Islami dhe taksa e xhizjes, në aktualitetin bashkëkohor

Senad Maku <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Islami dhe taksa e xhizjes, në aktualitetin bashkëkohor
________________________________

Pyetje:”Dua të mësoj diçka mbi  taksën e xhizjes, nëse i ka kaluar koha apo jo! A hyn ajo tek gjërat që ndryshojnë me ndryshimin e kohës? Përse kjo taksë u vihet vetëm jomyslimanëve nga ithtarët e librit?”
Myftiu: Shejh Jusuf Kardavi
Përgjigje:”Thotë Zoti i lartësuar në Kuran:”derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.” (Teube, 29)
Fjala “të përulur” është në kontekstin e bindjes ndaj shtetit islam. Kjo realizohet duke paguar një takstë tepër të lehtë, me të cilët shprehin bindjen ndaj pushtetit islam. Në këmbim, atyre u garantohet mbrojtja, por edhe të ardhurat e nevojshme për të pamundurit, ashtu siç ndodhi me hazreti Umerin, i cili urdhëroi të ndihmohej një hebre i moshuar, nga pasuritë e shtetit islam.
Taksa e xhizjes, asokohe zëvendësonte taksën e luftës (xhihadit) i cili është një obligim fetar dhe ritual. Për shkak të ndjeshmërisë në këtë çështje, islami nuk i detyron jomyslimanët të kontribuojnë në diçka që myslimanët e konsiderojnë adhurim dhe ritual fetar.
Fisi arab Taglib, i patën kërkuar hazreti Umerit që t’ua heqë taksën e xhizjes. Ata ishin arabë jomyslimanë dhe kishin pakënaqësi ndaj termit “xhizje”. Ata pranonin të paguanin çdo taksë tjetër, edhe më të madhe, siç ishte zekati. Fillimisht, hazreti Umeri hezitoi, por e pranoi në fund kërkesën e tyre. Kjo, pasi qëllimi me këtë taksë ishte që ata ti paguanin shtetit islam për të vërtetuar besnikërinë dhe kontributin e tyre ndaj tij. Që këtu, Umeri u fokusua tek thelbi i gjërave dhe jo tek emërtimet e tyre.
Vendimi i Umerit është i rëndësishëm dhe duhet marrë për bazë në çështje të ngjashme. Ai pranoi prej tyre zekatin e pasurive, duke hequr dorë nga emërtimi “xhizje” edhe pse kjo është cekur në Kuran. E rëndësishme ishte që të realizohej objektivi dhe qëllimi.
Veç kësaj, fakihët dhe studiuesit myslimanë, kanë mendim unanim se, nëse ithtarët e Librit kontribuojnë në mbrojtjen e vendin dhe luftën kundër armiqve, nuk u merret taksa e xhizjes.
Sakaq, sot kur shërbimi ushtarak është i detyruar për çdo qytetar, mysliman apo jomysliman qoftë, nuk ka vend për taksën e xhizjes.
Zoti e di më mirë!

http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/islami-dhe-taksa-e-xhizjes-ne-aktualitetin-bashkekohor/ 

 

Name:    Senad Maku

Address: Ulqin-Ulcinj, 85360, Montenegro (Mali i Zi)
E-Mail: [email protected]
[email protected]
Skype: senadmaku
Website:www.bibladhekurani.com
( Studime krahasuese rreth: Biblës dhe Kuranit )



________________________________
 
Subject: TV ONLINE, Materiale te reja ne transmetimet tona gjate 24 oreve...



  
TV ONLINE: BIBLADHEKURANI
Pas nje shkeputjeje te shkurter kohore, disa mujore, rikthehemi perseri me materialet tona te reja ne transmetimet tona gjate 24 oreve dhe diteve ne vijim. Sonte mbas ores 19:00 ederi ne oret e vona do te keni mundesin qe te ndjekni disa debate, ligjerata, dokumentare, eksluzive per shikuesit e ketij Televizioni.
Transmetimet tona mund ti percillni permes kesaj web faqeje:


http://www.bibladhekurani.com/everteta/news.php

http://www.bibladhekurani.com/everteta/news.php

http://www.bibladhekurani.com/everteta/news.php 
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.