DYFYTYRËSHAT, HIPOKRITËT ! - Daut Ibrahimi

Senad Maku <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
DYFYTYRËSHAT, HIPOKRITËT !
 
 
Hipokritëve dhe hipokriteve dhe
jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë
përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë
dënim të pandërprerë. Ju hipokritë
jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e
fëmijë, që përjetuan atë që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj,
madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan
veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht
të dëshpëruar.(Kur’an 9:68-69)
 
 
Thonë, jemi shembull
për tolerancë fetare e muslimanët mundohen m’i shfarosë! Qendra e Prishtinës ka
vend për të dy kishat ndërsa xhaminë e madhe të ardhshme mundohen me fshehë sa
më shumë pasi që po duhet me ba vend edhe për të se tani s’po kanë kah ja
mbajnë.
Thonë, “Feja e
shqiptarit është Shqiptaria” e në çdo kënd vendosin statuja të personaliteteve
katolike!
Thonë, ndalohet shamia
në shkolla e Gonxhe Bojaxhiu lejohet me shami në kokë, brenda në shkolla, edhe
për së vdekuri!
Thonë, je ekstremist,
nëse mjekrën e ke pakëz më të gjatë, e në dhomat e zyrat e tyre, në fotot që
vetë i vendosin në vendet më të dukshme, mburren me mjekrat e Adem Jasharit,
Skënderbeut e Pjetër Bogdanit! E për foto të Babadimrit paguajnë ekstra dhe
presin në rend për t’i fotografuar fëmijët e tyre me ta (Me para të veta u
blejnë fëmijëve dhurata dhe u thonë që ato ua ka sjellë Babadimri)! Pra, mjekra
mund të mbajnë edhe Marksi e Engelsi, priftërinjtë, këngëtarët, aktorët, piktorët
e skulptorët ndërsa muslimanin mjekra automatikisht e bën ekstremist fanatik! Çfarë
leshi të veçantë paskan muslimanët a thua?
Thonë (flasin) për
vlerat kombëtare kur përmendet veshja, pamja e jashtme, ndërsa kur e shikon një
“kuller” në cilindo vend të Kosovës nuk sheh ndonjë dallim nga “kullerat"
e Serbisë apo të ndonjë vendi tjetër. Shumë simpatik je përderisa je i ‘Smutë’
ose i ‘Qartë’.  
Thonë (hallakaten) pse
po i përshëndet arabisht, nëse i përshëndet me Selam (paqe) e cila përshëndetje përndryshe është edhe dua (lutje)
që bëhet për personin që e përshëndet. Por nëse i flet anglisht dhe ju thua se
janë ‘Cool’, ‘Crazy’ dhe ‘Sick’ atëherë gjithçka është në rregull!
Thua se këto janë fjalë të vjetra pellazgo-ilire. Harrova... edhe fjala ‘Peace’ ishte e njërit dialekt të
shqipes.
 
Thonë (pyesin) a Feja
a Shkenca? E vetë rrënojnë shkollë për të ndërtuar katedrale! Bile edhe Teorinë
e Darvinit e konsiderojnë shkencë.... teorinë! Po nëse këmbëngulin se janë
majmunë, nga prindër majmunë, atëherë ne njerëz nuk mund t’i bëjmë me zor? Ku e
dinë këta se universitetet e para në botë i kanë hapur pikërisht muslimanët e
në të njëjtat oborre janë ndërtuar edhe xhami. S’kanë faj se kjo nuk përmendet
në librat e botuara nga Xhaxhi Enver dhe Tito e as nga Vatikani këtë nuk e kanë
dëgjuar.
Thonë (pyesin) a Feja
e Kombi? Kur vajzat nga Shqipëria martohen me serbë e maqedonë sepse, thonë, “Fenë
e kanë të përbashkët” ndërsa në jug të Shqipërisë edhe kombin po e ndërrojnë për
një pension nga Greqia! Këta njerëz të këtij populli, 99% nuk morën pjesë në
luftë për ta mbrojtur kombin që aq shumë e donë tani.
Thonë (ministrat), e
kemi Fenë e përbashkët, andaj duhet ta pranoni shtetin tonë, gjatë vizitave në
vendet muslimane. E po të njëjtit i përjashtojnë vajzat nga shkolla dhe puna
vetëm pse flokët i kanë të mbuluara!
Thonë, urime festa,
për çdo Bajram kur e vizitojnë Bashkësinë Islame e sapo dalin jashtë vazhdojnë
me kurtha e komplote. Një ditë të luftojnë e një ditë të urojnë!
Thonë, po i ofendoni
figurat kombëtare nëse nuk pajtoheni me versionin zyrtar të historisë së tyre e
krejt në rregull është nëse një popull të tërë i quan qenë (qej) me bishta të
cilët Millosheviqi është dashur t’i rrjepë sikur popullin boshnjak?! RASTËSISHT
këta dy popuj kanë qëlluar të jenë të besimit Islam dhe RASTËSISHT këtë e thotë
një PRIFT KATOLIK PATRIOT i cili pritet si hero gjatë vizitës së tij në AAK!
Dhe RASTËSISHT Ipeshkvia e Kosovës e miraton këtë me heshtje! Edhe rastësisht
kjo nuk përmendet asnjëherë nga politikuajtë tonë! Krejt RASTËSISHT!
Në vendin tonë ke të
drejtë të jesh komunist, ‘kuller’, narkoman, alkoolist ose ‘homoseksual me
kurorë’ e të vishesh si prostitutë e edhe të merresh me prostitucion! Ke të
drejtë edhe  të jesh hajn, plaçkitës,
fajdexhi e kumarxhi, bile edhe ta urresh popullin tënd deri sa t’i dëshirosh
vdekje me ‘rrjepje si të qeni’t por vetëm musliman nëse bëhesh u pengon shumë!
Por, këta të falimentuar nuk e kuptojnë, që kjo është e vetmja gjë që mund ta
bëjmë pa e pyetur askënd. Siç thotë Zoti i madh, Krijuesi i Gjithësisë në
librin e vet:
Ata dëshirojnë ta fikin dritën
(Fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë
dritën e vet edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.(Kur’an 9:32)
 
 
Daut Ibrahimi
31 Gusht 2011
Prishtinë 
 





Name:    Senad Maku

Address: Ulqin-Ulcinj, 85360, Montenegro (Mali i Zi)
E-Mail: [email protected]
[email protected]
Skype: senadmaku
Website:www.bibladhekurani.com
( Studime krahasuese rreth: Biblës dhe Kuranit )
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.