[AlbClub] Pavaresia e Kosoves

Vasil Qesari <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


Sigurisht eshte nje GEZIM i papershkruar. Me ne fund, Kosova u çlirua nga vargonjte serbe. Ta gezoje Lirine! Kjo, eshte ngjarja me e rendesishme per kombin shqiptar, pas 28 nentorit te vitit 1912. Eshte, pothuajse, nje mrekulli shenjtoresh! Sa per flamurin, per te cilin u fol ketu, mendoj se s'perben problem. Kosovaret do te vazhdojne te mbajne ne shtepite e tyre, ate qe kane mbajtur gjer tani. Ky i dyti, do te jete per zyra. Flamur i perkohshem. 
 
Nderkohe, kam pershtypjen se procesi i formimit te plote dhe definitiv te shtetit te Kosoves, do te vazhdoje disi gjate. Por, eshte fat i madh, mendoj qe Kosova ka nisur ta ndertoje kete shtet, me ndihmen e demokracive te medha perendimore. Dhe, fatmiresisht qe ka ndodhur keshtu ! Ne, shqiptaret matane, pas 17 vjet katrahure, s'kemi arritur ende te ndertojme nje shtet serioz ligjor. 
 
Pra, pa nenevleresuar vleren e aktit historik te djeshem, tani fillon per Kosoven ( per qeveritaret dhe popullin ) nis edhe faza me e veshire. Ajo e besimit dhe punes titanike per krijimin e nje shteti dhe shoqerie te re ! Por, ne asnje menyre, alla - shqiptarçe ! Une, personalisht, do te deshiroja qe kjo te mos i ngjante aspak, asaj çka bene shqiptaret pas '90-es. Dhe, shpresoj, besoj, uroj qe te ndodhe keshtu! Jane te gjitha mundesite !
 
P.S. Sa per paranteze. Ne kudarin e "reflektimit" te shteteve europiane per njohjen e Pavaresise se Kosoves, ministri i jashtem francez - Bernard Kouchner - miku i njohur i kosovareve, dje i uroi "fat te mire Kosoves", duke çmuar se behej fjale per "nje sukses te bashkesise nderkombetare dhe Europes" e cila "do t'i jape fund nje vuajtje te vertete"Vasil QESARI Web:SimbadBlog: Amarus
_________________________________________________________________
Scarica GRATIS le tue emoticon preferite!
http://intrattenimento.it.msn.com/emoticon/

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.