Re: [AlbClub] Lufta e Lumës

Cun Tirone <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***





Kjo periudhe para pavaresise ka qene shume delikate per fatet e Shqiperise.
Fqinjet tane te dashur kishin kohe qe kishin krijuar shtetet e tyre, si rrjedhoje 
ishin fuqizuar duke patur edhe ushtri, te pakten shume me te pergatitura se
dyfeqet e shqiptareve. 

Dikush mund te thote se vete e paten fajin shqiptaret, pse nuk u bashkuan 
me pare dhe te krijonin ne mos shtetin, te pakten vilajetin e tyre. 
Kjo eshte e vertete, dhe cmimin po vazhdojme ta paguajme. Por eshte 
e rendisishme te kihen parasysh dhe kushtet perkatese. 

Eqerem Bej Vlora, ne kujtimet e tij, pershkruan situaten ne muajt e pavaresise 
si dhe jep ca shpjegime pse shqiptaret qene te vonuar. 
Gjithashtu ne historine e Shqiperise (te cilen e citova me pare) 
historia.shqiperia.com/rilindja/ ka goxha informacion per te njejten kohe. 


Pra, nderkohe qe kryengritesit ne Kosove, po clironin njeri pas trjetrit qytetet. 
Fqinjet ballkanike, te mbeshtetur nga aleatet e tyre e kryesisht Rusia, u hodhen 
per ta shqyer Shqiperine akoma te pashpallur.  Po ata faktore qe prej kohesh
kishin qene kunder interesave shqiptare ne perandori, pra Rusia, Franca , Patriarkana etj. 
tashti dolen hapur ne perkrahje te copetimit te akoma-pa-u-bere-Shqiperise.

Pra, situata ishte shume e ngaterruar, nga nje ane shqiptaret po luftonin 
turqit dhe tashti duhet te bashkepunonin me ta kunder nje rreziku me i madh, 
fqinjeve grabitqare.  Shqiptaret ne Kosove rezistuan sa munden dhe me shume 
sakrifica. Ne  historia.shqiperia.com/rilindja/ shpjegohet se "Hasan Prishtina, Nexhip Draga, 
Idriz Seferi, Sait Hoxha, Kosum Seferi dhe mjaft udhëheqës të tjerë të lëvizjes shqiptare, 
të cilët, meqë nuk pranuan të nënshkruanin deklaratat e besnikërisë ndaj Serbisë, 
u hodhën në burgjet e Beogradit, ku u mbajtën deri më 16 maj 1913." Edhe Bajram Curri nuk 
shkoi dot ne Vlore, i penguar rruges.



DK, 

Historia nuk do harruar. Jo vetem si kulture, por se pari per te mos perseritur gabimet 
e meparshme, dhe pse jo, edhe per te kuptuar te sotmen a te nesermen. 

Psh, njeqind vjet kane kaluar, po ariu i stepave nuk ka ndryshuar. Si thuhet 
tek God Father, nuk ka ndonje gje personale me ne, eshte vec biznes. 
Po ashtu, serbi beri zatanin prap mbas 100 vjetesh. Thua do kete dy pa tre?
Por njekohesisht bota rrotullohet. Psh kete rradhe perendija nuk u mjaftua vec me ariun, 
por, per fatin tone, ka vene ne loje dhe hasmin e tij.

Pra, vertet urrejtja nuk te ben mire, por dhe "dashuria" te jete simetrike. 
Dhe kryesorja,te mos harrojme te duam vehten tone.   
 



________________________________

Date: Thu, 7 Feb 2008 08:34:55 +0100
From: [email protected]
To: [email protected]
Subject: Re: [AlbClub] Lufta e Lumës




Ka dicka te paqarte ne kete mes. Te pakten per ne qe jemi larg burimeve te arkivave. Por gjithsesi mbetet e vertete se ne kuader te L1 Ballkanike, pra nen preteksin e luftes kunder garnizoneve turke, forcat serbe ne ate periudhe hyne thelle ne territorin shqiptar, madje shume thelle.



Nuk e di nese njihet mire si fakt, por kjo i shtyu shume nga patriotet shqiptare te qyteteve te ndryshme qe ta shpallin pavarsine disa dite me pare se ajo te shpallej ne Vlore. Keshtu ka ndodhur ne Tirane, Elbasan, Kavaje e ku ta di une. Kudo qe hynin serbet, gjenin flamurin shqiptar te ngritur  dhe, para tyre, ushtarakeve serbeve, dilte nje perfaqesi pleqsh, qe u thonin, na vjen keq, por ketu nuk keni pune se nuk ka ushtare  turq.



Mbaj mend gjyshen time qe fliste per serbin e pare e serbin e dyte, qe nuk i kam lokalizuar saktesisht ne kohe, edhe pse dikur kam pas botuar nje shkrim per qytetet shqiptare qe ngriten flamurin para Shpalljes se Pavarsise ne Vlore.



Por gjithsesi me largimin e garnizoneve turke, serbet kapen qytetet kryesore te Kosoves, qe i cilesuan si serbe dhe ky problem pritet te zgjidhet keto dite.



Dihet qe me ne juge, serbet hyne fare pa rezistence. Kesaj periudhe mendohet se i perkasin disa vargje te Fishtes: ta marre vesh bota mbare se Gjergj Fishta nuk asht...



Nuk po vazhdoj per te mos revoltuar njeri, por ideja eshte se poeti shprehu mllefin e tij per kete akt te cuditshem, qe per mua nuk eshte edhe aq i cuditshem, por nje shfrytezim i nje konjukture politike nderkombetere, se nepermjet telegrafit qe funksiononte gjithandej, kam njohur nipin e telegrafistit, pleqesite e qyteteve ishin ne dijeni te gjithckaje qe ndodhte...

Megjithate, si i thone, kush te do ai te shan...



Revolten e tij e shpreh edhe Hafiz Ibrahim Dalliu ne nje  liber te botuar pas shpelljes se Paversise e te titulluar Trimerite e Tiranasve.



Aty ka edhe nje fraze ku thote: Si ka mundesi qe ju tiranas, nipat e Mahmudah Pashe Kokonozit, qe ngriti flamurin e padishahut ne Belgrad, ju late serbin te hyje ne Tirane pa shkrepur nje pushke... etj.. por une nuk po vazhdoj me tej per te mos ma marre si murrje familjare e si menyre e terthorte per te kerkuar pension lufte:-)). Gjithsesi libri ne fjale ka edhe nje ribotim te mevonshem.



Natyrisht se cfare ndodhte ne Kosove ne te njejten kohe, nuk dihet gjithcka dhe pa dyshim qe jane kryer krime. Por duke u nisur nga fakti se shume nga luftetaret e medhenj  te Kosoves ne ate kohe zbriten ne Vlore, ka mundesi qe ne ate cast te dhene, gjendja te mos kete qene aq tragjike, megjithse Boletini dhe te tjeret, nuk ndenjen shume gjate ne Vlore. Ata u larguan menjehere.



Po ashtu edhe Ahmet Zogu, mbreti i ardhshem i vendit. Ai ishte ne krye te nje force te armatosur lumjane dhe ndenji vetem sa te pershendese I. Qemalin. Menjehere me pas shkoi ne mbrojtje te territreve verilindore.

Dihet se atij I. Qemali i tha: biri im, nuk beme asgje tjeter vecse plotesuam amanetin e Xhelal Pashes, Zogut.



Megjithate, ne menyre gojore kam marre vesh se deri vone ne nje muze te Beogradit ka qene eksopzuar nje poce me dhé te pergjakur nga Luma, ne te cilen shkruhej: serbe, mos harroni Lumen.



Kjo ne fakt i perket fillimit te Luftes se pare, kur forcat austrohungarreze tentuan ta shfarosin krejtesisht Serbine. Dhe do ta kishin realizuar kete, sikur Pashiqi te mos kishte bere nje marreveshje me Esad Pashen, qe ky i fundit, ti linte forcat serbe te hynin nga Kukesi e te vazhdonin te dilnin ne portin e Durresit, prej ku ata,edhe me nje epidemi tifoje ne kurriz, shkuan deri ne Korfuz.



Aty u mobilizuan dhe u rikthyen pranveren e ardheshme. Serbia shpetoi. Kjo eshte arsyeja qe Esad Pasha ka gati statusin e heroit kombetar ne Serbi, per kete sherbim qe u beri.



Por ne te vertet kur po kalonin neper Lume, serbet lane 18 mije te vrare nga pritat qe organizuan luftetaret vendas te udhehequr nga Ramazan Zaskoci. Kesaj periudhe i perket ajo poceja me dhe te pergjakur, qe folem me siper.

Zaskoci eshte ai qe vrau telegrafistin e Mehmet ali pashes, gjate luftes se Lidhjes se Prizrenit, apo Pejes, nuk me kujtohet.



Gjithsesi, gjithcka mbetet per ta mbeshtetur me dokumente, ndonese, personalisht, kur shkoj ne Tirane gjeja e fundit qe bej eshte kerkimi i dokumenteve per historine e Lumes:-)), tha.



Kam pershtypjen se autoret e cituar ne ndonje shkrim te meparshem i perziejne pak keto ngjarje, ne rastin me te mire perdorin nje terminologji rrafshuese per dy ngjarje te ndryshme.



DK

Ps. pa humor



Nese te tilla ngjarje thirren per nje kureshti intelektuale, nuk ka asgje te keqe, por po qe se kjo behet per te ushqyer sa me shume urrejtjen tone, them se... duhet kujdes.

Kemi prova per se brendeshmi e per se jashtmi se ku na ka degedisur deri tani urrejtja. Dhe nese nuk jemi i vetmi komb me histori mardheniesh te hidhura ne te kaluaren, ka te ngjare qe te mbetemi i vetmi qe duam te ecim perpara duke veshtruar nga mbrapa.









2008/2/6, [email protected] <[email protected]>:

                 *** AlbClub Discussion List ***







Hasa ne nje shkrim nga sheradin berisha mbi luften e Lumes kunder serbeve ne nentor 1912.Nje pjese me beri pershtypje dhe po e citoj:

"...Sukseset e arritura në këto ditë luftimesh nxorën në pah aftësitë dhe taktikën e zgjuar të luftëtarëve shqiptarë,të cilët duke u mbështetur në kushtet konkrete të vendit dhe në traditat e të parëve tanë, shpartalluan pushtuesit serbë,të shumtë në numër dhe të armatosur me armë më moderne për kohën.Po kështu studimet e bëra,tradita gojore,por edhe folklori ynë popullor(këngët historike), japin disa të dhëna për numrin e ushtarëve serbë të vrarë në Lumë.
-Sipas opinionit të lumjanëve numri i serbëve të humbur ka qenë 16 mijë.
-Sipas të dhënave nga historia ushtarake serbe,ky numër shkon deri në 18 mijë.
-Sipas studiuesit Essat Bilali,në revistën"Shqiptari i Lirë"dhe shumë studiuesve
tjerë shqiptarë,shifra sillet në afro12 mijë.12..."

Ne nje shkrim te nje gazete tjeter lexova se numri i serbeve te vrare ne Lume ishte rreth 30 mije.

Nga historia qe benim ne shkolle nuk mbaj mend te jete permendur nje fitore e permasave te tilla.I vetmi studim historik qe munda te gjej ne internet eshte ai i A Ermenjit i cili pretendon se ishin serbet ata qe shkretuan Lumen e bene krime te cilat i llahtarisen vezhguesit e huaj. A di ndonjeri ndonje burim historik te provoje kete fitore te bujshme?










________________________________

Who's never won? Biggest Grammy Award surprises of all time on AOL Music.

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


_________________________________________________________________
Climb to the top of the charts! Play the word scramble challenge with star power.
http://club.live.com/star_shuffle.aspx?icid=starshuffle_wlmailtextlink_jan
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.