Miliarderi George Soros, shkon per here te trete drejt altarit

[email protected] Mon, 13 Aug 2012 10:50:02 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Miliarderi  George Soros, shkon per here te trete drejt altarit 
BEQIR  SINA, New York 
Soros  "I fantaksur" mbas vajzave te reja - gruaja e trete eshte Tamiko 
Bolton 42 vjeç  me e re se 82 vjeçari George Soros 
 
NEW  YORK CITY :  Sipas shtypit njujorkez e para qe zbuloi kete martese 
ishte konservativja New  York Post, e cila ne faqen e saj Page Six ( seksioni 
qe quhet faqja e gjashte)  shoqeruar me nje foto, shkruan se:" 
Multi-Miliarderi George Soros, eshte "gati"  qe te martohet perseri ne moshen 82 vjeçare, 
duke u angazhuar per te ja "falur  zemern", te dashures se tij Tamiko Bolton 
40 vjeçare," thote Page Six duke  shtuar se vetem ajo mund te jete gazeta 
qe e zbuloje" e para sekretin e  dashurise se pleqerise te 82 vjeçarit.  
Investitori  legjendar - eshte i renditur nje nder shtate- me te pasurit ne 
Amerike, me nje  pasuri me vlere 22 miliard dollar sipas Forbes - Sot, 
sipas NY Post njoftoi se  ka festuar me miqte dhe familjen ne mbremejen e 
djeshme, ditelindjen e tij te 82  te, ne qytetin e Hamptons "fshatin" e pasnikeve 
e cili ndodhet ne ishullin e  njujorkut Long Island, rreth 50 kilometra ne 
veri te qytetiti te New  Yorkut. 
Nje  burim i pa specifikuar i ka thene Page Six - Faqes Gjashte, se; 
"George kishte  planifikuar te bente nje njoftim te papritur( suprize) duke 
mbledhur miqte e tij  dhe familjen ne ceremonine e ditelindjes se tij naten e 
kaluar. Ai u tha te  gjithe mysafireve se ai dhe Tamiko jane te angazhuar dhe qe 
te planifikojne te  martohen veren e ardhshme ne Southampton - Long Island 
".  
Nder  te ftuarit e kesaj ceremonie dalloheshin edhe Blackstone’s Byron Wien 
dhe i biri  i manjatit Aleksander Soros. 
Burimet  e Post tregojne se çifti i "ri", u takuan ne nje dreke ne Nju Jork 
ne vitin  2008, dhe, "marredhenia e tyre e "dashurise" eshte zhvilluar me 
kalimin e  kohes." Ndersa, thuhet se ata e kane mbajtur lidhjen e tyre, 
kryesisht ne nje  profil te ulet, si nje çift, ne publik per here te pare dolen 
ne Maj te ketij  viti ku si nje "çift i ri " ne nje shfaqjen e filmit “The 
Untouchables.” ne  kinemane "Paley Center" 
Njeri  prej avokateve te familjes Soros, deklaroi zyrtarisht se: Ne jemi 
duke  "vertetuar" se George ka propozuar Tamiko ne kete fundjave ne kopshtin e 
 Southampton ne shtepine e tij. I njejti burim Page Six - Faqes Gjashte, 
thote se  ai i paraqiti sipas zakonit nje unaze Graff, me nje brilant diamnti 
te prere te  vendosur ne platin mbi nje grup "trendafilash rose pre ari 
rrethuar me "guralec"  me diamante te rralla roze . Megjithse unaza ishte "super 
e shtrejte" asnjeri  nuk ka pohuar veleren e saj 
"E  fejuara" e 82 vjeçarit Tamiko, eshte vajza e nje infermiere 
japoneze-amerikane  dhe e bija e nje nje pensionisti ish oficer i flotes detare 
amerikane . Ajo u  lind dhe u u rrit deri ne ardhjen ne New York, ne Kaliforni. 
Gazeta e pershkruan  ate si nje :" Zeshkane terheqese , trup elegant por jo 
shume e bukur, Ajo ka nje  MBA nga Universiteti i Miamit dhe punon si nje 
konsulente shteti ne zyrat e  qytetit ne kujdesin shendetesor dhe arsimin.". 
Multi  Miliarderi me origjine hebraike George Soros eshte Baba-i-pese 
femijeve dhe ka  qene i martuar dhe i divorcuar dy here. Ai eshte martuar per 
here te pare me  Annaliese Witschak ne vitin 1960, dhe ata kane tre femije para 
se te  divorcoheshin ne vitin 1983, kur ai martohet Susan Weber Soros, 25 
vjet me e  vogel se ai. Ata te dy nga kjo martese kishin dy femije dhe u 
divorcuan ne vitin  2005. 
Kur  u pyet avokati personal i manjatit George Soros, nga firma e tij- zoti 
William  D. Zabel se cila do te jete e ardhmja e bosit te tij mbas kesaj 
martese ai tha  se: "Dihet mire se zoti Soros do te largohet nga pjesa me e 
madhe e pasurise se  tij per bamiresi, por ai synon te jape bujarisht per 
gruan e  tij." 
Po  dy vjete me pare sipas gazetes konservative te perditeshmes njujorkeze 
New York  Post multimiliarderi George Soros ishte ne gjyqe ne vitin 2010 me 
nje femer 28  vjeçare , e cila ka qene e dashura e Sorosit . Per kete disa 
media pro Sorosit,  shkruan per kete çeshtje se " Nese 80-vjeçari9 atehere), 
aktivisti i njohur i te  majtes ne Europen Lindore, investitori i mediave te 
majta ne ri-kthimin e tyre  ne pushtet ne Europen Juglindore, perfshire 
edhe Shqiperine, i premton asaj nje  apartament ne Manhatan dhe para per 28 
vjeçaren Adriana Ferreyr, atehere çeshtja  "mbyllet me kaq".  
Mirepo  sipas konservatives New York Post , thuhej dy vjete me pare se 
çeshtja nuk  perfundon me kaq duke i dhene asaj nje apartament ne Manhattan dhe 
50 milione  dollare, mbasi 28 vjeçarja, mund t'a padise ate, per nje 
tentative mbytje.......   
Ferreyr  pranon se marredheniet e saj pese-vjeçare me Soros u perkeqesuan 
pas nje  grindjeje, e cila perpak ishte drejt nje perfundimi fatal. Ngjarja 
"horror"  sipas saj - ka ndodhur ne kohen kur te dy po qendronin duke bere 
dashuri ne nje  apartament luksoz ku jeton miliarderi George Soros ne East 
85th-and-Lexington  Avenue.  
Post  raporton se, " Ndersa 80 vjeçari me 28 vjeçaren po "bente shpenzimet" 
e nje nate  romantike se bashku, me vajzen, ai i peshperiti asaj ne vesh se 
kishte ndermend  qe te i jepete nje apartament nje grua tjeter po nga 
vendet ish komunsite, me te  cilen ishte njohur nepermjet atyre qe punojne per 
Sorosin ne keto  vende. 
"  Ndersa ata ende rrinin ne shtrat, Soros,thuhet ne padi e goditi Ferreyr 
ne  fytyre, kur ajo e kundershtoi dashurine e tij - me nje tjeter grua, duke 
i thene  atij sepse "ma shkatarrove jeten time duke me genjyer dhe me more 
nga vendi im  -ku une nuk mund te kthehem me". 
"Ne  kete moment sipas deshimse se 28 vjeçares Adriana Ferreyr, e cila ka 
me teper se  50 vjet diference me miliarderin,Soros u perpoq per t'a goditur 
ate me abazhurin  dhe nje llambe xhami, u thye ne kemben e saj teksa ra ne 
dysheme duke i prere  kemben, e cila ka pasur tre qepje ne spital mbasi u 
derguan ne urgjence.  "Ferryr, thuhet ne padi se e ka thirrur policine, por nuk 
ka bere akuza, ne ate  kohe, pas premtimeveve te marra se Soros do t'i 
jepte asaj 50 milione  dollare". 
Ferreyr,  braziliane, sipas shtypit njujorkez ka qene nje ish-aktore e 
filmave soup opera,  e cila tani studion per filozofi ne Universitetin e 
Columbias ne New York. Ajo  po ashtu eshte e bija e Rogerio Ferreiro, pronar dhe 
president i HGS -  Engenheiros Consultores. Ajo i tha dje te perditeshmes 
Daily News se "Kjo eshte  nje çeshtje private per mua. Une aktualisht jam shume 
e zene me shkollen time  dhe jam duke u perpjekur te perqendrohem ne kete 
diplomim - mbas provimeve do te  merrem me kete çeshtje."
clip_image001.jpg (image/jpeg, 32.5 KB) - not displayed