik,për t’i vrarë ushtarët amerikanë,që shërbenin në Afganistan,Irak dhe në Ballkan.
“Al-Qaeda dhe organizatat e tjera të jashtme terroriste kanë bërë thirrje për t’i marrë armët” në dorë,tha ndihmës prokurori i SHBA-së,Seth DuCharme,dhe shtoi se “Betim Kaziu iu përgjigj kësaj thirrjeje”.
Por,Henry Steinglass,avokati i të akuzuarit Kaziu,tha se “dëshmitë do të tregojnë se ekzistojnë edhe interpretime të tjera” të videove dhe të komunikimeve të tjera,e këto do të jenë “interpretime për pafajësi”.
Nëse shpallet fajtor,Kaziu mund të dënohet me burgim të përjetshëm.Duke i shfrytëzuar informatat nga një shok i udhëtimit të Kaziut,autoritetet federale dhe ato të New Yorkut bashkëpunuan me agjentët në Kosovë,për ta arrestuar Betim Kaziun,në gusht të vitit 2009.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.