Re: [AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera
"D. K." <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** E fundit dhe do ta mbyll gojen. Kot po kujtoj se ne rinine time te hershme kam qene redaktor i emisiont Universiteti Popullor i Radios, cka duhet perkthyer se po te qepuna per te rreshtuar shkopinjte qe i ka futur feja shkences jam ne nje pozicion teper te privilegjuar per te shkruajtur nja tre mije mesazhe me nje permbajtje te tille. Por ne asnje rast nuk kam menduar se ketu ne albclub ishte rasti per te folur per shkence a per fe. Aq me pak per ti perzier te dyja, sikunder u tha. Nga paraqitja e lavdrueshme e Cunit, nga sinteza me nje gjuhe te thjeshte e kuptueshme qe ai i beri problemit me thelbesor te filozofise dhe shkences, mua mu krijua imazhi, se ndonse te nisura ne pozicione te ndryshme, te dyja kishin mundur te shohin se largu te njjten gje. Ose afersisht. Kjo u pa si dicka e papranueshme. Por ndersa librat shkencor jane aty bashke me bindjen se askush nuk i ka ndryshuar, nuk ndodh keshtu me fene. Edhe pse arabet te vrasin po tu thuash se kalifet e ndryshem i kane ndryshuar versetet e Kuranit si u ka dashur bytha, e verteta eshte ndryshe. Lexoni edhe nje punim te Nolit per kete teme. Merreni me mend se cfare ka ndodhur me Biblen qe duhet te jete shkruar nga 2500 deri ne 3000 mije vjet me pare. Flas per shkrimet ebreje dhe jo greke. Vec kesaj nuk duhet harruar se ne kohen e tyre ato nuk jane pare si libra fetare, sic i shohim ne sot. Ato u kodifikuan si te tilla shume me vone. Ne kohen e tyre ato u shkruan nga njerez krejt te zakonshem, ndonje peshkatar, jane tre tagrambledhes, kater scribe, dy mbreter, nje bujk e ku ta di une. Sipas nje tradite aleksandrine duhet te jene rreth 40 vete. Ata dhane vizionin e tyre dhe mendimin e kohes kur jetuan edhe per problemin qe po nxirosim. Demokriti dha mendimin e tij per atomin e vogel, por 600 vjet para tij dikush kishte bere pyetjen e tmerreshme: po nga vjen e gjithe kjo bote e madhe? Nje guxim ne kufijte e cmendurise. Greket nuk do te guxojne kurre ta bejne kete pyetje, se ata nuk kishin mberritur ende te Njeshi. Ato u besonin e u faleshin ende gureve malit, ujit, zjarrit. Por paten kurajon civile te thone se Zeusi ishte aq qefli sa perdhunonte te gjitha grate qe shihte, thane se Venera ishte aq qejflie sa prej andej disa semundje njihen si semundje veneriane. Ne rregull, nuk duhet te perzihemi me jeten private te te tjerve, po a mund ti besohet nje prostitute krijimi i Gjithesise? Ketu duket se sa e cmendur dhe e paimagjinueshme ishte ajo pyetja fatale qe kishin bere ata barinjte apo peshkataret cifute ne kohen e tyre. Dhe kete nuk e bene si fetare, madje feja me fort u ka prishur pune dhe per kete do te jap ndonje shembull e do ta mbyll fare. Te Bibla e Jeruzalemit thuhet: Ne fillim ishte Verbi dhe Verbi ishte me Zotin dhe Verbi ishte Zoti Te Bibla e liturgjise fallsifikimi behet i dukshem: Ne fillim ishte Verbi, Fjala e Zotit dhe Verbi ishte pas Zotit ..... Ne vargun e dyte te Bibles se Jeruzalemit thuhet: Ai ishte ne fillim me Zotin. Pra ka dicka tjeter para Zotit, ndersa po ky varg te Bibla e liturgjise ka ardhur ne formen: Ai ishte ne fillim pas Zotit Kuptohet pra, se kemi nje mendim te lire, te shpenguar e pa filtra te dikujt per origjinen e botes, te shprehur tre mije vjet me pare e qe afrohet me teorite e kuanteve dhe te krijimit nga hici te diteve tona, kemi po kete mendim te transformuar mbase shume me pas, ku vendi i pare si krijues i eshte atribuar Zotit. Theksoj edhe nje here se une e kam patur fjalen per rastin e pare, nderkohe qe polemiken ju e vazhdoni me te dytin, qe mbetet per te pare e verifikuar si eshte shfaqur aty. Natyrisht atehere kur ato libra nderruan status dhe rikopjoheshin si libra fetare. DK 2008/1/22, Ben <[email protected]>: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > *"Therras, mberthehem, kerkoj…por s'marr Asnje pergjigje…Askush pas te > Cilit te kapem…jo, Asnje. E vetme…Ku me shkoi Besimi…edhe ketu brenda ne > thellesi nuk gjej dot asgje vec boshllekut dhe erresires…O Zoti im … sa e > dhimbshme qenka kjo dhimbje e panjohur … nuk kam Besim … Nuk kam guxim t'i > shqiptoj fjalet dhe mendimet qe ma pushtojne zemren dhe me bejne te vuaj > agoni te parrefyera. > > Kam frike te zbuloj gjithe keto pyetje pa pergjigje qe jetojne brenda meje > … sepse s'dua te blasfemoj … Po te kete Zot … te lutem me fal…Kur perpiqem > t'i ngre mendimet nga Qielli, has ne nje boshllek aq te ashper, saqe > mendimet me kthehen si ca thika te mprehta qe ma plagosin shpirtin. Thone se > Zoti duhet te me doje …por perseri, realiteti i erresires, te ftohtes dhe > boshllekut eshte aq i madh sa qe s'ka gje qe te ma preke shpirtin." * > > *Keto jane fjalet e Nene Terezes ne nje leter ku perpiqet te rrefeje > tronditjet e brendshme si rezultat i pamundesise per te gjetur Zotin. Botimi > i tyre ishte nje nga ngjarjet me interesante ne boten e fese, sidomos asaj > katolike, per vitin 2007. Nje mendje e hapur, e paaneshme, nuk do ta kishte > te veshtire te arrinte ne perfundimin qe Nene Tereza, Gonxhe Bojaxhi, > pavaresisht jetes se saj, eshte ne thelb ateiste. Mbas perpjekjesh te > shumta, ajo arrin ne perfundimin se nuk ka asnje zot. * > > *Por si e komentoi Vatikani zbulimin e Nene Terezes se vertete? Natyrisht, > si prove te besimit te madh te Nene Terezes te zoti. Ajo thote "Ku me shkoi > Besimi?" Ata thone: "Kjo tregon se ka besim te madh." Ajo thote "Nuk kam > Besim". Ata thone, "Vuan sepse ka shume Besim." Ajo thote: "Po te kete Zot…" > (ne kuptimin qe "une jam thuajse e bindur se s'ka Zot", ata thone: "Kjo > tregon se ajo e do Zotin dhe se vuan per te." * > > *Une nuk di se sa njohuri te fizikes kuantike nevojiten per ta zgjidhur kete ekuacion. Nuk di as sa libra filozofie dhe historie duhen lexuar. Cun Tironeja shkruan: > "*Tashti, shkenca konsideron seriozisht krijimin nga hici." Pastaj arrin ne perfundimin qe kjo konsiderate e shkences eshte shume afer pikpamjes filosofike fetare t > e krijimit te botes nga nje krijues i mbinatyrshem. Mua me duket se s'ka gjera qe te jene me te kunderta. > > Shkenca thote, "Gjithesia eshte krijuar nga hici." > > Feja thote (dhe gjithmone e ka thene): "Gjithesia eshte krijuar nga Zoti. > > Te vetmet fjale te ndryshueshme ne keto dy fjali jane "Hici" dhe "Zoti". Vetem neqoftese barazojme Hicin me Zotin mund te arrijme ne perfundimin logjik qe keto > dy fjali jane te peraferta. > > Duke dashur te kundershtoje teorine e evolucionit, Fred Hoyle thote se mundesia qe jeta ne Toke te kete filluar rastesisht eshte po aq > e vogel sa c'eshte edhe mundesia qe ne nje varreze avjonesh te fryje nje Uragan i cili te arrije te mbledhe e te montoje ne menyre te rastesishme nje Boeing 747, > gati per fluturim. Prandaj, sipas tij, logjika e do qe Boeingun 747 ta kete ngritur ne kembe Ustai i Madh. Bukur. Megjithate, meseleja veshtire se mbyllet ketu: qe > ky Usta i Madh te jete ne gjendje te ngrere i vetem (ose ndoshta jo) nje Boeing 747, duhet te jete shume i zoti, shume i fuqishem, dhe shume i ditur. Shume me > i nderlikuar se sa vete Boeing 747. Atehere, kush e krijoi Ustain e Madh? > > E njejta pyetje mbetet edhe me gjithesine, ose Universin. Nese e krijoji Krijuesi, atehere kush e krijoji Krijuesin. Ose, pse te themi qe ka qene nje krijues, dhe > jo nje grup pune krijuesish? Kush e di ndryshimin? > > Mjeshter Ardiani: pajtohem me shume nga ato qe thua. Megjithate, arrije ne perfundimin se "U tha qe dallimi n'mes t'fese e shkences po bahet gjithnji e ma i > vogel.." U tha, po nuk u la. Dallimi midis shkences dhe fese sa vjen e behet me i madh. Ose, eshte thene qe dallimi mes shkences dhe fese sa vjen e behet > me i vogel, por eshte thene edhe se dallimi mes fese dhe shkences sa vjen e behet me i madh. Keshtu eshte thene. > > Ben > > > Date: Tue, 22 Jan 2008 12:05:58 +0900 > > From: [email protected] > > To: [email protected] > > CC: [email protected] > > Subject: Re: [AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera > > > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > > > Tatjeta Tironc, > > > > vrojtimet kallxojne qe Universi po zgjanohet, bile njeriza jane > > n'gjendje edhe m'e mate zgjanimit. Rrjedhoje e ktij fakti asht qe > > Universi e ka nji pike fillestare, t'quajtun Shperthimi i Madh. Kjo > > pike asht asimptotike, sepse, me sa dihet deri sot, mujme m'e kuptue > > per vetite e karakteristikat e ktij Shperthimi deri te nji moment > > kohor e hapsinor shume shume afer asaj pike, por kurre tue mos e mbrri > > ate pike, kurre tue mos mbrri te ai momenti i shperthimit, e asesi tue > > mos mujte me e kapercye pertej n'kohen e hapsinen para shperthimit. > > Tash, me e ngrehe ket argument, e me thane qe po qon te t'njajtat > > perfundime si ato qe i kane thane do barinj para 8000 vjete, sado qe u > > deshmue qe ishin t'mencem e me ndikim n'civilizim, mue po m'duket nji, > > qysh i thojne anglezte, stretch i madh i mendjes. Pak a shume, kshtu > > shkoi biseda, ku u citue Ajnshtajni, me cilsine e fizikanit t'madh, > > per probleme t'fese, ku muj me thane qe ka qene medioker; apo u citue > > Papa Piu, ndoshta teolog i zoti, po fizikan qe la per t'deshirue. > > > > U tha qe dallimi n'mes t'fese e shkences po bahet gjithnji e ma i > > vogel, e rezultatet e tyne po konvergjojne. Por, ktu ka nji dallim > > thelbsor: n'shkence flitet saktsisht, dihet se cka asht koha (n'fakt, > > nuk dihet, por punohet sakte me ate koncept), dihet se cka asht > > energjia, dihet se cka asht atomi, etj. Natyrisht, gjanat nuk jane kaq > > t'preme, ka shume dilema, mirepo kerkush s'e ngatrron elektronin me > > foton, a temperaturen me mase. N'fe konceptet jane shume fluide, > > ndrrojne me kohe. Bile mue po m'duket njikshtu. Nuk e tha kush, por > > une e permenda qe dija e librave t'fese evoluon, kurse dija e librave > > t'shkences jo. Kta e mendova n'ket forme: feja i mvesh konceptet si > > nji grue e bukur fustanet, heke nja e veshe tjetrin, heke tash ket, e > > veshe t'tretin. Shkenca i mvesh konceptet si burri i merdhime palltat, > > nja permbi nja permbi t'treten. Kjo do me thane qe nji koncept fetar, > > si psh Zoti, ndrron me kohe e bahet Mjeshter. N'shkence hici mbetet > > hic, kqyret se a ka a s'ka, edhe qysh asht, por si koncept nuk ndrron. > > Ndoshta per mungese emnash e fjalesh, i njajti term perdoret per dy > > gjana qe dallojne n'nuanca, si psh atomi i Raterfordit asht i ndryshem > > prej atij t'Borit, mirepo thelbi asht aty, asht i njejte. > > > > Njajte edhe me filozofine e atomin e grekeve e atomin e evropianeve. > > Demokriti ka thane qe atomi asht grimca ma e vogel e materies e asht i > > pandashem. U deshmue prej evropianeve qe ajo qe sot po e thirrim atom > > asht e ndashme e s'asht grimca ma e vogel. Mundesh me thane qe > > Demokriti e ka pase fjalen per kuarqet. OK. Por, ai ka thane qe asht > > vetem nji kuark, e sot dihet per kuarqe disa llojesh. Mundesh me thane > > qe Demokriti e ka pase fjalen per kto fijet, stringje qe po ju thue. > > Mirepo, allahile thuej Demokritit qe kto jane fije, e jo grimca, pa > > marre parasysh qe n'ato nivele as fjala fije e as grimce s'ka kuptim. > > Dikur Demokriti duhet nale, se na u ba puna si Akili me breshke. Atomi > > i Demokritit asht jokompatibil me konceptin e fushes, e koncepti i > > fushes ka ba pune bukur t'madhe n'shpjegimin e shume fenomeneve. Tane > > termodinamika klasike e fizika klasike per fluidet asht ba pa atom. > > Natyrisht, asht mire qe asht fute atomi n'termodinamike e n'fizike > > t'fluideve, shyqyr qe asht fute, se tek e fundit, atomi asht e syn > > shpjegohen gjanat pa te, mirepo derisa u muerr vesh egzistenca e tij, > > shume gjana jane shpjegue edhe pa to. Gjon Daltonit koncepti i atomit > > i ka ndihmue n'punen e tij, por ky koncept s'ju ka dashte Ernest > > Mahut. Qe te dy kane ba pune t'madhe per mi marre vesh se qysh po > > punon natyra. Ludvig Bolcmani, nja prej figurave ma madhore e tragjike > > t'civilizimit, ka dashte me e msue Mahun qe atomi asht. Mahu i ka > > thane qe s'po m'duhet. Ma vone, Ernest Raterfordi tha n'dash ju > > pelqei, n'dasht s'ju pelqei, atomi asht. Une kshtu e shoh zhvillimin e > > idese per atomin, ku Demokriti s'ka vend. Futja e Demokritit n'ket > > valle asht problematike, sepse mandej duhet ftue edhe Pitagoren, i > > cili ka thane qe gjethcka asht numer, e ky e ka perkrah edhe > > Kronekerin e shumicen e ktyne qe po qendisin me fije. Kjo valle me kta > > tipa kish me ja marre mendt edhe Mjeshtrit, sado omnipotetnt e > > omniscient qe mundet me qene. > > > > Po due me ta komentue edhe ket punen e patkojit. Blez Paskali ka > > thane qe basti pro egzistences s'zotit shpaguhet ma mire se ai kunder > > egzistences s'tij. S'e di sa dyftyreshe asht kjo pune, sepse bota > > s'asht bardh e zi, por e di qe s'asht e moralshme. > > > > Po e perfundoj me von Nojmanin, i cili ka thane qe njerzit qe njerzit > > qe mirren me shkence s'i kuptojne gjanat, por vetem msohen me to. > > > > T'fala e tana t'mirat, > > Ardiani > > ______________________________________________________________ > > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > > ------------------------------ > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club