Devijimi politik dhe fanatizmi fetar [1 Attachment]
Agim Jakupi <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Devijimi politik dhe fanatizmi fetar Dhjetë vjetë pas konfliktit të armatosur dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohërit, Maqedonia ende gjendet në fazën e ndërtimit të paqës. Përderisa në atë kohë u fliste për sanimin e pasojave të vitit 2001, si dhe për parandalimin që konflikti mos të përsëritet. Sot, kemi një realitet të ri me zhvillime të reja politike. Siduket asnjë parti nuk është e interesuar që të kthehet tek burimi i paqës, tek Marrëveshja e Ohërit. Për implementimin e asaj marrëveshje flitet vetëm në kampanjë zgjedhore, për grumbullimin e votave edhe ate vetëm nga partitë shqiptare. Idetë politike që për qëllim kanë krijimin e një hapsire të gjerë veprimi duke dashur të krijojn perandori në vete, kanë humbur baraspeshën dhe kemi ardhur në një moment të padëshiruar. Si rezultat i veprimeve të tilla ndërtimi i paqës ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme. Ç'është e vërteta, përhapja e koncepteve devijuese politike mbi realitetin dhe ndikimi politik në rritje e sipër të fanatizmit fetar janë tendenca që e karakterizojnë gjendjen në Maqedoni. Harrohet viti 2001, vit ky që shembi fotografin e Maqedonis si "oazë e paqës". Pra, jetojmë në kohën në të cilën është e pamundur të flasesh për vlera dhe të vërtetën. Koncepetet politike po krijohen nga "kultura e madhe" , ku në mënyrë artistike po vjedhet historia. Të kësaj natyre janë edhe "krijesat" pa kokë para qeverisë. Kush fshihet pas tyre? Eshtë ndonjë filozof maqedon apo jo? Përgjigjen e dijn vetëm krijuesit e tyre. Tek ne dërgohet një mesazh i bazuar në shpresat dhe vlerat e rrejshme, një ide adhurimi për individët që mbajnë pushtetin, duke prezentuar si shpëtimtar. Kjo është tendencë që të konkretëizoj politikisht teorit e vjetra për përbuzjen e të tjerëve. Meqë në vitet e 90- ta u krijua utopia politike, vitet pas 2001-it po krijojn tmerrin institucional. Gjendja e këtill nuk tregon për veprime dhe zgjuarësi politike, por vejnë në dukje hipokrizin e sistemit. Të harxhohen mjete për buste, për të cilat ka kontestime nga shtetet fqinje, si dhe të injorohet kontributi i shqiptarëve, do të thotë se kjo qeveri do të krijojë histori të cudirave, me mendime që do të mbeten shkronjë e vdekur në letër. Luanët afrikane që i sollën në kryeqendër, shpenzimet e mëdha për projektin Shkupi 2014 janë të kota dhe pa shije. Dihet se luani ka mbretërin në xhungël, atëherë konstatojm se shteti është shndërruar në xhungël për qeverinë. Provokimet e shumta si enciklopedia, proekti Shkupi 2014, anashkalimi i kulturës shqiptare, përbuzja e studentëve shqiptar, ndarja joadekuate e mjeteve nga buxheti i shtetit për Universitetin e Tetovës, sjellja jo korrekte e fansave dhe brohoritjet fashiste janë treguese e paqës së brisht. Çështja tjetër ka karakterin fetar. Edhe këtu qeveria po farkëton dhe shpik pseudo - spirtualizëm, duke i shterur shpirtrat. Favorizohet kisha ortodokse. Ngadal po kalohet në mit - politika po e zë vendin e besimit. Në këtë mënyrë lindi edhe fanatizmi maqedon. Qeveria po ua vizaton "parajsën" në tokë, ndërtimi i kishës në Kalan e Shkupi i paraprinë ides për këtë "parajs". Logjika e tyre shkon aq largë sa edhe nëpër festa, karnevale përbuzen fetë tjera. Pretendojn se me sjellje te tilla janë më afër "parajsës" së ofruar. Për të kuptuar qartë se për trajtimin e jetës shoqërore në mes njerëzve që natyra i ka veshur me ambicje e për të qenë e siguruar mbrojtja dhe lumturia, duhet që të ruhet e drejta dhe të sigurohet morali që ka një bazë, fenë. Atëherë, si mund të quhen veprimet e të rinjëve në karneval? Prezentimi i tyre ishte pagan, e për cudi thiren në krishterizëm! Kjo vetëm përforcon mendimin tonë se gjithcka po kalohet në mit. Thjeshtë është një tendencë për të paraqitur Islamin si fe e prapambetur dhe shqiptarët musliman si njerëz të humbur të zhytur në errsëirë. Por, veprimet e tyre tregon për ngurtësin e shpirtit, për ligësin dhe errësirën që vërtetë kanë nevojë për kandilin ndricues të islamit. Shqiptarët jetojnë me pluralizmin fetar dhe kanë siguruar nevojën shpirtërore, duke u bë edhe pjesë e asaj që quhet umet. Nga kjo vijm në përfundim se tek maqedonët ka ngecje shpirtërore, vihet re një mungesë mendjehollësie dhe një mungesë në kuptimin e të vërtetave të larta fetare. Vihet re kur poshtërsin dhe cnderimin, intrigën dhe tradhëtin, si dhe vjedhjen e konsiderojn si vyrtit, frut të zgjimit dhe inteligjencës. Për këtë jemi dëshmitar të problemeve që kanë me gjuhën, identitetin dhe vetë shtetin. Andaj, kundërshtarët e Islamit të mos gëzohen dhe anëtarët, muslimanët shqiptarë mos të mjerohen sepse gëzimi i njërës anë dhe mjerimi i anës tjetër vjen nga mosnjohja e vlerave të larta Islame. Islam do të thotë paqë, andaj jetoni në paqë. "Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përvec atyre që janë të humbur." (El Hixher, 56) Agim Jakupi - Shkup