Goneta: “Jam pjese e popullit me te bukur ne Evrope”

[email protected] Wed, 30 May 2012 07:27:18 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://revistakuvendi.org/?p=941_ (http://revistakuvendi.org/?p=941) 
_revistakuvendi.org »  Goneta: “Jam pjesë e popullit më të bukur në Evropë”
_ (http://revistakuvendi.org/?p=941)  
Goneta: “Jam pjesë e popullit më të bukur në Evropë”
 
Sevdail Tahiri 
 

 
Goneta Jakurti, bukuroshja me prejardhje nga Kosova, kandidate në  finalen 
e “Miss Earth Schweiz ”
Bukuroshja shqiptare në Zvicër, Goneta Jakurti hyn si  favorite në finalen 
e garës së bukurisë “Miss Miss Earth Schweiz ”, që pritet të  mbahet më 2 
qershor në Cyrih. 
Edhe pse konkurrenca është e fort për Goneta Jakurti duket të mos jetë 
ndonjë  pengesë. 
18-vjeçarja në një intervistë për albinfo.ch thotë të ketë vetëbesim në 
vete  dhe nuk dyshon që do jetë njëra ndër pretendentet kryesore për ta fituar  
titullin e “ Miss Miss Earth Schweiz ” 
Zgjedhja në finale për“ MIss Erath Schweiz“ vlerësohet njëra nga sukseset 
e  Gonetës. 
Ajo është bërë e njohur edhe nga imazh i fushatës “java kundër racizmit” 
që  është mbajtur në fund të marsit në Bernë. Pllakatet ku duken fytyrat me 
gjurmë  dhune të Gonetës dhe dy personave tjerë me prejardhje të huaj, kanë  
sensibilizuar zviceranët me problemin e diskriminimit racial. 
Ndërsa „Miss Earth Schweiz“ ka moton: Bukuria për një kauzë. Është një  
konkurs i bukurisë por për dallim nga „Miss Schweiz“, këtu kërkohet edhe  
angazhim i pjesëmarrëseve në projekte ambientale dhe humanitare. 
Bartësja e kurorës së“ Miss Earth Schweiz“ obligohet që gjatë mandatit të  
sajë të realizojë, të paktën një projekt në njërën nga këto dy fusha. 
Goneta Jakurti, e lindur 24 shtator 1993 në Langenthal Zvicër, me prindër  
shqiptarë nga Kosova, këto ditë e përfundon shkollën e mesme komerciale,  
drejtimi bankier. 
Padyshim se bukuroshes shqiptare me prejardhje nga Kosova i duhet 
mbështetja  nëpërmjet votimeve. Votimi fillon prej sot, shih linkun më poshtë: 
_http://missearthswitzerland.ch/de/goneta-jakurti_ 
(http://missearthswitzerland.ch/de/goneta-jakurti)  
albinfo.ch: Cilat janë ambiciet tua, do ta përfaqësoni  Zvicrën në Miss 
Earth? 
Goneta Jakurti: Natyrisht se do të isha shumë e lumtur po të  më jepet kjo 
mundësi. Dhe nëse zgjidhem nuk do të jem e befasuar sepse jam pjesë  e 
popullit më të bukur në Evropë. 
albinfo.ch: Mos ndoshta dyshoni në përzgjedhjen tuaj për  shkak të 
origjinës kosovare? 
Goneta Jakurti: Jo nuk besoj se do të më bëhet e padrejtë.  Në zgjedhjet e 
tilla ka shumë aspekte që ndikojnë dhe në fund janë anëtaret e  Jurisë të 
cilët padyshim se kanë nga diçka të përbashkët sikurse edhe janë të  ndryshëm. 
Sidoqoftë unë nëse zgjidhem do të ndjehem shumë e lumtur e nëse nuk  
zgjidhem ju siguroj se do të më zërë gjumi posa të kthehem në shtëpi. 
albinfo.ch: Për çfarë konkurrence bëhet fjalë, ka ndonjë  garuese tjetër 
shqiptare? 
Goneta Jakurti: Jo kësaj radhe jam e vetmja vajzë shqiptare.  Përndryshe të 
gjitha vajzat që marrin pjesë janë përafërsisht të njëjta për nga  mosha, 
të gjitha janë të bukura, sjellin kualitete përafërsisht të njëjta dhe  
secila ka dëshirë të fitojë titullin e “Miss Erath”. Unë jam njëra nga ato. 
albinfo.ch: Mendoni se tashmë keni hyrë në botën e artit të  bukurisë? 
Goneta Jakurti: Mendoj se kësaj radhe më është dhënë një  mundësi e 
veçantë. Se a do t’ia dal mbetet të shohim. Natyrisht se do të ishte  një rast 
shumë i mirë për mua, do të ishte një eksperiencë shumë interesante dhe  një 
përgjegjësi që me dëshirë do ta merrja mbi vete, e bindur se është një  detyrë 
që do ta kryeja me shumë sukses. 
albinfo.ch: Në çka i besoni vetes? 
Goneta Jakurti: Para së gjithash në Personalitetin tim: Kam  vetëbesimin e 
nevojshëm, jam e përgjegjshme dhe ambicioze. 
albinfo.ch: Me çka merret Goneta përveç modës dhe  evenimenteve të 
bukurisë? 
Goneta Jakurti: Përkrah këtyre aktiviteteve që i përmendët,  unë kam një 
profesion që e dua dhe më bën kënaqësi. Këto ditë jam para  diplomimit në 
shkollën e mesme komerciale („Kaufmänische Ausbildung“) në bankën  UBS. Merrem 
me aktivitete sportive dhe i kam pasion gjuhët e huaja. I flas  rrjedhshëm 
pesë gjuhë. 
albinfo.ch: Çka do t’i këshilloni moshataret tuaja, si  arrihet suksesi? 
Goneta Jakurti: Mendoj se për të arritur suksese, përpos  talentit dhe 
gatishmërisë për punë duhet të besosh në vetveten, të provosh edhe  atëherë kur 
mendon se ka pak gjasa dhe të mos lëndohesh edhe kur humbë. 
albinfo.ch: Cili është suksesi më i madh që e keni arritur  deri tani në 
botën e artit të bukurisë? 
Goneta Jakurti: Kam pasur shumë suksese deri më tani. Një që  më ka bërë 
kënaqësi të veçantë është përzgjedhja para ca kohësh si model në  fushatën 
kundër racizmit, organizuar nga departamenti për integrim i qytetit të  Bernës. 
Kjo fushatë pati jehonë të jashtëzakonshme. Edhe zgjedhja në finale për  “
MIss Erath Schweiz” është në vazhdën e sukseseve të mia të deritanishme. 
albinfo.ch: Goneta dëshiron të ketë një karrierë vetëm si  modele, apo ka 
ndonjë synim tjetër profesional? 
Goneta Jakurti: Kam synime të qarta profesionale. Unë tashmë  kam marrë 
kontratën e punës në bankën ku po e përfundoj shkollimin e mesëm, për  t’u 
specializuar në fushën e investimeve. Përkrah kësaj do të vazhdoj të merrem  me 
aktivitete në fushën e modës dhe në spektakle të bukurisë.