Vendimi i Dijanetit të Turqisë vjen në baz ë të këtyre fakteve!
Senad Maku <[email protected]> Mon, 22 Oct 2012 11:28:52 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Vendimi i Dijanetit të Turqisë vjen në bazë të këtyre fakteve! Numri: 1065 Ankara 17/10/2012 Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili krijoi diellin dhe hënën për llogari. Përshëndetjet dhe selamet qofshin për Muhamedin a.s., i cili e largoi umetin e tij nga injoranca dhe analfabetizmi, duke e ngritur në shkallën më të lartë të shkencave dhe arteve në botë. Vërtetimi i fillimit të muajve hënorë, në përcaktimin (takvimin) e kryesisë për çështje fetare, realizohet në varësi të vendimeve të Konferencës për pamjen e hënës, e mbajtur në Stamboll më 27-30/11/1978m. Disa nene prej vendimeve të marra: 1. Thelbësorja është që hëna të shihet, pa marr parasysh, se shikimi është thjesht me sy (pa mjete) apo shikimi bëhet përmes mjeteve vrojtuese shkencore moderne. 2. Sipas mendimit të astronomëve, fillimi i muajit hënor të përcaktuar sipas llogarive, për të qenë i konfirmuar sipas sheriatit islam, duhet të mbështetet edhe në pamjen e hënës me sy (pa mjete) në horizont, dhe atë pa pengesë dhe pas perëndimit të diellit. Kjo pamje quhet “Shikim vendorur” 3. Për ta parë hënën, duhet plotësuar këto dy kushte esenciale: a) Distanca e këndit të fituar mes diellit dhe hënës të mos jetë më pak se 8 (tetë) shkallë. Siç është e ditur, pamja e hënës fillon në distancën 7/8 shkallë. Janë pajtuar mendimet e të gjithëve se shkalla 8 (tetë) është thelbësorja. b) Këndi i fituar nga ngritja e hënës nga horizonti gjatë perëndimit të diellit të mos jetë më pak se 5 (pesë) shkallë. Në bazë të kësaj, mund të realizohet pamja e hënës së re me sy (pa mjete). 4. Nuk kushtëzohet që shikimi i hënës së re të bëhet vetëm nga një vend i caktuar. Dispozita e fillimit të muajit mbështetet në mundshmërinë e shikimit të hënës së re në çdo vend të rruzullit tokësor. Sipas këtyre vendimeve është formuar parimi i vërtetimit të fillimit të muajit hënor, pra me pamjen e hënës së re, kudo qoftë ajo në mbarë rruzullin tokësor. Andaj kryesia e çështjeve fetare turke llogaritjet e saj i ka mbështetur në këto bazamente. Në bazë të llogaritjeve të cilat i ka realizuar Kryesia me observatorin e austronomisë në Kandeli, hëna e re e muajit Dhulhixhe për vitin 1433 h, pas mbledhjes së realizuar e cila i plotëson kushtet e cituara më lart, vërteton se është bërë shikimi i hënës së re në orën 1:20 pas mesnate, sipas orës botërore, dhe atë në këto vende: 1. Në Oqeanin e Qetë, për datën 15/10/2012 dielli ka perënduar në orën 21:20 të mbrëmjes, kurse hëna ka perënduar në orën 22:44. Në jug të kontinentit të Antarktikut dhe në jug të Amerikës Latine, e cila bie në meridianin e jugut 69 shkallë, 20 minuta dhe 44,952 sekonda, dhe në meridianin e perëndimit 86 shkallë, 17 minuta dhe 56,58 sekonda. 2. Gjithashtu, në Oqeanin e Qetë dhe në fillim të kontinentit të Amerikës së Jugut, me datë 15/10/2012 m dielli perëndoi në orën 18:20 sipas orës vendore, kurse hëna perëndoi në orën 18:58. Ky vend bie në meridianin jugor me 36 shkallë, 51 minuta dhe 56,38 sekonda, dhe mes meridianit perëndimor me 105 shkallë, 51 minuta dhe 48,528. 3. Po ashtu, në Oqeanin e Qetë, pranë Perusë dhe Ekuadorit, me datë 15/10/2012m dielli perëndoi në orën 18:20, kurse hëna në orën 18:45 sipas orës vendore. Këto bien pranë meridianit jugor me 4 shkallë, 23 minuta dhe 7,836 sekonda, dhe mes meridianit perëndimor me 112 shkallë, 11 minuta dhe 12,372 sekonda. Kur fillon të shihet hëna e re për herën e parë në viset e përmendura më lartë, në atë kohë ende nuk ka mbërritur koha e sabahut në Turqi e as në Mekë. Prandaj, pjesa e fundit e natës në të cilën është parë hëna e re e prekën edhe Turqinë, d.m.th. edhe Turqinë e përfshin nata në të cilën është parë hëna sipas sheriatit islam dhe sipas rregullave të fik’hut, të cilat e përcaktojnë fillimin e natës së muajit të Dhulhixhes. Në dritën e këtyre të dhënave, dita e martë, që përputhet me datën 16/10/2012, është dita e parë e muajit Dhulhixhe për vitin 1433 h, kurse dita e enjte, që përputhet me 25/10/2012m, është dita e parë e Kurban Bajramit të bekuar. Kryesia më e lartë për çështje fetare, në kryesinë e çështjeve fetare turke. http://www.facebook.com/pages/Bibla-dhe-Kurani/241052789256581?fref=ts Name: Senad Maku Address: Ulqin-Ulcinj, 85360, Montenegro (Mali i Zi) E-Mail: [email protected] [email protected] Skype: senadmaku Website:www.bibladhekurani.com ( Studime krahasuese rreth: Biblës dhe Kuranit ) ________________________________ Trinia në perspektivën myslimane: Një Perspektivë Myslimane Shkruar nga: Tim Winter Çdo përshfaqje e kuptimeve myslimane rreth Trinisë do të rrethohet nga një mori vështirësish. Jo më i vogli prej tyre është fakti se këto kuptime myslimane kanë qenë pothuajse po aq të ndryshme dhe të numërta sa ato të rrënjosura në mesin e vetë studiuesve të krishterë. Është e vërtetë se Islami mesjetar kishte njohje më të mëdha rreth doktrinës së krishterë nga ç’dinin doktorët e Kishës rreth Islamit, për arsyen e qartë se shoqëritë myslimane përmbanin në gjirin e tyre pakica të kënduara me të cilat mund të debatohej, gjë që zakonisht nuk ndodhte në Botën e Krishterë. Dialogu myslimano-i- krishterë, një risi në perëndim, ka një histori të gjatë në Lindjen e Mesme, e cila daton të paktën sa debatet e mirësjellja ndërmjet Shën Gjonit të Damaskut dhe dijetarëve myslimanë të Sirisë së shekullit të shtatë. Dhe megjithatë duke lexuar teologët tanë, dilet rëndom në konkluzionin se shumica e tyre pothuajse asnjëherë nuk e ‘rrokën’ thelbin e Trinisë. Analiza e tyre mund të kritikohet mbi bazat e, jo të mungesës së sofistikimit, por familjaritetit të pamjaftueshëm me kompleksitetet e të menduarit trinitar skolastik apo lindor. Ndonjëherë ata thjesht u qëllojnë me heshtë mullinjëve të erës. Lexo më shumë · “ASNJË LIBËR I SHENJTË NUK KA ZBRITUR NGA QIELLI” PËRVEÇ KURANIT! Shkruar nga: Sedat ISLAMI “Asnjë libër i shenjtë nuk ka zbritur nga qielli” – është titulli i një artikulli, të cilin në shqip e solli portali koha.net . Artikulli, në origjinal , është një rezyme e një kërkimi ekipor shkencor pesëvjeçar nga shkencëtarë të Institutit për Kërkime Historike në Washington, publikimi komplet i të cilit pritet të bëhet vetëm në vitin 2015. Studimi ka të bëjë me kontrollimin dhe verifikimin shkencor të librave fetar të krishterë, saktësia e të cilave në laboratorët e tyre nuk u provua. Shkencëtarët iu gëzuan pa masë kësaj, andaj edhe shfrytëzuan rastin për të thirrur njerëzit që të mos besojnë në fe, pasi që ajo është produkt njeriu dhe jo se Zoti ka të bëjë me të. Ndikimi i tyre nga mllefi ndaj fesë dhe urrejtja e madhe për të shihet qartë ne këtë abstrakt të publikuar tash kur edhe tri vite tjera duhen pritur për tu publikuar studimi në tërësi. Studimi, sigurisht se nuk ka përfshirë edhe Kur’anin, ai bën fjalë vetëm për Biblën dhe versionet e saja. Në fakt, nuk janë të parët këta që kanë vërtetuar falsitetin e Biblës. Shkencëtarët myslimanë kanë dhënë vërejtjet e tyre shkencore për gabimet e Biblës , të cilat në raste të caktuara kanë shkuar edhe me mijëra, por nuk janë marrë parasysh kurrë. Sido që të jetë, ne nuk do të merremi me gabimet e Biblës dhe as vërejtjet e shkencëtarëve myslimanë për to, pasi që konsiderojmë se, parësore dhe e domosdoshme për myslimanët është njohja e Kur’anit dhe bindja për vërtetësinë e tij. Kësisoj, sot do të sjellim disa prej fakteve që dëshmojnë për autenticitetin e Kur’anit si fjalë e Zotit. Lexo më shumë · 12 Papët që nuk ishin ''ëngjëj'' Shkruar nga: Eroll Velija Kanë bërë më shumë mëkate se kushdo tjetër. Kanë vrarë me miliona njerëz, kanë torturuar dhe kanë persekutuar. Madje kanë kryer perversitete nga më të paimagjinueshmet, duke bërë inçest, orgji edhe me fëmijët e tyre, djem dhe vajza. Por që të gjithë i dallon fakti se kanë qenë shenjtëruar dhe kanë drejtuar autoritetin më të lartë të kristianizmit në botë, Vatikanin. Pra, Papa, personifikimi i të dërguarit të Jezu Krishtit mbi tokë, shpeshherë nuk kanë qenë ata që jemi mësuar të shohim dhe të dëgjojmë. Nuk kanë qenë burim dhe frymëzim i paqes. Në periudha të caktuara të 2000 viteve të fundit kanë devijuar dhe kanë kryer krime nga më të ndryshmet, duke u renditur më shumë krah djallit sesa Perëndisë. Gazeta amerikane "Investigate Journal" në listën e saj ka renditur 12 papët më djaj të të gjitha kohërave, duke nisur që nga shenjtori Shën Pauli i Taursus, i cili përndoqi dhe vrau në jug të Francës motrën dhe të afërmit e Jezu Krishtit, e deri tek ai i fundit, Papa Pius XII, i cili ndihmoi dhe mbështeti financiarisht ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit dhe diktatorit vietnamez Dihn Djem. Pra nuk ishte thjesht çështje fetare. Se si e përdorën papët këtë pushtet dhe sa abuzuan, këtë e e shohim me profilin e 12 papëve që kanë drejtuar Vatikanin. Lexo më shumë · Autenticiteti i Kuranit Shkruar nga: Sheuvki Ebu Halil “Kur’ani është vepër e Muhamedit, ai është autor i tij, kurse ju thoni se Kur’ani është nga Allahu, andaj si do ta vërtetosh këtë në aspektin racional, pa u mbështetur në tekstet fetare se Kur’ani është nga Allahu, e nuk është vepër e Muhamedit? Gjykatësi: i drejtohet të pandehurit, Islamit, duke i thënë: A keni përgjigje për këtë?” Lexo më shumë · 3 Biblat Online Të nderuar vizitorë të webfaqes BibladheKurani.com Ju kemi mundësuar që ti keni para vehtës tri Biblat, atë: të Kishës Protestante, Kishës Katolike dhe të Dëshmitarëve të Jehovait. Kliko në anën e majt të webfaqes të cilat gjinden Biblat Online. Duhet theksuar se dallimi kryesor në mes Biblës katolike dhe Biblës protestante ka të bëjë me çështjen e librave që gjenden në të. Në Biblën katolike (Bibla – Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994) dhe në atë protestante (Bibla- Diodati i ri, përkthim 1991-94) dallimi qëndron në faktin se Bibla katolike ka 7 libra më tepër se Bibla protestante, gjithashtu në Biblën e Dëshmitarëve të Jehovait (“Shkrimet e shenjta”, përkthim “Bota e re”, Romë, 2006.) kemi diçka e kundërt në doktrinen e këtyrë dy biblave (Jezusin nuk ceket si Zot, nuk është kryqëzuar në Kryq, dhe shumë dallime tjera), dhe në fund të tre sektet librin e tyre e quajnë të shenjtë. Atëherë, shtrohet pyetja - pse ky dallim ndërmjet Biblave? Cila është, në të vërtetë, Fjalë e Perëndisë? A është Kurani një libër i pastrukturuar? Shkruar nga: Mustansir Mir Një ndër akuzat e kahershme që kanë mëshuar ndaj Kuranit nga jomyslimanët, është se ai na paska një strukturë dhe formë të çrregullt. Thuhet se nga ajeti në ajet, nuk paska një ndërlidhje fort të kuptimtë dhe se suret e tij qenkan vendosur në një farë mënyre, që bazohet në parimin e papërpunuar të gjatësisë në zvogëlim, një sure e gjatë që pasohet me të tjera që vijnë duke u shkurtuar gjer në fund. Gjithashtu, ankohen ata, çdo sure shpjegohet nga një zhvendosje e çoroditur skenash, kundrinash e subjektesh, dhe ai që e lexon nuk mund të parashikojë me një lloj sigurie, se çfarë do të ndodhë më pas. Dhe përfundohet se Kurani, më së miri, na qenka një përmbledhje e jashtëzakonshme pjesësh të palidhura apo një libër citatesh. Pra, megjithëse na qenka gjithë perla, këto perla qëndrokan në një turmë të përzier. Lexo më shumë · „Jezusi i gjallë nga perspektiva historike“ – Hans Küng Shkruar nga: Hidajet Fetahu "Mos e shpallni – mos e bëni atë Zot!" – u brohorriti të pranishmëve, Hans Küng. Kështu ai u kthye kundër një ekzagjerimi (lartësimi) të Jezusit si „Zot - në tokë“. Në vend të kësaj, kisha duhet ta marrë (konsiderojë) Jezusin ashtu „si ka qenë“, dhe të kthehet tek ai. Hans Küng, i lindur më 1928 në Sursee / Zvicër, është Profesor Emerit për Teologji Ekumene në Universitetin e Tübingen-it/Gjermani, dhe President i fondacionit Etika globale – (Weltethos). Lexo më shumë · Gjuha e paimitueshme e Kuranit Shkruar nga: Dr. Dildar Ahmed Dijetarët myslimanë dhe jomyslimanë e kanë pranuar, se Kurani, libri i shenjtë islam, është i paimitueshëm jo vetëm për sa i përket përmbajtjes, por edhe për gjuhën dhe stilin e tij. Në këtë artikull është bërë një përpjekje për të nënvizuar disa prej bukurive gjuhësore të Kuranit, duke marrë parasysh pikëpamjet dhe komentet e disa dijetarëve të shquar të Kuranit. Kurani është i pakrahasueshëm në stilin e tij. Në të gjitha llojet e shprehjes dhe adresimit si të inkurajimit, lavdërimit, censurimit, demonstrimit, shpjegimit dhe interpretimit të Kuranit, ai është i shkallës më të lartë. Ai ka kaq shumë ëmbëlsi dhe bukuri, saqë asnjë gjuhë e njeriut nuk mund t'i ngjasojë. Është fakt i pranuar, se Kurani nuk ndoqi stilin e panatyrshëm që ishte i përhapur në kohën e shpalljes së tij. Në vend që të ndiqte temat më të preferuara të kohës së romancës dhe ekspeditave ushtarake të kohës, Kurani prezantoi një varg të gjerë temash që lidhen me aspekte të ndryshme të jetës individuale dhe kolektive si ajo: shpirtërore, etike, sociale, ekonomike, politike dhe ligjore etj. Lexo më shumë · E vërteta mbi Talmudin Shkruar nga: Michael A.Hoffman II dhe Alan R.Critchley Talmudi është libri më i shenjtë i Judaizmit. Ky libër në Judaizëm ka ndikim më të madh sesa Dhjata e Vjetër. Dëshmia për këtë mund të gjendet në vetë Talmudin, Erubin 21b [botimi Sonkino]:"Biri im, ji më i vëmendshëm në zbatimin e fjalëve të Shkruesve sesa në ato të Teuratit [Dhiata e Vjetër]." Epërsia e Talmudit ndaj Biblës në shtetin Israilit po ashtu mund të shihet në rastin e çifutëve të zinj etiopas. Më mirë e njohin Dhiatën e Vjetër etiopase sesa Israilitët. Mirëpo, kjo fe është aq e vjetër saqë u paraprin Shkruesve Talmudistë, për të cilën ata nuk kanë njohuri. Sipas New York Times të 29 Shtatorit, 1992, f.4:"Problemi qëndron në atë se tradita çifute etiopase nuk shtrihet më larg se Bibla apo Teurati. Talmudi i vonshëm dhe shpjegimet tjera, të cilat formojnë bazën për traditat moderne, asnjëherë nuk u ka rënë në duar atyre." Për shkak se nuk përshkojnë traditat Talmudike, etiopasit e zinj diskriminohen dhe u është ndaluar që të martohen, të varrosen dhe të kryejnë shërbime tjera në shtetin Israilit. Lexo më shumë · Kurani, libri i fundit Shkruar nga: Javed Ahmad Ghamidi Kurani është libri i fundit dhe jo i pari i fesë që përfaqëson. Historia e kësaj feje është, se kur Zoti e krijoi njeriun në tokë, faktet bazë të fesë u ngulitën në natyrën e tij. Atij iu komunikuan faktet e mëposhtme nëpërmjet paraardhësit të tij Ademit: Së pari ai ka një Krijues, i Cili e ka krijuar atë; vetëm Ai është Zoti i tij dhe është e natyrshme që njeriu duhet të adhurojë vetëm Atë. Së dyti, ai është dërguar në këtë botë për t'u sprovuar dhe për këtë i është bërë e qartë e mira dhe e keqja. Atij i është dhënë jo vetëm liria për të ushtruar vullnetin e tij, por edhe sovraniteti në tokë. Sprovimi i tij do të vazhdojë deri në vdekje. Nëse ai do ta kalojë atë me sukses, do të fitojë Mbretërinë e Parajsës, ku do të jetë i lirë nga keqardhjet e së kaluarës dhe frika për të ardhmen. Së treti, i Plotfuqishmi do t'i dërgojë në kohë të caktuara udhëzime, sipas nevojave të tij. Nëse ai do t'u bindet këtyre udhëzimeve, ai nuk do të humbë dhe nëse nuk u përmbahet atyre, do të dënohet përjetësisht në botën tjetër. Lexo më shumë -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur