Kosova dhe Serbia, në përballjen e ra dhës në Këshillin e Sigurimit

[email protected] Thu, 23 Aug 2012 12:27:25 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
_http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf)  
 
_http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf) 
 
 
 



NEW YORK : KOSOVA DHE SERBIA NË PËRBALLJEN E RADHËS NË  KËSHILLIN E 
SIGURIMIT
 
 



Raport special nga OKB - BEQIR SINA - New York
 
 
 







Përfaqësuesi Special i Skeretarit të Përgjithshëm të OKB-së Farid Zarif 
bëri thirrje për "'qasje të guximshme dhe  krijuese, ndaj çështjeve të vështira 
politike".. 




OKB : 21 gusht 2012 -(INA) : Raportet tremujore të OKB’së  vazhdojnë të 
prezantohen në Këshillin e Sigurimit prej vitit 1999, kur bashkësia  
ndërkombëtare kishte ndërhyrë në Kosovë për të ndalur luftën mes Kosovës dhe  Serbisë. 
 
Edhe pse Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008, ajo nuk bën pjesë në OKB  
pasi ende vazhdon kundërshtimi i dy anëtarëve të përhershëm të Këshillit të 
 Sigurimit – Rusisë dhe Kinës, dhe sidomos Serbisë e cila nuk është anëtare 
e  KS. 
Deri më tash, Kosovën e kanë njohur 92 shtete, shtetet më të mëdha dhe më 
të  fuqishme tëbotës duke përfshirë SHBA’në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, 
Francën,  Italinë, Kanadanë, Australinë e tjerë. 
 

Duke prezantuar raportin tremujor të Misionit të OKB’së në Kosovë,  
udhëheqësi i UNMIK’ut, Farid Zarif ka bërë thirrje për një angazhim më të madh  të 
komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur çështjet e hapura, sidomos atë të  
Veriut të Mitrovicës. 

 
Pas një vizite në Ballkan nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon muajin e 
 kaluar, në vendet e shkëputura nga prishja e Jugosllavisë, përfaqësuesi i 
tij  për Kosovën dje i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të inkurajojë 
liderët  në Serbi dhe Kosovë që të marrën një qëndrim të guximshëm për 
çështjet  thelbësore politike me të cilat përballet rajoni , duke rënë dakord mbi 
masat  dhe çështjet praktike .



"Unë besoj se vetëm duke ndjekur këtë rrugë së bashku, ne mund të presim  
ndonjë përparim të vërtetë, pra suksesin më të madh, dhe duke lënë pas  
përfundimisht të kaluarën " tha në mbledhjen e radhës 15-anëtarëshe të Këshillit  
të Sigurimit, zhvilluar dje më 21 gusht , Përfaqësuesi Special i Sekretarit 
të  Përgjithshëm për Kosovën, diplomati nga Afganistani z. Farid Zarif, 

 
Ai ka theksuar se :"Duhet të jetë më aktiv angazhimi politik ndërkombëtar  
me palët, çka është e nevojshme dhe duhet shumë shpejt", tha zoti Zarif, 
duke  prezantuar raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për Misionin e 
 Kombeve të Bashkuara për Kosovën, të cilën ai drejton prej 11 tetorit 2011 
i  caktuar si Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për 
Kosovën,.

 
Zoti Zarif, në fjalën e tij kujtojë se e themeluar në vitin 1999, UNMIK-u  
është i mandatuar për të ndihmuar dhe të siguruar kushtet për një jetë 
paqësore  dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës dhe avancimin e 
stabilitetit rajonal  në Ballkanin perëndimor. Ajo filloi operacionet e saj, kur forcat 
e Traktatit të  Atlantikut Verior, NATO-s, dëbuan trupat jugosllave në mes 
të luftimeve të  përgjakshme etnike në mes të serbëve dhe shqiptarëve. 
UNMIK, tha ai mori rolin e  saj administrativ në vitin 2008, kur shqiptarët e 
Kosovës shpallën pavarësinë,  të cilën Serbia e kundërshton duke mos e pranuar 
edhe deklaratën e pavarësisë së  Kosovës.

 
Zoti Zarif ka thënë me tej se vizita e korrikut në rajon nga z. Ban sipas  
tij kishte vendosur bazat për "një qasje energjike në trajtimin e çështjeve 
kyçe  në një të ardhme shumë të afërt." Megjithse, ai ishte kritikë për të 
përfituar  nga kjo vizitë dhe mundësi të tjera për progresin, theksoi se: 
"Shpenzimet e  mundësive të humbura mund të jenë të larta tani," tha ai.

 
Në ndërkohë, zoti Zarif tha, që ajo e cila është gjithashtu e rëndësishme  
tani, është se duhet për të rifilluar të ashtuquajturin dialogun  Beo
grad-Prishtinë në mes të dy palëve, të ndihmuara nga Bashkimi Evropian,  dialog i 
cili është për të diskutuar çështjet praktike dhe për të kredituar  uljen e 
tensionit të lartë gjatë vendkalimeve kufitare dhe të tjera  çështje.

 
Dialogu u ndërpre për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi në  
muajin maj dhe në formimin e mëvonshëm të një qeverie të re, nënvizojë ai.



 
Zoti Zarif ka thënë se edhe pse aktivitetet operacionale të UNMIK-ut  
vazhdojnë të jenë të kufizuara ka patur rezultate pozitive nga angazhimi me  
autoritetet e Kosovës në fushat që lidhen direkt me përmirësimin e jetës së  
njerëzve.

 
Në përpjekjet e misionit ndaj angazhimit konstruktiv në pjesën veriore të  
Kosovës, dhe në vendbanimet me një përqindje të lartë të serbëve etnikë, për 
 këtë ai tha se puna shumë më tepër do të jetë e nevojshme për të ndryshuar 
 mesazhet shpesh përçarëse që burojnë nga të gjitha palët dhe duhet punuar 
për të  vendosur kushtet për një përfaqësim sa më legjitim të popullsisë  
atje.

"Arritje kjo që do të kërkojë një punë të mirë dhe do të  demonstrohet dhe 
në saj të pjekurisë politike nga të gjitha anët," tha ai.



 
Kryeministrat e të dy shteteve Hashim Thaçi i Kosovës dhe Ivica Dacic i  
Serbisë kanë shkëmbyer opinione "diameteralisht" të kundërta në ballafaqimin e 
 parë të martën, në mbledhjen e rregullt tremujore të Këshillit të 
Sigurimit të  OKB’së për Kosovën. 
Ata kanë lexuar fjalimet e tyre ku kan përsëritur qëndrimet e tyre sa i  
përket Kosovës dhe zgjidhjes së problemeve që ekzistojnë mes dy shteteve.  
Ashtu sikurse Dacic, edhe Kryeministri Thaçi kanë lexuar fjalimet para  
anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, në gjuhët e tyre amtare, mbas raportiti që 
 lexoi Përfaqësuesi Special i Skeretarit të Përgjithshëm të OKB-së Farid 
Zarif  bëri thirrje për "'qasje të guximshme dhe krijuese, ndaj çështjeve të 
vështira  politike".  
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se çështja e statusit dhe  
sovranitetit të Kosovës nuk do të diskutohet me asnjë shtet, derisa ka shprehur 
 gatishmërinë për vazhdimin e dialogut politik për përmirësimin e raporteve 
 shtetërore me Serbinë. 
Në anën tjetër, Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se me Kosovën 
do  të ketë dialog të ri për zgjidhjen e çështjes së statusit dhe se 
Beogradi  asnjëherë nuk do ta njohë shtetin e krijuar në vitin 2008.  
Edhe pse kohëve të fundit janë paralajmëruar takime mes dy vendeve, të  
nivelit të lartë, Thaçi dhe Dacic nuk ia kanë shtrënguar duart njëri – tjetrit  
pas mbledhjes së KS të OKB’së. 
Por, kreu i Qeverisë, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e Veriut do të  
diskutohet me banorët lokalë dhe se nuk do të ketë diskutime të reja për  
statusin e asnjë pjese të Kosovës. 
“Statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt 2008. 
 Shtetësia e Kosovës është fakt politik dhe juridik”, ka thënë Thaçi, në  
paraqitjen e parë para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB’së.  
“Ne jemi kundër idesë së ndarjes, ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të  
territoreve”, ka shtuar ai. 
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka nisur hapat e parë drejt integrimit të  
Veriut. 
“Këtë vit unë kam paralajmëruar fillimin e dialogut të brendshëm mes 
Qeverisë  sime dhe serbëve të Kosovës në komunat veriore, për të diskutuar 
situatën  ekzistuese atje. Ne tashmë kemi zhvilluar një plan si të integrojmë këtë 
pjesë  me pjesën tjetër të Kosovës”. 
Kryeministri i Kosovës ka prezantuar gjendjen në Kosovë në muajt e fund dhe 
 ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë. 
“Pra, dua të ritheksoj dhe të jem shumë i qartë se përderisa ne jemi të  
përkushtuar ndaj dialogut, në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë shtetësinë 
dhe  integritetin territorial të Kosovës kurrë nuk do ta diskutojmë”, ka 
shtuar ai.  
Edhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic është shprehur pro dialogut, por 
jo  për përmirësimin e raporteve me Kosovën, por për statusin e saj.  
“Statusi i Kosovës mbetet i pazgjidhur”, ka thënë Dacic.  
Ai ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë shtetin e Kosovës. 
“Zgjidhja e statusit final të Kosovës do të jetë njëri nga prioritetet  
kryesore të Qeverisë sime. Jemi të gatshëm që, përmes dialogut dhe bisedimeve,  
të arrijmë te një zgjidhje e qëndrueshme dhe paqësore, duke marrë parasysh  
interesat e ligjshme, edhe të shqiptarëve, edhe të serbëve, edhe të të 
gjithë  popujve të tjerë që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Dacic.  
Ky zyrtar i Serbisë ka thënë se ka ardhur koha që Prishtina të mos jetë në  
pozicionin që vetëm të përfitojë, por edhe të japë në procesin e dialogut 
të ri  në nivel të lartë.  
“Ndonëse dialogu teknik duhet të vazhdojë, ai nuk është i mjaftueshëm. 
Serbia  është e gatshme për dialog të nivelit të lartë. Nuk mund të shmangen 
bisedimet  për asnjë çështje të pazgjidhur”, ka shtuar ai. 



 
Në  diskutimin e radhës u përfshinë të 15 përfaqësuesit e Këshillit të 
Sigurimit :  Lotfi Bouchaara (Marok), Michael  Tejtham (United Kingdom) Hardeep  
Singh Puri (Indi) Miguel  Berger (Gjermani) Nikita  Y. Zhukov (Federata 
Ruse) João  Maria Cabral (Portugali) Wang  MIN (Kinë) Rozmari  DiKarlo (Shtetet 
e Bashkuara) 

Raza  Bashir Tarar (Pakistan) Juan  Jose Quintana (Colombia) Baso  
Sangqu(Afrika e Jugut),Gert  Rosenthal (Guatemala), Tofig  Musayev (Azerbajxhan), 
Kodjo  Menan (Togo) dhe në fund mbledhja e radhës së Këshilit të Sigurimit për 
Kosovën  u mbyll nga Presidenti  i Këshillit të Sigurimit Gerard Araud 
(Francë), 



Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin  e Sigurimit Rozmari 
DiKarlo mbasi ka përshendetur disa zhvillime pozitive,  sidomos në punën e 
OSBE-së për mbajtjen paqësore të zgjedhjeve presidenciale dhe  parlamentare për 
ata që kan shtetësit e dyfishtë në Kosovë., tha se për fat të  keq, 
megjithatë, dy komuna etnike serbe në veri kanë krijuar procese paralele  votimit. 
Diplomatja amerikane DiKralo ka theksuar se strukturat paralele nuk  kishte 
rol legjitim në Kosovë dhe duhet të jenë të shpërbëra shumë kohë më parë,  në 
përputhje me Rezolutën 1244 (1999). 

 
Me zgjedhjen e qeverisë së re serbe, Shtetet e Bashkuara tha DiKarlo, ne  
kemi shpresuar për një rifillim të dialogut udhëhequr nga Bashkimi Europian, 
si  dhe implementimin e marrëveshjeve, duke përfshirë për menaxhimin e 
integruar të  kufijve. Përfaqësuesja e SHBA, në Këshillin e Sigurimit ka 
përgëzuar Kosovën në  dhënjen fund të pavarësisë së mbikëqyrur, e cila i u bashkua 
me qëndrimeve në  Grupin Drejtues Ndërkombëtar, në njohjen dhe përparimin e 
saj të madh, duke  përfshirë edhe pajtimin e tyre ndaj propozimeve të Paketës 
së Ahtisaarit. Në të  vërtetë, vendimi për t'i dhënë fund pavarësisë së 
mbikqyrur në shtator ishte një  votë besimi në përkushtimit të Kosovës dhe 
aftësinë për të ndërtuar një shtet  multi-etnikë, tha ajo.



 
Në të njëjtën kohë, ajo tha se, Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuar në  
lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në veri të 
Kosovës për  shkak të një lidhje të vijës së ashpër me kriminelët atje. Ajo vuri 
në dukjej se  edhe Beogradi duhet të flasë me një ton pozitiv dhe t'i 
inkurajoi serbët e  Kosovës në veri për të bashkëpunuar. Nisma e KFOR-it për të 
mbyllur kalimet e  paligjshme të kufirit ishte patjetër pjesë e mandatit të 
saj, tha ajo, duke i  inkurajuar të gjithë, palët për të mbështetur këto 
përpjekje. Ndërkohë, ajo  përgëzoi Kosovën për hapjen e një zyre të administratës 
në veri, duke vënë në  dukje se një numër i konsiderueshëm i serbëve të 
Kosovës veriore kishte aplikuar  për shtetësi çka është pozitive atje. 

 
Ajo vlerësoi gjithashtu përpjekjet e policisë së Kosovës për të mbrojtur  
popullatën lokale, dhe vuri në dukje bashkëpunimin me EULEX-in në hetimin e  
vrasjes së dyfishtë të çiftit serb të Kosovës. Ajo theksoi mbështetjen e  
Shteteve të Bashkuara për punën e rëndësishme të task forcës së EULEX-it,  
sidomos që për ato që kanë të bëjnë me trafikimin e organeve, por shprehu  
shqetësim rreth dhunës së përjetuar nga të kthyerit, duke theksuar se ishte gurë 
 për riintegrimin dhe i papranueshëm. Ndërsa përgëzojë qeverinë e Kosovës 
në  trajtimin e të kthyerve, ajo tha se duhet bërë më shumë për të 
përmirësuar  kushtet e tyre në Kosovë.