Omer Muhtar-" Shejhu i shehidëve"
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Thu, 20 Sep 2012 15:41:56 +0200
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFmoJgGTb4K9iZeG0L3BEP2bNhchcXP8LjVrhC+Wffa2WA@mail.gmail.com> |
*Omer Muhtar-" Shejhu i shehidëve"* Omer Muhtar (1862-1931), udhëheqës i muxhahidëve libian i njohur si " Shejhu i shehidëve". Ka qenë udhëheqës i xhihadit libian kundër okupatorit italian në periudhën 1911-1931 ku ka marr pjesë në mbi 1000 beteja. Në vitin 1931, në njërën prej atyre betejave ka qenë i plagosur si plak shtatëdhjetëvjeçar, që më pastaj italianët ta dënojnë me vdekje duke e varur në litar. Njëri prej atyre që e ka njohur Omer Muhtarin, Mahmoud Aljahmi thotë:" Asnjëherë nuk e kam parë që Omeri të ketë fjetur deri në mëngjes. Ka fjetur diku dy orë dhe pastaj është zgjuar, ka marrë abdes, ka fal namaz dhe ka lexuar Kur`an deri në namazin e sabahut." Për ta qetësuar ushtrinë e tyre, italianët i kanë ofruar pozitë dhe pasuri. Si kthim prej tij, kanë kërkuar që të pajtohet me pretendimet e tyre koloniale. Omer Muhtar është përgjigjur me një fjali që është bërë shumë e famshme:" Unë nuk jam tendencë e ëmbël për të ushqyer secilin dhunues. Nuk ka rëndësi se sa shumë tentohet për tu ndryshuar besimi dhe mendimi im, Allahu në fund të gjithë do t`i turpëroj." Më pastaj i kanë ofruar që ta lëshoje qytetin e tij me qëllim që të bashkohet me partinë udhëheqëse ku të pajtohet me një rrogë mujore, mirëpo ai prapë ka refuzuar duke thënë:" Jo, unë nuk do ta lëshojë vendin tim derisa nuk takohem me Allahun. Vdekja për mua është më e dashur se çdo gjë tjetër. Unë atë e pres në secilën minutë." Dhe ka folur Omer Muhtar, shejhu i shehidëve:" Nuk do ta lëshojë këtë vend përderisa nuk e fitoj njërën prej dy mirësive: shehadetin ose fitoren" dhe " Nuk do të ndalojmë duke luftuar kundër okupatorëve derisa t`i përzëmë nga vendi ynë ose të vdesim duke luftuar." Kur e kanë pyetur: pse nuk shkon në haxh? Ka thënë:" Shpërblimi i haxhit nuk është më i madh se shpërblimi i mbrojtjes së fesë së Allahut dhe vendit tim." Oficeri ushtarak i cili e ka marr në pyetje pas robërimit të tij ka thënë:" Kur ka ardhur në repartin tim, kam kujtuar që ka ardhur një njeri i thjeshtë si qindra beduinë të tjerë të cilët i kamë takuar në betejat në shkretëtirë. Duart i ka pasur të lidhura, ka pasur një trup të lodhur nga lufta, i lodhur madje edhe për të ecur. E kam ndjerë në vete se ky njeri nuk është si të gjithë njerëzit tjerë edhe pse i privuar nga liria. Kur është përgatitur për të ecur më ka befasuar shkëlqimi dhe drita në fytyrën e tij. Goja më është marr në fund të bisedës kur i kam urdhëruar që të kthehet në qelinë e tij që më pastaj natën vonë të dale për t`u gjykuar." Kur gjenerali italian i ka ofruar mundësinë e fundit për ta bërë marionetë të tij dhe t`i lejoje të jetoje si edhe udhëheqësit tjerë të popullit të tij, ai është përgjigjur:" Unë nuk do të ndaloj së luftuari kundër teje dhe njerëzve tu përderisa ose ju ta lëshoni vendin tim, ose unë ta jap jetën time. Dhe betohem në Atë i Cili e di se çka fshehin njerëzit në zemra, po të mos i kisha duart e lidhura në këtë moment do të luftoja kundër teje me duar thatë, plak e i lodhur qysh jam". * * *Përktheu dhe përshtati nga gjuha boshnjake: Hamdi Nuhiju* *Burimi: Muslimanka.net***