Saraji i Ismail Qemal bej Vlores me harem dhe selamllek

Paul Tedeschini <[email protected]> Tue, 30 Oct 2012 15:11:22 +0000 (GMT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Me rastin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pamvarsise se Shqipnise nga pushtuesi turk-osman dhe veglat e tij renegat-kuisling shqiptar.

Saraji i Ismail Qemal bej Vlores me harem dhe selamllek
Kjo foto, publikohet per here te pare dhe paraqet nje pamje te sarajeve te familes Vlora, ku Ismail Qemali  shpalli pavaresine tone kombetare. Ajo ben pjese ne nje album orgjinal prej 20 fotosh. Albumi ne fjale, eshte ne gjendje jo te mire dhe fotot, nga koha e larget dhe kushtet e ruajtjes, kane humbur kontrastin dhe definicionin e tyre te dikurshem.

Ky album ruhet prej meje qysh prej 30 vjetesh. Ai eshte nje dhurate e bibliofilit te qytetit te Vlores, Sotir Koçi, mik imi i vjeter, i cili nuk jeton me. Fotografite e ketij albumi, mendohet te jene bere aty nga viti 1908. Ne nje prej tyre, shohim Bashkine e qytetit te Vlores, ku valvitet flamuri turk, ne shume te tjera shihen çifliqet e familjes Vlora ne zonen e Myzeqese se Vlores. Rreth autorit te ketyre fotografive, nuk ka asnje te dhene.

Diçiturat poshte tyre, jane te shkruara me dore dhe ne frengjisht. Pra, s’dihet ne se ato i ka bere ndonje pjesetar i familjes Vlora apo ndonje i huaj. Ishte tradite aso kohe qe, çdo udhetar i huaj, studjues, turist, etnograf etj . te strehoej i ftuar me ndere, ne familjen Vlora.

Ne kete album, ka vetem tre fotografi, te cilat i perkasin sarajeve te kesaj familje. Ato paraqesin : haremin, selamllekun si edhe nje pamje perballe sarajeve, ku duken qarte dritaret e dhomave te katit te dyte, ku u mbajt Kuvendi Kombetar e ku u shpalos edhe flamuri yne, ne pasditen e 28 nentor 1912. Vasil Qesari.

Marre nga http://groups.yahoo.com/group/Sterkala/message/43653