Re: Sa per te qeshur - ata qe kan dosje dhe duhet tu hapen dosjet bertasin me shume

Vedat Shehu <[email protected]> Mon, 20 Aug 2012 18:18:54 -0700 (PDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Shume i drejte procesi qe duhet te zhvillohet ne Shqipri, por tash pas me se 20 vjetesh, kur lalot e Enver Hoxhes tallen me vendin dhe popullin e tyre vlen provrbi "Kur te vijne mendet s'i hane as qente".
Se pari kujtoj se asnjera nga dy Partite nuk ka ber ndonje deklarate qe denon krimet e Enver Hoxhes dhe Tradhetine Kombetare te Tij,
Se dyti Kuv endi nuk ka marre ndonje vendim per heqjen e Titujvete pamerituar te Enver Hoxhes
Se treti Kuadeot e Larta te Partise Se Punes me ne krye Enver Hoxhen e me vone Ramiz Aline vazhduan te jene kreret e te jejtes Parti ze pari komuniste se dyti e Punes dhe se fundi socialiste. Ketyre krereve u sherbyen spiunet me dosje. 
-----
----
Se trembedhjeti te shpronsuarit duhet te trajtoheshin si pronar te ligjshem dhe jo ish pronar.
.........
;;;;;;;
Se njezeti pluralizmi politik duhej te fillonte me Konferencen pluraliste te Pezes dhe perforcimin e saje me marveshjen pluraliste te Mukjes, duke denuar Enver Hoxhen qe grisi ket marreveshje dhe shpalli lucften e klasave.
Se fundi te Perndjekurit politik duhej t'u kthehej prona dhe dinjiteti politik dhe jo shperblimi ne pare 
Konkluzioni: Hapja e dosjeve sot eshte nje vrime ne uje. Eshte pas te vjelave.
Tashme e ka marre ferra uraten.
Vedat Shehu Profesor, Doktor, Inxhinier gjeolog)
 
 
From: "[email protected]" <[email protected]>
To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] 
Sent: Monday, August 20, 2012 6:59 PM
Subject: [shqiperia] Sa per te qeshur - ata qe kan dosje dhe duhet tu hapen dosjet bertasin me shume

 
 
   
 
 shikoni dhe degjoni por mos e besoni se  sa per te qeshur  eshte shperndarja e kesaj interviste - Ata qe kan qene spiune dhe  sahanlepirist e Enver Hoxhes patjeter qe kan edhe dosje dhe duhet tu  happen dosjet, tani bertasin me shume 
  
  
  
Dioguardi: Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa hapur dosjet   

________________________________
   
Ndryshe nga shumë  vende të Evropës Lindore dhe Qendrore, Shqipëria nuk është ballafaquar me  të krimet e të kaluarës komuniste. Megjithë thirrjet e Perëndimit, dosjet,  emrat e aktet e kryera gjatë 45 vjetëve të komunizmit mbeten ende në hije.  Këshilltarja për Çështje Ballkanike pranë Ligës Civile  Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi thotë se pa një ballafaqim  me të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të qartë dhe të  qëndrueshme. 

Zëri i Amerikës: Zonja Dioguardi, ju keni ngritur 
      kohët e fundit idenë e nevojës që Shqipëria të hapë dosjet e regjimit 
      komunist. Përse pikërisht tani është i nevojshëm të zhvillohet ky 
      proces?

Dioguardi: Për fat të keq problemi qëndron  në faktin se regjimi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pas  komunizmit, nuk i hapi arkivat në atë kohë. Ai u vlerësua për kryerjen e  tranzicionit përgjithësisht pa gjakderdhje, duke ditur që Shqipëria  përjetoi një nga format më të tmerrshme të komunizmit që ka parë Evropa.  Por procesi u shoqërua me mohimin e memories së të gjitha atyre që  ndodhën. Në memorien e 5 mijë e 500 të vrarëve nga Enver Hoxha dhe regjimi  i Ramiz Alisë që pasoi, dhe të paktën 100 mijë shqiptarëve që u burgosën,  syrgjynosën në kampe internimi e pune të detyruar, dita e ballafaqimit me  të vërtetën nuk ka ardhur. Jemi në vitin 2012 dhe asgjë nuk ka ndodhur në  Shqipëri. Është një realitet i trishtueshëm, pasi ata që i mbijetuan këtij  regjimi nuk kanë parë vënien në vend të drejtësisë.Zëri i  Amerikës: Duke qenë se jemi në 2012 dhe ka kaluar kaq shumë kohë, a
 ka  vend më për këtë proces, apo duhet të trajtohet si një temë që tashmë u  takon historianëve?Dioguardi: Aspak. Kemi një popullatë shumë të  traumatizuar që nuk ka pasur rastin të shohë drejtësinë. Xhelatët ende  ecin të lirë rrugëve, shumë prej tyre mbajnë poste të rëndësishme në  qeveri. Mungesa e këtij procesi ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e  funksionit të qeverisë.Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek argumenti  lidhur me funksionimin e qeverisë. Vendi dhe qeveria kanë përpara një  listë të gjatë përparësish që duhet të përmbushin për antarësim në  Bashkimin Evropian. Nga ana pragmatike, sa me vend është hapja e një  procesi të tillë që do të kërkojë kohë, fonde dhe energji të shumta  institucionale?Dioguardi: Unë i përmbahem idesë se një prej  arsyeve përse Shqipëria nuk është në BE sot, është sepse nuk është  ballafaquar me të kaluarën. Vende si Polonia, Rumania, janë në
 BE; këto  vende kanë vite që përpiqen të ballafaqohen me të kaluarën. Nëse nuk  kuptojmë të kaluarën e totalitarizmit, nuk mund të kuptojmë të ardhmen;  nuk do të mund të ecim përpara. Për fat të keq, ajo që kemi vërejtur në  Shqipëri janë dy parti: demokratët dhe socialistët, të cilët në një farë  mase e kanë shfrytëzuar këtë histori në interesin e tyre, në të mirë të  një elite të vogël politike, në një kohë kur vendi është mbërthyer nga  korrupsioni dhe varfëria. Shqipëria nuk ka parë përparim. Nuk shoh  rrugëdalje tjetër nga kjo situatë, për këtë arsye vendosa që të dëgjoj  rrëfimet e të mbijetuarve. Jemi në 2012 dhe vendi është në qorrsokak. Nuk  shoh rrugë përpara pa hapur arkivat, pa parë kush vdiq, kush u burgos, të  shohim kush vazhdon të ecë me mentalitetin e së kaluarës në nivelet e  larta të qeverisjes, të ngremë një komision për të vërtetën dhe ripajtimin 
 dhe të nxjerrim vrasësit dhe torturuesit para drejtësisë.Zëri i  Amerikës: Pra ju parashikoni një proces që hedh dritë mbi ato që ndodhën,  por gjithashtu vë para drejtësisë përmes proceseve gjyqësore, personat që  kanë kryer krime.Dioguardi: Deri diku po. Por vendimet duhet të  merren brenda vendit. Në vitin 2011 unë mora vendimin që të flisja me të  mbijetuarit dhe të bëja publike historitë e tyre. Unë besoj se duhet të  dëgjojmë zërin e të mbijetuarve dhe të mendojmë se ç’mund të bëhet. Nuk u  besoj zërave se ky proces do të sjellë një gjak-derdhje të re në Shqipëri.  Duhet të hapim një proces ku ish-të persekutuarit të luajnë një rol dhe të  krijojnë një plan, së pari me hapjen e arkivave të regjimit komunist.  Është detyra jonë që t’i vendosim të drejtat e njeriut në qendër të çdo  veprimi që ndërmarrim. Këtu përfshihet edhe hyrja e Shqipërisë në  Bashkimin Evropian. Ky
 proces duhet të jetë pjesë e planit për antarësim  në BE.Zëri i Amerikës: Ka pikëpyetje të shumta që shoqërojnë këtë  proces. Nuk ka një garanci të mirëfilltë se dosjet janë të plota, gjë që  hedh hije dyshimi mbi procesin. Shumë nga viktimat e persekutimit kanë  vdekur, duke e bërë të pamundur marrjen e dëshmive të drejtpërdrejta.  Procesi lë vend për pikëpyetje të shumta. Si i shikoni këto  shqetësime?Dioguardi: I kuptoj shqetësimet, por mendoj se duhet të  fillojmë me ato që kemi: e dimë që ka viktima që i mbijetuan persekutimit  dhe që janë në gjendje të rrëfejnë historinë e tyre. E dimë që ka arkiva  që nuk janë bërë publike. Ajo që duhet të bëjmë është të hapim një proces  të gjerë – të nxirren të gjitha dokumentat që ekzistojnë, ka arsye për të  sjellë edhe ekspertë të të drejtave të njeriut. Nuk do të doja që procesi  të dominohej nga të huaj, por ka përvojë
 të vlefshme nga njerëz që u  përfshinë në këtë proces në Kamboxhia, në Ruandë. Nuk mendoj se  shqetësimet që ekzistojnë janë shkak për ta braktisur këtë  proces.Zëri i Amerikës: Si do të arrijë opinioni publik ta nxiste  hapjen e këtij procesi?Dioguardi: Ky proces do të  vihej në lëvizje nëse në radhë të parë të mbijetuarit ndjehen të guximshëm  sa duhet për të ngritur zërin.Zëri i Amerikës: Ka  shqetësim në masë në Shqipëri se procesi do të shfrytëzohet për përfitime  politike, personale dhe për larje hesapesh. Shqipëria nuk ka qenë në këto  vite shembull i mirë i vendosjes së drejtësisë mbi hakmarrjen dhe  drejtësia mbetet një nga institucionet më të dobëta në  vend.Dioguardi: Nuk e diskutoj këtë fakt. Por një  ndër arsyet përse nuk kemi shtet të fortë ligjor dhe që drejtësia mbetet  një institucion i brishtë është se nuk ka pasur ballafaqim me të kaluarën.  Procesi nuk
 duhet të drejtohet nga qeveria apo një parti e vetme politike,  ka plot institucione që ofrojnë përvojë. E gjithë kjo varet nga vullneti  politik, dhe nga dëshira për të bërë më shumë, duke u larguar nga praktika  e margjinalizimit të atyre që vuajtën, ose e ngritjes së duarve duke thënë  se s’mund të bëhet asgjë, apo me justifikimin se nuk ka shpresë dhe se  procesi do të manipulohet për përfitime personale. Nuk e shoh të mundur që  Shqipëria të ecë përpara, pa u përballur me të kaluarën. Pikëpamja ime  është se i gjithë ky episod i tmerrshëm i historisë së Shqipërisë nën  Enver Hoxhën, është në fakt manipuluar nga dy partitë kryesore, ajo  demokratike dhe ajo socialiste që nga fillimi i viteve ’90 dhe do të  vazhdojë të manipulohet nëse nuk nxirret në dritë ku të dizinfektohet në  arenën ndërkombëtare.