Zgjedhjet presidenciale 2012 : Ashpersohet gara Obama - Romney

[email protected] Thu, 16 Aug 2012 08:46:58 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Ashpersohet  gara Obama - Romney  
BEQIR  SINA, New Jersey 
Zgjedhjet  presidenciale 2012 : "Ekonomia  shfaqet ne anketa si thembra e 
Akilit per Presidentin" 
 
TRENTON  NJ:  Fushata presidenciale, ne Shtetet e Bashkuara, kur tani kan 
mbetur edhe 86 dite  nga dita e votimeve, qe do te mbahen te marten e pare, 
te muajit nentore( 6  nentore), eshte e perqendruar me se shumti ne 
"sllogane" dhe deklerata te  ashpera ndaj njeri tjetrit te dy kampeve te kandidateve, 
pra ne akuza dhe kunder  akuza, ndaj njeri tjetrit.  
Te cilat, dje sipas shtypit amerikan arriten "kulmin" kur dy palet 
nepermjet  rivaleve te tyre nuk kursyen edhe deklerata te tilla; si ajo "verejtja" e 
Zevendespresidentit  Biden qe  tha se " politikat  e Mitt  Romney  - do  te 
'vene perseri ne  pranga te gjithe Amerikanet" . Nderkohe, qe edhe ekipi i 
Republikaneve -  GOP, ka  per akuze  ndaj Presidentit Barack  Obama dhe 
ekipit te tij - se ata "jane duke kerkuar per  "perçarje dhe ndarje" te 
amerikaneve, hapa te gabuar dhe  hipokrizi." 
Sfidanti republikan Mitt Romney mbas nje fushate, e cila ashtu si e ajo e  
Presidentit Barack Obama deri tani ishte e perqendruar ne ate te mbledhjeve 
te  fondeve dhe per ne ndryshim nga fushata e viti 2008 kur Obama kryesonte 
ndjeshem  ndaj rivalit te tij republikan John McCain, tani kryesohet nga 
Mitt Romney.   
Mirepo, ajo qe ka terhequr vemendjen e opinionit amerikan thone analistet e 
 ketyre zgjedhjeve tani mbasi beri zgjedhjen te ashtuquajtur e guximshme, 
ne  "perzgjedhjen" e Paul Ryan nje ndjekes i forte i politikave ekonomike  
konservatore, dhe afrimi i te dyja Kuvendeve, "beteja", per ne Shtepine e  
Bardhe, eshte perqendruar me akuzat reciproke, me dinamike te forte. Kandidati  
demokrat, presidenti aktual Barack Obama vazhdimisht "sulmin" ndaj Romney-t 
e ka  fokusuar ne ate qe ai e " quan ate vrases te punesimit".  
Nderkohe, qe duhet thene se edhe vete Romney, gjate kesaj fushate te gjate, 
 tipike amerikane, kjo e zgjedhjeve ne Shtetet e Bashkuara, (fushatat 
zgjedhore  ne Amerike, jane me te gjatat dhe me te kushtueshmet ne bote) zhvilloi 
nje  fushate te ashper kunder Obames, duke e sulmuar tek mospermbushja e 
premtimeve  te para kater vjeteve dhe tek gjendja ekonomike, taksat, hapja e 
vendeve te reja  te punes dhe e ashtuquajtura Obamacare - programi 
shendetesor.   
Kandidati republikan Mitt Romney po perpiqet ta perqendroje debatin e tij 
mbi  gjendjen e ekonomise gjate mandatit te Presidentit Obama, qe shfaqet ne 
anketa  si thembra e Akilit per Presidentin."Objektivi i tij , ka thene 
Romney, nuk  eshte te hape vende pune, por te perpiqet te mbaje vendin e tij te 
punes.  Prandaj edhe do te humbase ne zgjedhje". 
Nje tjeter çeshtje, qe ka shume rendesi ne fund te kesaj fushate, e cila ka 
nje  vit qe ka nisur, eshte ajo qe ketu ne Shtetet e Bashkuara behet nga dy 
rivalet e  vjeter dhe te vetem ata Republikanet qe kan simbol "elefantin" 
dhe Demokratet,  simbol te tyre "gomarin", tek zgjedhja e Presidentit te 
Konventes - Kuvendit dhe  qe eshte njekohesisht dhe folesi kryesore - key note. 
Mbasi, aty perdoret dhe  ajo retorika amerikane e politikaneve me me ndikim 
dhe me populiste, per ate  kohe fushate. 
Vete  Presidenti Barack Obama ka qene folesi kryesore - key note, 2004, ne 
Kuvendin  Demokratike Kombetare, qe u mbajte me 27 korrik 2004, ne Fleet 
Center ne  Boston 
Obama, i cili u be ashtu si thirret ketu "nje ylle ne ngjitje" duket se per 
te  marre edhe nje rimandatim per Shtepine e Bardhe, sipas disa vezhguesve, 
eshte  perqendruar tani ne fund - tek zgjedhja e demokrateve ne rolin e 
udheheqesit te  ardhshem te Konventes dhe te folesit kryesore - key note, e 
cila do te  zhvillohet ne Charlotte ne 7 shtator, te nje figure si 
ish-presidenti, Bill  Clinton 
Ne fakt vezhguesit e ketyre zgjedhjeve thone se Bill Clintoni, per momentin 
ka  qene zgjedhja me e mire e Obames, dhe partise Demokrate mbasi ai dihet 
se eshte  nje nga ish-presidentet me popullore te Shteteve te Bashkuara,. 
Pra, eshte ai qe  "de juro dhe de facto" qe do te nominoje sipas statusit, 
Barack Obamen si  kandidat per president .Nje formalitet i zakonshem ketu ne 
SHBA, nga te dy  Kuvendet. 
Kjo eshte pare ketu ne SHBA, si nje levizje qe per shume analiste, tregon  
nevojen nga ana e demokrateve per te goditur ne zemrat e votuesve, te cilet 
kane  qene skeptike per politikat ekonomike te ndermarra nga ana e Obames. 
Demokratet,  tani duket se jane vene ne alarm edhe nga renia e pikeve ne 
sondazhet e fundit  mbi zgjedhjet presidenciale te nentorit. Ku pothuajse ne te 
gjitha sondazhet  diferenca eshte me se e ngushte. 
Tani qe gjithçka ka ardhur deri tek Kuvendet e te dy partive, Mitt Romney 
mbasi  zgjodhi Paul Ryan si kandidatin per zevendespresident, ashtu si rivali 
i tij dhe  Demokratet tani nga vezhguesit thuhet se zgjodhi edhe ai 
"heroin" e tij, Chris  Christie, guvernatorin - kryeqeveritarin e New Jersey-t, qe 
ai te jete  udheheqesi dhe ai qe do te jap fjalimin kryesor ne Kuvendin GOP 
ne 27 gusht ne  Tampa Florida.  
"Une do te perpiqemi te them disa te verteta shume te drejtperdrejta per  
njerezit ne vend lidhur me problemet dhe te veshtiresive qe ne jemi dhe 
faktin  qe ne Republikanet duhet te ndreqim keto probleme, megjithse, nuk do te 
jete e  lehte per asnje prej problemeve te tyre," tha guvernatori i New 
Jerseyt Chris  Christie, per gazeten kombetare USA Today. Fjalimi i Chris 
Christie do te jete  kumbues dhe i ngjashm me ato qe ne Kuvendet te tilla si 
Demokrate dhe  Republikanet i mbajne. Fjalimi i tij ne 27 korrik ne Qendren e 
Kuvendeve ne  Tampa Florida do te shoqerohet me kengen e albumit te Bruce 
Springsteen-se, "Te  verteta dhe te drejtperdrejta " Ne jemi ne telashe, Amerika " 
Direct & Hard  Truths: We're In Trouble, America."

Romney vete do te jet ne Florida ne  27 gusht ne Kuvendin e Republikaneve i 
shoqeruar nga Marco Rubio senatori i  ketij shteti, i cili eshte 
konsideruar edhe si e ardhmja e GOP ose ai qe  mund te beje per vete votat latine ne 
Florida.
clip_image002.gif (image/gif, 52.1 KB) - not displayed