Malcolm: Gjonlekaj keqinterpreton shkrimin tim per Kadarene

[email protected] Sat, 25 Aug 2012 07:57:00 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)   
 
 (http://www.botasot.info/index.php) 

 







Malcolm:  Gjonlekaj keqinterpreton shkrimin tim per Kadarene 
Artikulli  i Gjeke Gjonlekaj ‘Nobeli dhe replika midis Kadarese e Malcolmit’
, qe ju e  publikuat me 14 gusht, eshte tejet ngaterrestar. Gjithsesi, 
shkrimi kryen nje  detyre te rendesishme per mua: ate te zgjidhjes se nje 
misteri qe me ka munduar  per nje kohe tashme.  
Kur  une publikova nje shkrim te gjate rreth Ismail Kadarese, ne vitin 
1997, ne New  York Review of Books, une e mbrojta ate nga disa kritike jo shume 
te sofistikuar  si Stephen Schwartz, dhe lavderova vleren letrare te punes 
se tij, te cilen  megjithe mend e çmoj lart. 
Kritika  e vetme qe kam bere ka qene e nivelit dytesor. Ne intervistat dhe 
kujtimet e  publikuara pas renies se komunizmit, vija re qe Kadareja kishte 
prirje te  paraqiste veten sikur te kishte qene per nje kohe te gjate nje ‘
disident’ aktiv,  i cili konfrontohej me regjimin; une ofrova disa arsye se 
pse mendoja qe ky  ishte nje ekzagjerim. Mendova se ajo lloj rishikimi i se 
kaluares thjesht nuk  ishte i nevojshem, per dy arsye. 
Se  pari, sepse duhej te kuptohet qe kushdo qe jetonte nen ate regjim duhet 
te bente  kompromise me te, pasi alternativa ishte burgimi afatgjate ose 
vdekja; dhe se  dyti, sepse vlera artistike e nje literature aq madheshtore e 
shpie ate ne nje  hapesire krejt tjeter, shume me lart çdo aktiviteti 
politik.   
Ne  te njejten kohe, une theksoja (ndersa kundershtoja kritikat 
siperfaqesore te  Stephen Schwartz e te tjereve, te cilet ne menyre absurde 
pershkruanin Kadarene  si ‘vegel te partise’ ose si ‘Zhdanov’) qe Kadare kishte 
shkruar romane – si  Gjenerali i ushtrise se vdekur – te cilat i kunderviheshin 
thellesisht llojit te  ‘realizmit socialist’; po ashtu, shkrova qe Nepunesi 
i pallatit te endrrave  ishte nje meditim i thelle per natyren e shtetit  
totalitar. 
Andaj  u shtanga, kur dy muaj me vone pash qe New York Review of Books 
kishte publikuar  nje leter nga Z. Kadare, ne te cilen ai shprehej shume ashper 
ndaj meje, me  akuzen qe e kisha quajtur nje ‘Zhdanov’ (kur ne fakt, une 
qartazi kisha sulmuar  ata te cilet e quanin ate ‘Zhdanov’), dhe permbante 
disa keqkuptime te tjera  thelbesore ne lidhje me shkrimin tim. Duke ditur qe 
Z. Kadare eshte nje njeri  inteligjent dhe i thelle, kete sjellje te tij e 
kisha shume te veshtire ta  kuptoja.  
Per  mua dy shpjegime ishin te mundura. Njera ishte qe Kadareja, i cili ka 
njohuri te  shkelqyera te frengjishtes, por te kufizuara te anglishtes, 
kishte lexuar  shkrimin me te shpejte dhe e kishte keqkuptuar gjithe logjiken. 
Shpjegimi tjeter  ishte qe Kadareja varej nga dikush tjeter qe t’i jepte nje 
permbledhje te  shkrimit, dikush qe, edhe po te kishte njohuri paksa me te 
mira te gjuhes  angleze, e kishte te veshtire te percillte logjiken time ose 
ta paraqiste ate ne  menyre te sakte. 
Mbas  leximit te shkrimit te Z. Gjonlekaj, misteri zgjidhet: shpjegimi me i 
mundshem  eshte ai i dyti. Me vjen keq qe Z. Gjonlekaj mori persiper ne 
vitin 1997 te  krijoje nje armiqesi krejt te panevojshme mes meje dhe Z. 
Kadare. Me vjen keq,  po ashtu, qe ai vazhdon te ofroje nje version teresisht te 
pasakte te shkrimit  tim. Po ashtu, me vjen keq qe ne shkrimin e tij, te 
cilin ju e publikuat, ai  krijon te njejten pershtypje te gabuar te letres sime 
te cilen e dergova si  reagim ndaj ankeses se Kadarese. Asnje person i 
arsyeshem qe do lexonte letren  time nuk do arrinte ne ate interpretim qe ka 
dhene Z. Gjonlekaj; çdo lexuesi  tuaj qe ka interes ne kete çeshtje do t’ju 
kisha sugjeruar qe ta lexonin letren  vete.  
Ne  veçanti ndjej keqardhje qe Z. Gjonlekaj tenton te rizgjoje nje 
keqkuptim te  vjeter, disa vite mbasi u harrua ajo pune. Ethem me krenari qe kam 
kenaqesine e  nje marredhenieje te mire me Ismail Kadarene, dhe kam qene 
mikpritesi i tij ne  Oksford. Une e konsideroj ate jo vetem si novelisti me i madh 
shqiptar, por edhe  si nje prej shkrimtareve me te medhenj boterore te 
diteve tona, dhe nuk kam  dyshim qe ai e meriton çmimin Nobel. Ky eshte nje 
mendim imi i palekundshem,  mendim te cilin e mbaj sot dhe te cilin e kisha edhe 
ne vitin 1997. Une besoj qe  Z. Kadare kete e kupton. Me keqardhje mendoj 
qe personi i cili arriti te binde  Z. Kadare 15 vite me pare qe ta keqkuptoje 
kete, akoma provon te binde lexuesit  tuaj qe ta keqkuptojne ate edhe sot.