[AlbClub] Ah, kjo e mallkuar nostalgji!
Ulysse <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <C3BF88DC.29D9%[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Problemet e Shqiperise sot nuk jane rezultat i 17 viteve te demokratizimit, por jane rezultat i 45 viteve te diktatures enveriste. Sot po korrim ate qe u mboll pergjate ketyre 45 viteve ne te gjitha fushat, aq me shume ne ate politike e demokratike. Shoqeria e sotme shqiptare, me pushtetaret e saj nuk ka lindur ne vitin 1991 (vit i renies se komunizmit), sic duan ta vecojne disa duke u munduar te gjejne dicka « pozitive » per periudhen para vitit 1991, dicka « pozitive » per prinderit e pushtetareve (kupto komunizmin) dhe sistemin qe ata perfaqesonin. Demi ka qene aq i madh, aq i madh sa sot po i paguajme te gjitha. Duhet ti kujtojme atyre qe gjykojne akoma nen ndikimin e universiteteve komuniste, se Shqiperia nuk filloi nga zero me 1944-n, intelektualet e asaj kohe kishin mbaruar te gjithe ne universitetet perendimore, por per 2-3 vjet (vrasje, burgosje, internime), « prinderit-fshatare » e zerosen Shqiperine duke rrafshuar dhe ato pak institucione demokratike. Nese qahemi sot duke kritikuar « bijt e prinderve», e keqja vjen pikerisht nga prinderit qe rrafshuan gjitheshka te qendrueshme. YD ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club