[AlbClub] Le te festojme dhe te gezojme te bashkuar shpallien e pamvarsises te Kosoves.

"Genc Koka" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <000901c87045$a91a3320$6401a8c0@dellpc>
                  *** AlbClub Discussion List ***

 
Lexova shkrimin tuaj  dhe qesha. JO ME SENSIN E KEQ,POR DASHAMIRES. pse ju
cmoj.
Nje  miku tim tej i ngushte qe dikur kemi pas qene denuar bashke,i vuajtur,
i denuar, me baba ish partizan por me pas te pushkatuar ne 
kohen e bombes ne ambasaden ruse,perkthys  i talentuar,shkrimtar ne Itali
dhe tani me shtetesi Italiane , i dekoruar nga Presidenti Ciampi 
per veprat letrare te tij,te lidhjeve Itali-Shqiperi , etj . erdhi tek une
nje muaj ,megjith te shoqen per pushime ne keto ane te  Golfit ter Meksikes
.
Ay mbronte Kadarene pse dikur edhe pse ky kish pas qene ne burg ,Kadareja e
pat perkrahur per disa perkthime qe ti botoheshin , por  te 
tjere te ORGANIZATES PARTISE ne  "X " Stabiliment. te tmeruar , ja paten
hedhur poshte .Bile me frike se mos denohej perseri per cfar kish
perkthyer.......
U hangra me mikun tim per I.K. ay te tijen dhe une me timen,me ne funt ariti
te me kouptoje qe une nuk e ul  Kadarene per aftesite e tij letrare 
por Kadareja eshte si Majakovski : " Kur themi Partia nenkuptojme Leninin.
Kur themi Lenini nenkuptojme Partine "...Ne sot deri diku mburemi me 
Ali Pashane, por po te qeme ne ate kohe , ne anen e atyre qe ay pat vrare
dhe therur do ta shikonim me tjeter sy.Keshtu edhe me te tjeret.........
Prandaj : "Tia leme kohes dhe brezave qe ti gjykojne ". E rendesishme eshte
qe te meremi dhe te gezojme  shpallien e pamvaresise te Kosoves.
dites me te bekuar te historise te Kombit Shqiptar ,pas  1443-se dhe 1912
-tes. Le te gezojme kete dite duke qene  te bashkuar.Po vazhduam 
me dasira dhe hasmerira kurre nuk do te bejme hair. Rrofte e qofte  sa te
jete jeta mbi dhe Republika e Kosoves.
Urime te gjithve. Gezuar !
 
Genc S. Koka     2/15/2008 Florida.
 
 
 
 
 
  _____  

From: [email protected] [mailto:[email protected]] On
Behalf Of Vasil Qesari
Sent: Friday, February 15, 2008 2:04 AM
To: [email protected]
Subject: [AlbClub] Z. Koka


Me ndje z.Koka,
kam respekt dhe perulem para vuajtjeve dhe tmerreve qe pane gjitha ata qe
perjetuan terrorin komunist, por ne Shqiperi nuk kane qene te gjithe
terroriste (perveg shtresave te perseketuara). Ka pasur, bile edhe mes
komunisteve apo ndryshe anetarave te partise, njerez te ndershem dhe ju, jam
i bindur se keni njohur te tille. Pa folur pastaj per mijera e mijera njerez
te thjeshte. Por, per me teper, ju e shihni historine krejtesisht "pa
ngjyra", si filmat bardhe e zi. Une mendoj se ne te, ka edhe ngjyra te
tjera. Qendrimi juaj eshte ekstremist dhe ne se Shqiperia, eshte ketu ku
eshte, mendoj se nje nga arsyet eshte pikerisht edhe ekstremizmi i
shqiptareve ne historine e ekzistences se tyre. Perveg kesaj, ajo gka thoni
ju lidhur me qendrimin ndaj librave te Kadarese, me kujton deri diku Enver
Hoxhen, i cili thoshte se markzisem-leneinizmi eshte guri i proves, kufiri
mes revolucionareve dhe kunder-revolucionareve. Them se, nuk mund te flitet
keshtu ! Ka plot ish - te persekutuar qe kane mjaft respekt per vepren e
Kadarese dhe mire bejne. Nuk mund te "shkojne te flene me mullixhine per
inat te vjehrres" ...

Vasil QESARI
 
Web:Simbad <http://www.simbadi.com/> 
Blog: Amarus <http://amarus.over-blog.com/> 



  _____  

Messenger Giochi Prenditi una pausa e sfida i tuoi amici a Ladybird su
Messenger! <http://messengergiochi.it.msn.com/ladybird.aspx>

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.