Re: Lokalizimi i globalizmit

Vedat Shehu <[email protected]> Fri, 28 Sep 2012 15:40:09 -0700 (PDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Me duket se ne kete shkrim, qe sapo e mora dhe e lexova, i mvishen demokracise se perparuar perendimore, pislleqet dhe krimet e kristianizmit mesjetar dhe, mandej pretendohet pretendohet  se nepermjet mentaliteteve mesjetare tendencioze qe maskohen edhe me parrulla demagogjike per nje demokraci ideologjike me te mire, qofte fetare apo jo fetare, te gjendet nje recet per nje shoqeri tjeter tej-demokratike. Demokracia Perndimore perparoi sepse, kalimi ne menyren industriale te prodhimit kapitalist, menjanoi shfaqjen e fundamentelizmit kristiam dhe hoqi, nga drejtimi ekonomik dhe i shtetit, formulimet standarde dhe anakronike fetare. Demokracia e vertete nuk njeh ideologji me te mire apo me te keqe per t'ia imponuar shoqerise, me ane predikimesh, propagandimesh, apo presioni psikologjik e politik. Baze e demokracise se vertete, dhe qe con ne progres, eshte drejtim-organizimi i shoqerise se lire ne drejtim te progresit ekonomik. Progresi ekonomik
 eshte ne baze te cdo progresi. Te ardhurat dhe konsumi per fryme duhet te jete ne qender te vemendjes te cdo njesie administrative deri te shteti. Ketu hyne roli i jashtezakonshem i akumulimit te kapitalit per t'a investuar per te hapur fronte pune efektive per te rritur mitqenien materiale, kulturore, arsimore (te banimit arsimimit, aktivizimt, levizjes se lire - jo si prej enesh komunikuse, por si nevoje shpirterore per te pare e kuptuar boten). Nuk behet demokracia duke urryer kapitalin. Nuk mund te kete te punsuar, nese nuk pgjenden kapitale kapitalistash per t'i investuar. Nuk mund te kete zgjerim te prodhimit dhe nxjerrje te miarash materiale ne treg ne se nuk ka investime nga kapitalistat. Nxitje investimesh do te thote nxitje per punsim. Shoqeria fillestare ka pasur vetem, apo pthuajkse vetem pronar. Me zhvillimin, me mbetjen, per arsye te ndryshme, te teprices se forces njerzore pa prone doli krahu i punes ne treg per tu shitur, ne nje fare
 forme tek organiztoret me te mire te pronave, dmth tek pronaret e medhenj. Filloi ndarja e shoqerise ne punsues (pronare) dhe te punsuar (te pa-prone). Kjo Shoqeri me  u zhvillua dhe u integrua ne ekonomine moderne kapitaliste. Kapitali - punsimi - prodhimi - pagimi(paraja) - tregu -konsumi - veprimtaria kulturoro-sociale - akumulimi => kapitali ky eshte cikli i demokracise. Kete cikel shekullor apo te perjetshem te qytetrimit nuk mund t'a rregulloje asnje menyre lutjeje tek Zoti nepermjet asnje shkrimi te shenjte. Po ashtu kete cikel nuk mund t'a rregulloje asnje ideologji sunduese ne politike. E provoi bolshevizmi i dal nga social-demokracia ruse; e provoi edhe nazizmi i dale nga social-demokracia gjermane dhe deshtuan te urryera. Nuk mund t'a rregullojne boten breke-grisurit pa kapitale, as te pergjeruarit e feve qe luten dhe kerkojne t'u vije shpetimi nga shpirterat qe kane shkuar ne Kopshtin e Perendise..
Puna, puna dhe, puna e palodhur ne te tera sferat eveprimtarise njerezore sjell progresin dhe mbarevajtjen harmonike te shoqerise njerezore. Lufta ideore ka qene pararoja e pogromev dhe e luftes se armatosur. Jo lufta ideore se cila fe eshte me e mire apo cila ieologji eshte me e keqe per shoqerine. Shoqeria ka nevoje per demokraci konseguente te garantuar me kushtetute, ne drejtim te funksionimit te te drejtave dhe lirive te individit, te familjes tradicionale dhe tee grupimeve shoqerore konstitucionale. Nese shumica e shteve te botes do te arrijne te kene kushtetutta tamam demokratike perpjekjet e njerzve do te orientohen per transformimin e natyres te mbare globit, qe cdo pike e rruzullit te jate nje mjedise totalisht i kendshem, nje hapesire jetesore model, vend interesant per turizem deri. Kjo epoke po vjen nepermjet shtimit te vendeve qe aplikojne funkdionimin e demokracise konkrete per te orientuar persosjen e konsuminit te te mirave
 materiale e kulturore - Perfundimisht: "S'behet ara me urata, por me shata e lopata" (populli) 
Respekt
Vedati

From: Hamdi Nuhiju <[email protected]>
To: Gazeta Shqiperia <[email protected]>; [email protected]; [email protected]; Alb Students <[email protected]>; cameria <[email protected]> 
Sent: Friday, September 28, 2012 4:37 PM
Subject: [shqiperia] Lokalizimi i globalizmit


  
Lokalizimi i globalizmit 
 Në kohën e Perandorisë Osmane, kohë e drejtësisë dhe lulëzimit, pakicat kombëtare ishin të privilegjuara, të ndara në milete, por udhëhiqnin sektorë e pozita të rëndësishme në shoqërinë e asaj kohe. Armenet, grekët dhe hebrenjtë ishin popujt pakicë në Perandorinë Osmane, po përbënin palcën e shoqërisë ekonomike të atij shteti të madh

http://zhurnal.mk/content/?id=1292817261427
Hamdi Nuhiju

Frensis Fukujama, njëri prej projektuesve botëror të minimizimit dhe lokalizimit të vlerave të religjionit islam karshi religjioneve tjera, dhe idesë së ripërtrirjes së neokolonializmit, kontribuon dukshëm në rrjedhat e mëvonshme, pas paraqitjes së sfidës së tij në librin “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”. Lodhja e njeriut, e trupit, e mendjes, e popujve, kërkon përfundimin e rrugës. Mund ta paramendoni udhëtarin e paqes prej njërit kontinent e në kontinentin tjetër dhe si shpërblim i udhëtimit të tij nuk është dukshmëria, po lodhja e padukshme e cila lë gjurmë në vetëdijen e tij fizike. Fukajama kërkon fundin e historisë, i lodhur nga vesveset, luftërat, ideologjitë, të cilat janë rrënuese e njëra-tjetrës. Demokracia e shikuar si atraksion dhe perfeksion nga ky ideolog, e dëmton rrënjësisht pikëpamjen mbi çdo qelizë tjetër produktive në shoqëri.  Fillimi dhe fundi i historisë duhet të
 jetë një formë e cunguar, e demagogjizuar e demokracisë. Ndërsa, shpifjet, sharjet, luftimet, padrejtësitë, grabitjet, kanë vazhduar me shekuj. Jo sfera që bazohet në paqe, po lufta në shumë sfera nga rrënimtarët e kryqëzatave qysh në shekullin e trembëdhjetë kanë filluar me shpifje, manipulime e sharje ndaj kampionëve të paqes gjatë historisë, pejgambereve. Këtij karvani i përgjigjej edhe prifti Pjetër Bogdani i cili e ironizonte dhe e shante Pejgamberin Muhammed, nëpër shumë shënime të tij. Si një pjesëmarrës në kryqëzata, Pjetër Bogdani dëshmoi fanatizmin e tij ideologjik dhe fetar duke mos i dhënë hapësirë logjikës dhe mendjes. Tariq Ali, një mendimtar bashkëkohor me prejardhje pakistaneze në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tregoi për paradigmat  bashkëkohore që kanë rrjedh prej mesjetës duke zhvilluar dhe kultivuar manipulimet, shpifjet, sharjet e llojllojshme ndaj vlerave islame. 

Sipas tij, vet Perëndimi ka kontribuuar në zhvillimin dhe kultivimin e grupeve ekstreme tek të gjitha grupet shoqërore duke i përfshirë edhe vet myslimanët. Tash ka ardhur koha që si bumerang të kthehet secila pikëpamje ekstreme e Perëndimit ndaj vlerave lindore. Edhe pse, në kufij me ideologjinë lindore, ideologjia perëndimore asnjëherë nuk mund ta mbaj hapin e pavarur pa pasur tendencë asimiluese. Gjergj Konrad, ideologu hungarez i demokracisë, flet për demokracinë dhe aplikimin e saj në shtetet lindore. Qasja e dyfishtë e Perëndimit dhe keqpërdorimi i termit demokraci shton mllefin e këtij autori. Si është e mundur që demokracia të jetë e mirë dhe e përshtatshme për Perëndimin, ndërsa në Lindje ose në Evropën Qendrore nuk mund të aplikohet? Jemi të njëjtët njerëz, po standardet janë të dyfishta. Në praktikë nuk mund të shohim as një lule aromatike, po qe se nuk ushqehemi me teorinë e ngrënies së
 mishit të njëri-tjetrit. Njerëzit vuajnë nga inatet, xhelozia, smira dhe dëshira ambicioze për të qen vetjak në shoqëri. 

Disa kujtojnë se të gjithë të tjerët janë në kundërshtim me vlerat globalizuese, ndërsa ai vet është globalizimi. Një pjesë prej tyre, tendencioze, shpresojnë se të gjithë njerëzit do të vdesin qysh në momentin e zgjimit nga gjumi. Ndërsa, ai do të kënaqet dhe notoj nëpër ëndrrat vetjake të Paulo Koeljo. Demokracia nuk është sistem i më të fortit për të zbutur dhe nënshtruar më të dobëtin. Po ajo duhet që të jetë sistem i vlerave të përbashkëta e cila përhapet me paqen dhe  logjikën, e jo me nënshtrimin e popujve. Gjergj Konrad, gaboi këtu kur besoi se demokracia po përhapet me paq e jo me nënshtrim. Vjedhjet, vrasjet, përdhunimet, barbaria njerëzore e fshehur pas termit të demokracisë është aq e shëmtuar saqë çdo kahe tjetër po i dhamë demokracisë, na dalin parasysh miliona argumentet e kundërta. Samuel Huntington, përmendi ndeshjen e civilizimeve. Rrol prijatar në avangardë i dha
 civilizimit kinez, ndërsa rrezikun e pa tek civilizimi islam. Në prapaskenën e idesë së tij, mund ta kuptojmë termin demokraci si ideologji në zhdukje. Ndoshta kulturalisht beteja e humbur e demokracisë do të reflektoj edhe në aspektin ushtarak dhe politik. Evolucioni darvinist më nuk mund të jetë maskë e saj, e as revolucionet e rrejshme arabe që nxitën ngritjen e diktaturave.  Diktaturat arabe tashmë po shndërrohen në histori, edhe pse ato u ngritën nga vet ekspansioni demokratik, sot po rrënohen pa dëshirën e këtij ekspansioni. Në secilin qosh të botës duket sikur ndryshimi i kahes së revolucioneve është nga e njëjta dorë. Faktikisht harrojmë të kuptojmë frikën e daljes jashtë kontrollit të situatës nga duart e neokolonialistëve dhe detyrimin e përzierjes. Konceptin e mbijetesës së popujve e ka kuptuar bukur Gjergj Konrad. Ai tha se njeriut i duhet një filozofi po ashtu edhe popujve i duhet një filozofi. 

Kjo ide e vjedhur lindore është akomodim i përshtatshëm edhe për vitet në të cilat po jetojmë. Koncepti i demokracisë duhet të ketë vend edhe për tjetrin. Përderisa është përjashtimor për tjetrin, atëherë jetesa e saj në shtresa dhe rrethe të caktuara shoqërore do të jetë e vështirë. Bota është e shumëllojshme dhe e shumëngjyrshme. Paramendoni, sikur të ekzistonte vetëm një racë udhëheqëse ashtu siç dëshironte Adolf Hitler, ose vetëm një popull mbisundues mbi të gjithë popujt e botës ashtu siç dëshirojnë sionistët? Reflektimi i botës së llojllojshme e cenon lokalizimin e globalizimit. Religjioni pa demokraci dhe demokracia pa religjion janë dy imazhe kundërthënëse, utopike, jo reale të cilat ekzistojnë vetëm në fantazitë e fanatikëve demokratik ose religjioz. Meredit B. Mcguire thotë:” Imazhi i lëvizjeve bashkëkohore  fetare që e kanë tërhequr vëmendjen e shtypit, të publikut dhe të
 shkencëtarëve socialë reflekton shumëllojshmëri, shumëngjyrshmëri, larmi të çuditshme dhe ekzotike të grupeve fetare. Piktura përfshin në vete të rinj me veshje të shafranit, rinistë kokëqethur në këndet e rrugëve që këndojnë “ Hare Krishna”, gra të moshës së mesme që kanalizojnë porosi prej guidave shpirtërore të vjetra deri në 35.000 vjet, televangjelistë të shkrepshëm, dëshmitarë që shkojnë derë më derë, guru lindorë, magjistarë të zonave suburbane, tregti kristalesh dhe temjanësh, të shiritave me himnet e reja ose porosi fetare të prijësve të grupeve. ”Vetëm kjo anë metalike e shumëllojshmërisë së kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme është vetëm një pikturë e vogël e vendosur në dhomën me miliona piktura të tjera. 

Esenca e lokalizimit të globalizimit nuk është ekzistimi i shumëllojshmërisë së kulturave, religjioneve, popujve, grupeve etnike, e shoqërore. Po qasja e drejtë dhe mos ndezja e fitilit të luftës i siguron mbijetese qindravjeçare këtij sistemi të tanishëm. Paramendoni Maqedoninë, një shtet i vogël në hartën e shteteve të botës se sa shumë e shtresuar që është. Në të ekzistojnë grupe shoqërore, politike, sociale, etnike, religjioze nga më të ndryshmet. Një kolorit i kulturave dhe religjioneve të mëdha, i popujve dhe bindjeve politike, ideologjike, ekonomike, përfshihen dhe përplasen për çdo ditë. Sikur demokracia të ishte përhapur përmes logjikës dhe paqes, e jo përmes dhunës, e nënshtrimit të popujve të ndryshëm të botës, atëherë sot Maqedonia do të kishte një pamje krejtësisht ndryshe. Nuk do të sundonte ekonomikisht, politikisht, në aspektin social, kulturor e religjioz një grup i caktuar më
 të drejta të veçanta, karshi të gjitha grupeve tjera. Shqiptarët në këtë shtet janë 40 për qind popullsi, sipas të dhënave të sajtit zyrtar të NATO-s. Si është e mundur që të trajtohen sikur të ishin vetëm dy për qind e popullsisë? Në kohën e Perandorisë Osmane, kohë e drejtësisë dhe lulëzimit, pakicat kombëtare ishin të privilegjuara, të ndara në milete, por udhëhiqnin sektorë e pozita të rëndësishme në shoqërinë e asaj kohe. Armenet, grekët dhe hebrenjtë ishin popujt pakicë në Perandorinë Osmane, po përbënin palcën e shoqërisë ekonomike të atij shteti të madh.