Joey "Jaws" Chestnut Amerikani qe ha 68 hot dog per 10 minuta

[email protected] Fri, 6 Jul 2012 08:16:39 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://ina-online.net/lifetyle/18951.html_ 
(http://ina-online.net/lifetyle/18951.html) 
Joey "Jaws" Chestnut Amerikani që ha 68 hot dog për 10  minuta
 
 
 

BEQIR SINA, Brooklyn NY



 
 
 
Konkursi kush ha më shumë Hot Dog ka qenë një traditë  për 97 vjet në New 
York
 
 
 




Bensonhurst  Brooklyn, NY, 4 Korrik 2012 -(INA) Me 68 hot dog të  hëngura 
për 10 minuta, Joey Chestnut rikonfirmohet për të gjashtën herë në radhë  
kampioni i Shteteve të Bashkuara. Gara u zhvillua në 4 korrik 2012 në Brooklyn 
-  New York, plazhin më të populluar në Coney Island dhe u ndoq nga 40 mijë  
pushues.

Garën e transmetuan kanalet televizive më prestigjoze në SHBA, dhe kanali  
më i madh sportiv amerikan ESPN . 

 
 
      Gara u zhvillua mes 30 konkurenteve, për  femra dhe meshkuj të 
zgjedhur nga e gjithë SHBA dhe Kanadaja se kush mund të ha  më shumë hot dog në 
një kohë sa më të shkurtër.

 
 
     Joey "Jaws" Chestnut fitoi për të kështu për  gjashtën herë në radhë 
konkursin Famous Nathan's për personin që ha sa më shumë  "salçiçe me panine 
- hot dog" në Coney Island - Brooklyn New York. 

 
    Kampioni nga San Jose i Californisë në 10 minuta hëngri  68 hot dog ose 
si mund të quhen në shqip salçiçe me panine, pa pësuar asnjë  problem gjatë 
gjithë garës u ndije mjaft normal. ."Ndihem mirë, ajo ishte një  fitore e 
madhe," tha Chestnuts pas konkursit, duke shtuar se ai dëshironte që në  të 
ardhmen të thyej rekordin . 

 
 
    Vendi i dytë i takoi Tim Janus të Nju Jorkut me 52 Hot  Dog, dhe ka 
fituar 5000 dollarë. Vendi i tretë shkoi për Patrick Bertoletti i  Çikagos me 
51 Hot Dog i cili fitoi 2500 dollar

 
 
      Kapmioni i Amerikës për të ngrënë, Joey  "Jaws" Chestnut, i cili 
fitoi valixhen me 10.000 dollarë dhe rripin e kampionit,  ka treguar edhe kësaj 
rradhe se ai është i pandalshm, ai është pa konkurrues  thekson shtypi 
amerikan . Mbasi në vendin e dytë përfundojë Tim Janus me 52 hot  dog - salçiçe 
me panine, pa i sjell Chestnut-it, ndonjë "kokëçarje" se mundet të  ia 
merrnin garën.


 
 
  Joey "Jaws" Chestnut, është 28 vjeç 6.5 feet i gjatë dhe 210 paund 


Ndërkohë për femra e para doli Sonya "Black Widow"  Thomas, nga 
Aleksandria, Virginia, e cila e mbrojti titullin e saj në  konkurrencën e femrave, duke 
ngrënë 45 hot dog - salçiçe me panine, në 10  minuta, pra pesë më shumë se 
ajo e hëngri vitin e kaluar. Edhe Sonya "Black  Widow" Thomas, fitoi 
valixhen me 10.000 dollarë dhe rripin e kampionit, për  femrat.


 
 
     Juliet Lee, nga Germantown, Meryland, mori vendin  e dytë me 33 Hot 
Dog të hëngura në 10 minuta dhe fitoi 5000 dollar. Lee  gjithashtu fitoi 
vendin e dytë të vitit të kaluar. Vendi i tretë i takoi  Michelle Lesco, nga 
Tuscon, i Arizonës, e cila ka marrë 2500 dollarë


 
 
  Sonya "Black Widow" Thomas, koreano - amerikane është 38 vjeçe, e  gjatë 
5.5 feet dhe peshon 140 paund. 

 
 
     Konkursi i Famous Nathan-s i të ngrënit Hot Dog ka  një një traditë, e 
cila zhvillohet në ditën e festës së 4 Korrikut pavarësisë së  Shteteve të 
Bashkuara për 97 vjet. Konkursi kërkon ngrënësit të hanë sa më shumë  Hot 
Dog në 10 minuta.

 
 
      Konkurimi,mbahet në restorantin e kompanisë Famous Nathans në 
kryqëzimin e  rrugëve Surf dhe Stillwell në Coney Island, Brooklyn.

 
 
     Burrat dhe gratë konkurrojnë veçmas për titullin e Hot Dog Men dhe Hot 
Dog Women  duke fituar edhe "një çantë" me 10.000 dollarë për çdo  ndarje.


 
 
 




 

 

 
 
 
 
 








 

Joey Chestnut eats his way to  victory.


 
  

Sonya ‘Black Widow’ Thomas holds up her award.

   

Sonya ‘Black Widow’ Thomas (l.) races to eat more hot dogs  than 
competitor Juliet Lee.

   

Joey Chestnut shows off his winner’s  belt.










Five-time reigning champion Joey Chestnut celebrates after he wins his  
sixth Nathan's Famous Hot Dog Eating World Championship 

    1.    
    2.  
    3.  
    4.  t
    5.  
    6.  
    7.  
    8.  
    9.