[AlbClub] Sulmet ndaj Kadarese

Cun Tirone <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Ne AlbClub kemi diskutuar disa here dhe shume gjate per Kadarene. 
E kemi vleresuar si mbretin e letrave shqipe. Kemi vleresuar 
artin e tij, qe ishte si shkendi, per shume breza, ne terrin e diktatures, 
e keshtu me rradhe. 

Jam plotesisht dakord me cfare shkruan z. Kulla.
Do te shtoja se kerkimi, pranimi nga Kadarese i sherbimeve nga individe si 
Sinani (sekretaruc i Alise), apo vetem asocimi me keta lloj individesh e njollos Kadarene. 
E cuditeshme si ai nuk e kupton kete!
Sinanet "vertetojne" se Kadare spiunohej apo survejohej. 
Kjo s'tregon gje tjeter vec qe ishte diktature e hekurt. 
Cmenduria e diktatures arrita gjer aty sa dhe Mehmet Shehu ankohej se survejohej!

Sulmet ndaj Kadarese gjer tani kane qene periodike, e fillonin ne kohen e seleksionimit
te Nobeilt. Tani, mesa duket perioda eshte zvogeluar. 
Megjithate, nuk me duket me vend qe ne t'i shkojme mbrapa ketij ritmi te idioteve te Internetit
aq me shume qe keto pislliqe nuk kane mbire ketu. 


Çun Tirone

PS. 

Z. Qesari, 

Ju pergezoj per ndjeshmerine ndaj kesaj teme, pra mbrojtjen e Kadarese. 
Por, do t'ju thoja se sensi juaj i ironise si me poshte, eshte i pavend: 
"JU, ATDHETARE ....", 
"Ju mbrojtës trima e sypatrembur te Kosovës e Çamërisë, ju poete e 
prozatore atdhetare, ju qe jeni lavdia e krenaria e kulturës bashkëkohore shqiptare, 
ju qe ju digjet xhani për mëmëdheun qe larg nga mërgimi i mallkuar. Ju, o te pagjume, 
qe s’flini as dite e as nate e po treteni për te! ..."

Besoj qe shumica jone eshte ketu, thjesht per muhabet, aq me shume qe 
ato lloj dekoratash e nishanesh qe ju permendni, nuk shperndahen ne vende si ky, 
ku prap shumica e robve dalin me pseudonime.








_________________________________________________________________
Helping your favorite cause is as easy as instant messaging. You IM, we give.
http://im.live.com/Messenger/IM/Home/?source=text_hotmail_join
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.