[AlbClub] Pavaresia e Kosoves

Vasil Qesari <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


Ne mediat franceze ka dite qe flitet per Pavaresine e Kosoves. Mbreme,gjithe emisonet e lajmeve,ne TV e radio,ishte nder titujt kryesore. Por,u nevrikosa keq, para tri ditesh kur France 2 dha nje kronike krejt te njeaneshme,lidhur me kete ngjarje.Ne nje reportazh,nga i derguari i saj,flitej per fatin e serbeve duke mos zene ne goje,asgje nga kalvari shekullor i kosovareve,nga genocidi dhe vrasjet. 
 
Por,ajo qe me revoltoi edhe me teper ishte nje shkrim i nje gazetari mjaft te njohur, Bernard Guetta ne gazeten 'Liberation" i cili mbante titullin "Gabim fatal ne Ballkan" (duke nenekuptuar keshtu,sigurisht,pavaresine e Kosoves).Me ç'kam lexuar e kam pare,ne France,ne shtypin dhe mediat,eshte teper i paranishem opinioni antikosovar.Ndryshe nga qendrimi aktual i ekipit Sarkozy,ketu pergjithesisht ka mbizoteruar nje fryme proserbe (dhe kjo,sigurisht,ka shpjegimet e veta,historine,arsyet etj ). 
 
Por,ne se do beja nje 'retrospektive' ne kohe, pikerisht gjate debimit te nje milion kosovareve nga trojet e tyre, gjate zbatimit te opracionit 'Patkoi' prej Milosheviçit, ne France u shfaq nje solidaritet i papare me popullin e Kosoves. Tregetoret gjigande, nuk dinin ku t'i vendosin tonelatat pa fund te ndihmave, nderkohe qe organizmat karitaiteve, nuk kishin pare kurre nje flusk te tille kontributesh. 
 
Une - me thoshte Anne-Marie Fayol, ish-presidente e "Secours Catholique"- nuk kam pare kurre ne jeten time, nje solidaritet te tille,nje sensiblitet te pashoq, nje gadishmeri per te ndihmuar me çdo gje, ne menyre kaq emergjente, kaq te zelleshme, spontane e te shpejte nje vend apo nje popull ne veshtiresi". E solla kete kujtim,per te thene se te populli francez, sipas mendimit tim, nuk ka ndonje "perzgjedhje" lidhur me Kosoven apo Serbine. Keto hesape jane bere gjithmone "lart". Pa perjashtuar, faktin se serbet, kane nje diaspore te hereshme e te konsiderueshme ne France e, nje pjese e mire e saj, ka pasur dhe ka relacione mjaft te forta me mediat, partite e pushtetitn ...
 
Por, gjithsesi, tani eshte 'finishi' ...
Ne Kosove, ndodhi ajo qe dhjete vjet e ca me pare, as qe mund te mendohej.
Ndodhi ajo qe besimtaret e quajne, nje "miracle " ( mrekulli ! )
Sigurisht, ajo s'ra nga qielli. Ishte se pari, frut i heqjes dore nga Ghandizmi dhe zbatimi i nje koncepti te ri, ai i "luftes se armatosur". Por, kjo sigurisht, s'do te kish sjellur asnje rezultat, pa vendimin e SHBA dhe Bashkimit Europian ( plus çmendurise se Milosheviçit qe la gojehapur, boten mbare ) ...
 
Pra, Rrofte Kosova dhe Pavaresia e saj !Vasil QESARI Web:SimbadBlog: Amarus
_________________________________________________________________
Scarica GRATIS la versione personalizzata MSN di Internet Explorer 7!
http://optimizedie7.msn.com/default.aspx?mkt=it-it

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.