Re: [AlbClub] Armiqtë hapin zemrat - vazhdim
Ben <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** I dashur Pellumb, Si gjithmone na risjell buzeqeshjen dhe na ben te kruajme koken duke u menduar. Jam nder ata qe kam hequr dore nga leximi i letersise procesverbale neper faqet e shtypit shqiptar, por permbledhje si keto te tuat i lexoj si kryevepra. Sic e kane vertetuar edhe debate te tjere ketu ne alb-club, por edhe sic eshte e logjikshme te ndodhe, njerez te ndryshem e lexojne te njejten gje ne menyra te ndryshme. Aftesia per t'iu afruar dickaje me mendje te hapur dhe per te ndryshuar mendim tend i nisur nga ato qe lexon cfaqet shume rralle. Fatkeqsisht, kjo eshte ne natyren e njeriut. Prandaj gjerat kerkojne breza per t'u ndryshuar ne Shqiperi - neqoftese do te ndryshohen, dhe neqoftese ekziston dhe triumfon vullneti i mire per t'i ndryshuar ndonjehere. Une e lexova shkrimin tend dhe pajtohem me perfundimin (te pakten sic e kuptoj une) qe arrin ti se "gjurmet na i la pas ne klasen aktuale politike..." Vece do te shtoja se jo "tere gjurmet" sic thua ti. Sepse, fatkeqsisht, ka lene gjurme edhe pertej klases politike. Ka lene gjurme te cdo shqiptar qe ka jetuar ne ate periudhe, dhe, rrjedhimisht, edhe te brezi qe ka pasuar. Ka lene gjurme edhe tek une, tek ti, te te gjithe. Puna eshte, sa te gatshem jemi ne t'i analizojme keto gjurme, t'i shohim dhe t'i fshijme nga vetvetja? Me sa duket, disa nga ne jane me shume te gatshem se te tjeret. Sepse, ka nga ne qe kur lexojne nje shkrim si ky i yti revoltohen dhe kercejne menjehere perpjete duke thene: Ky regjim kriminal duhet denuar nje here e pergjithmone. Duhet mallkuar historikisht. Duhet nxjerre jashte ligjit, sic i takon." Por ka te tjere qe revolotohenne kah te kundert kur lexojne shkrimin tend, i dashur Pellumb, nga ata qe thone: grini, ju grini, por ata ngriten hidrocentrale dhe siguronin qetesine dhe jeten e njerezve. Domethene, i dashur Pellumb, ti shkruan per nje dore mafjozesh, qe vrisnin, terrorizonin, dhe shkaterronin nje popullsi te tere; qe e mbante popullin ne zap dhe e shkaterronte psikologjikisht ne menyre sistematike, qe denonin pa gjyq, conin ne litar, shkaterronin jete njerezish dhe familje te tera fajtoresh e te pafajshmish neper kampe une e internimi, ndersa ata thone qe keta njerez siguronin qetesine dhe ngrinin hidrocentrale. Regjimi i Musolinit e neutralizoi Mafjen italiane, por kjo nuk do te thote qe ai vete nuk ishte nje regjim mafjoz. Ndersa regjimi i enver hoxhes ka qene 100 here me mafjoz se sa ai i Musolinit. Prandaj, i dashur Pellumb, une do te te kundershtoj pak ne perfundimin qe arrin. Ai regjim nuk na la pas vetem nje klase politike qe deshmon boshlleqe karakteriale, mungese humanizmi, dobesim (per te mos thene asgjesim) te frikshem te ndjenjes kombetare. Ai regjim na la pas thuajse nje popull te tere te traumatizuar, qe deshmon boshlleqe karakteriale, mungese humanizmi, dobesim te ndjenjes kombetare. Kjo eshte ndoshta e tmerrshme per t'u pranuar, por mua me duket se eshte realiteti. Korrupsioni dhe mashtrimi, mungesa e moralit dhe e pergjegjesise atje nuk jane fenomene qe shfaqen vetem te klasa politike, por fenomene qe shfaqen ne te gjitha shtresat e shoqerise. Prandaj denimi i komunizmit si fenomen del me i domosdoshem se kurre. Vetem duke e denuar ate qelbesire dhe gjithcka te lidhur me te, vetem duke ua tundur perpara syve nxenesve te kopeshteve dhe shkollave gogolin komunizem dhe moralin e tij te ndyre, vetem keshtu mund te kemi shprese se do te rritet nje brez qe te jete ne gjendje te rimekembe ate vend dhe ate popull. Ndryshe, ajo gjeja qe nuk doli nga hici dhe qe s'eshte tretur ende ne hic, s'ka per t'u tretur kurre vetvetiu, por do te vazhdoje te na gerryeje si gangrene pafundesisht. Ben > Date: Wed, 23 Jan 2008 01:27:17 -0500 > From: [email protected] > To: [email protected] > Subject: [AlbClub] Armiqtë hapin zemrat - vazhdim > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > Ndërkohë që ju të gjithë miqtë e mi të Albclubit merreshit me > fillimin e botës, ju lexoja me admirim e prisja nga ju fillin, që ta > ndiqja e të ndalesha jo në fillim të gjithësisë por në fund të ferrit > komunist të Shqipërisë, në gjyqin e Kadri Azbiut e në procesverbalet > nga ato séanca oreuelliane. > Unë ju a drejtova vemendjen nga tema e rrëfimeve të kryekrerëve, > por ju të zënë me gjëegjëzën që thamë, nuk shfaqët asnjë interes. Unë > ngul këmbë! > Mëkatë! Për nder është mëkatë. Aty nuk ka fiction. Tentativa ime > për fiction ishte e mjerë. Shumë e zbetë përpara procesverbaleve që > boton "Panorama" > Dhe nuk e bëj, siç thashë, për zbavitje. Dakord që ato të > zbavisin edhe po të mos duash ti, por në radhe të parë ata karaktere > duhen studjuar me imtësi, për ta kuptuar më së miri atë botë që "nuk > filloi nga hiçi", por më 1941 e kur u përmbys nuk shkoi në hiç. Po ta > vesh re e sheh se tërë gjurmët, na i la pas në klasën aktuale politike > që dëshmon boshllëqe karakteriale, mungesë humanizmi, një dobësim, > (për të mos thënë asgjësim) të frikshëm të ndjenjaës kombëtare. Dhe në > konstaton sot, pabesi, mashtrim, lënie në baltë, tradhëti shokësh, > silurime postesh, në jetën dhe përplasjet e sotme politike për > pushtet, fillesat do t'i gjesh në atë palo edukim të stërzgjatur > politik enverian, në kudhrën e të cilit u gatuan pjesa më e madhe e > atyre që lozin sot me fatet e kombit arbëror. Tek më të rinjtë duket e > madhe influenca e prindërve të tyre, kuadro të Enverit dhe ata. > Në përgjigjet e Feçorr Shehut shikon se si zbatohet gjithë > kërkesa mizore që u bëhej vdekatarëve të thjeshtë, punëtorëve > fshatarëve. Në terren kërkohej që bijtë pionerë të denonconin > prindërit, gratë të shisnin burrat, vëllezërit e barkut t'i hanin > kokën njëri tjetrit. Dhe ja, lart fare, në majë të piramidës: Fiqreti > ngarkon Mehmetin me akuzën se desh të helmonte të parin; Mihallaq > Ziçishti godet të vëllanë Llambin; Aranit Çela i kërkon shokut të > reparteve partizane të Vlorës, Kadri Azbiut, qimen në vezë. Pale kur > vjen puna për më shumë: > - Nashti lidhur me atë çështjen e Sinës të Peshkopisë që ti ke folur e ku e di > unë. Ky fshat u dogj Kadri Hazbiu, apo s'u dogj?…- (Panorama 9 janar > 08) Gjëmon në akuzën pas 40 vjetësh të kësaj ngjarje, Aranit Çela. E > krimineli Çela, nuk ia kish kërkuar këtë llogari më parë kriminelit > Azbiu. > Kurse Rrapi Mino, Kryeprokurori i nxjerr Feçorr Shehut një mëkat që nuk do t'ia > nxirrte kurrë po të qe se Biri i Aneve nuk do të kish vendosur të > hante dhe ca koka të tjera para se të ndahej nga ne. > - Feçorr Shehu ka përdhunuar vajzën e instruktorit të Komitetit Qendror! A > mund të tolerohet kjo?! (Rrapi Mino, 7 janar 08). > Unë mendoj se deri atë ditë kjo lejohej… > Të gjithë fajësojnë njëri tjetrin. Edhe janë groteskë, komikë!…Kanë rreshtur > së përmenduri udhëheqësin e tyre me parashtesën "shoku" dhe i > drejtohen si "Sekretari i Parë". Dhe sa herë u duhet të zenë në gojë > Mehmet Shehun, nuk e harrojnë versionin e ri që zëvëndëson > parashtesën e deriatëherëshme. I thonë herë "armik", herë "poliagjent" > dhe herë "tradhëtar" Hera herës, ia thonë të tria bashkë! > - Për këtë njoftova tradhëtarin, armikun Mehmet Shehu! (M. Ziçishti, Panorama 19 > janar). > - Kisha urdhër nga poliagjenti Mehmet Shehu. (F. Shehu, Panorama, 26 dhjetor > 07) > - Nuk mund të mos zbatoja porosinë e armikut…! (Gani Kodra, 13 dhjetor 07) > Është e trishtueshme, se si nuk gjen te këta burra një tharm heroizmi edhe pse > patën pare gjithata filma e lexuar libra plot, mbi Matrazovin e Vojo > Kushin, mbi qëndrimin burrëror nëpër gjyqe të Pavel Vllasovit, të > Dimitrovit e Qemal Stafës! E kur i krahason këta me klerikët e famshëm > katolikë në gjyqet e pasçlirimit! O Zot ku është katandisur raca > shqiptare! Fare mirë mund të themi se nuk na ha meraku për > perversitetin e 10-15 lolove, por nuk duhet të harrojmë se këta lolo, > ishin personat më publikë të atyre dhjetëvjeçarëve, ishin më të njohur > e më të parë se çdo artist, se çdo këngëtar, se çdo futbollist, se çdo > shkrimtar. Ishin portrete që na zunë muret e zyrave, dhomave dhe janë > mbajtur përmbi krye në parada e parakalime. Kombinatet e shtypit > prodhonin qindra mijë portrete dhe albume të këtyre qënieve të mjera, > që në procesverbale, shohim të thërmohen si kështjellat rëre. > I vetmi që ruan aty, njëfarë dinjiteti, megjithë mëkatet e tij > të rënda ndaj nesh, është Kadri Azbiu, i cili edhe pse e di fundin > përmbahet e megjithatë, si qindra shokë të Stalinit në Rusi dhe > Enverit më parë, përsërit me pathos idiot, një pohim që aq sa i > vërtetë, është i dhimbshëm dhe qesharak: > - Enver Hoxhën unë e kam dashur si dritën e syve! (Gazeta e 8 janarit 08) > Ky është i vetmi që nuk akuzon Mehmet Shehun për armik e tradhëtar. Ky është > i vetmi që e quan atë që po zhvillohet, inskenim diletant. Megjithatë > duket që është i ndërgjegjshëm që asnjë përgjigje logjike nuk do t'i > merret parasysh e nuk do ta shpëtojë dot nga pushkatimi. Vënde-vënde, > ai shfaq bile një ndjenjë humori të jashtëzakonshme. Kështu në > deponimet idiote të ndihmësit të tij, Ziçishtit, që e portretizon > veten armik të betuar, që punonte "si zëvëndës i armikut Azbiu nga që > që të dy bënin pjesë në një organiztaë armiqësore", Kadriu i drejtohet > kryetarit: > - Ky thotë se ka ardhur e më ka ngritur çështjen që ka mungesa puna e punëtorëve > operativë në terren. Si armik që ishte ky, si është e mundur që vjen e > ankohet për një problem të tillë? Tani, ky armik ishte, apojo? > (Panorama, 19 janar). > Në atë gjyq gjeje dialogje të rrallë, të denjë për dramat e Joneskut. > Nga filmimet > e shfaqura në vitin 1993 të këtyre pamjeve tani sjell ndërmend > përplasjen e Aranitit me Feçorrin. > FEÇORRI : Më kanë torturuar që mos e pyet. Më kanë rrahur e rrahur… > ARANITI: Mjaft na tregove përralla, nashi! Ti ke qenë vetë ministër… > FEÇORRI: Eeee… Kam qenë! > ARANITI: I brendshëm! > FEÇORRI: Si urdhon! I brendshëm. > ARANITI: Pa kujtohu mirë, Feçorr Shehu: lejohej tortura, me ligj, në > kohën tënde? > FEÇORRI: Në kohën time… nuk lejohej! > ARANITI: As nashi nuk lejohet. Vazhdojmë me tjetrin! > Ky kryetar i nderuar, (që "u dënua njëherë me vdekje" për të > siguruar votat e 1996), tani është i nderuar dhe pa thonjëza! E shëtit > i lirë e i patrazuar mu në mes të Tiranës, për turpin e brezave të > sotëm të kombit shqiptar, (me mua bashkë!). Ky pasi shpëtoi nga > thonjëzat, jo vetëm që shëtit, por thirret për intervista televizive e > unë shpohem në hundë po nuk e patën thirrur të kumtojë edhe në ndonjë > simpoziumndërkombëtar për implementimin e të drejtave të njeriut! Ky > kryejurist i atyre viteve i jep një përgjigje të prerë, (siç shihet në > Panoramën e 29 dhjetorit 07), Llambi Peçinit, i cili ankohet për > prokurorin Rrapi Mino që po e akuzon me një deklaratë të gjatë.. > PEÇINI: (Kryetarit Çela). Ka ndonjë fakt, prokurori?… > ARANIT ÇELA: Prokurorit nuk i kërkohen fakte! As vihet në polemikë me ty!… > Kujtojmë miqtë e Albclubit (40 vjeç e poshtë, por edhe > ndonjë më lart), se atëkohë, avokatët nuk ekzistonin. Të akuzuarit nuk > kishin mbrojtësa zyrtarë. Sipas ligjit, mbrojtjen e bënte vetë > kryetari i gjyqit. (Dhe shihet qartë që Araniti mban të pandehurin, > kurse Rrapi i bie…) > Po në këtë procesverbal të transkriptur, po më datën 29 > dhjetor të Panoramës, prokurori Mino ka një ligjëratë të gjatë në > mbrojtje të hetuesve, viktima të shpifjeve, sikurgjoja keqtrajtonin > byroistët e burgosur: > - Shoku kryetar ne nuk habitemi fare që spiunë të tillë, si i pandehuri, Llambi > Peçini, të bëjnë shpifje të kësaj natyre. Këto shpifje monstruoze ndaj > organeve të hetuesisë ne i kemi dëgjuar edhe nga të tjerë… > Dhe i gjithë trupi gjykues kthehej me neveri nga Peçini që bënte një shpifje të > tillë monstruoze, njësoj si një ditë më pare pat shpifur Feçorr Shehu, > njësoj si patën shpifur drejtorat e industrisë së naftës, njësoj si > krerët katolikë të Shkodrës. Të gjithë shpifnin ndaj hetuesve me > kostume doku që me një të parë, të jepnin përshtypjen e ëngjëjve. > Analoge me ankesën e Minos është një skenë më madhore akoma, në > Byronë Politike, një ditë para se Enveri me shokë të vetëvrisnin > Mehmet Shehun. Mehmetin e ka humbur torruan dhe Ramizi e qorton se > kryeministri paskësh thënë, se Sigurimi po e ndjekërke dhe po ia > përgjoke telefonat. Duket që Enveri nuk e ka ndjekur bisedën, por sapo > i ze veshi Sigurimin, pyet: > ENVERI: Si si qe kjo? > RAMIZI: Ankohet për Sigurimin, shoku Enver. > ENVERI: Për cilin Sigurim, mo? Për Sigurimin tonë?! Ç'janë këto, mo?! > Ç'të keqe paskemi ne nga Sigurimi inë?! Po edhe në na përgjoftë > telefonat, për të mirën tonë na i përgjon, mo! Për të mirën e > popudhit! Ki Mehmeti qënka bërë mos e piet! > Faqe të arta të historisë së popullit tonë! > Do të ishin faqe origjinale, ama, sikur të mos ekzistonin skenat > paralele në Bashkimin e lavdishëm të Sovjetëve. Enzo Biaxhi në një > libër, që tani s'i kujtoj dot titullin, tregon një episod, kur të > mëdhenjtë e BS me në krye Stalinin bëjnë një pushim në kafenë e > Kremlinit, pas një mbledhje të lodhëshme. Beria, ministri i Brendshëm > i Stalinit, me filxhan në dorë i afrohet anëtarit më të vjetër të > Byrosë, Presidentit të Bashkimit Sovjetik, Voroshilovit dhe i thotë, > si për muhabet: "Klement Ivanoviç, çfarë do të thoshe ti, sikur një > ditë të vija në apartamentin tënd e të të hidhja hekurat si agjent i > imperializmit amerikan?" Voroshillovi ia kthen: "Do të thosha është > shpifje dhe arrestimi është i padrejtë" Beria qeshi: "A i ke vënë re > amerikanët se si thonë nëpër gazeta, që tek ne njerëzit arrestohen > kot, me akuza fallso? Ti do t'u bëje qefin amerikanëve?!" Voroshillovi > mbeti: "E ç'duhet të bëj unë sipas teje, Lavrenti Pavlloviç?" "Të mos > bësh asgjë. Ta pranosh akuzën. Kështu ndihmohet partia!" > Kohëra dhe zakone! Stane dhe bulmete!… > > Pëllumb Kulla > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club _________________________________________________________________ ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club