Panairi 11-të i Librit në Ulqin, më 23-30 korrik
Senad Maku <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Panairi 11-të i Librit në Ulqin, më 23-30 korrik Ulqin, 18 korrik – Në Ulqin, nga 23 – 30 korrik, do të organizohet Panairi 11-të i Librit. Ky manifestim i promovimit të librit mbahet , në shëtitoren e Plazhit të Vogël. Ceremonia e çeljes së Panairit do të organizohet më 25 korrik 2011, ora 20.30, në Shëtitoren e Plazhit të Vogël, pranë lokalit Holegro. Do të jenë të ftuar shumë shkrimtarë, poetë, akademikë e politikanë të niveleve më të larta nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja etj. Nga fusha e kulturës i ftuar i veçantë do të jetë Bajram Kosumi, ish – kryeministër i Kosovës, aktualisht studiues, për veprën e të cilit do të organizohet një mbrëmje e veçantë. Ministrja e Shkencës dhe Teknologjisë së Malit të Zi, Sonja Vllahoviq; ministrja në detyrë e Kulturës së Shqipërisë, Suzana Turku; ministri i Kulturës së Kosovës, Memli Krasniqi, do të jenë të pranishëm në ceremoninë e çeljes së Panairit dhe programin artistik të përgatitur me këtë rast. Rreth 50 botuesit pjesëmarrës do të sjellin botimet e tyre nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Kroacia etj http://www.youtube.com/watch?v=mBFKknCKScw&feature=player_embedded Name: Senad Maku Address: Ulqin-Ulcinj, 85360, Montenegro (Mali i Zi) E-Mail: [email protected] [email protected] Skype: senadmaku Website:www.bibladhekurani.com ( Studime krahasuese rreth: Biblës dhe Kuranit )