Re: [AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera
Ardiani <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Tatjeta Tironc, vrojtimet kallxojne qe Universi po zgjanohet, bile njeriza jane n'gjendje edhe m'e mate zgjanimit. Rrjedhoje e ktij fakti asht qe Universi e ka nji pike fillestare, t'quajtun Shperthimi i Madh. Kjo pike asht asimptotike, sepse, me sa dihet deri sot, mujme m'e kuptue per vetite e karakteristikat e ktij Shperthimi deri te nji moment kohor e hapsinor shume shume afer asaj pike, por kurre tue mos e mbrri ate pike, kurre tue mos mbrri te ai momenti i shperthimit, e asesi tue mos mujte me e kapercye pertej n'kohen e hapsinen para shperthimit. Tash, me e ngrehe ket argument, e me thane qe po qon te t'njajtat perfundime si ato qe i kane thane do barinj para 8000 vjete, sado qe u deshmue qe ishin t'mencem e me ndikim n'civilizim, mue po m'duket nji, qysh i thojne anglezte, stretch i madh i mendjes. Pak a shume, kshtu shkoi biseda, ku u citue Ajnshtajni, me cilsine e fizikanit t'madh, per probleme t'fese, ku muj me thane qe ka qene medioker; apo u citue Papa Piu, ndoshta teolog i zoti, po fizikan qe la per t'deshirue. U tha qe dallimi n'mes t'fese e shkences po bahet gjithnji e ma i vogel, e rezultatet e tyne po konvergjojne. Por, ktu ka nji dallim thelbsor: n'shkence flitet saktsisht, dihet se cka asht koha (n'fakt, nuk dihet, por punohet sakte me ate koncept), dihet se cka asht energjia, dihet se cka asht atomi, etj. Natyrisht, gjanat nuk jane kaq t'preme, ka shume dilema, mirepo kerkush s'e ngatrron elektronin me foton, a temperaturen me mase. N'fe konceptet jane shume fluide, ndrrojne me kohe. Bile mue po m'duket njikshtu. Nuk e tha kush, por une e permenda qe dija e librave t'fese evoluon, kurse dija e librave t'shkences jo. Kta e mendova n'ket forme: feja i mvesh konceptet si nji grue e bukur fustanet, heke nja e veshe tjetrin, heke tash ket, e veshe t'tretin. Shkenca i mvesh konceptet si burri i merdhime palltat, nja permbi nja permbi t'treten. Kjo do me thane qe nji koncept fetar, si psh Zoti, ndrron me kohe e bahet Mjeshter. N'shkence hici mbetet hic, kqyret se a ka a s'ka, edhe qysh asht, por si koncept nuk ndrron. Ndoshta per mungese emnash e fjalesh, i njajti term perdoret per dy gjana qe dallojne n'nuanca, si psh atomi i Raterfordit asht i ndryshem prej atij t'Borit, mirepo thelbi asht aty, asht i njejte. Njajte edhe me filozofine e atomin e grekeve e atomin e evropianeve. Demokriti ka thane qe atomi asht grimca ma e vogel e materies e asht i pandashem. U deshmue prej evropianeve qe ajo qe sot po e thirrim atom asht e ndashme e s'asht grimca ma e vogel. Mundesh me thane qe Demokriti e ka pase fjalen per kuarqet. OK. Por, ai ka thane qe asht vetem nji kuark, e sot dihet per kuarqe disa llojesh. Mundesh me thane qe Demokriti e ka pase fjalen per kto fijet, stringje qe po ju thue. Mirepo, allahile thuej Demokritit qe kto jane fije, e jo grimca, pa marre parasysh qe n'ato nivele as fjala fije e as grimce s'ka kuptim. Dikur Demokriti duhet nale, se na u ba puna si Akili me breshke. Atomi i Demokritit asht jokompatibil me konceptin e fushes, e koncepti i fushes ka ba pune bukur t'madhe n'shpjegimin e shume fenomeneve. Tane termodinamika klasike e fizika klasike per fluidet asht ba pa atom. Natyrisht, asht mire qe asht fute atomi n'termodinamike e n'fizike t'fluideve, shyqyr qe asht fute, se tek e fundit, atomi asht e syn shpjegohen gjanat pa te, mirepo derisa u muerr vesh egzistenca e tij, shume gjana jane shpjegue edhe pa to. Gjon Daltonit koncepti i atomit i ka ndihmue n'punen e tij, por ky koncept s'ju ka dashte Ernest Mahut. Qe te dy kane ba pune t'madhe per mi marre vesh se qysh po punon natyra. Ludvig Bolcmani, nja prej figurave ma madhore e tragjike t'civilizimit, ka dashte me e msue Mahun qe atomi asht. Mahu i ka thane qe s'po m'duhet. Ma vone, Ernest Raterfordi tha n'dash ju pelqei, n'dasht s'ju pelqei, atomi asht. Une kshtu e shoh zhvillimin e idese per atomin, ku Demokriti s'ka vend. Futja e Demokritit n'ket valle asht problematike, sepse mandej duhet ftue edhe Pitagoren, i cili ka thane qe gjethcka asht numer, e ky e ka perkrah edhe Kronekerin e shumicen e ktyne qe po qendisin me fije. Kjo valle me kta tipa kish me ja marre mendt edhe Mjeshtrit, sado omnipotetnt e omniscient qe mundet me qene. Po due me ta komentue edhe ket punen e patkojit. Blez Paskali ka thane qe basti pro egzistences s'zotit shpaguhet ma mire se ai kunder egzistences s'tij. S'e di sa dyftyreshe asht kjo pune, sepse bota s'asht bardh e zi, por e di qe s'asht e moralshme. Po e perfundoj me von Nojmanin, i cili ka thane qe njerzit qe njerzit qe mirren me shkence s'i kuptojne gjanat, por vetem msohen me to. T'fala e tana t'mirat, Ardiani ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club