Ftohtë, lutem për kohë me diell

Agim Jakupi <[email protected]> Tue, 11 Dec 2012 05:38:13 -0800 (PST)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>








Ftohtë, lutem për kohë me
diell
 
 
 
Ora tregon 21: 30 min. Rri ulur. Karrigia ime
është e thjeshtë. Para meje... toka e shtruar me dëborën e parë. Bën ftohtë.
Pikat e ujit, tik – taket që më parë dëgjoja, ishin bë akull! Kafja shumë
shpejtë është ftohur. Unë... i habitur... po rri vetë, kolegët ishin lartgë
meje. Thjeshtë po bëjë punën që jam i angazhuar. Qeni lehë dhe nuk më jepët të
dal jasht. Ju tregova, është ftohtë. I mbyllur në një shtëpizë... ambient i
ngusht. Mundohem të koncentrohem në punë, por kot. Nuk është thënë kot se koha
e bën të veten. Siduket edhe i ftohti po e bën të veten, po na mban të mbyllur.
Kam mbet ballë për ballë ... me akullin. Sa herë që dua të largoj mendimin...
prap them koha është... ftohtë. Në fakt për ne shqiptarët çdo herë është koha e
njejtë. Pra, nuk mund të ecim shumë se plasemi në tokë...kuptohet kur shkelim
në akull. Po ju them, koha me akull ka filluar shumë herët. Këtë e dëshmon edhe
maji i përgjakur kur vriten katër shqiptar në afërsi të fshatit Radush,
gjithashtu edhe maji i gjyshes “terroriste” në aksionin “Monstra”... , e
dëshmojn edhe shumë ndodhi para dhe pas këtyre aksioneve. Nxënësit shqiptar
nuk  mund të shkojn në shkollë të lirë. E
di se atyre u ndalohet qarkullimi i lirë, e me këtë faktikisht ju mohohen të gjitha
të drejtat. Prondërit të shqetësuar nga akulli i madh kanë frikë që fëmija i
tij mos të rrëshqase e të plaset në tokë, të përgjaken. Prindëri është prindër
dhe ndjenë dhimbje për fëmijën, andaj edhe kujdeset për te dhe dallohet nga
politikani që ka natërruar profesionin dhe duke mos dhënë llogari për ecurit
politike, për hallin e popullit qeshet kur shehë të tjerët të mbetur në...
akull! Pra, është i kënaqur me kripën që i’a hedhin para syve, me makinën
luksoze, për të ardhurat e tij...
E populli, ku?
Faktori historik është me rëndësi... dhe bën
dallimin ndërmjet kohës së ftohtë dhe kohës me diell. Nuk do besoni, historia
na mëson se gjendja e shqiptarëve ishte më e mirë, kishte diell dhe ata u
ngrohshin. Ajo kohë dallohet nga akulli sot. Ju e kuptoni për çka flas, për
kohën kur konceptet politike të shqiptarëve dalloheshin nga të tjerët. Është e
vërtetë se në atë kohë, në kohën e Lidhjes së Prizrenit shqiptarët treguan
pjekuri për ngritjen e politikës origjinale, kishin hartuesin e platformës
politike, Sami Frashërin. Platforma e tij ishte dhe mbetet e vetmja që kurorën
e arriti në Vlorën e Ismail Qemalit më 1912. A duhet të ballafaqohemi me
historinë? Koha me diell, siduket, nuk vjen më. Tani ballafaqohemi me terrin
dhe tmerrin. Ballafaqohemi me të sotmen e pasigurt dhe nuk na jepet të mendojm
për të nesërmen, ngase nuk mund të lëvizim. Hapat po ngadalësohen. Akulli na
mundon. Politikanët kanë një vend të sigurt... është i çuditshëm raporti i tyre
me këtë vend. Nëse nuk hajn nga gjella e qeverisë, parlamentin e quajn kotec
pulash. E sot, gjenden mbrenda! Më kujtohet shkolla e mesme dhe lënda e
LOGJIKËS. Kjë lëndë ishte e lezetshme edhe pse mbrenda saj kishte diçka të
palogjikshme. E kam fjalën për hesapin 2+2=LLOKUM. Për momentin do të doja një
llokum, do shkonte me kafen time tani të ftohur... siç koha kalon, kjo lëndë
është bë pjes e jetës. Për çdo minut, ore, ditë, javë, vite takohemi me raste
dhe me hesape të palogjikshme. Po ua them. Matematika është kjo: 1+1=AKULL!
Ora tregon saktë: 22: 45 min. Më duhet të ik nga
ky vend. Mendoj për mëngjesin.... nesër si do jetë koha. Jam largë shtëpis më
shumë se 7 km. Dua që të lëvizi, të shkoj në shtëpi në këmbë. Do të ketë akull,
e di. Sidoqoft, do iki... do iki. Që sonte lutja ime për të nesërmen është: O
Zot kjo është rruga ime e hallit, kërkoj nga Ti, që para dhe pas meje, djathtas
dhe majtas, poshtë dhe lartë meje dhe çdo udhëtari sikur unë bëje këtë rrugë të
drejtë, të dobishme, me dritë dhe diell! Ashtu qoftë! 
 
 
 
 
                                                   Agim Jakupi - Shkup