Re: [shqiperia] Miraka: Rama ka dështuar si politikan, s'mund të ketë sukses në romane

Vedat Shehu <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 


Koment :
Pa u demaskuar totalish enverizmi dhe krimet e kryera me urdherat verbalisht direkte te Enverit; pa u demaskuar enverizmi, qe ne emer te komunizmit i shpalli lufte inteligjences kombtare, pa u demaskuar enverizmi edhe nga vete komunistet Shqiptar, qe u detyruan te largohen nga tere komunizmi botror; nga ai enverizm qe pretendonte besnikeri te patundshme ndaj bolshevizmit leninist-stalinist; pa shpallur Envere Hoxhen kriminel te popullit Shqiptar nga Kuvendi, nuk mund te flitet per krime te Komunizmit ne Shqiperi. 
Enver Hoxha me masken e komunizmit bolshevik luftoi tere partite komuniste te botes, te cilat ishin distancuar nga krimet e Stalinit. I ashtuquajturi komunizem ne Shqiperi ishte nje nacional-komunizm enverist amorf; ishte nje plendes i mbushur me uje qe merrte formen e enes ku ndodhej. U takon ish antereve te PPSh te konvertuar ne socialiste dhe tere socialisteve te Shqiperise te dalin ne pararoje per demaskimin perfundimtar te Enverit dhe mesimeve te tij, enverizmit.
Pse njerezve u dhemb goja te flasin per krimet e enverizmit. Krimet e komunizmit i denojne ato vende dhe ato parti qe me pare kane denuar krimet e bolshevikut Stalin. Ne duhet te denojme krimet e Enverit me emer, mandej te hidhemi tek krimet e komunizmit apo komunisteve besnik te Enverit. 
Menyra si flitet per krimet e komunizmit nga cilido qofte, "eshte sa me la gojen". Pse?... -Sepse e kemi lene komunizmin duke vepruar me mentalitet enverist per demokratizimin e shoqerise dhe shtetit dhe per te ngritur ne nivele te merituara te perndjekurit, te deklasuarit dhe te diskriminuarit politike. Nek duhet mashtruar ende ne dekaden e trete me lemosha per te kompesuar vazhdimin e degradimit te tyre me metoda djallezore. Na lumte, dime t'ia hedhim botes, pa e kuptuar fare bota qe ia hedhim vet-vetes
Vedat Shehu


From: "[email protected]" <[email protected]>
To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] 
Sent: Wednesday, December 14, 2011 1:39 PM
Subject: [shqiperia] Miraka: Rama ka dështuar si politikan, s'mund të ketë sukses në romane 


  
Gazeta Metropol 
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=73326
 
 
Miraka: Rama ka dështuar si politikan, s'mund të ketë sukses në romane 
 
14/12/2011 Metropol : Intervistë me drejtorin e Institutit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Simon Mirakaj 

Këto ditë për vizitë në SHBA ishte zoti Simon Mirakaj, drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe kryetar i shoqatës antikomuniste të ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri. Për të folur mbi vizitën e tij dhe problemet e ish-të burgosurve politikë dhe të internuarve, integrimin e tyre, dëmshpërblimin dhe ecurinë e këtij procesi, që Mirakaj e quan në rrugë të mbarë, por edhe mbi gjendjen e kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare, flet gjerësisht në një intervistë, dhënë për gazetën METROPOL, me gazetarin tonë në Nju Jork - Beqir Sina. 

Më shumë se dy dekada pas rënies së diktaturës komuniste, çështja e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë vazhdon të mbetet e pazgjidhur, ndërkohë që qeveria shqiptare ka miratuar disa ligje dhe është duke shpërblyer me këste ish-të burgosurit dhe ish-të persekutuarit, Mirakaj thotë se ende ka vështirësi. Por ai shpreson se çdo gjë "do të vejë në vendin e duhur". Ai flet edhe pse sot në shtyp me pompozitet po flitet për trashëgiminë e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Mirakaj tregon se si e kanë pritur ish-të përndjekurit përfshirjen në programin e PS dhe a e gjen veten kjo shtresë brenda këtij programi. Ai e quan me plot bindje këtë një hilizëm, hipokrizi elektorale dhe propagandën e radhës së pinjollëve të komunizmit 

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: 

Cili është qëllimi i vizitës suaj në SHBA? 

Mirakaj: Të gjithë shqiptarët sot, atyre që aspiruan për liri e demokraci ju janë mirënjohës të gjithë atyre që u sakrifikuan e kontribuuan për shembjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. Një kontribut të madh në rrëzimin e komunizmit ka edhe familja Biberaj, dhe prijësi i kësaj familjeje z. Hysen Biberaj, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Ndaj këtij brezi të artë burrash ne do të përulemi gjithmonë me respekt. Ata do të hyjnë në faqet e ndritshme të historisë shqiptare. Unë si drejtues i një institucioni që përfaqëson ish-të përndjekur politikë, e ndjeva si obligim moral që ti paraqes Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, kërkesën për dekorimin me medaljen e Artë të Shqiponjës, zotit Hysen Biberaj, pas vdekjes. Kërkesa u mor në konsideratë dhe më 26.11. 2011 në ambasadën tonë në Uashington D.C. u bë dhe ceremonia e dekorimit. Kjo dekoratë e propozuar nga instituti ynë, u dha nga
 ambasadori jonë zoti Gilbert Galanxhi, të birit të tij, zotit Elez Biberaj. Pra, ky ishte qëllimi kryesor i ardhjes sime në SHBA. Mirëpo vizitën time e shfrytëzova në pjesëmarrjen time në festën e 28 Nëntorit, tek shoqata patriotike “Vatra” dhe takimet që pata me bashkëvuajtësit e mi këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

20 vjet mbas rënies së komunizmit tranzicioni duket i tejzgjatur - ende nuk ka përfunduar rishikimi i historisë -, vitin e ardhshëm do të festojmë 100-vjetorin e lindjes së shtetit shqiptar, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, në shtyp me pompozitet po flitet për trashëgimin e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. A mendoni se vërtet Shqipëria komuniste është ndarë nga e kaluara e saj e errët? 

Mirakaj: Komunizmi, kjo dogmë u interpretua ndryshe në vende të ndryshme; në vendin tonë ka qenë më i egër se në çdo skaj të botës. Në Shqipëri, interpretimi dhe përdorimi që i bëri ai regjim kësaj filozofie mafioze u interpretua dhe u vendos në përdorim për 45 vjet, në mënyrën më të egër dhe më çnjerëzore për ne që e hoqëm mbi kurrizin tonë. Ju e dini që më 1988, kur komunizmi kishte filluar të tronditej në Shqipëri, varet në litar një poet, Avzi Nela, në mes të qytetit të Kukësit, për të ngjallur frikën në të gjithë qytetin. Njerëzit që tentonin të kalonin kufirin nuk dënoheshin më me burg, por ekzekutoheshin pa paralajmërim dhe tërhiqeshin zvarrë me traktor ose IFA në fshatrat kufitare. Kjo egërsi e dorëzimit të pushtetit që po i vinte fundi, bëri që edhe tranzicioni në Shqipëri të jetë i tejzgjatur. Pra, i gjithë populli, jo vetëm klasa politike, tani po vuan nga ky virus. Në
 disa media të shkruara ka herë pas here shkrime për diktatorin Hoxha, libra më bëmat e tij, shkruhet edhe për gjuetinë e tij ndaj shokëve të vet, por gjithmonë ata me nostalgji e nxjerrin "të larë" nga mëkatet e tij të pafund. Gjithsesi, emri i tij nuk ngjall më interes; tek pjesa më e madhe e shqiptarëve, për emrin e tij ka vetëm neveri. Pjesa e injorantëve dhe e të inkriminuarve sigurisht që ka ende nostalgji për të, por ajo kohë, sidomos në Shqipëri, ka mbaruar bashkë me mbarimin e tij. Shqiptarët janë evropianë dhe duan demokracinë perëndimore. Komunizmi dihet se shqiptarëve iu imponua me dhunë. Dhe për këtë mund të them me plot bindje se nga komunizmi ne shqiptarët jemi ndarë qysh në 1992. Pavarësisht individëve të veçantë e të verbër si tipi Puto e kompani. 

Mirëpo lind pyetja: "Pse po bëhen përpjekje për të ringjallur të shkuarën komuniste në Shqipëri nga këta tipa? Në mos gabohem ka tre-katër libra, madje njëri i së vesë së diktatorit komunist Hoxha, Nexhmijes, ku diktatori paraqitet krejt ndryshe... 

Mirakaj: Keni të drejtë! Është më se e vërtetë që ka një vërshim librash, ese, tregime dhe artikuj këto kohët e fundit, ku njerëz të veçantë e "glorifikojnë" emrin e tij duke e lidhur me këtë ngjarje apo një tjetër. Librat e shkruara për diktatorin, qofshin edhe ato që flasin për bëmat e tij janë pa vlerë, pavarësisht bujës mediatike që i bëjnë ish-njerëzit e tij në televizione, gazeta dhe mjetet e të tjera të informimit, rëndësi ka që sot në Shqipëri, ashtu si dhe në të gjithë botën, vlerë ka dhe do të ketë fjala liri, ajo është si muzika e pavdekshme, Enveri vdiq një herë e përgjithmonë. 

Libri "Kurban” është botimi më i fundit, ku kryesocialisti Edi Rama nuk i ka kushtuar as edhe një faqe vuajtjeve tuaja gjatë regjimit të diktaturës në vendin tonë. Madje ai ka edhe vende ku mundohet të denigrojë figurën e Mbretit Zog, ashtu si veproi Enver Hoxha me propagandën e tij për 50 vjet. Po qe se e lexonit këtë libër, cili do të ishte mesazhi që do të përcillte tek shtresa juaj, meqenëse është një libër 100 për qind politik? 

Mirakaj: Librin "Kurban" të Edi Ramës "fatmirësisht" nuk e kam lexuar deri tani. Por do ta përkufizoja kështu edhe pa e lexuar: " Një njeri që nuk ka qenë i suksesshëm as edhe një herë në jetë, pra ashtu si ka qenë edhe jeta e tij, as në pikturë, as në sport, dhe tashmë së fundi as në politikë, sigurisht, nuk mund të jetë i suksesshëm dhe nuk diskutohet më si romancier. Pra, ky libër mendoj se duhet të jetë në vazhdën e dështimeve të Edi Ramës. 

Një çështje që ka hapur shumë debate kohët e fundit ka qenë ligji i Lustracionit. Pse Shqipëria ende nuk e ka miratuar një ligj të tillë dhe pse Shqipëria ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit dhe mbetet e vetmi vend në ish-kampin komunist, që nuk e ka bërë një gjë të tillë? 

Mirakaj: Shqipëria është vërtet i vetmi vend i Evropës juglindore, që se ka aprovuar ende ligjin e Lustracionit. Është Partia Socialiste ajo që nuk e votoi projektligjin e paraqitur nga maxhoranca. Gjykata Kushtetuese, e cila udhëhiqej atëherë nga ish-gjyqtarë të kohës së komunizmit, kishte në përbërjen e saj edhe njerëz të inkriminuar, që kishin marrë pjesë në krime ose kishin miratuar vetë vendime për pushkatime, burgosje dhe internime. Andaj e hodhi poshtë ligjin e Lustracionit. Mazhoranca, me ardhjen në pushtet, ka ngritur Institutin e Studimeve e të Dënimeve të Krimeve të Komunizmit. Jam i bindur se ky ligj shumë shpejt edhe në Shqipëri do të gjejë zbatim ashtu si në gjitha vendet post-komuniste. 

Si e pritën ish-të përndjekurit përfshirjen në programin e PS dhe a e gjen veten kjo shtresë brenda këtij programi? A mund ta quani ju këtë hilizëm apo hipokrizi elektorale? 

Mirakaj: Përfshirja në programin e Partisë Socialiste të shtresë sonë, "se ajo do ta zgjidhë çështjen tonë", sështë gjë tjetër vetëm një hipokrizi. Një lloj propagande e këtyre specialistëve të këtyre lloj deklaratave. Partia Socialiste dhe vetë kreu i saj, në të gjitha ligjet si në atë të Rezolutës Evropiane për dënimin e krimit të komunizmit, të ligjit të Lustracionit e të dëmshpërblimit, ka votuar kundër. Ne kurrë nuk mundet ti besojmë socialistëve të Ramës. Ish-të përndjekurit kanë mbështetur e do të mbështesin të djathtën, që është në krye me mazhorancën me Partinë Demokratike. Pavarësisht gjendjes së tyre jo të mirë ekonomike, shtresa e ish-të persekutuarve ka një ideal dhe principe perëndimore, dhe këtë ideal në këta 20 vjet të paktën e kanë gjetur të mishëruar tek forca më e madhe politike në vend, Partia Demokratike. 

Sa vlen kjo për shtresën tonë, madje do të thosha brezin e shqiptarëve që nuk e arriti diktaturën dhe nuk u njoh me krimet e diktatorit, kur ai ende nuk është dënuar, qoftë edhe moralisht, për ato krime? 

Mirakaj: Janë bërë shumë shkrime nga ish-të burgosurit dhe ata që përjetuan kalvarin e vuajtjeve të atij regjimi, që shkruajnë e flasin për ferrin komunist, si At Zef Pllumbi, Vizar Zhiti, Agim Musta, Uran Kostreci, Bedri Qoku e të tjerë. Është detyrë e Institutit të sapokrijuar që këto shkrime të futen në libra shkollorë për tu studiuar dhe edukuar e mësuar brezin e ri me gjëmën e madhe që hoqi populli ynë nën regjimin e Enver Hoxhës. 

Aktualisht në Shqipëri veprojnë disa shoqata të ish- burgosurve politikë dhe ish-të persekutuarve politikë, dhe njëri prej tyre jeni edhe ju si drejtori i Institutit të Ish-të Përndjekurve Politikë dhe kryetar i shoqatës antikomuniste të ish-përndjekurve politikë. Sa ka qenë e efektshme puna juaj për realizimin e të drejtave tuaja? 

Mirakaj: Është më se e vërtetë që ekzistojnë disa shoqata. Por duhet të pranojmë se jemi në pluralizëm. Mendoj se që të gjithë kanë një qëllim të përbashkët: integrimin e ish-të përndjekurve politikë sa më shpejt në shoqërinë shqiptare. Përpjekjet tona kanë qenë e do të jenë të vazhdueshme në drejtim të shkollimit e të punësimit të nxjerrjes së vlerave për njerëzit që kanë vlera dhe që diktatura ua u mohoi, pavarësisht moshës së tyre sot. 

Si po vijon procesi i dëmshpërblimeve të përndjekurve politikë? 

Mirakaj: Dëmshpërblimi po ecën mirë deri tani. Ka vështirësi, por gjithmonë ky ligj ka pasur përmirësime në mënyrë që tu vijë sa më shpejt në ndihmë të përndjekurve politikë tek ne. 

Pak kohë më parë u tha që në mars pritej fillimi i këstit të dytë të dëmshpërblimeve, pse po ndodh kjo vonesë? 

Mirakaj: Kësti i dytë apo dhe këstet e tjera do të fillojnë sipas parashikimit të ligjit. Kemi kërkuar që kësti i dytë për ish-të burgosurit që janë gjallë të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Po përveç dëmshpërblimit financiar, çfarë mund të na thoni për dëmshpërblimin si të pastrehë për ish-të përndjekurit? 

Mirakaj: Për sa i përket strehimit, ai u ka kaluar bashkive tani, por sigurisht që ne do të kërkojmë të kenë përparësi ish-të përndjekurit, kur të plotësojnë kriteret që kërkon ligji. 

Mendoni se qeveria aktuale ka pasur vëmendjen e duhur ndaj ish-të përndjekurve dhe ndaj procesit të dëmshpërblimit të tyre? 

Mirakaj: Do të thosha se qeveria deri tani ka bërë më të mirën e mundshme dhe besoj se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen. Gjithmonë ka vend për përmirësim, por kur ka vullnet, e ky vullnet nuk i ka munguar mazhorancës, me përjashtim të disa aleateve të majtë brenda koalicionit të saj. 

Atëherë së fundi, kur do të kemi një Shqipëri të pastër, një Shqipëri dinjitoze, një Shqipëri që ta meritojmë të jemi vend anëtar i Bashkimit Evropian, të jemi të barabartë me kombet e tjera? 

Mirakaj: Shqipëria, nuk ka nevojë vetëm për pastrimin e ajrit dhe mosndotjen e tij. Shqipëria ka nevojë shumë për "pastrimin" politik, largimin në kuptimi e mirë të fjalës nga e kaluara e errët komuniste. Ne do të jemi të barabartë me kombet e tjera kur të çarmatosemi fillimisht mendërisht. Kjo do të thotë kur të fitojmë të festojmë fitoren, edhe kur të humbasim të pranojmë humbjen. Kështu fiton Shqipëria e kështu do jemi më dinjitozë për në BE. 




  
 
 
 
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.