Re: [AlbClub] E leme me kaqe...
Cun Tirone <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Qe shqipja mund te shkruhej me medota alternative, e kemi pare disa here. Po mesa duket dhe u lexoka gjithashtu simbas qejfit. Me e vogla qe ju kerkua Kadarese, ca mesazhe me lart, ishte te mos bente vepra per te vjelle, ku ferkohej Enveri. Dmth o te mos shkruante fare, o ta bente rrezil vampirin. A nuk do t'ia fluturonte koken ky varianti me heroizem? Kurse varianti i pare do ta bente shok te Lasgushit, qe i mbahet mend c'ka bere ne vitet 30-te. Megjithate, varet se c'kuptohet me kurban. Nuk po vazhdoj me me akuzat qe iu bene si ortak i Enverit, te gjalle e te vdekur. Jam i bindur se keta rob as qe e kane lexuar Kadarene, lere kuptuar. Sa per dijeni, Kadareja gjithmone e ka mohuar ne publik klasifikimin e tij si disident. Qe te mos ta harrohet ky detaj, gjejeni dhe ketu: http://en.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare#Dissidence Sic e thashe, kush ka perfituar nga vepra e Kadarese, le te lajne ne fillim borxhin e mirenjohjes. Te tjeret , te bejne c'te duan. Çun Tirone > Date: Fri, 15 Feb 2008 19:17:36 -0500 > To: [email protected] > Subject: Re: [AlbClub] E leme me kaqe... > From: [email protected] > CC: [email protected] > > > > Cun Tirone wrote: > >> pergjigjuni asaj pyetje se >> fundit te Z. Kulla. Pse jeni gjalle ju zoterinj, kur i kerkoni tjetrit >> te behej kurban? > > > Nuk di, ju gjeti edhe ju nje pune me keto kurbanet! > > Ju duken pak tere ata qe kane ikur? > Ju duket pak qe u harruan tere te Medhenjte e Kultures se Veriut? > Ju duket e udhes per ta harruar qe Lasgushi u harrua se gjalli? > Ju duket pak qe Mitrush Kutelit nuk i jepej as Leja krijuese, qe u eshte > dhene shkrimtareve me liste?! > Pak ju duket qe edhe pse Martin Camaj nuk merrej me politike, nuk i dihej > emri mes nesh?! > Edhe Bilal Xhaferi i shkrete..."nxitoi" te vdiste i ri, pak ju duket?! > > Nuk vura re qe ndokush t'i kerkonte (k)urbanizimin Kadarese ne kete liste. > Nuk pashe se e ve njeri ne dyshim Kadarene si shkrimtari me i madh i > panderprere. > Ne vetem ate kemi lexuar nga shkrimtaret tane. Vetem librat e tij dukeshin > si te perkthyer nga jashte (nga Jusuf Vrioni)...Nje shkrimtar si ai > s'kishte si dilte kunder, as kur ishte i ri dhe as me vone. Boll kurbane > ishin bere. Ai e dinte edhe kete. > > Sa per vrejtjet, te tera perfshiheshin ne pergjigjen qe Pellumb Kulla i > jepte pruresit te subjektit: Askush, me arsye, nuk do te merrej me > kadarene e para '90-es, sikur te mos mtohej disidenca pas '90-es. Kaq > bukur e tha Kulla dhe s'ka me. > > Ndaj dhe them se njera nga pergjigjet e pyetjes se shtruar (fare pa vend > ne alb-club), mund te jepej nga vete P Kulla. > > Kush e di, mbase mbetem gjalle se na shpetoi e qeshura! > > faruk myrtaj > > > _________________________________________________________________ Connect and share in new ways with Windows Live. http://www.windowslive.com/share.html?ocid=TXT_TAGHM_Wave2_sharelife_012008 ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club