New York : U shenua 129 - Vjetori i “Ures se Brooklynit”
[email protected] Sat, 26 May 2012 10:39:49 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
New York : U shenua 129 - Vjetori i “Ures se Brooklynit” BEQIR SINA , Brooklyn NY Punimet per ndertimin e “Ures se Brooklynit”, zgjaten 13 vjet dhe kushtuan ne ate kohe 15 milione dollare, Ura e Bruklin-it, eshte quajtur nje nga 7 mrekullite e Botes Moderne dhe eshte nje nder pesembedhjete urat me te famshme ne Bote BROOKLYN NEW YORK CITY : Nje nga monumentet artitekturore me te njohura te Amerikes, dhe nje nder 10 urat me te fameshme ne bote, ose nje nder Shtate Mrekullite e Botes, Ura “Brooklyn” festoi, sot 129- vjetorin e ndertimit te saj. Pergjate te gjithe dites sot jane zhvilluar aktivitete festive, duke perfshire ketu edhe nje spektakel speciale me fishekzjarre mbi ure dhe nga nje koncert te madh po tek Ura "Brooklyn". Kjo ngjarje festohet ne te dy anet e ures dhe zemern e qytetit te Manhattanit, “Big Apple”, me koncerte dhe fishekzjarre te shumte. Festa e madhe e cila po shoqerohet me nje spektakel natyror te mrekullueshem zgjate pese dite, dhe terheqe per çdo vite me miliona kurreshtare nga te pesta lagjet e qytetit te 12 milione banoreve. Ura e Brooklynit, eshte nje nga urat me te vjetra ne Shtetet e Bashkuara. Perfunduar ne 1883, ajo lidh dy brigjet qytetit te ishullit New York, Manhattan dhe Brooklyn me mbi lumin East River. Me nje hapesire te bollshme me gjashte korsi , ne te dy krahet..Ura ka nje vendkalim te gjere e te hapur per kembesoret dhe çiklisteve. Ura eshte e ndertuar me dy kate me te njejtat korsi ne dy krahet ka kater linja hekurudhore vajtje dhe ardhje. Ura eshte e gjate sipas sistemit te matjes amerikane 1,595.5 feet ose e barabart me 486,3 m, dhe deri ne vitin 1903 ishte ura me e gjate ne bote dhe e para ure çeliku ne bote. Emri i saj origjinal fillimisht ishte nje bashkim i emrave New York, Brooklyn Bridge si dhe East River Bridge , deri sa ajo u mbiquajt nga ky "bashkim" emrash" Brooklyn Bridge, nje emer qe ajo mban edhe sot e kesaj dite qe nga 25 janari i hershm i vitit 1867. Ndersa me shkronja te medha metali ne dy pllaka ne dy prej kembeve te saj ne lexojme "Eagle Daily Brooklyn". Dhe, me kete emer eshte quajtur formalisht dhe zyrtarisht nga qyteti dhe qeveria qysh ne vitin 1915. Qe nga hapja e saj, ajo eshte bere nje ikone e qytetit te Nju Jorkut, dhe u caktua nje pike referimi historik kombetar ne vitin 1964 si dhe e rendesisheme per studimin e inxhinierise civile ne vitin 1972. Ajo eshte bere pjese e Muzeut Historik Kombetar Ura e “Brooklyn-it" njihet edhe per shkak te fishekzjarreve te famshme qe shperthejne mbi te naten e nderrimit te viteve, si dhe eshte nje nga atraksionet me interesante kulturore per mijera turiste, nga e gjithe bota. Kjo ure vizitohet ose pershkrohet çdo dite nga rreth 100 mije njerez Ky vendkalim merr nje rendesi te veçante ne kohe te veshtira kur mjetet e zakonshme te kalimit te lumit Lindor(East River) jane te padisponueshem - ashtu si ka ndodhur gjate disa nderprerjeve te energjise elektrike si dhe ajo me historikja pas sulmeve te 11 shtatorit, 2001. Pak histori nga Ura e Brooklynit...! Me 24 maj 1883, nen tingujt e bandave muzikore dhe fishekzjarreve u perurua Ura e Bruklinit ne qytetin e Nju Jorkut. Veper e arkitektit gjerman John Augustus Roebling, Ura eshte sipas sistemit te matjes amerikane 1,595.5 feet ose e barabart me 486,3 m. Dhe eshte e vendosur ne dy kembe mbi lumin East River, dhe lidh Mahnatanin dhe Brooklynin. Ne ate kohe ishte ura e varur me te gjate ne bote, dhe evetmja prej çeliku. Punimet per ndertimin e “Ures se Brooklynit”, zgjaten 13 vjet dhe kushtuan ne ate kohe 15 milione dollare, ç’ka, po t’i konvertosh me vleren e sotme te dollarit, do te kushtonte rreth 15 miliarde te tille. Ne fillim, shume njerez i shmangeshin perdorimit te saj nga frika se mund te shembej. Per te krijuar besimin te njerezit, drejtuesit e bashkise i kerkuan pronarit te nje cirku, qe te marshonte bashke me 21 elefante neper uren e Bruklinit. Kjo edhe i dha fund shqetesimeve te qytetareve se ura mund te shembej. Ura e Bruklinit, frymezoi edhe gjigantin e letrave Majakovski, i cili ka shkruar nje poeme qe ia shton edhe me shume madheshtine kesaj ure. Kur eshte hapur per here te pare, ne vitin 1883, kjo ure ka qene gjashte here me e madhe se çdo ure tjeter ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ura e Bruklinit mori pjese edhe ne ekspoziten e madhe me fotografi te titulluar “ Gjurmet e Nju Jorkut”. Ekspozita me 81 fotografi te Nju Jorkut qe kishte per qellim shenimin e 40-vjetorit te Aktit per Mbrojtjen e Monumenteve te Nju Jorkut, ishte e sponsorizuar nga Zyra per Arsim dhe Kulture, prane Departamentit te Shtetit Amerikan. Ekspozita qe eshte prezentuar ne me shume se 50 vende te botes, paraqet gjallerine, diversitetin dhe historine e Nju Jorkut. Fotografite e Nju Jorkut, e shfaqin diversitetin e tyre me ndertesat civile, fabrika, zyra, universitete, muzeume, parqe, objekte fetare e shume te tjera. Duke shfaqur strukturat e njohura siç jane Statuja e Lirise dhe Ura e Bruklinit, si dhe me pak te njohurat si Little Red Lighthouse ne Menheten, ekspozita iu mundeson shikuesve historine e Nju Jorkut, aspiratat dhe vlerat e popullit amerikan qe nga 1640, e deri me sot. Qyteti ishull (Manhattan) ka disa ura sot qe e lidhin ishullin me brigjet e Hudson River me shtetin e Nju Xhersit, nje ure “G.W.Bridge” dhe me dy tunele; “Lincoln Tunnel” dhe “Holand Tunnel”. Dy ura te tjera e lidhin po ashtu kete ishull me Bronx-in “Triborough Bridge”, qe shkon edhe ne Queens dhe “Harlem Bridge”. Me Queens-in e lidhin tri ura “Tr.Bridge”, “ Queensboro Bridge” dhe “Williamsburg Bridge” dhe tuneli “Midtown Tunnel”. Me Brooklyn e lidhin dy urat e famshme; “Brooklyn Bridge” e “Manhattan Bridge” si dhe tri tunele; “Battery Tunnel”, “Brooklyn Tunnel” e “Manhattan Tunel” . (Tunelet kalojne te gjithe nen lume.) Duhet permendur ketu fakti se Ura e Bruklin-it, eshte quajtur nje nga 7 mrekullite e Botes Modernedhe eshte nje nder pesembedhjete urat me te famshme ne Bote. Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge! Brooklyn Bridge!
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 209.5 KB) - not displayed