Re: [AlbClub] Ej, flitet per te djelen...

"D. K." <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Faruk,

Gjithcka do te ndodhe dhe gezimi pa dyshim qe eshte legjitim per kete dite.
Se pas njeqind vjetesh lufte te hapur a te fshehte, ne te vertete pak
besonin se do te vinte kjo e djele.

Dhe problemi i vertete nuk eshte pavarsia e kushtezuar apo problemet e tjera
qe lidhen me rolin e faktorit nderkombetar. E rendesishme eshte qe ne rastin
e Kosoves te mos jete e vertete ajo qe doli e vertete per Shqiperine. Pra do
te desheroja te mos kishte vlere ajo shprehja e njohur e Konices, qe
perkthehet: Kosoven e beme, tani na mbetet te bejme kosovaret.

I hedh ndonje sy shtypit kosovar dhe me ftohet kurrizi. Natyrisht eshte nje
popullsi e lindur dhe e rritur nen dhune, qe nuk njeh asgje tjeter vec
dhunes dhe qe mendon se gjithcka zgjidhet me dhune. Padyshim qe edhe
politika eshte nje fushe kompeticioni, por kur sheh se si zhvillohet ajo ne
Kosove te duket sikur politika eshte nje nate e pafund makthi thikash te
gjata. Bile me keq, urrejtja me te cilin flitet per kundershtarin politik
eshte fort me e zhvilluar se ajo me te cilen, te njejtet politikane, kane
folur per politikebersit kriminele serbe.

Megjithate ka elemente madhore qe te ngrohin. Se pari pjekuria me te vertete
e pabesueshme e popullit te Kosoves. Ishte ajo qe largoi nga skena si
ekstremistet e Qoses po ashtu vuri ne banken e rezerves edhe ndonje liberal
me te madh se sa duhet si Surroi.

Shpresat mbeten te klasa e re politike. Per Thacin   kam gjithnje ne mendje
pershkrimin qe i ben Olbrejati te kujtimet e saj, ku perfaqesuesi i UCK
vetem se qan, nuk di cte beje e nuk di ku te vere koken gjate konferences se
Rambujese.

Por duke e verejtur me kujdes ne TV keto dite kam pershtypjen se ai e
zoteron mire skenen, gje qe do te thote se e njeh mire rolin e tij dhe beson
ne te.

Natyrisht qe mbetet shume per te bere dhe per kete te keshilloj te lexosh
intervisten e shkelqyer te Leka Meksit te GSH, por duket se edhe entuziazmi
eshte ne lartesine e duhur. I rendesishem eshte edhe fakti se per Evropen
duket se Kosova eshte kthyer ne ceshtje nderi e ajo nuk do ti kurseje mjetet
per sulsesin e saj, qe ka te ngjare te jete edhe suksesi yne.

Mbese  per nje here ne historine tone u ndodhem ne kohen e duhur ne vendin e
duhur, me miqte e duhur.




2008/2/16, Faruk Myrtaj <[email protected]>:
>
>                  *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>
>
> 95-vjet e tre muaj më vonë
>
> http://www.shekulli.com.al/news/44/ARTICLE/21480/2008-02-16.html
>
> Eshte nje shkrim i veçante i Ruben Havxhiut tek Shekulli.
>
> Shqiptareve ne pergjithesi, atyre ne Kosove ne veçanti, u ofrohet
> mevetesia, edhe pse me shume vonese.
> Nderkohe bota e ka tjetersuar thellesisht konceptin e pavaresise.
> Duket se keshtu ndryshon Bota: permes gabimesh, verifikimesh, koregjimesh.
>
> Ani!
> Serish duhet provuar se jemi ndjere pjese e Europes. Tashme edhe me shume.
>
> Faruk Myrtaj
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
> On Fri, 15 Feb 2008 16:42:19 -0500, Drenusha <[email protected]> wrote:
>
> >                   *** AlbClub Discussion List ***
> >
> >
> >
>
>
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
>

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.