Sa per te qeshur - ata qe kan dosje dhe duhet tu hapen dosjet bertasin me shume

[email protected] Mon, 20 Aug 2012 18:59:15 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
     
shikoni dhe degjoni por mos e besoni se  sa per te qeshur  eshte 
shperndarja e kesaj interviste - Ata qe kan qene spiune dhe  sahanlepirist e Enver 
Hoxhes patjeter qe kan edhe dosje dhe duhet tu  happen dosjet, tani bertasin me 
shume



Dioguardi: Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa hapur dosjet 

 
____________________________________

 
 
 
 





 
 
Ndryshe nga shumë  vende të Evropës Lindore dhe Qendrore, Shqipëria nuk 
është ballafaquar me  të krimet e të kaluarës komuniste. Megjithë thirrjet e 
Perëndimit, dosjet,  emrat e aktet e kryera gjatë 45 vjetëve të komunizmit 
mbeten ende në hije.  Këshilltarja për Çështje Ballkanike pranë Ligës Civile  
Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi thotë se pa një ballafaqim  me 
të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të qartë dhe të  
qëndrueshme. 

Zëri i Amerikës: Zonja Dioguardi, ju keni ngritur  kohët e fundit idenë e 
nevojës që Shqipëria të hapë dosjet e regjimit  komunist. Përse pikërisht 
tani është i nevojshëm të zhvillohet ky  proces?



Dioguardi: Për fat të keq problemi qëndron  në faktin se regjimi i parë i 
zgjedhur në mënyrë demokratike pas  komunizmit, nuk i hapi arkivat në atë 
kohë. Ai u vlerësua për kryerjen e  tranzicionit përgjithësisht pa gjakderdhje, 
duke ditur që Shqipëria  përjetoi një nga format më të tmerrshme të 
komunizmit që ka parë Evropa.  Por procesi u shoqërua me mohimin e memories së të 
gjitha atyre që  ndodhën. Në memorien e 5 mijë e 500 të vrarëve nga Enver 
Hoxha dhe regjimi  i Ramiz Alisë që pasoi, dhe të paktën 100 mijë shqiptarëve 
që u burgosën,  syrgjynosën në kampe internimi e pune të detyruar, dita e 
ballafaqimit me  të vërtetën nuk ka ardhur. Jemi në vitin 2012 dhe asgjë nuk ka 
ndodhur në  Shqipëri. Është një realitet i trishtueshëm, pasi ata që i 
mbijetuan këtij  regjimi nuk kanë parë vënien në vend të drejtësisë.

Zëri i  Amerikës: Duke qenë se jemi në 2012 dhe ka kaluar kaq shumë kohë, a 
ka  vend më për këtë proces, apo duhet të trajtohet si një temë që tashmë u 
 takon historianëve?

Dioguardi: Aspak. Kemi një popullatë shumë të  traumatizuar që nuk ka pasur 
rastin të shohë drejtësinë. Xhelatët ende  ecin të lirë rrugëve, shumë prej 
tyre mbajnë poste të rëndësishme në  qeveri. Mungesa e këtij procesi ka 
ndikuar edhe në mbarëvajtjen e  funksionit të qeverisë.

Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek argumenti  lidhur me funksionimin e 
qeverisë. Vendi dhe qeveria kanë përpara një  listë të gjatë përparësish që duhet 
të përmbushin për antarësim në  Bashkimin Evropian. Nga ana pragmatike, sa me 
vend është hapja e një  procesi të tillë që do të kërkojë kohë, fonde dhe 
energji të shumta  institucionale?

Dioguardi: Unë i përmbahem idesë se një prej  arsyeve përse Shqipëria nuk 
është në BE sot, është sepse nuk është  ballafaquar me të kaluarën. Vende si 
Polonia, Rumania, janë në BE; këto  vende kanë vite që përpiqen të 
ballafaqohen me të kaluarën. Nëse nuk  kuptojmë të kaluarën e totalitarizmit, nuk 
mund të kuptojmë të ardhmen;  nuk do të mund të ecim përpara. Për fat të keq, 
ajo që kemi vërejtur në  Shqipëri janë dy parti: demokratët dhe socialistët, 
të cilët në një farë  mase e kanë shfrytëzuar këtë histori në interesin e 
tyre, në të mirë të  një elite të vogël politike, në një kohë kur vendi është 
mbërthyer nga  korrupsioni dhe varfëria. Shqipëria nuk ka parë përparim. Nuk 
shoh  rrugëdalje tjetër nga kjo situatë, për këtë arsye vendosa që të 
dëgjoj  rrëfimet e të mbijetuarve. Jemi në 2012 dhe vendi është në qorrsokak. Nuk 
 shoh rrugë përpara pa hapur arkivat, pa parë kush vdiq, kush u burgos, të  
shohim kush vazhdon të ecë me mentalitetin e së kaluarës në nivelet e  
larta të qeverisjes, të ngremë një komision për të vërtetën dhe ripajtimin  dhe 
të nxjerrim vrasësit dhe torturuesit para drejtësisë.

Zëri i  Amerikës: Pra ju parashikoni një proces që hedh dritë mbi ato që 
ndodhën,  por gjithashtu vë para drejtësisë përmes proceseve gjyqësore, 
personat që  kanë kryer krime.

Dioguardi: Deri diku po. Por vendimet duhet të  merren brenda vendit. Në 
vitin 2011 unë mora vendimin që të flisja me të  mbijetuarit dhe të bëja 
publike historitë e tyre. Unë besoj se duhet të  dëgjojmë zërin e të mbijetuarve 
dhe të mendojmë se ç’mund të bëhet. Nuk u  besoj zërave se ky proces do të 
sjellë një gjak-derdhje të re në Shqipëri.  Duhet të hapim një proces ku 
ish-të persekutuarit të luajnë një rol dhe të  krijojnë një plan, së pari me 
hapjen e arkivave të regjimit komunist.  Është detyra jonë që t’i vendosim të 
drejtat e njeriut në qendër të çdo  veprimi që ndërmarrim. Këtu përfshihet 
edhe hyrja e Shqipërisë në  Bashkimin Evropian. Ky proces duhet të jetë pjesë 
e planit për antarësim  në BE.

Zëri i Amerikës: Ka pikëpyetje të shumta që shoqërojnë këtë  proces. Nuk ka 
një garanci të mirëfilltë se dosjet janë të plota, gjë që  hedh hije 
dyshimi mbi procesin. Shumë nga viktimat e persekutimit kanë  vdekur, duke e bërë 
të pamundur marrjen e dëshmive të drejtpërdrejta.  Procesi lë vend për 
pikëpyetje të shumta. Si i shikoni këto  shqetësime?

Dioguardi: I kuptoj shqetësimet, por mendoj se duhet të  fillojmë me ato që 
kemi: e dimë që ka viktima që i mbijetuan persekutimit  dhe që janë në 
gjendje të rrëfejnë historinë e tyre. E dimë që ka arkiva  që nuk janë bërë 
publike. Ajo që duhet të bëjmë është të hapim një proces  të gjerë – të nxirren 
të gjitha dokumentat që ekzistojnë, ka arsye për të  sjellë edhe ekspertë të 
të drejtave të njeriut. Nuk do të doja që procesi  të dominohej nga të 
huaj, por ka përvojë të vlefshme nga njerëz që u  përfshinë në këtë proces në 
Kamboxhia, në Ruandë. Nuk mendoj se  shqetësimet që ekzistojnë janë shkak për 
ta braktisur këtë  proces.

Zëri i Amerikës: Si do të arrijë opinioni publik ta nxiste  hapjen e këtij 
procesi?

Dioguardi: Ky proces do të  vihej në lëvizje nëse në radhë të parë të 
mbijetuarit ndjehen të guximshëm  sa duhet për të ngritur zërin.

Zëri i Amerikës: Ka  shqetësim në masë në Shqipëri se procesi do të 
shfrytëzohet për përfitime  politike, personale dhe për larje hesapesh. Shqipëria 
nuk ka qenë në këto  vite shembull i mirë i vendosjes së drejtësisë mbi 
hakmarrjen dhe  drejtësia mbetet një nga institucionet më të dobëta në  vend.

Dioguardi: Nuk e diskutoj këtë fakt. Por një  ndër arsyet përse nuk kemi 
shtet të fortë ligjor dhe që drejtësia mbetet  një institucion i brishtë është 
se nuk ka pasur ballafaqim me të kaluarën.  Procesi nuk duhet të drejtohet 
nga qeveria apo një parti e vetme politike,  ka plot institucione që ofrojnë 
përvojë. E gjithë kjo varet nga vullneti  politik, dhe nga dëshira për të 
bërë më shumë, duke u larguar nga praktika  e margjinalizimit të atyre që 
vuajtën, ose e ngritjes së duarve duke thënë  se s’mund të bëhet asgjë, apo me 
justifikimin se nuk ka shpresë dhe se  procesi do të manipulohet për 
përfitime personale. Nuk e shoh të mundur që  Shqipëria të ecë përpara, pa u 
përballur me të kaluarën. Pikëpamja ime  është se i gjithë ky episod i tmerrshëm i 
historisë së Shqipërisë nën  Enver Hoxhën, është në fakt manipuluar nga dy 
partitë kryesore, ajo  demokratike dhe ajo socialiste që nga fillimi i 
viteve ’90 dhe do të  vazhdojë të manipulohet nëse nuk nxirret në dritë ku të 
dizinfektohet në  arenën ndërkombëtare.