Re: 100 vjetori i pavarsise se Shqiperise, Abaz Kupi, te varroset ne Kruje

Vedat Shehu <[email protected]> Tue, 10 Jan 2012 17:23:25 -0800 (PST)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Veprimet e Abaz Kupit (Bazi i Canit) perbejne nje veper madheshtore se ciles duhet t'i ngrihet nje monument madheshtor. Abaz Kupi dhe
shoket e tije, trima shqiptare, jane ata QE NISEN LUFTEN PER CLIRIM DHE FORMUAN FRONTIN NE PEZE DHE E PERFORCUAN NE MUKJE. KRIJUAN PLURALIZMIN POLITIK REAL QE E SHKATROI PERSONALISHT ENVER HOXHA SI VEGEL KRIMINALE E FORCAVE ANTISHQIPTYRE.
Respekt vepres per Bashkim Kombetar te Abaz Kupit te paharuar. Vedat Shehu
 
Shenim: Une e kujtoj si tani kete qe po ju oparaqes. Para prishjes se Marreveshjes se Mukjes, ne fshatin tim te larget Borsh i Sarandes, kenga-vaje per vrasjen e Qemal Stafes kendohej neper sheshet e fshatit, nga Rinia Antifashiste keshtu:
 
Brenda ne Tirane
Afer nje Spitali
U vra Qemal Stafa
Nje trim nga te malit.
Nena e tij plake
shkon e qane te varri
Ngreu Qemal i thote
te do Bazi i Canit
 
Me vone kur po kendohej kjo kenge, degjova qe dikush i ndrpreu dh ju tha.
Jo me "te do Bazi i Canit", por kendojeni "Te do Partizani". Dhe keshtu e ndryshuar vazhdoi.
Kriminelet duke mohuar Bazin e Canit mohuan te verteten dhe lavdine e Shqiperise.
From: "[email protected]" <[email protected]>
To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] 
Sent: Tuesday, January 10, 2012 8:18 AM
Subject: [shqiperia] 100 vjetori i pavarsise se Shqiperise, Abaz Kupi, te varroset ne Kruje


Partia Levizja e Legalitetit, ne marreveshje me familjen Kupi, organizoje pelegrinazhin e pervjeteshem tek varri i Abaz Kupit
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
100 vjetori i pavarsise se Shqiperise, Abaz Kupi, te varroset ne vendlindjen e tij, ne Kruje!
 
 
Kew Gradens - Queens NY :U zhvillua pelegrinazhi i pervjeteshem tek varri i Abaz Kupit, ne varrezat publike "Maple Grove Cementry" ne Kew Graden - Queens- New York. Dhjetra pjesmarres, ashtu siç e kane bere tradite, perkujtuan Abaz Kupin, Me kete rast ata u mblodhen per te perkujtuar 36 vjetorin e vdekjes se heroit tone kombetar, burrit qe ne krye te trupave te Mbretit Zog, beri rezitencen, e pare historike, duke i zbardhur ne kete menyre faqen, Shqiperise, me 7 prill 1939, me shprese se ne 100 vjetorin e pavarsise se Shqiperise, Kupi, do te varroset ne Krujen e Skenderbeut.
 
    Monarkistet, legalistet, demokratet, patriotet dhe atdhetaret ne komunitetin shqiptare, me kete gjest simbolik, thane se per 36 vjet, e paten Abaz Kupin frymezimin e tyre. Ata theksuan se arriten qe me ane te kesaj veprimtarie, te vene ne pahe vlerat e medha dhe meritat e Kupit, ne luften per çlirimin e vendit nga pushtuesit italian. Me pelegrinazhin e pervjeteshem, ata vlersuan dhe i bene nderime, figures se ketij tribuni te nacionalizmit shqiptare, por dhe figurave te tjera kombetare, te cilat vdiqen ne mergim, por qe rregjimi i Tiranes, i atemoi, i mbuloi me pelhurin e harreses, dhe i mohoi me pa te drejt per me se gjysem shekulli. 
Nenkryetari i deges se Partise Levizja e Legalitetit ne Nuj Jork, z. Ahmet Hoti drejtoje solemnitetin e 36 vjetorit te vdekjes se Abaz Kupit. 
 
    Ne Homazhin tradicional, qe u zhvillua mesditen e se shtunes ne sallen e perkujtimeve te kompleksit te varrezave publike "Maple Grove Cementry" ne Kew Graden(Queens), tha se "Jemi mbledhur ne ke tubim, per te kujtuar Abaz Kupin, i cili eshte dhe do te mbetet, nje nga ata shqiptaret e vertet , simbol i rezitences kombetare, i burrerise, dhe i nderit te familjes se tij." 
 
      Ceremonia, u hap me intonimin e Hymneve kombetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperise, si dhe nje minute heshtje per te nderuar te gjithe te renet , per liri, pavaresi e demokraci. "Me nje nderim te veçante, tha nenkryetari i deges se Partise Levizja e Legalitetit ne Nuj Jork, z. Ahmet Hoti me rastin e vdekjes se tij i japim nje kujtim Mbretit Leka Zogu i I, burrit me te shquar te Kombit Shqiptare".

Lurian Mena, njeri nder pinjollet e Meneve te Lures, besnik te Mbretit te shqiptareve, mbajti fjalen kryesore te ketij perkujtimi.

   Kur flasim per nacionalistin Abaz Kupi, permendi ne fillim te fjales se tij - Lurian Mena, nekryetari i Forumit Rinor te Partise, Levizja e Legalitetit ne Shqiperi, tre jane tremat kryesore:Burreria,Urtesia dhe Trimeria!
"Natyrisht, burreria lidhet me aktin e 7 prillit, rezistencen e mrekullueshme, qe Abaz Aga ne krye te besnikeve te mbretit Zog, dhe me urdher te tij, i bene hordhive fashiste.... theksoi Mena, duke shtuar se ate dite i u zbardh faqja shqiptareve dhe Mbreterise se tyre, ate dite Abaz Kupi hyri ne histori. Mbasi, ai se bashku ushtaret dhe oficerin Mujo Ulqinaku, i zbrapesen disa here italianet, duke shkruar epopen qe pati jeohone te madhe ne Europe dhe SHBA."
 
     Ne fjalen e tij Mena, tha se "Mbreti Zog kurre nuk ia harronte burrerine dhe besnikerine qe ai tregoi ne ate lufte atij dhe Shqiperise, por, nderin me te madh ate dite Abaz Kupit ia beri nacionalizmes shqiptare. Aq sa qe nga ai moment aleatet tane historik, gjithmone ia njohen vlerat e luftes antifashiste te Abaz Kupit, e nepermjet tij dhe zogizmit e nacionalizmit shqiptare, per kete tha Mena, mjaftojme te lexojme librin e Xhulijan Emra, dhe te kuptojme se me sa respekt dhe nderim ata kane trajtuar ate si nje mik i vertet i perendimit.
 
 
    Me tej ai tha se "Megjithse me ndihmen e aleateve te perendimit, Kupi, arrin te largohet nga Shqiperia, para pushtimit komunist, fatkeqesisht, duke lene pjesen me te madhe te familjes nen kthetrat e ketij pushtimi, mbasi prej ketu filloi edhe kalvari i emigrimit, te tij dhe sages se vuajtjeve te gruas, te birit, dhe vajzave te tij - qe mbeten nen Shqiperine komuniste, per te cilen ju jeni te gjithe deshmitare, e mund te flisni me shume, duhet thene se e gjithe veprimtaria e tij dhe e familjes se tij ne emigrim, eshte e pershkruar nga ajo besa dhe perkushtimi ndaj Mbreterise, gjithmone ne sherbim te Shqiperise"
 
 
      Mirepo, u shpreh Lurian Mena, nekryetari i Forumit Rinor te Partise, Levizja e Legalitetit ne Shqiperi, ishin bishat e kuqe, qe nuk i kursyen shpagen familjes se tij te ngelur ne Shqiperi, me dekada ne interrnime dhe burgjet famekeqe te diktarures, por, qe ata, pinjoll te Abaz Kupit, qe une pata fatin te rritem me nje pjese te tyre ne kampin e interrnimit ne Gradishte - Lushnje, kurre nuk iu perulen presekutimit te eger komunist. 
 
 
      Ne emer te shoqates Vatra, foli kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj. Ne fillim te fjales se tij Dr. Buçaj, tha se eshte nder per ne vatranet, te gjithe atdhetaret e patriotet, te nderojme se bashku kete figure te shquar te nacionalizmit shqiptare, duke pergezuar familjen Kupi, mbreteroret dhe legalistetet, qe per çdo vjet organizojne kete ceremoni perkujtimore ne SHBA. "Kupi, u shpreh Buçaj, eshte bere simbol i qendreses, kundra pushtimit fashist te Shqiperise - prej Italise fashiste".

Me pas ai tha se Vatranet, do te vazhdojne duke kujtuar gjeneral Abaz Kupin, ashtu si dhe figurat e tjera me vlera kombetare, duke shprehur edhe respektin e nderimin tone, per keto figura markante te çeshtjes kombetare, me deshiren qe ato tani, te "riatdhesohen", pra, te marrin vendin e merituar ne vendlindjen e tyre ne Shqiperi.
 
 
       Sipas, Dr. Buçajt, ne nje shtet qe tashme eshte i lire prej komunizmit, edhe Legaliteti, duhet te "riatdhesohet", megjithse, Shqiperia, ende nuk eshte nje vend krejt demokratik, sepse dhe vete procesi i demokratizimit, te Shqiperise, i atij tranzicioni te tejezgjatur, eshte ne zhvillim e siper, por, me kenaqesi mund te themi; se ai po ecen, pak me me shpejtesi, se me pare".

     Kryetari i Vatres Dr. Gjon Buçaj, foli edhe per bashkimin kombetar. "Duke e nisur ate ne menyre institucionale dhe demokratike, e cila fillon tha ai qysh me vlersimin dhe dhene vendin e merituar edhe ketyre figurave kombetare, dhe unismin e sistemit shkollor, aktiviteteve sportive kombetare, me te gjitha trojet shqiptare, i paraprijme bashkimit kombetare".
 
 
    Kryetari i shoqates Çameria per SHBA, zoti Edrit Mergjushi duke shprehur kenaqesin qe po merrte pjese ne kete perkujtimore ne nderim te gjeneral Abaz Kupit, e vlersoi Kupi, si nje patriot te vertete, nje atdhetar i vertet, qendrestar dhe simbol i luftes kundra fashizmit italian.

"Figura te tilla; si Abaz Kupi dhe Teme Sejko, tha nder te tjera Mergjushi, nga diktatura komuniste u lane ne harrese, por, kujtimi i tyre mbeti gjalle dhe eshte i pa harruar".

Ish gazetari i Zerit te Amerikes, zoti Gjek Gjonlekaj, duke sjellur kujtime nga jeta e Kupit, kujtoje se keto vite te vedekjes se tij, jane 36 vjet, kur u "zhduk" si nje meteore nga kjo bote, Abaz Kupi. Vdekjen e tij e lajmeruan te gjitha radiostacionet shqiptare te asaj kohe,deri tek "Zeri i Amerikes" e kishin lajmin kryesore, vdekjen e Abaz Kupit

      Sipas, Gjonlekes,"Abaz Kupi, eshte me i madh se sa e dime te gjithe ne, me shume se sa e dine te gjithe shqiptaret, sepse, arkivat shqiptare te shtetit shqiptare, qendruan te mbyllyra pothuajse se 50 vjet, duke mos e lene te studjohet aq sa duhet personaliteti i tij."
 
     Megjithate, zoti Gjonleka, mendon se me rastin e 100 - vjetorit te pavaresise se Shqiperise, "Luani" i Krujes, e meriton te nderohet, sepse, sipas tij jo rastesisht ai ka lindur dhe ka vepruar thuajse tere jeten, prej atij vendi; ku ka vepruar dhe luftuar Heroi yne kombetar, i gjithe koherave Gjergje Kastrioti - Skenderbeu,

      Ne fund, Gjonleka, sugjeroi, historianet dhe studiuesit shqiptare, sidomos ata ne Angli dhe SHBA, qe te studion mire rolin dhe kontributin e Abaz Kupit, ne luften per liri dhe bashkimin kombetar. Kthimin e Abaz Kupit ne Kruje, ai e quajti si "kthmin e dyte te nje figure kaq te madhe, nga SHBA, mbas asaj te Faik Konices, ne 1995, ne Shqiperi - duke shtuar se me nderimin e ketyre figruave, nderohet kombi shqiptare, pra, nderohemi edhe vet ne, nderohet e gjithe Shqiperia".

Ceremonin e perkujtimit te te figures Abaz Kupit, vijoje me fjale pershendetese nga te pranishmit

    Shkrimtari Hasan Kostreci, duke folur ne kete perkujtimore, tha se ai ka qene i frymezuar gjate viti 2011, me disa ngjarje, te cilat lane vend ne mremorien e tij. Ne kete kontekst ai permendi edhe librin e Blendi Fevziut "Enver Hoxha", duke e konsideruar ate nje ngjarje te madhe, sipas tij per te presekutuarit.
 
     "Mbasi, libri i Fevziut, per diktatorin Hoxha, u shpreh zoti Kostreci, ishte libri i pare, qe mbas 20 vjetesh me fakte e demaskon diktatorin Enver Hoxha". Per kete dhe rendesia e ketij libri, ishte e justifikueshme, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, e tjere, dhe kjo rendesi duhet t'i jepet edhe ketu ne SHBA, mbasi aty jane emrat edhe te figurave te tilla si Abaz Kupi", tha zoti Kostreci, i cili eshte vete autor i disa librave dhe shkrimeve me kete teme. 
 

     Tubimi komemorativ u mbyll me nje falemnderim nga i biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djale i Abaz Kupit, qe mbeti ne Shqiperi, dhe nuk pati fat qe t'i hidhte nje dore dhe te atit. Djali i nacionalistit te flaket te luftes se Dyte Boterore Abaz Kupi,(Fatbardhi(Bardhi) ka qene i burgosur politik, i cili qe denuar vite me pare, me akuzen e ngritur kunder e tij nga Filip Çakulli, kur ai ishte gjimnazist. Ai do te denohej nga ekspertiza letrare e Çakullit, me 8 vjet burg, per nje hartim te tij ne gjimnaz, me titull “Gezuar Vitin e Ri”). 

    Homazhi tradicional, qe u zhvillua mesditen e se shtunes ne varrezat publike "Maple Grove Cementry" ne Kew Graden(Queens) ku moren pjese anetaret e familjes e Kupi,- nipa e mbesa, te aferm te tij, atdhetar, patriot, demokrat shqiptare ne mergim, mbreteror dhe legalista, u zhvendos prane varrit ku prehen eshtrat e gjeneral Abaz Kupit. Aty ata vendosen kurora me lule te freskta dhe buqeta lulesh, ne emer te tyre.

     Kurora me lule te fresketa, u vendosen nga familja Kupi, Ndreca, Dani dhe partia Levizja e Legalitetit. Ndersa, nen kryetari i partise Levizja e Legalitetit, zoti Ahmet Hoti, lexoje nje poezi shkruar per Abaz Kupin nga nje bashkeqytetar i tij - zoti Lutfi Qesja. Kujtime nga jeta e Abaz Kupit dhe familjes Kupi, solli para varrit te tij edhe veprimtari i dalluar i komunitetit, zoti Zef Balaj.
 
    "Po e mbyllim kete perkujtimore para varrit te gjeneral Abaz Kupit, tha kreu i Legalisteve ne New York, Hakik Mena, duke ju falenderuar per pjesmarrjen, dhe ne te njejten kohe duke bere thirrje per te punuar pa medyshje drejt bashkimit kombetar, si e vetmja alternative kombetare, e cila duhet te jet ne projektin e çdo formacioni politik shqiptar, e ne veçanti çeshtja e shenjte e Çamerise, e cila eshte pjese thelbesore e finalizimit te bashkimit kombetar dhe kerkon perqendrim me te madh energjish, sot per sot me shume se ne çdo treve tjeter etnike shqiptare, duke pas parasysh faktin se çeshtja e Çamerise le shume per te deshiruar ne krahasim me viset e tjera etnike shqiptare, e sidomos krahasuar me ate te Kosoves, e cila ka avancuar kenaqshem, por qe ne legalistet e shohim te perfunduar vetem atehere kur t'i bashkohet Shqiperise Londineze."
 
   Familja Mulosmani, shoqeruar nga miq e dashamire te kesaj familje, beri homazh e kreu nje lutje fetare ne varret e patrioteve, nacionalisteve te nderuar, ish- Ministrit te Oborrit Abedin Mulosmanaj, Hysen Mulosmanaj dhe Skender Mulosmanaj, te cilat ndodhen ne te njejtin kompleks varrezash.
 
Abaz Kupi (Bazi i Canes)
      Lindi ne Kruje me 1891 dhe u edukua me ndjenja patriotike. Me formimin e qeverise kombetare te Lushnjes, se bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai mori pjese ne luften kunder malazezeve ne Koplik. Sherbeu si komandant i xhandarmerise ne Kruje me graden e kapitenit. Me vone u gradua major dhe sherbeu ne Durres. Ne ditet e agresionit fashist italian kunder vendit tone, me 7 prill 1939, A. Kupi udhehoqi qendresen e repartit ushtarak te Durresit. Me pushtimin e Shqiperise u largua ne Turqi. Me ndihmen e nje oficeri anglez shkoi ne Jugosllavi per te formuar Frontin e Rezistences me perkrahjen e ambasades angleze ne Beograd. Pas pushtimit te Jugosllavise nga gjermanet, se bashku me Gani Kryeziun e Mustafa Gjinishin, Kupi u rikthye ne Shqiperi per te organizuar qendresen kunder pushtuesit. 
    Abaz Kupi ishte nje nder organizatoret dhe pjesemarresit kryesore te Konferences se Pezes te mbajtur me 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anetar i KANC. Me idene e zgjerimit dhe te forcimit te frontit te perbashket te luftes antifashiste, ai u be nismetari Konferences se Mukjes te mbajtur ne datat 1-2 gusht 1943 per te arritur bashkepunimin midis Frontit Nacional çlirimtar dhe Ballit Kombetar. Kur E. Hoxha hodhi poshte Marreveshjen e Mukjes, Abaz Kupi u largua nga Fronti dhe ne nentor 1943 formoi Legalitetin. Pas kesaj udheheqja e PKSH urdheroi asgjesimin fizik te Abaz Kupit. Megjithate ai iu shmang luftes civile te nxitur nga komunistet. Ne fillim te nentorit 1944 u largua nga atdheu. Ne emigracion u aktivizua ne komitetin "Shqiperia e Lire".
Vdiq ne 9 janar 1976 ne Queens, New York - SHBA.
 

 
I biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalë i Abaz Kupit, që mbeti në Shqipëri, dhe nuk pati fat që t'i hidhte një dorë dhe të atit.
 
Partia Lëvizja e Legalitetit, në marrëveshje me familjen Kupi, organizojë pelegrinazhin e përvjetëshëm tek varri i Abaz Kupit 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
 
 
 
 
 100 vjetori i pavarsisë së Shqipërisë, Abaz Kupi, të varroset në vendlindjen e tij, në Krujë!
 
 
Kew Gradens - Queens NY : U zhvillua pelegrinazhi i përvjetëshëm tek varri i Abaz Kupit, në varrezat publike "Maple Grove Cementry" në Kew Graden - Queens- New York. Dhjetra pjesmarrës, ashtu siç e kanë bërë traditë, përkujtuan Abaz Kupin, Me këtë rast ata u mblodhën për të përkujtuar 36 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, burrit që në krye të trupave të Mbretit Zog, bëri rezitencën, e parë historike, duke i zbardhur në këtë mënyrë faqen, Shqipërisë, më 7 prill 1939, me shpresë se në 100 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë, Kupi, do të varroset në Krujën e Skëndërbeut.

Monarkistët, legalistët, demokratët, patriotët dhe atdhetarët në komunitetin shqiptarë, me këtë gjest simbolik, thanë se për 36 vjet, e patën Abaz Kupin frymëzimin e tyre. Ata theksuan se arritën që me anë të kësaj veprimtarie, të vënë në pahë vlerat e mëdha dhe meritat e Kupit, në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit italian. Me pelegrinazhin e përvjetëshëm, ata vlersuan dhe i bënë nderime, figurës së këtij tribuni të nacionalizmit shqiptarë, por dhe figurave të tjera kombëtare, të cilat vdiqën në mërgim, por që rregjimi i Tiranës, i atemoi, i mbuloi me pëlhurin e harresës, dhe i mohoi me pa të drejt për më se gjysëm shekulli. 
Nënkryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit në Nuj Jork, z. Ahmet Hoti drejtojë solemnitetin e 36 vjetorit të vdekjes së Abaz Kupit. Në Homazhin tradicional, që u zhvillua mesditën e së shtunës në sallën e përkujtimeve të kompleksit të varrezave publike "Maple Grove Cementry" në Kew Graden(Queens), tha se "Jemi mbledhur në kë tubim, për të kujtuar Abaz Kupin, i cili është dhe do të mbetet, një nga ata shqiptarët e vërtet , simbol i rezitencës kombëtare, i burrërisë, dhe i nderit të familjes së tij." 

Ceremonia, u hap me intonimin e Hymneve kombëtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe një minutë heshtje për të nderuar të gjithë të rënët , për liri, pavarësi e demokraci. "Me një nderim të veçantë, tha nënkryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit në Nuj Jork, z. Ahmet Hoti me rastin e vdekjes së tij i japim një kujtim Mbretit Leka Zogu i I, burrit më të shquar të Kombit Shqiptarë".

Lurian Mean, njëri ndër pinjollët e Meneve të Lurës, besnik të Mbretit të shqiptarëve, mbajti fjalën kryesore të këtij përkujtimi.

Kur flasim për nacionalistin Abaz Kupi, permendi në fillim të fjalës së tij - Lurian Mean, nëkryetari i Forumit Rinor të Partisë, Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri, tre janë tremat kryesore:Burrëria,Urtësia dhe Trimëria!
"Natyrisht, burrëria lidhet me aktin e 7 prillit, rezistencën e mrekullueshme, që Abaz Aga në krye të besnikëve të mbretit Zog, dhe me urdhër të tij, i bënë hordhive fashiste.... theksoi Mean, duke shtuar se atë ditë i u zbardh faqja shqiptarëve dhe Mbretërisë së tyre, atë ditë Abaz Kupi hyri në histori. Mbasi, ai së bashku ushtarët dhe oficerin Mujo Ulqinaku, i zbrapësën disa herë italianët, duke shkruar epopen që pati jeohonë të madhe në Europë dhe SHBA."

Në fjalën e tij Mean, tha se "Mbreti Zog kurrë nuk ia harronte burrërinë dhe besnikërinë që ai tregoi në atë luftë atij dhe Shqipërisë, por, nderin më të madh atë ditë Abaz Kupit ia bëri nacionalizmës shqiptare. Aq sa që nga ai moment aleatët tanë historik, gjithmonë ia njohën vlerat e luftës antifashiste të Abaz Kupit, e nëpërmjet tij dhe zogizmit e nacionalizmit shqiptarë, për këtë tha Mean, mjaftojmë të lexojmë librin e Xhulijan Emra, dhe të kuptojmë se me sa respekt dhe nderim ata kanë trajtuar atë si një mik i vërtet i perendimit.

Më tej ai tha se "Megjithse me ndihmën e aleatëve të perendimit, Kupi, arrin të largohet nga Shqipëria, para pushtimit komunist, fatkeqësisht, duke lënë pjesën më të madhe të familjes nën kthetrat e këtij pushtimi, mbasi prej këtu filloi edhe kalvari i emigrimit, të tij dhe sagës së vuajtjeve të gruas, të birit, dhe vajzave të tij - që mbeten nën Shqipërinë komuniste, për të cilën ju jeni të gjithë dëshmitarë, e mund të flisni më shumë, duhet thënë se e gjithë veprimtaria e tij dhe e familjes së tij në emigrim, është e përshkruar nga ajo besa dhe përkushtimi ndaj Mbretërisë, gjithmonë në shërbim të Shqipërisë"

Mirëpo, u shpreh Lurian Mean, nëkryetari i Forumit Rinor të Partisë, Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri, ishin bishat e kuqe, që nuk i kursyen shpagën familjes së tij të ngelur në Shqipëri, me dekada në interrnime dhe burgjet famëkeqe të diktarurës, por, që ata, pinjoll të Abaz Kupit, që unë pata fatin të rritem me një pjesë të tyre në kampin e interrnimit në Gradishtë - Lushnje, kurrë nuk iu përulën presekutimit të egër komunist. 
Në emër të shoqatës Vatra, foli kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj. Në fillim të fjalës së tij Dr. Buçaj, tha se është nder për ne vatranët, të gjithë atdhetarët e patriotët, të nderojmë së bashku këtë figurë të shquar të nacionalizmit shqiptarë, duke përgëzuar familjen Kupi, mbrëtërorët dhe legalistëtët, që për çdo vjet organizojnë këtë ceremoni përkujtimore në SHBA. "Kupi, u shpreh Buçaj, është bërë simbol i qëndresës, kundra pushtimit fashist të Shqipërisë - prej Italisë fashiste".

Më pas ai tha se Vatranët, do të vazhdojnë duke kujtuar gjeneral Abaz Kupin, ashtu si dhe figurat e tjera me vlera kombëtare, duke shprehur edhe respektin e nderimin tonë, për këto figura markante të çështjes kombëtare, me dëshirën që ato tani, të "riatdhesohen", pra, të marrin vendin e merituar në vendlindjen e tyre në Shqipëri.

Sipas, Dr. Buçajt, në një shtet që tashmë është i lirë prej komunizmit, edhe Legaliteti, duhet të "riatdhesohet", megjithse, Shqipëria, ende nuk është një vend krejt demokratik, sepse dhe vetë procesi i demokratizimit, të Shqipërisë, i atij tranzicioni të tejëzgjatur, është në zhvillim e sipër, por, me kënaqësi mund të themi; se ai po ecën, pak me më shpejtësi, se më parë".

Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, foli edhe për bashkimin kombëtar. "Duke e nisur atë në mënyrë institucionale dhe demokratike, e cila fillon tha ai qysh me vlersimin dhe dhënë vendin e merituar edhe këtyre figurave kombëtare, dhe unismin e sistemit shkollor, aktiviteteve sportive kombëtare, me të gjitha trojet shqiptare, i paraprijmë bashkimit kombëtarë".

Kryetari i shoqatës Çamëria për SHBA, zoti Edrit Mergjushi duke shprehur kënaqësin që po merrte pjesë në këtë përkujtimore në nderim të gjeneral Abaz Kupit, e vlersoi Kupi, si një patriot të vërtetë, një atdhetar i vërtet, qëndrestar dhe simbol i luftës kundra fashizmit italian.

"Figura të tilla; si Abaz Kupi dhe Teme Sejko, tha ndër të tjera Mergjushi, nga diktatura komuniste u lanë në harresë, por, kujtimi i tyre mbeti gjallë dhe është i pa harruar".

Ish gazetari i Zërit të Amerikës, zoti Gjek Gjonlekaj, duke sjellur kujtime nga jeta e Kupit, kujtojë se këto vite të vedekjes së tij, janë 36 vjet, kur u "zhduk" si një meteorë nga kjo botë, Abaz Kupi. Vdekjen e tij e lajmëruan të gjitha radiostacionet shqiptare të asaj kohe,deri tek "Zëri i Amerikës" e kishin lajmin kryesorë, vdekjen e Abaz Kupit

Sipas, Gjonlekës,"Abaz Kupi, është më i madh se sa e dimë të gjithë ne, më shumë se sa e dinë të gjithë shqiptarët, sepse, arkivat shqiptare të shtetit shqiptarë, qëndruan të mbyllyra pothuajse se 50 vjet, duke mos e lënë të studjohet aq sa duhet përsonaliteti i tij."

Megjithatë, Zoti Gjonleka, mendon se me rastin e 100 - vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, "Luani" i Krujës, e meriton të nderohet, sepse, sipas tij jo rastësisht ai ka lindur dhe ka vepruar thuajse tërë jetën, prej atij vendi; ku ka vepruar dhe luftuar Heroi ynë kombëtar, i gjithë kohërave Gjergjë Kastrioti - Skëndërbeu,

Në fund, Gjonleka, sugjeroi, historianët dhe studiuesit shqiptarë, sidomos ata në Angli dhe SHBA, që të studion mirë rolin dhe kontributin e Abaz Kupit, në luftën për liri dhe bashkimin kombëtar. Kthimin e Abaz Kupit në Krujë, ai e quajti si "kthmin e dytë të një figure kaq të madhe, nga SHBA, mbas asaj të Faik Konicës, në 1995, në Shqipëri - duke shtuar se me nderimin e këtyre figruave, nderohet kombi shqiptarë, pra, nderohemi edhe vet ne, nderohet e gjithë Shqipëria".

Ceremonin e përkujtimit të të figurës Abaz Kupit, vijojë me fjalë përshëndetëse nga të pranishmit 

Shkrimtari Hasan Kostreci, duke folur në këtë përkujtimore, tha se ai ka qenë i frymëzuar gjatë viti 2011, me disa ngjarje, të cilat lanë vend në mremorien e tij. Në këtë kontekst ai përmendi edhe librin e Blendi Fevziut "Enver Hoxha", duke e konsideruar atë një ngjarje të madhe, sipas tij për të presekutuarit.

"Mbasi, libri i Fevziut, për diktatorin Hoxha, u shpreh zoti Kostreci, ishte libri i parë, që mbas 20 vjetësh me fakte e demaskon diktatorin Enver Hoxha". Për këtë dhe rëndësia e këtij libri, ishte e justifikueshme, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e tjerë, dhe kjo rëndësi duhet t'i jepet edhe këtu në SHBA, mbasi aty janë emrat edhe të figurave të tilla si Abaz Kupi", tha zoti Kostreci, i cili është vetë autor i disa librave dhe shkrimeve me këtë temë. 


Tubimi komemorativ u mbyll me një falemnderim nga i biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalë i Abaz Kupit, që mbeti në Shqipëri, dhe nuk pati fat që t'i hidhte një dorë dhe të atit. Djali i nacionalistit të flakët të luftës së Dytë Botërore Abaz Kupi,(Fatbardhi(Bardhi) ka qenë i burgosur politik, i cili qe dënuar vite më parë, me akuzën e ngritur kundër e tij nga Filip Çakulli, kur ai ishte gjimnazist. Ai do të dënohej nga ekspertiza letrare e Çakullit, me 8 vjet burg, për një hartim të tij në gjimnaz, me titull “Gëzuar Vitin e Ri”). 

Homazhi tradicional, që u zhvillua mesditën e së shtunës në varrezat publike "Maple Grove Cementry" në Kew Graden(Queens) ku morën pjesë anëtarët e familjes e Kupi,- nipa e mbesa, të afërm të tij, atdhetar, patriot, demokrat shqiptarë në mërgim, mbretëror dhe legalista, u zhvendos pranë varrit ku prehen eshtrat e gjeneral Abaz Kupit. Aty ata vendosën kurora me lule të freskta dhe buqeta lulesh, në emër të tyre.

Kurora me lule të freskëta, u vendosën nga familja Kupi, Ndreca, Dani dhe partia Lëvizja e Legalitetit. Ndërsa, nën kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit, zoti Ahmet Hoti, lexojë një poezi shkruar për Abaz Kupin nga një bashkëqytetar i tij - zoti Lutfi Qesja. Kujtime nga jeta e Abaz Kupit dhe familjes Kupi, solli para varrit të tij edhe veprimtari i dalluar i komunitetit, zoti Zef Balaj.

"Po e mbyllim këtë përkujtimore para varrit të gjeneral Abaz Kupit, tha kreu i Legalistëve në New York, Hakik Mean, duke ju falenderuar për pjesmarrjen, dhe në të njëjtën kohë duke bërë thirrje për të punuar pa mëdyshje drejt bashkimit kombëtar, si e vetmja alternative kombëtare, e cila duhet të jet në projektin e çdo formacioni politik shqiptar, e në veçanti çështja e shenjtë e Çamërisë, e cila është pjesë thelbësore e finalizimit të bashkimit kombëtar dhe kërkon përqëndrim më të madh energjish, sot për sot më shumë se në çdo trevë tjetër etnike shqiptare, duke pas parasysh faktin se çështja e Çamërisë lë shumë për të dëshiruar në krahasim me viset e tjera etnike shqiptare, e sidomos krahasuar më atë të Kosovës, e cila ka avancuar kënaqshëm, por që në legalistët e shohim të përfunduar vetëm atëhere kur t'i bashkohet Shqipërisë Londineze."

Familja Mulosmani, shoqëruar nga miq e dashamirë të kësaj familje, bëri homazh e kreu një lutje fetare në varret e patriotëve, nacionalistëve të nderuar, ish- Ministrit të Oborrit Abedin Mulosmanaj, Hysen Mulosmanaj dhe Skënder Mulosmanaj, të cilat ndodhen në të njëjtin kompleks varrezash.
Abaz Kupi (Bazi i Canës)
Lindi në Krujë më 1891 dhe u edukua me ndjenja patriotike. Me formimin e qeverisë kombëtare të Lushnjës, së bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai mori pjesë në luftën kundër malazezeve në Koplik. Shërbeu si komandant i xhandarmerisë në Kruje me gradën e kapitenit. Më vonë u gradua major dhe shërbeu në Durrës. Në ditët e agresionit fashist italian kundër vendit tonë, më 7 prill 1939, A. Kupi udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak te Durrësit. Me pushtimin e Shqipërisë u largua në Turqi. Me ndihmen e një oficeri anglez shkoi në Jugosllavi për të formuar Frontin e Rezistencës me përkrahjen e ambasadës angleze në Beograd. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga gjermanët, së bashku me Gani Kryeziun e Mustafa Gjinishin, Kupi u rikthye në Shqipëri për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit. 
Abaz Kupi ishte një nder organizatoret dhe pjesëmarrësit kryesore të Konferencës së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANC. Me idenë e zgjerimit dhe të forcimit të frontit të përbashkët të luftës antifashiste, ai u bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943 për të arritur bashkëpunimin midis Frontit Nacional çlirimtar dhe Ballit Kombëtar. Kur E. Hoxha hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes, Abaz Kupi u largua nga Fronti dhe në nëntor 1943 formoi Legalitetin. Pas kësaj udhëheqja e PKSH urdhëroi asgjësimin fizik të Abaz Kupit. Megjithatë ai iu shmang luftës civile të nxitur nga komunistet. Në fillim te nëntorit 1944 u largua nga atdheu. Në emigracion u aktivizua në komitetin "Shqipëria e Lire".
Vdiq në 9 janar 1976 në Queens, New York - SHBA.

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, z Hakik Mean,
Nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, z Ahmet Hoti,
Lurian Mean, nëkryetari i Forumit Rinor të Partisë, Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri,
Kryetari i Vatrës Dr Gjon Buçaj
Kryetari i shoqatës Çamëria për SHBA, zoti Edrit Mergjushi 
Ish gazetari i Zërit të Amerikës, zoti Gjek Gjonlekaj,
Nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, z Ahmet Hoti,
Shkrimtari Hasan Kostreci
I biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalë i Abaz Kupit, që mbeti në Shqipëri, dhe nuk pati fat që t'i hidhte një dorë dhe të atit.
Ndrec Gjergji veterani legalist
Bashkëvuajtësit: Fatbardh Kupi, Men Mean, dhe Esat Çoku
Kryetari dhe nën kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit , Mean, dhe Hoti
Veprimtari i dalluar Zef Balaj duke folur para varrit të Abaz Kupit