Re: [shqiperia] Ilir Ikonomi: Konica ne sherb im te italianeve? Synimi i vertete kthimi i Çameris
Vedat Shehu <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
I mrekullueshem komunikimi yne. Qenkam ngatruar une> Komentin per Driteroin nuk e ka paskaber Ilir Ikonomi. Me kete rast e kerkova dhe e gjeta tek dergesat e mija. Po ta dergoje sepse dhe shkrimi eshte nje analize e thelle qe e karahason gjendjen e vendit te okupuar me vende te perngjashme. Respekt Vedati Shenim -1: Autori ikomentit per Driteroin me duket se e ka emerin Mergim(?). Artikullin e kam lexuar diku qe thote komenti juaj dhe une kam shkruar aty vetem dy rresht. Do te veshtroj se mbase e gjeje. Shenim -2: Adresa elektronike per komunikim me miqte nuk eshte kjo por ajo ([email protected]). Kjo adrese (ved_shehu@yahoo,com eshte per komunikim me shoqata dhe njerez te larget) From: Vedat Shehu <[email protected]> To: "[email protected]" <[email protected]> Sent: Monday, December 19, 2011 7:06 PM Subject: Re: [shqiperia] Ilir Ikonomi: Konica ne sherbim te italianeve? Synimi i vertete kthimi i Çameris E uroj Ilir Ikonomin: Te lumte, faktet qe ju sillni krijojne premisa te ngulura thelle ne te vertetat e patundshme historike dhe ju kane bere tiatan ne arsyetimin me logjike shkencore. Shpresoj shume ne perpjekjet tuaja per te nxjerre ne drite te vertete historine e Kombit dhe te Njerezve te medhenj te kombit. Per me teper shpresoj shume qe menyra e te arsyetuarit me logjike shkencore, qe ju perdorni te pervehtesohet edhe nga te gjithe te tjeret qe i veshtrojne ngjarjet e Kombit direkt nen driten e fakteve dhe jo nen tutelen e ideve te ndryshkura dhe te mykura te zhvilluara nen diktatin e sundimtarit aventurier. Me respekt Vedat Shehu - Prof. Dr. Inxh. From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Tuesday, December 6, 2011 11:48 AM Subject: [shqiperia] Ilir Ikonomi: Konica ne sherbim te italianeve? Synimi i vertete kthimi i Çameris http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=66310&IDCategoria=2711 Ilir Ikonomi: Konica ne sherbim te italianeve? Synimi i vertete kthimi i Çamerise At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi…. Historiografia e periudhes se diktatures eshte treguar kategorike ne vleresimet e saj per ta. Ata jane kiuslinge, tradhetare, bashkepunetore te fashizmit e nazizmit. Kjo analize vijon te behet ende sot nga nje pjese e mire historianesh, edhe pse diktati se si duhet shkruar historia nuk ekziston me. Megjithekete nje perballje disi e ashper ka nisur t'i levize binaret e historise. Diskutimet, analizat dhe faktet e reja tashme mbizoterojne opinion publik sa here diskutohet emri i tyre ne debate mediatike. Libri i fundit i prof. Arben Putos i ringjalli keto diskutime. Madje prof.Puto ka hulumtuar burime dhe ide te reja per te mbrojtur tezat e tij, "tradhetine" e ketyre personazheve. Disa here ai citon ne liber duke iu referuar figures se Konices, librin e Ilir Ikonomit, i cili u botua ne prill te ketij viti dhe ngjalli shume kureshtje. Ne te vertete Ikonomi ka nje kendveshtrim tjeter, krejt te kundert me prof. Puton. "Eshte e lehte te hedhesh fyerje e t'i quash keta njerez tradhtare e kuislinge pa analizuar idete dhe vizionin qe ata kishin per Shqiperine e vogel, ekzistenca e se ciles ishte ne pikepyetje. Tradhetare te kujt? Çfare tradhtuan ata? Ideja e tyre ishte se Shqiperia duhet te lidhej me nje fuqi te madhe qe te mbijetonte si shtet. Zgjedhja qe ata bene mund te mos ishte me e mira por ne nje pike keta njerez ishin te vendosur: te mos lejonin qe Shqiperia te binte pre e komunizmit.." keshtu thote Ikonomi nder te tjera ne kete interviste per Shqiptarja.com, ndersa zberthejme disa prej linjave dhe personazheve me te debatuara te kesaj periudhe te historise. Ne librin e fundit te Arben Putos trajtohet veç te tjerash edhe nje moment i jetes se Faik Konices, kur, siç e keni shpjeguar edhe ju ne librin tuaj "Faik Konica, Jeta ne Uashington", ai beri ujdi me fashistet italiane qe te lante nje borxh prej 9 mije dollaresh. Prof. Puto e quan kete nje akt "te ulet". Si qendron e verteta e ketij kompromisi? Mendoj se historia nuk ndertohet me fyerje. Aq me pak meriton fyerje nje figure e tille e respektuar si Faik Konica, personalitet i nderuar deri ne qarqet me te larta te Uashingtonit. Arkivat tregojne se pas pushtimit italian te Shqiperise ne prill 1939, Konica u ndodh ne gjendje te veshtire, siç mund te ishte ndodhur cilido tjeter ne vend te tij. Qiraja e hotelit, rroga dhe pensioni, qe duhet te ishin paguar nga qeveria e Shqiperise, tashme e uzurpuar nga italianet, nuk po i paguheshin me. Konica ishte nje personazh madheshtor, siç e pershkruante nje gazetar i Uashingtonit. Ai nuk lejonte qe krenaria dhe dinjiteti i tij si udheheqes i komunitetit shqiptar dhe si perfaqesues moral i nje vendi te binte poshte per shkak te nje borxhi. Konica iu drejtua me leter Kryeministrit te Italise,Benito Musolini, te cilit me te drejte i kerkoi te paguhej. Ne fillim italianet ngurruan te pergjigjen, duke patur parasysh vrerin dhe ironine qe Konica pat shprehur ndaj tyre diten e pushtimit me komentet e tij therese qe u botuan ne te gjithe shtypin kryesor amerikan. Me ne fund, ne mars 1940, ata vendosen t'ia shlyejne borxhin (jo thjesht borxhin ndaj tij si person por detyrimin ndaj legates shqiptare). Ne arkiv gjendet nje leter italisht me nenshkrimin e Konices, ku thuhet shprehimisht: "Deklaroj se mora nga ambasadori i Italise 4,000 (katermije) dollare, shume qe ata me detyroheshin per shkak te nderprerjes se funksioneve te qeverise shqiptare." Pra, Konica nuk harron te shkruaje se ishin ata qe i detyroheshin, domethene se ai nuk po u shkonte atyre si lypes. Kjo eshte e verteta qe na tregojne dokumentet dhe qe e kam rrefyer me hollesi dhe pa paragjykime ne librin "Faik Konica, Jeta ne Uashington". A u beri Konica ndonje sherbim italianeve? Po. Ne prag te luftes italo-greke, ne gusht te vitit 1940, ai publikoi nje brochure proitaliane me titull "Sfondi i konfliktit italo-grek", ku ne thelb shprehte pikepamjen se Epiri ka qene shqiptar dhe se Çameria iu shkeput padrejtesisht trojeve shqiptare. Eshte nje pikepamje qe gjate komunizmit u harrua ndersa sot eshte rigjalleruar dhe mbrohet nga historiane serioze. Konica gjeti nje rast te mire per te folur boterisht dhe per te sensibilizuar opinionin mbi nje teme e cila i interesonte mjaft. Ky ishte sherbimi i vetem i Konices per italianet, plus ndonje shkrim tjeter neper gazeta ku pak a shume shprehte te njejten ide, gjithnje me shpresen se trojet shqiptare mund te bashkoheshin nje dite. Natyrisht, dikush mund te deshironte qe Konica te ishte hero i nje tjeter lloji, i ngjashem per shembull me ndonje partisan qe perfundon nen tortura, i lidhur kokeposhte e qe refuzon te tregoje shoket. Jo. Konica ishte shqiptari i madh pragmatist dhe kete deshiroj ta ilustroj edhe me nje shembull. Ne fundin e shekullit te 19 dhe ne agimin e shekullit te 20, kur Shqiperia nuk ishte shtet dhe fati i saj mund te merrte çdo drejtim te imagjinueshem, Konica nisi nje perpjekje prej Sizifi qe do te mbetet per jete ne ndergjegjen kombetare te shqiptareve - botimin e revistes Albania, se pari ne Bruksel dhe pastaj ne Londer. Ai e beri kete me financimin e austriakeve, te cilet besonin se krijimi i nje shteti shqiptar do te frenonte ambiciet e Serbise dhe te Greqise per dalje ne Adriatik. Ne ate kohe pati njerez qe e quajten Konicen agjent te austriakeve sepse ai merrte para prej tyre. Dhe, ne ate kuptim, agjent duhet te kete qene. Sot kjo akuze ngjan qesharake kur mendon se sa ndihme I dha Konica me ate reviste perparimit te çeshtjes se madhe, krijimit te shtetit shqiptar. Ketu dua te shtoj se çeshtja e parave qe mori Konica nga italianet eshte vetem nje episod i vogel ne jeten komplekse te ketij njeriu te famshem shqiptar. Sigurisht, historianet kane te drejte te kene pikepamje te ndryshme, kjo vetem e pasuron luften e ideve. Por ka rendesi qe ata te merren me thelbin e figurave historike. Per shembull, prirja per te zmadhuar disa veti te karakterit te Konices me deshiren e dukshme per t'ia pakesuar atij shkelqimin, nuk besoj se ndihmon per te rrokur thelbin e tij. Nese kuti per te matur nje figure kombetare eshte sherbimi qe ajo figure i ka bere kombit, atehere mund te themi se veshtire te gjesh mes shqiptareve te kohes nje atdhedashes me te madh se Konica. Mendoj se pikerisht ky eshte edhe thelbi i tij. Per bashkepunim me fashistet apo me nazistet akuzohen edhe nje sere figurash si At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, etj. Sa qendrojne keto akuza? Historiografia e periudhes komuniste, qe hodhi balte ndaj figurave te cilat ju permendni,u ndertua gati teresisht mbi idene se Shqiperine e nxori ne drite komunizmi dhe Enver Hoxha e se te gjitha periudhat e tjera kane qene pa heronj te vertete kombetare ose me heronj gjysmake. Kjo lloj historie u shkrua pa ndonje rezistence sepse disidenca ne Shqiperi ishte zhdukur qysh ne fillimet e regjimit te Hoxhes. Kesisoj, gjate afro pese dekadash, shkrimi i historise se Shqiperise u be nen diktat. Nga ky diktat e pesuan sidomos figurat me te rendesishme te kombit, te cilat u quajten tradhtare, kuislinge dhe bashkepunetore te pushtuesit. Koncepti mbizoterues i asaj historiografie eshte ideja se lufta per çlirimin nga pushtimi italian dhe gjerman perben piken kulmore ne historine e kombit shqiptar. Se si u be ajo lufte dhe cili ishte thelbi i saj, kjo eshte çeshtje me vete, por perdorimi ne komunizem i termave "tradhtar" dhe "kuisling" per njerezit qe ndervepruan apo bashkepunuan me regjimet e pushtimit, u be e vetmja mode te shkruari. Dhe eshte nje mode qe ngre krye edhe sot. Per fat te mire, sot historia nuk shkruhet nen diktat dhe secili ka mundesi te beje lirisht analizen e tij. Mustafa Kruja e Lef Nosi ishin dy patriote te flakte shqiptare, te dy njerez te ditur. Ata figurojne si nenshkrues te dokumentit themelues te shtetit shqiptar. Cilido qe lexon shkrimet e tyre veshtire te dyshoje ne sinqeritetin, ndershmerine dhe perkushtimin qe ata kishin ndaj çeshtjes kombetare shqiptare. Rrethanat e veshtira bene qe ata te pranonin poste nen fashistet italiane dhe nazistet gjermane. Eshte e lehte te hedhesh fyerje e t'i quash keta njerez tradhtare e kuislinge pa analizuar idete dhe vizionin qe ata kishin per Shqiperine e vogel, ekzistenca e se ciles ishte ne pikepyetje. Tradhetare te kujt? Çfare tradhtuan ata? Ideja e tyre ishte se Shqiperia duhet te lidhej me nje fuqi te madhe qe te mbijetonte si shtet. Zgjedhja qe ata bene mund te mos ishte me e mira por ne nje pike keta njerez ishin te vendosur: te mos lejonin qe Shqiperia te binte pre e komunizmit. Mendoj se kur analizojme fatin e tyre politik, kjo ide e tyre kurrsesi nuk mund te injorohet. Zhvillimet e metejme u dhane atyre te drejte. Komunizmi, aq madheshtor sa u dukej historianeve te kohes, po aq te turpshem e pati fundin. Udheheqesit komuniste, te cilet u diktuan historianeve se si duhet te shkruanin, u diskredituan vete si mashtrues dhe si shtremberues te fakteve historike. Ne rastin e Shqiperise ata jo vetem u perpoqen te vrisnin te vertetat historike por vrane fizikisht edhe vete personazhet historike siç bene me Lef Nosin. Dhe, me ne fund, kur thuhet se ky apo ai intelektual i sherbeu fashizmit, ç'mund te thuhet per intelektualet qe i sherbyen komunizmit? Çfare i shtyu ata? Perse nuk gjykuan ndryshe? Perse nuk u bene disidente? Ç'mund te thoni per Gjergj Fishten, i cili pas pushtimit te Shqiperise pranoi oferten e fashisteve per t'u bere anetar i Akademise se Romes? Me lejoni te bej nje paranteze, e cila vlen per rastin e Fishtes, te Ernest Koliqit, te Pater Anton Harapit e te disa figurave te bujshme shqiptare. Shqiperia, ndryshe nga vende te tjera relativisht te medha, si Franca apo Norvegjia, ka patur nje specifike qe njihet rendom edhe sot me termin "çeshtje kombetare". Trojet shqiptare u masakruan ne fillim te shekullit te 20 - Kosova, nje djep i rendesishem i shqiptarizmit, iu dha Serbise ndersa Çameria iu la Greqise. Kjo padrejtesi e madhe natyrshem beri qe ne skene te dilnin disa figura te shquara per te cilat regjimet politike kalimtare, fashiste apo naziste, kishin shume me pak rendesi se sa çeshtja kombetare ne teresi. Persa i perket Fishtes, do te ishte naive te besohej se pranimi nga ana e tij i emerimit si akademik eshte ne vetvete me i rendesishem se sa roli i tij ne Konferencen e Paqes ne Paris apo se sa vepra Lahuta e Malcise, e cila i dha pavdekesine ne ndergjegjen kombetare shqiptare. Ndonjehere i meshohet pa te drejte proitalianizmit te Fishtes dhe harrohet thelbi i tij si patriot. Fishta ishte ne radhe te pare shqiptar megjithe simpatite e tij per Italine. Ne nje dokument te rralle qe kam zbuluar ne arkiv, ministri amerikan ne Tirane, Hugh Grant pershkruan nje takim konfidencial, siç e quan ai, me Fishten ne fillim te gushtit 1937. Gjate bisedes, e cila duket krejt e sinqerte, Fishta e habit amerikanin kur i drejtohet me keto fjale: "Italia synon ta mbaje Shqiperine ne nje gjendje te pakulturuar, ajo nuk deshiron qe Shqiperia te kete perparim dhe ndergjegje kombetare". Granti komen- ton keshtu per Fishten ne kabllogramin qe i dergon me ate rast Departamentit te Shtetit: "Megjithese kryeson nje urdher te shkelqyer katolik ne vendin e tij, ai nuk eshte besnik i Italise katolike por shqiptar deri ne thua." Ky ndoshta eshte nje shembull per te kuptuar se synimi i Fishtes kur pranoi titullin e akademikut, nuk ishte aspak bashkepunimi me fashizmin Italian per ndonje motiv perfitimi personal. Perse jane gjithnje te ashpra diskutimet e historianeve persa i perket vleresimit te figurave historike? Sepse komunizmi krijoi nje perçarje te madhe mes shqiptareve dhe kjo nuk mund te mos linte gjurme ne shume fusha. Sot praktikisht kemi perplasjen e dy vizioneve per historine: njeri qe i mban figurat dhe ngjarjet historike peng te paragjykimeve ideologjike dhe tjetri qe kerkon zhdeformimin e fakteve, zbulimin me çdo kusht te realitetit, i cili u mbajt i fshehur per kaq dekada. Ky vizion i dyte kerkon nje perfytyrim te sakte, te ndershem dhe te balancuar per ato figura qe u perpoqen sinqerisht te çojne perpara historine shqiptare. Per fat te keq, komunizmi zuri gati gjysmen e periudhes qe nga shpallja e pavaresise. Kjo do te thote se jane shkruar shume te paverteta te cilat sot perplasen fort me faktet qe vazhdojne te rishfaqen fuqishem ndonese me veshtiresi dhe mundime. Pra, mendoni se ka ardhur koha per rishikimin apo rishkrimin e historise? Per fat te mire sot ne Shqiperi ka vend per shprehjen e lire te te gjitha pikepamjeve dhe mendoj se kjo eshte nje fitore e madhe qe shqiptaret kane arritur nen sistemin politik properendimor, i cili zevendesoi ate te Hoxhes. Eshte nje premise e mire dhe ne te vertete historia eshte duke u rishkruar. Ky do te jete nje proces i natyrshem, pa sforcime. Nje brez i ri njerezish te pandikuar nga ideologjia dhe nga paragjykimet po hedhin drite mbi disa tema tabu, siç eshte edhe kjo per te cilen po flasim. Komunizmi masakroi disa nga figurat me te nderuara te kombit shqiptar duke i zhytur shtate pashe nen dhe. Figurave te tjera po aq te nderuara si Fan Noli u dha lejen e qytetarise por njekohesisht i deformoi siç deshi per t'i perdorur ne interesin e vet. Mjaft njerez te brezit te sotem njohin vetem historine qe u shkrua ne ate periudhe. Detyra e historianeve sot eshte te kerkojne faktet dhe te bejne analizen e balancuar te tyre. Te arrish ne perfundime duke interpretuar vetem gjerat qe te interesojne, kjo eshte e pandershme. Eshte po ashtu e pandershme te mbulosh faktet qe mund t'ia zbehin shkelqimin nje figure qe ti mendon se duhet ngritur ne piedestal. Kthehemi edhe njehere tek Konica. Libri juaj "Faik Konica, Jeta ne Uashington" u prit me jehone te madhe ne kohen e botimit. Si vijoi rruga e tij me vone? Si ishte perballja me lexuesit ne panairin e fundit? Eshte e vertete qe libri u prit mjaft mire kur u botua ne prill te ketij viti nga shtepia prestigjoze "Onufri". E quaj veten me fat por edhe te habitur nga vemendja qe iu kushtua. Dhe me beri pershtypje se vemendja e medias ndaj librit nuk ishte e sforcuar. Me pas pati nje numer shkrimesh pozitive. Do te deshiroja te kishte edhe kritika sepse asnje liber nuk eshte i persosur, por me vjen keq qe ne Shqiperi zhanri i kritikes thuajse nuk ekziston. Gjithsesi, mendoj se shume njerez vleresuan faktin qe libri bazohej thuajse teresisht mbi material te pakundershtueshem arkivor dhe shume pak mbi memuare qe mund te krijojne perfytyrime subjektive te lexuesit. Aty nuk ka perpjekje as per ta hymnizuar dhe as per ta denigruar Konicen. Libri u paraqit edhe ne panairin e sivjetem por sigurisht, ai nuk u shkrua per panair. Konica qendroi aty, krahas shume librave te tjere, i qete dhe pa buje. /Intervsitoi gazeta Shqiptarja.com/