New York : Shenohet dita kunder dhunes, vrasjeve, dhe armeve

[email protected] Fri, 10 Aug 2012 06:55:33 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
New  York : Shenohet dita kunder dhunes me arme, Mark Gjonaj i vendosur 
kundra  vrasjeve dhe vjedhjeve ne qytet!   

BEQIR  SINA, New York 
Qindra  vete moren pjese ne tubimin me moton :"National Night out Against 
Crime - Nata  Kombetare Kundra Krimit"ne Zonen Elektorale 80-te, ku kandidone 
Mark  Gjonaj 
Pelham  Parkway Bronx NY:  Qindra banore te qytetit te Bronxit - New York, 
ia jane bashkuar mbreme  kandidatit shqiptare per ne Kuvendin e New Yorkut, 
zotit MARK GJONAJ- ne nje  manifestim kombetare organizuar kundra, vjedhjes, 
krimit - vrasjeve te fundit,  mbajtjes se armeve te zjarrit pa leje dhe 
perdorimit te tyre.   
Ne New York, rrethinat me te dhunshme te qytetit mijera qytetare dolen ne 
rruge  ne nje manifisetim proteste i cili u organizua ne gjithe SHBA. Tubimi 
me moton  :"National Night out Against Crime - Nata Kombetare Kundra 
Krimit", u mbajte ne  nje nga parqet me te frekuentuara te Zones Elektorale 80-te, 
pikerishte aty ku  edhe zoti Gjonaj ka vene kanidaturen e tij - Pelham 
Parkway North Lawn, dhe ku  jetojne me se shumti, emigrantet nga e gjithe bota. 
Zone, kjo qe njihet si  problematike per policine. 
Ne kete tubim qe e udhehoqi Mark Gjonaj, folen edhe autoritet vendore, 
udheheqes  te komuniteteve, lider fetar, senator dhe asamblemen te shtetit te 
New Yorkut,  perfaqesues te ketij qarku. Ky tubim ishte ne kuadrin e nje 
levizje kombetare,e  cila po zhvillohet kundra krimit dhe perdorimit te armeve te 
 zjarrit. 
Biznesmeni  shqiptare, nje veprimtare i dalluar i komunitetiti zoti Mark 
Gjonaj - tashme  kandidate per ne Kuvendin e New Yorkut zonen elektorale 
80-te, thote se ai  ndihet i prekur personalisht nga te shtenat qe çuan ne dy 
vrasjet fatale, te  javes se kaluar ne qytetin e Bronxit ku humben jeten dy 
persona nje femije 4  vjeç dhe nje tjeter 14 vjeç. Gjonaj i prekur nga humbja e 
jetes se femijes 4  vjeçar, beri nje donacion teper human me 6,000 dollar 
ne familjen e femijes, per  te ndihmuar ate qe te paguaje te pakten per 
shpenzimet e funeralit.   
Nderkohe, qe edhe shtypi amerikan e ka lartesuar personalitetin e 
shqiptarit  Mark Gjonaj, kandidati per ne Kuvendin e Nju Jorkut, per kete veprim. 
Donacioni  i Gjonajt ne New York, ka nxitur debate ne mediat amerikane dhe ato 
lokale, duke  ber thirrje per ndalimin e perdorimit te armeve dhe denimin e 
krimit.   

Tubimi me moton :"National Night out Against Crime - Nata Kombetare Kundra  
Krimit", u zhvillua ne nje kohe kur ketu ne Shtetet e Bashkuara po flitet 
shume  per vrasjet e fundit. Qytetaret amerikane te udhehequr nga organizatat 
per  luften kundra krimit dhe mbajtjes se armeve te zjarrit, po organizojne 
tubime  paqesore dhe manifestime, duke i denuar aktete te tilla ne te 
gjithe  vendin. 
Te gjitha keto erdhen mbas incidentit, kur nje person i armatosur vrau te 
dielen  gjashte persona ne nje tempull fetar ne Viskonsin te Shteteve te 
Bashkuara.,  incident i cili vjen vetem dy jave pas nje sulmi me arme zjarri ne 
Aurora te  Kolorados, ku u vrane 12 persona dhe 58 te tjere u plagosen, dhe 
ne menyre te  menjehershme reaguan, Presidenti Obama, qeveria e tij, senator 
, kongresmen, dhe  politikane te tjere ne SHBA, nderkohe, qe qytetaret vete 
jane perfshire ne  debate te ashpera kudo kundra krimit.  
Te  gjitha keto po ndodhin ndersa ligjet amerikane per armembajtjen po 
ndryshojne,  diskutimet rreth sigurise ne vendbanime te prekura nga krimi po  
vazhdojne. 
Mirepo, perkrahesit e kufizimeve per armembajtje jane te vetedijshem se 
grupet e  te drejtave per arme do te vazhdojne te sfidojne ligjshmerine e 
kufizimeve, por  mbeten optimiste se shumica e ligjeve per kete çeshtje do te 
ngelin ne  fuqi. 
Edhe kandidati shqiptare Mark Gjonaj per ne Kuvendin e New Yorkut, Zona  
Elektorale 80_te, thote se eshte i vendosur te "luftoje" deri ne fund krimin 
ne  qytet, vrasjet dhe vjedhjet, dhe te punoje me shume per permisimin e 
jeteses se  te moshuarve - ne programet per te moshuarit, sigurine publike dhe 
hapjen e  vendeve te reja te punes.”Ne jete, ne ose duhet te pranojme gjerat 
per cfare  jane ose duhet te behemi pjese e zgjidhjes dhe te perpiqemi per 
te gjetur nje  zgjidhje per gjerat me te cilat ne nuk pajtohemi “, thote 
Z.Gjonaj 




1



3



4




5



6




7




8



9



11




12




13



14




15




16




17




18






19



21



22


23










New York : Shënohet dita kundër dhunës me armë, Mark Gjonaj i  vendosur 
kundra vrasjeve dhe vjedhjeve në qytet! 

 






BEQIR SINA, New York




Qindra vetë morën pjesë në tubimin me moton  :"National Night out Against 
Crime - Nata Kombëtare Kundra Krimit"në Zonën  Elektorale 80-të, ku kandidonë 
Mark Gjonaj



Pelham Parkway Bronx NY: Qindra banorë të qytetit të  Bronxit - New York, 
ia janë bashkuar mbrëmë kandidatit shqiptarë për në  Kuvendin e New Yorkut, 
zotit MARK GJONAJ- në një manifestim kombëtarë  organizuar kundra, vjedhjes, 
krimit - vrasjeve të fundit, mbajtjes së armëve  të zjarrit pa leje dhe 
përdorimit të tyre. 

Në New York, rrethinat më të dhunshme të qytetit mijëra qytetarë dolën në  
rrugë në një manifisetim proteste i cili u organizua në gjithë SHBA. Tubimi 
me  moton :"National Night out Against Crime - Nata Kombëtare Kundra 
Krimit", u  mbajtë në një nga parqet më të frekuentuara të Zonës Elektorale 80-të,  
pikërishtë aty ku edhe zoti Gjonaj ka vënë kanidaturën e tij - Pelham 
Parkway  North Lawn, dhe ku jetojnë më së shumti, emigrantët nga e gjithë bota. 
Zonë,  kjo që njihet si problematike për policinë.

Në këtë tubim që e udhëhoqi Mark Gjonaj, folën edhe autoritet vendore,  
udhëheqës të komuniteteve, lider fetar, senator dhe asamblemen të shtetit të  
New Yorkut, përfaqësues të këtij qarku. Ky tubim ishte në kuadrin e një  
lëvizje kombëtare,e cila po zhvillohet kundra krimit dhe përdorimit të armëve  
të zjarrit.

Biznesmeni shqiptarë, një veprimtarë i dalluar i komunitetiti zoti Mark  
Gjonaj - tashmë kandidatë për në Kuvendin e New Yorkut zonën elektorale 80-të, 
 thotë se ai ndihet i prekur personalisht nga të shtënat që çuan në dy 
vrasjet  fatale, të javës së kaluar në qytetin e Bronxit ku humbën jetën dy 
persona një  fëmijë 4 vjeç dhe një tjetër 14 vjeç. Gjonaj i prekur nga humbja e 
jetës së  fëmijës 4 vjeçar, bëri një donacion tepër human me 6,000 dollar në 
familjen e  fëmijës, për të ndihmuar atë që të paguajë të pakten për 
shpenzimet e  funeralit. 

Ndërkohë, që edhe shtypi amerikan e ka lartësuar personalitetin e  
shqiptarit Mark Gjonaj, kandidati për në Kuvendin e Nju Jorkut, për këtë  veprim. 
Donacioni i Gjonajt në New York, ka nxitur debate në mediat amerikane  dhe ato 
lokale, duke bër thirrje për ndalimin e përdorimit të armëve dhe  dënimin e 
krimit. 


Tubimi me moton :"National Night out Against Crime - Nata Kombëtare  Kundra 
Krimit", u zhvillua në një kohë kur këtu në Shtetet e Bashkuara po  flitet 
shumë për vrasjet e fundit. Qytetarët amerikanë të udhëhequr nga  
organizatat për luftën kundra krimit dhe mbajtjes së armëve të zjarrit, po  
organizojnë tubime paqësore dhe manifestime, duke i dënuar aktete të tilla në  të 
gjithë vendin.

Të gjitha këto erdhën mbas incidentit, kur një person i armatosur vrau të  
dielën gjashtë persona në një tempull fetar në Viskonsin të Shteteve të  
Bashkuara., incident i cili vjen vetëm dy javë pas një sulmi me armë zjarri në  
Aurora të Kolorados, ku u vranë 12 persona dhe 58 të tjerë u plagosën, dhe 
në  mënyrë të menjëhershme reaguan, Presidenti Obama, qeveria e tij, senator 
,  kongresmen, dhe politikanë të tjerë në SHBA, ndërkohë, që qytetarët vetë 
janë  përfshirë në debate të ashpëra kudo kundra krimit. 

Të gjitha këto po ndodhin ndërsa ligjet amerikane për armëmbajtjen po  
ndryshojnë, diskutimet rreth sigurisë në vendbanime të prekura nga krimi po  
vazhdojnë.

Mirëpo, përkrahësit e kufizimeve për armëmbajtje janë të vetëdijshëm se  
grupet e të drejtave për armë do të vazhdojnë të sfidojnë ligjshmërinë e  
kufizimeve, por mbeten optimistë se shumica e ligjeve për këtë çështje do të  
ngelin në fuqi.
Edhe kandidati shqiptarë Mark Gjonaj për në Kuvendin e New Yorkut, Zona  
Elektorale 80_të, thotë se është i vendosur të "luftojë" deri në fund krimin 
në  qytet, vrasjet dhe vjedhjet, dhe të punojë më shumë për përmisimin e 
jetesës së  të moshuarve - në programet për të moshuarit, sigurinë publike dhe 
hapjen e  vendeve te reja te punes.”Në jetë, ne ose duhet të pranojmë gjërat 
për cfare  janë ose duhet të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe të përpiqemi për 
të gjetur një  zgjidhje për gjerat me te cilat ne nuk pajtohemi “, thotë  
Z.Gjonaj