Nje liber i ri botohet ne California nga bashkeautoret amerikane [4 Attachments]

klajd kapinova <[email protected]> Sun, 25 Mar 2012 06:57:53 -0700 (PDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Tetë parimet udhëheqëse 
të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri
 
 
 
Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza
CEO” (2011, Berrett-Kohler Publishers, Inc. San Francisco, California), f.127
 
 
Klajd
Kapinova
 
Në fondin e artë të koleksionit të madh të librave biografik kushtuar të Lumes Nënë
Tereza, bën pjesë qysh nga viti i kaluar vepra e re “Nënë Tereza GEO” me bashkëautorë Ruma Bose & Lou Faust. 
Autorët
amerikanë, vijnë para publikut vendas me një libër shumë serioz dhe cilësor në
përmbajtje. 
Duhet thënë, se gjatë shekullit XX dhe
deri tani janë botuar një numër i madh artikujsh, librash, realizuar dokumentare,
aktivitete përkujtimore në gjuhë e shtete të ndryshme në mbarë botën, qysh nga
koha kur ndërroi jetë Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza e Kalkutës (1910-1997). 
Esenca e tërësisë së tyre, është se në
qendër të vëmendjes shkrimtarët dhe studiuesit botërorë, kanë pasur si
përsonazh figurën e madhe të udhëheqëses së humanizmit botërorë, që ishte dhe
mbeti e mishëruar tek murgesha trupvogël por zemërmadhe Nënë Tereza, si një
shembull i mirësisë dhe përkushtimit njërëzor, duke jetuar e punuar mes dhe vetëm
për të varfërit kudo në botë. 
Në këtë linjë vlerësimi, është edhe libri
i ri i sapodalë në qarkullim në Amerikë, në dhjetor të vitit 2011. Ai është
shkruar më pasion dhe dashuri të veçantë nga bashkëautorët
Ruma Bose & Lou Faust. 
Kësisoj autorët si bleta punëtore mblodhën
e përpunuan nektarin e veprimtarisë dhe gjithçka
ata ruanin në kujtesën e tyre për këtë udhëheqëse mirësie, që u dha dritë e
shpresë njerëzve më të përbuzur të planetit tonë. 
Libri “Mother Teresa, GEO”, është shkruar
thjeshtë me ndjenjë të lartë dhe të pastër dashurie nga Bose & Faust, dy njërëz
të njohur në komunitetin e madh amerikan. 
Ato sëbashku na e kanë dhënë Të Lumen Nënë
Tereza me tërë origjinalitetin e saj (përmes zbërthimit të tetë parimeve
udhëheqëse në jetën dhe misionin e Saj), si një lidere shembullore sot, në
shekullin XXI e mbërthyer nga plagë luftrash, plot male mjerimi në shumë anë të
botës, ku dhembshuria e ka humbur kuptimin nga mospërdorimi i saj në shumë
situata konfliktesh dhe luftrash të pakuptimtë.
Tashmë kushdo e di, se Ajo, ka inspiruar
miliona njerëz në mbarë botën, që t’i përkushtohen njerëzve të varfër, duke
themeluar misionet e saj të bamirësisë (si motrat dhe vëllezërit e Nënë
Terezës, sikurse njihen ne trojet tona etnike), për të varfërit mes më të varfërve,
duke u munduar me përkushtim e dhembshuri të zbusë sado pak plagët në shpirtin
e tyre, mjerimin e thellë material dhe shpirtëror. 
Dhe për fat të mirë misionet e dashurisë,
ndaj më të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve, jetimëve, lebrozëve,
malarikëve, njerëzve me të meta mendore e fizike, që janë braktisur nga shoqëria
dhe familja, u kanë dhënë e japin prej dekadash dhe sot ngrohtësi me dashuri të
vërtetë prindërore njerëzve në nevojë. 
Vepra në fjalë, është e ndarë në 8
kapituj, që ndryshe mund të thuhet se jane titujt e 8 parime, që e kanë udhëheq
në jetë kryemisonaren. Ato ofrohen sot për herë të parë në këtë vepër të vetme
të mirëseardhur për lexuesit kudo në botë. 
Ikona ose Bija e tokës së Arbërit,
sikurse dihet nga të gjithë sëshpejti nga Selia e Shenjtë në Vatikan, pritet të
bëhet e Shenjtë, duke rritur edhe me shumë në këtë mënyrë frymëzimin për brezat
e rinj dhe njërëzit e ardhshëm, për të shpalosur gjithnjë principet udheheqëse
të vlerave të humanizmit dhe përkushtimit për të varfërit e planetit tonë.
 
 
E lumja Nënë Tereza në mendjen dhe zemrën e bashkëautorëve amerikanë
 
 
 
Në hyrje bashkëatorët Ruma & Lou, kanë
vënë përkushtimin me nënshkrim, që ata i kanë bërë nga thellesia e zemrës së
tyre librit të sapodalë në qarkullim. 
Kështu bashkëpunëtorja në Misionin e
Bamirësisë të së Lumes Nënë Tereza, shkruan, se këtë vepër ia ka dedikuar dy
engjëjve në jetën e saj, që janë: E Lumja Nënë Tereza dhe babait të saj shumë të
mirë Tapan Kumar Bose Roma, ndërsa autori tjetër përkushtimin e vet e ka formuluar
në adresë të nënës së dashur JoAnn Devane Faust Lou.
Me shumë kënaqsi, lexuesi mund të kundroi
kapitujt: “Ëndrrën e thjeshtë, thuajse me
zë”, “Për të fituar një engjell, bisedo me djallin”, “Prisni! Pastaj merrni
momentin tuaj”, “Përqafoni fuqinë e dyshimit”, “Zbuloni gëzimin e disiplinës”,
“Komunikoni në një gjuhë që njerëzit të kuptojnë”, “Kushtoni vemendje
pastrimit”, “Përdorni fuqinë e heshtjes”.
Libri, mbyllet me konkluzionin që kanë
nxjerrë në fund të veprës, hartuar me dinjitet dhe përkushtim nga bashkëautorët
amerikanë Bose & Faust.
Ato tregojnë, se në vitin 1948 Misioni i
Bamirësisë i themeluar nga Nënë Tereza kishte 12 antarë dhe dekada më vonë
arrijnë në miliona misionarë. 
Sot organizata në fjalë, ka veprimtari në
mbi 100 vende, duke përfshirë mbi 1 milion anëtarët e ekipit, duke qenë një nga
më të mirënjohurat në histori.
Kryemisionarja me origjinë shqiptare, ka
pasur një vision dhe besim të plotë në suksesin e misioneve të Saj në tërë botën,
mbasi po arrinë sot të përmbush mrekullisht një detyrë shpirtërore shumë të
lartë të frymëzuar nga filozofia, jeta dhe pervujtëria e Jezu Krishtit Zot e
Njeri, duke frymëzuar shumë pasardhës (e) në rrugën e Saj të madhe dhe të vështirë,
plot përkushtim për të varfërit në botë. 
Autorja me origjinë indiane Ruma Bose,
kaloi një kohë në Calcuta të Indisë, duke punuar si vullnetare me Nënë Terezën
dhe misionarët e Saj të bamirësisë në vitet 1992-1993. Këtë përvojë ajo e ndan
sot me lexuesit amerikanë dhe botërorë. Me kalimin e kohës, Bose zbuloi, se
suksesi i Nënë Terezës mbështetej tek përdorimi i kujdesshëm i tetë parimeve të
thjeshta dhe të papritura tek paraqiten sot për lexuesit. 
Duhet theksuar se shkrimtarja Bose, krahas
bisnesit të saj, është e angazhuar aktivisht në bamirësi. Aktivistja e palodhur,
bën pjesë si drejtuese e rëndësishme në një numër organizatash jofitimprurëse.
Përmes faqeve të këtij libri, lexuesi
njihet mbas shumë vitëve me këto parime, duke mësuar në çdo
faqe përvojën e Bose-së me Nënë Terezën,dhe
sikurse shkruajne bashkëautorët: “zbuloni
se si të aplikoni parimet e Nënë Terezës nëse gjendeni para një projekti të
vetëm, brenda një organizate ose në jetën tuaj.”
Bashkëautori tjetër Lou Faust është
biznesmen dhe këshilltar me 30 vjet përvojë në koorporata, duke përfshirë
dhjetë vjet në Wall Street Brothers me Salomon, ku ai ishte drejtor dhe sot punon
si drejtor i operacioneve globale.
Gjithashtu Faust, është bashkëdrejtues
dhe themelues i Capital Partners Edge, e cila ofron këshilla strategjike për
kompanitë e reja që janë në rritje të aktivitetit të tyre tregtar. Për librin e ri në
qarkullim, kanë shkruar artikuj vlerësues gazetat e njohura amerikane
Finanacial Times, The New York Post, etj.
[email protected]