SHBA: Nje 33 vjeçare nga Kosova mbytet ne lume
[email protected] Thu, 6 Sep 2012 10:06:02 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
SHBA: Nje 33 vjeçare nga Kosova mbytet ne lume BEQIR SINA, Southfield - Michigan Trupi i Fatbardh Latifit, 33 vjeç,( nga fshjati Zherge - Kosove), u gjet diten e diel rreth ores 11 nates ora lokale(ose 5 te mengjesit me kohen ne Kosove) rreth 100 metra ne jug te ures "Putnam Bridge", prane, vendit qe lokalizoi policia, dhe mendohej se ai u zhduk, mbasi u hodhe ne uje per te shpetuar nje grua Mideltown - Connecticut : Nje qytetar banore i qytetit Mideltown - Connecticut, vdiq gjate fundjaves, teksa ai me nje grup shokesh, po laheshin ne lumin "River Connecticut", sipas nje njoftimi per shtyp nga Departamenti i Policise Wethersfield. Policia tha se Fatbardh Latifi, 33 vjeç, nga Mideltown(140 Liberty St), eshte mbytur diten e diele pas ai eshte hedhur nga nje varke, me nje grup te njerezish prane vendit te quajtur nga vendasit Wethersfield Cove. Latifi dhe tre te tjere kercyen nga barka ndersa pane nje grua qe ishte ne veshtiresi . Pra ishte duke u mbytyr. Ndersa te tjeret po nga kjo barke mbasi u hodhen ne uje duke u perpjekur per te ndihmuar ate gruan, shpetuan, Latifi, u zhduk nga syte e tyre, sipas raporteve, tha policia. Ne aksionin per gjetjen e trupit te te mbytyrit, moren pjese perveç Departamentit te Policise Wethersfield, policise nga Hartfordi Lindore dhe Hardford Rocky Hill, zjarrfikesit nga East Hartford, Glastonbury Grupi i Emergjencave, Policise se Shtetit, si dhe Rojet bregdetare te SHBA, dhe Zyra e Mjekesise Federale . Incidenti: Trupi i Fatbardh Latifit, 33 vjeç, u gjet diten e diel rreth ores 11 nates - ora lokale(ose 5 te mengjesit me kohen ne Kosove) rreth 100 metra ne jug te ures "Putnam Bridge", prane, vendit qe lokalizoi policia, dhe mendohej se ai u zhduk, mbasi u hodhe ne uje. Kerkimi filloi te dielen pasdite, vetem disa minuta, mbasi policia mori nje telefonate nga nje vajze e shqetesuar, e cila ishte duke thene ne bisede me policine se :"Shoku i saj u hodhe ne uje nga nje varke ne lume per te shpetuar nje grua, qe dukej se po mbytej ndersa shoku i saj kurre nuk u kthye me. Policia, thote sipas deshmitareve qe ajo ka marre ne pyetje,ne bregun e lumit Connecticut River ne Wethersfield :"Se kane qene kater njerez te cilet sipas tyre kercyen nga barka dhe rane ne uje per te notuar ne lume. Nje femer, sipas tyre nuk dinte not, dhe u hase veshtiresi, ndersa te tjeret ishin hedhur ne uje per te ndihmuar ate, ne nje tentative per t'a shpetuar e marre perseri ne barke. Mirepo, njeri prej tyre u zhduk menjehere ne thellesi te lumit. Pas telefonates menjehere ne vendngjarje ia mbriiten ekipet e kerkimit, te cilet sollen edhe nje anije te shpetimit, nje anije me aparatura per te vrojtuar nen uje - nje scaner, nje hidrolokator, dhe ne breg qendronin autoambulancat, makinat e zjarrefiksive, makinat e policise dhe makinat e ndihmes se shpejte. Dhe, madje edhe nje helikopter, u thirre ne ndihme gjate kerkimit, per vrojtim nga ajri dhe lokalizimin e vendit ku mund te ishte trupi i 33 vjeçarit te mbytyr.. . Zhytesit(polumbaret) u vune menjehere ne kerkim lumin Connecticut River ne Wethersfield aty ku ne mesnate kane gjetur trupin e nje personi i cili ishte deklaruar i humbur. Zyrtarete policise i kane thene gazetareve se ata kane identifikuar njeriun, i cili vdiq pasi ai u hodhe nga varka ne pjesen e lumit qe i ngjane nje liqeni, mbasi aty ne mes formohet "nje barke" e cila thirret Wethersfield Cove. Ekspertet e policise, thane se "Lumi i Kenektiket - Connecticut River", eshte i njohur per "kapriçiot" e tij te forta, mbasi ne mes te tij formohen disa rryma ne forme "turriele" (ose kupa) te paparashikueshme, Tashme, emri i viktimes eshte bere i ditur dhe ai eshte i nje shqiptari nga Kosova - katundi Zherge i quajtur Fatbardh Latifi, i cili rezulton si i mbytur , tekesa viktima u hodhe ne uje per te ndihmuar nje femer qe ishte duke luftuar me jeten te dielen ne pas mesdreke. Sipas, policise se qytetit Wethersfield, viktima e identifikuar si Fatbardh Latifi, eshte 33 vjeç, dhe eshte banore i lagjes Middletown ne Wethersfield te Kenektiket .Po sipas raporteve nga policia thuhet se njerezit e tjere qe ishin ne barke, shpetuan te gjithe. Ne nderkohe qe viktima Fatbardh Latifi ishte larguar me not nga barka rreth 15 deri ne 20 metra larg , ai humbi menjehere nga syte e tyre. Viktima: Personi trupi i te cilit u nxorre nga lumi Connecticut ne Wethersfield vone naten e diel eshte identifikuar si 33-vjeçari Fatbardh Latifi. Banori i qytetit Middletown. Ai ishte nje nga kater personat qe kerceu nga nje varke per te shkuar me not prane vendit te quajtur Wethersfield Cove, dhe mbas 15 - 20 metra u fundose menjehere nen uje dhe nuk u pa me. Pas rreth pese ore te kerkimit, trupi Latifit u gjet nga zhytesit e ekipeve te shpetimit te policise. Vdekja e tij thote policia mbetet nen hetim mbasi ende nuk dihen shkaqet . Ekipi i zhytasve(polumbarve) " Zyrtaret nga ekipi i shpetimit Crest Regional, thane se ekipi i zhytasve(polumbarve) e gjeti trupin e tij rreth ores11:00 pak me para mesnates, te se dieles, vetem 100 metra nga Putnam Bridge, vendi ku nisen kerkimit fillestare , sipas percaktimit te lokacionit. Banoret e zones thane se njerezit duhet te jene te kujdesshem kur laheni ne lumin Connecticut."Ju kur vini te laheni ne kete lume, thote njeri prej tyre duhet te jeni shume te kujdesshem " tha Larry Dutil, i cili eshte banor i vjeter i kesaj zone ne Newington. Policia: Policia nepermejt shtypit lokal ka bere thirrje se: "Nese dikush ka ndonje informacion mbi kete incident le te therrase menjehere policine ne qytetin Wethersfield, ne kete numer telefoni : 860-721-2900. Çdo informacion eshte i nevojshem per policine e cila ruane ne kushte te "rrepta" indetitetin e personit qe jep informacionin. _http://www.wfsb.com/story/19441017/boater-found-dead-in-wethersfield-cove-i dentified-by-police_ (http://www.wfsb.com/story/19441017/boater-found-dead-in-wethersfield-cove-identified-by-police) (http://wfsb.images.worldnow.com/images/19441017_BG2.jpg) © One of the boats used during the search. (http://wfsb.images.worldnow.com/images/19441017_BG3.jpg) © Boat in which Fatbardh Latifi jumped from Sunday night. Zhytsat 1 2 3 4 5