Re: [AlbClub] Dynja nga ... Duart Lart!!!!

"D. K." <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

 Mistike, e pabesueshme!

Sot u futa ne nje librari, nga ato ku librat e perdorur shiten me 2-3 euro
dhe mu perballe shoh nje te tille qe titullohej *Sekretet e origjines sone*
.
Kalova tutje se mendova se do te qe ndonje nga ato botimet e Deshmitarve te
Jehovait, qe nganjehere kane interes,  por per cudi time me te madhe pashe
ishte fjala per nje interviste te gjate me Hubert Reeves, qe sot cilesohet
si astronomi me i madh i kohes dhe emrin e te cilit e mbajne yje e shume
objekte qiellore.
Personalisht kam simpati te vecante per te, qe kur e kam pare per here te
pare ne tele. Eshte nje plak me mjeker krejt te bardhe, te gjate deri
ne brez dhe kur flet ka nje theks te tille qe me ben te besoj se duhet te
jete kanadez.

Ndjeva nje habi mistike kur qe ne faqet e para lexova ate qe po perkthej
edhe per ju.

Pyetjes se Dominique Simonnet: Para se te flasim per origjinen e universit,
dua te bej nje pyetje naive, cfare kishte me perpara?

*Hubert Reeves*:  Per ne fjala origjine tregon nje ngjarje qe pozicionohet
ne kohe. Origjina jone vetiake, p.sh. fillon ate nate kur prinderit tane
kane bere dashuri dhe na kane ngjizur ne. Por ka nje *perpara* dhe nje *pas*
kesaj ngjarje.  Mund te veme edhe data e te shkruajme nje histori. Gjithsesi
pranojme se bota ekzistonte para atij casti.
Pyetje: Po flasim per origjinen e origjines, per fillimin fare...
*Hubert Reeves*: Ketu qendron ndryshimi i madh. Origjinen e botes nuk duhet
ta gjykojme si  dicka te perafert me fenomene te tjera te ngjashme. Ne
ndodhemi ne te njejtat rrethane me ato te te krishterve te pare qe pyesnin,
cfare bente Zoti perpara se te krijonte boten? Pergjigja me popullore ka
qene: ai pergatiste Ferrin per ata qe do te benin kete pyetje:

Shen Agustini nuk mendonte keshtu. Ai e kishte kuptuar thelbin e veshtire te
kesaj pyetjeje. Ne vetevete ajo donte te thoshte se koha ekzistonte para
Krijimit. Ne keto kushte ai, Shen Agustini pergjigjej qe me Krijimin nuk
kishte lindur vetem *materja* por edhe *koha*.

*Kjo pikepamje eshte shume afer asaj qe ka dhene shkenca e diteve tona. *
*Hapsire, materie dhe kohe jane te pandashme. Ne kozmologjine tone ato jane
paraqitur se bashku, te pandara. Nese ka patur nje origjine te Universit, ai
ne te njejten kohe ka qene edhe origjina e Kohes. Pra, nuk egziston nje
"perpara**
*----------------*


Fundi i perkthimit. Libri quhet *Sekretet e origjines sone* dhe eshte botuar
ne Seuil me 1996.

Me kaq tema preku fundin e vertet dhe mua me  erdhi mire qe ide te peraferta
me ato te Reeves ne kete liste i shprehem me pare gjate diskutimit tone, pa
e njohur librin ne fjale, sidomos kur qe fjala per murin e holle qe ndan
idete fetare per krijimin e univesit me idete e shkences moderne e
konkretisht te fizikes kuantike per te njejtin problem.

Them se qelloi mire qe paragrafi i mesiperm ishte ne faqet e para se kam
vite qe nuk i shkoj ne fund asnje libri:-))

D Kokonozi



2008/1/23, D. K. < [email protected]>:
>
> Z. Bejko,
>
> eshte e vertete qe me pelqen nganjehere te sajoj gjera te paqena, por jo
> te shkoj deri atje sa te flas per nje titull qe nuk ekziston. Dhe cfare
> titulli!
>
> Megjithate ju keni te drejte sepse une perdora titullin konfesional te
> librit, ne brendesi te te ciit eshte nje korpus i tere.
>
> Ne kete veshtrim, te tjere vec Bibles se Jeruzalemit flasin edhe per
> biblen katolike dhe ate ortodokse.
>
> Gjithsesi ideja e mesazhit ishte levizja e teksit, ne vartesi te ofices.
> Per mua me i vjetri eshte ai ku Verbi eshte para atij shokut dhe jo e
> kunderta.
>
> Nejse, dhe une  kam pershtypjen se kjo teme preku fundin. Me tej behemi
> dogmatike e kembengulim ne ide  te  cilat edhe vete i administrojme sa
> duhet...
>
> Kam tmerr kur detyrohem te drejtohem ne google per nje pergjigje, se ne
> nje bisede normale nuk ndodh keshtu....
>
> DK
>
>
>
> 2008/1/23, Kreshnik Bejko <[email protected]>:
> >
> >  Per hir te saktesise:
> >
> >
> >
> > nuk ekziston "Bibla e Jeruzalemit" dhe aq me pak nje qe eshte 3000
> > vjecare. Versetet e cituara me poshte I perkasin Ungjillit sipas Gjonit, nje
> > veper e finalizuar ne shek II AD, qe mund te fajesohet me oxymoron-in
> > teologjik qe eshte krishterimi ortodoks.
> >
> >
> >
> > Fjala e vetme qe shkakton nje 'paradigm shift'  ne Shkrimin e Shenjte,
> > dhe qe vertet eshte mbi 3000 vjerace eshte B'ereshith. Kjo fjale i takon
> > "Filleses", librit te pare te Torah-ut hebraik dhe bibles te krishtere (qe
> > nuk eshte nje liber I vetem por nje koleksion prej 66 syresh).
> >
> >
> >
> >
> >
> > *From:* [email protected] [mailto:[email protected]]
> > *On Behalf Of *D. K.
> > *Sent:* Tuesday, January 22, 2008 4:52 PM
> > *To:* [email protected]
> > *Subject:* Re: [AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera
> >
> >
> >
> > Te Bibla e Jeruzalemit thuhet: Ne fillim ishte Verbi dhe Verbi ishte me
> > Zotin dhe Verbi ishte Zoti
> >
> >
> >
> > Te Bibla e liturgjise fallsifikimi behet i dukshem: Ne fillim ishte
> > Verbi, Fjala e Zotit dhe Verbi ishte pas Zotit ....
> >
> >
> >
> > Ne vargun e dyte te Bibles se Jeruzalemit thuhet: Ai ishte ne fillim me
> > Zotin.
> >
> >
> >
> > Pra ka dicka tjeter para Zotit, ndersa po ky varg te Bibla e liturgjise
> > ka ardhur ne formen: Ai ishte ne fillim pas Zotit
> >
> >
> >
> > Kuptohet pra, se *kemi nje mendim te lire, te shpenguar e pa filtra te
> > dikujt per origjinen e botes, te shprehur tre mije *
> >
> > *vjet me pare e qe afrohet me teorite e kuanteve dhe te krijimit nga
> > hici te diteve tona*,  kemi po
> >
> > kete mendim te transformuar mbase shume me pas, ku vendi i pare si
> > krijues i eshte atribuar Zotit.
> >
> >
> >
> >
> >
>
>

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.