New York : Polica arreston vraresin e n jë fëmijë mbas 33 viteve

[email protected] Fri, 25 May 2012 07:35:05 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
New  York : Polica arreston vraresin e një fëmijë mbas 33 viteve 
 
 
NEW YORK CITY : (Bota Sot) Numëri 1 i policisë së  New Yorkut,  Komisioneri 
Ray Kelly,  lëshoi sot një deklaratë, për median menjëherë pas arrestimit 
këtë mëngjes, të  një personi, i cili dyoshet; se ai ka vrarë 33 vite më parë 
një fëmijë të moshës  6 vjeç , në vitin 1979. Zoti Kelly tha se "Një 
individ tani po mbahet në  paraburgim, mbasi ai ka bërë deklarata të tij të para 
hetuesve të New York  Police Department, dhe se ai është i përfshirë në 
zhdukjen dhe vdekjen e Etan  Patz, 33 vjet më parë." tha Kelly, duke shtuar se :" 
Ne po presim që ky person  të japë detaje të mëtejshme më vonë gjatë 
marrjes në pyetje nga hetuesit tanë".  Sipas shtypit njujorkerz, thuhet se i 
dyshuari, quhet Pedro Hernandez, është  latinë dhe u kap dje në qytetin Camden, 
të New Jersey. 
Polica, tha se muajin e kaluar, zhdukja e  Etan Patz, u fut përsëri në 
qendër të vëmendjes së shërbimeve sekrete kombëtare  amerikane, kur dy axhenistë 
më të mëdha  FBI dhe NYPD, patën filluar, për të hetuar në një bodrum në 
lagjen e  Manhattanit - Soho, duke  përdorur  disa prova të gjetura nga një 
njeri "duarartë", i cili kishte lënë shenjat e  gishtave dhe ishte mik me 
familjen e djalit 6-vjeçarë, të konsideruar i humbur.  
Etan Patz  ishte zhdukur, ndërsa ai 33 vite më parë po kalonte në këmbë nga 
një rrugë pranë  shtëpisë së  tij - në Rrugën Prince,  disa blloqe nga ku 
ishte stacioni i autobusit shkollor. Zhdukja e tij bëri një  lëvizje 
mbarëkombëtare, tek policia, e cila u angazhua maksimalisht për të  gjetur fëmijën e 
humbur , por deri dje "opericioni" për gjetjen e tij nuk kishte  patur 
sukses. Në muajin Prill të këtij viti, u bë ri-hapja e çështjes, e cila  zgjoi 
emocionet e vjetra, sidomos për prindërit Etan, të cilët kurrë nuk i  
"hiqnin"syt e tyre, sa hare kalonin aty nga ajo papafingo, ku kishte kaluar për  
herë të fundit djali i tyre. Ata thonin gjithmonë se " shpresonin që djali i  
tyre një ditë do të kthehej".  
Raportet e  gazetës njujorkeze  New York Times,  citojnë  një zyrtar i 
zbatimit të  ligjit, i cili u ka thënë atyre, se hetuesit dhe agjentët e FBI-u, 
e ndoqën me  shumë kujdes, hetimin gjatë këtij muaji, duke theksuar se 
kishin pasur të dhëna  që njeriu që u kishte dhënë informacionin për hetuesit, 
nuk ishte e i përfsihrë  në asnjë nga të dhënat e mëparshme publike. Por, një 
tjetër zyrtar i zbatimit të  ligjit i tha NY Times, se prokurorët dhe 
hetuesit kishin ruajtur disa prova të  njeriut që duket se kishte shkrehur 
revolverin, por gazetarve u thuhej e  kundërta, e këtij versioni, gjoja se hetusit 
nuk kan prova  ".  
Personi në fjalë duke shtuar ka thënë se Hernandez ishte  konsideruar si" 
njëri prej të dyshuarve dhe po kontaktohej në mënyrë të fshehtë  prej 
hetuesve, pa i dhënë atij të kuptojë sepse po bëhej fjalë. Një zyrtar i  policisë 
së New Yorkut, tha se, edhe pse ai(dorazi) nuk ishte menjëherë i qartë,  në 
pohimet e tij me hetusin e fshehtë,  kur ai u bë objekt i interesit të tyre, 
poliicia bëri arrestimin e tij. "  Një burim tregon se mbas  DNA edhe  vetë 
Hernandez pranoi para hetuesve se: "Unë e bëra atë vrasje para 33  viteve." 
Sipas  gazetës New York Post , "njeriu që u arrestua dhe po mbahet në burg 
u tha  hetuesve sot,  se ai 33 vite më parë  e patë "gënjyer"  djalin me  
karamele, dhe disa lodra, deri sa e futi atë në bodrum dhe goditi me armë  
zajrri, Mbasi  e vrau, ai e copëtoj  trupin e tij dhe e futi në qese plastike, 
duke e heudhur në kazanin e grumbullit  të plehrave". Një hetues i tha kësaj 
gazete sot se ky njeri ishte i njohur për  hetuesit, dhe ka jetuar në 
lagjen Patz në kohën e zhdukjes së djalit.  " 
Kjo  kthesë e papritur e hetimeve 33 vjeçare, i jep NYPD një shans për të 
rishpallur  vrarësin e vërtet të çështjes misterioze të mbajtur nën kontroll 
nga FBI, e cila  kishte marrë rolin udhëheqës gjatë hetimeve në Rrugën 
Prince në SoHo, muajin e  kaluar. Policët vendorë thuhet se ishin të pakënaqur me 
çdo sugjerim të FBI ,  kur thuhej se ata kishin vënë re një të dyshuar në 
rastin, ose kur thonin se  Polica e New Yorkut, kishte "dështuar" në mënyrë 
të përshtatshme për të hetuar  raportet. FBI thoshte se "ka pasur derdhje" të 
informacionit nga të dhënat  konkrete në këtë ndërtesë në kohën e zhdukjes 
së Etan.  
FBI  kishte ri-intervistuar dhe marrë në hetim për këtë ngjarje dhjetëra 
persona. Në  mesin e tyre ishte edhe një i dyshuar i quajtur Othnieli Miller, 
pas tij u morë  në pyetje edhe ish-gruaja e tij e cila pohoi se ai në atë 
kohë përdhunoi një  mbesën saj në moshë të re.  
Etan Patz u deklarua nga NYPD dhe FBI i vdekur në vitin 2001, dhe i  
dyshuari  kryesor, më parë ka qenë  Jose Ramos, një banor i lagjes Drifter Village 
East. Policia, mendoi se "ai u  gjet përgjegjës për vdekjen e Etan në një 
rast të vitit 2004 , në bazë të  informacionit nga një telefonatë anonime, 
ndonëse Ramos gjithmonë shpalli  vetpafajësinë e tij (ai tha se ai kurr  nuk 
mund të ketë marrë një djalë që mund të ketë qenë Etan në apartamentin e tij  
për seks,  pastaj policias e liroi  atë). Ramos ka kryer një dënim me burg 
për ngacmim të fëmijëve, por jo të këtij  rasti tha policia./Beqir SINA/ 

NYPD Releases Surveillance Video  Of... 
(http://newyork.cbslocal.com/video/7323704-2-in-the-kitchen-southern-caesar-salad-topped-with-roasted-corn-salsa
/) 


video 
_http://www.usatoday.com/news/nation/story/2012-04-20/nyc-search-etan-patz/54443044/1_ 
(http://www.usatoday.com/news/nation/story/2012-04-20/nyc-search-etan-patz/54443044/1) 



FBI



1




2



3







4



5


6



7