Re: [AlbClub] Armiqtë hapin zemrat - vazhdim
"Faruk Myrtaj" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Je krejt i qarte, Dash, keta pishtaret e rinj te partise jane gati ta bejne mee faj te perjetshem, genetik, tere popullin e vete, mjaft qe te mos akuzohet si i tille ai, komunizmi! e ke kot tek shpreson qe, duke shtruar tonin e bisedes, ata do te bejne te degjuesin! keto hidrocentralet kane 17 vite qe i zene ne goje, dhe as iu shkon ndermend se nuk kemi drita akoma! Dh te mendosh se gjysma e popullsise i mbathi nga ai truall pikerisht se kolera kerkonte kohe me te gjate se jeta e njeriut. Drita e partise u shua qe me kandilin e partise dhe s'ka bateri qe t'i japi me fryme...por qenka edhe me verbuese pishtari i erresires qe kerkojne ta mbajne ndezur ne trute e njerezve keta lloj individesh... ato qe lexojme faqeve te analeve dhe pleh-numeve jane nje "pohojne me arkivat e tyre", por prape ata vazhdojne ta mbajne veten burra e papallare te nderçim! Gazetat ju ofrojne pasqyren ku te shohin se jane sherbyer si kriminele (edhe) ndaj njeri-tjetrit, dhe prape bijte e tyre i mbajne per krenare, paqtore, driteberes, rendberes: ej, o njeri: shiko ç'i keni bere kryeministrit tuaj?! shikoni ç'u keni bere femijeve te tij? a e degjon se paku tani se ç'trotura u keni bere ministrave te brendshem dhe qehajallareve te tjere te krimit tuaj? (Nuk po e zeme ne goje fare armikun e klases, nuk po u zeme ne goje krimet ndaj tij, se ai "armik" ishte, por vetes, vetes a nuk e shihni ç'i keni punuar?! Dhe keto dihet kush i ka bere: prindrit tuaj i kane bere, ata besniket, ata qe nuk falnin gje perpara Partise e Idealit! Se nuk e akuzoni dot qe torturimin e tyre e kane bere biografizinjte, as armiqte e huaj s'e kane bere! Baballaret tuaj, ata! Nuk vidhnin (si keta te sotmit) por vrisnin, torturonin, e hidhnin ne qark elektrik femijen e ish-kryeministrit te tyre, femijen e shefit te deges, te atyre qe pak dite me pare u bindeshin po aq te bindur, per krime te tjera! Dhe ti thua ata kane qene te ndershem! Duke vazhduar si pinjolle me kete lloj shfajsimi te eterve tuaj te papenduar e te parrefyer, na shtyni qe te mos i pranojme thjesht si te verber a verbuar ndaj propagandes se asaj kohe. Per mungese qetesie deri edhe sot, tuajen, edhe ne gjyqet-fanta-humoristike qe me shume te drejte Pellumb Kulla na sugjeron, ata na shfaqen si kriminele gjakftohte... Shiko se ç'ndodh i dashur Kokonozi: Pellumb Kulla (i njohur per biografine e tij tere njolla!) riboton sot krijimtarine e tij, te asaj kohe, dhe shume serioz e korrekt ndaj artit, nuk levize as edhe nje gje prej origjinalit, madje as paraemrin "shok" nuk ua heq personazheve te tij. Ju lutem, vini re, ne te njejtin kohe "shoket" e dikurshem te presidiumeve, vigjilentet e tyre, dhe bijte e tyre sot: duke mos arritur (duke mos dashur) te shohin ç'ka Shqiperia u katandise ne kohen e tyre (e jo me ate sic do te ishte Pa Ata), vazhdojne te predikojne e te luajne ne jete te njejtin tekst si ne skecet e Kulles... Por tashme s'na bejne dot per te qeshur. Sepse ka rene fare perdja. Mbrapaskena eshte ne sy te salles. Faruk Myrtaj On Thu, 24 Jan 2008 15:17:28 -0500, D. K. <[email protected]> wrote: > *** AlbClub Discussion List *** > > > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club