*** AlbClub Discussion List ***
In a message dated 1/28/2008 7:12:40 A.M. Central Standard Time,
[email protected] writes:
.
Xhaxhai (koheve te shkuara) ka pasur guximin te pyese (madje, deri diku edhe
te pergjigjet, por jo ta elaboroje gjate e qarte) se a jane kompatibel
shqiptaret me demokracine perendimore?
Abaz Ermenji shkruan per kete problem dhe meqenese shqiptaret po
manifestojne te njejtat vese qe kishin atehere ia vlen te citohet:.
"...Por mbasi Zogu nuk qëlloi i asaj natyre, duhet thënë haptazi se as
populli shqiptar, në tërësi, nuk ishte i asaj lartësie sa të vetqeverisej me
mënyrat demokratike që kanë zënë vend në botën e qytetëruar të Perëndimit pas një
evolucioni shumë të gjatë. E pamë sesi, prej vitit l9l3 e gjer me 1937,
(përveç vitit 1920 ku Shqiptarët, nga frika e copëtimit, treguan një solidarësi
të vërtetë kombëtare) s'shihej as dëgjohëj tjetër veçse trubullime,
kryengritje, çohu ai kundër këtij, pikërisht si në kohën e Turqisë, kur çdo krahinë,
çdo bajraktar, çdo kapedan, ishte një shtet më vehte. Prandaj, në kushte të
këtilla, t'ia hedhish të gjithë përgjegjësinë e fatkeqësivet kombëtare një
njeriu të vetëm - dhe ky njeri të jetë Zogu - nuk na duket gjykim historiani. Zogu
ka përgjegjësitë e tija, po edhe kombi shqiptar, në përgjithësi, kishte
mungesat e tija, të cilat nuk ishin më të vogla. Dhe mbasi çdo populli i vjen një
regjim pas kokës sikurse çdo njeriu që i vjen një kësulë, duket se populli
shqiptar në tërësi, nuk ishte i pjekur për një regjim më të mirë. Dhe kjo jo
për mungesë energjie, zgjuarësie e cilësish morale, po për shkaqet historike
që kemi treguar gjatë këtij studimi. Shqiptarët, në përgjithësi, kishin mbetur
ndoshta populli më anarkik i Evropës, popull që s'pranonte asnjë autoritet
shtetëror, dhe botëkuptimi i të cilit me shumë vështirësi mund të delte përtej
rrethit të krahinës të fisit a të bajrakut. Kujtonin se qeveritë dhe
regjimet politike duhëshin ndërruar sipas fantazisë së secilit, me aq lehtësi sa
ç'mund të ndërrohet këmisha. Çdo bajraktar që çonte më këmbë 300 veta, çdo
oficer që mund të bënte me vehte 20 gjindarmë, kujtonte se ishte mjaft i fortë për
të marrë në dorë Tiranën dhe shtetin. Dhe gati të gjitha ato që kemi quajtur
"kryengritje" kanë qënë të kësaj natyre. Kjo papjekuri politike, kjo gjendje
fatkeqe e atij populli të mjerë, pas zogizmit, solli komunizmin. Prandaj,
përveç përgjegjësivet historike që Zogut mund t'i ngarkohen edhe prej brezavet
t'ardhshëm, kur të jenë shuar pasionet e kohës sonë, le të shikojmë nëse
regjimi i tij mund të ketë pasur edhe ndonjë anë pozitive..."
_http://membres.lycos.fr/ballikombetar/historia.html_
(http://membres.lycos.fr/ballikombetar/historia.html)
**************Start the year off right. Easy ways to stay in shape.
http://body.aol.com/fitness/winter-exercise?NCID=aolcmp00300000002489
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.