[AlbClub] Amanet per Kushten
Ardiani <[email protected]> Wed, 20 Feb 2008 16:49:14 +0900
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Tatjeta vlonjate t'klubit, e kam nji kerkese e shpresoj qe ma kryeni. Tash, mbasi qe e kam shetite gjysmen e botes, e kam kuptue qe Gjyshi im ka qene nji qytetar i pikun, zotni i urte, por edhe burre i serte kur e ka lype vendi. Shume heret m'ka msue qe une duhet me simpatizue per Hajdukun e Splitit, e jo per ekipte tjera t'liges s'pare t'futbollit jugoslav. Asokohe, Kosova nuk ka pase ekip ne 18tshen e pare, e rivalet kryesore kane kene Hajduku i Kroacise, e Cervena Zvezda (Ylli i Kuq) i Beogradit. Dy ekipet tjera t'katershes s'madhe, Partizani i Beogradit e Dinamo e Zagrebit ishin ekipe ma t'buta n'urrejtjen e mshefun kroato-serbe. Hajdukovcat e Gjakoves e donin Hajdukun jo vetem se loja e tij ishte e mire, shume e mire bile, e pa hile e fisnike, por edhe per inat te Zvezdes, qe ishte sinonim i hiles, dallaveres, poshtersise, kapadaillykut e mendjemadhsise. Kampionatet e Jugosllavise i fitonte Zvezda, por duelet e drejtperdrejta i fitonte Hajduku. Deri kah mesi i viteve t'80ta, sporti per mue ka kene sinonim me Hajdukun. Por, me kohe dy gjana me randsi ndodhen. E para, Prishtina hypi n'ligen e pare t'Jugosllavise, e me trajner Cira Blazheviqin e Kroacise, mrrini me ju afrue bukur shume kualifikimeve per n'UEFA. Asokohe, Fadil Vokrri ka kene lojtari ma i mire n'Jugoslavi, ka luejt per reprezentacion tue mbajte fanellen me numrin 9. Deri ktu pak a shume ishte mire, edhepse na kallxojshin e e dijshim qe Jugosllavia s'asht shpia jone, kishte shenja qe shqiptaret mujne me ndertue e me i ba hise vetes aty. Kto shenja na duheshin, sepse propaganda e trushperlamja e ka ba t'veten, thuhej edhe mes vete se shqiptaret e Kosoves s'ishin n'gjendje me ba tjetersend, vetem se me ca drrasa e me punue si sharraxhinj, ose me ba bakllava e me shite boze. E dyta, termeti i madh, ishte goli i Kushtes s'Flamurtarit edhe eleminimi i Partizanit t'Beogradit. Perderisa shenjat e para na duheshin per vetmotivim, ky gol kallxoi qe mundet me u ba edhe ma shume, mujme m'e kapercye barazine qe e aspironim. Mendoja se, gjate diskutimeve t'zhurmshme gjate netve kur mblidheshim grumbull, ndoshta ai axha i vogel, simpatizant i Shqipnise e Enverit kishte t'drejte karrshi axhes s'madh, i cili thoshte qe Shqipnia syn na ndihmon - mendoja, po ndoshta mundet me na ndihmue, Kushta e eliminoi Partizanin. Kur ju kthehem kujtimeve t'pamjegullueme t'atyne kohnave, goli i Kushtes shenon nji kufi n'mes jetes s'deriat'hershme, sado-kudo normale, e jetes s'mapastajme, asaj te mbijeteses. Them qe jeta deri n'vitin 88 ka kene pak a shume normale, sepse jonormalitetit mujshe me ja kthye me nji buzeqeshje. Deri atehere, per cdo vit, nji here n'vit kemi shkue n'det, ja n'Greqi ja n'Mal t'Zi. M'kujtohet rasti n'Stavros t'Greqise, katund n'Egje, kur im ate, mbasi qe e hujdisi pazarin me nji plake per t'ja marre banese me qera per dy jave, na thirri "hajde tash e shtini teshat mbrenda". Plaka, e habitun tha dicka si "Arvanitas?" e menjiheri na perzuni prej baneses, tue e nxane nji shashtri e dalldi e zorshme. Na kishim mbete gojehapun. Por, pa nja pa dy, prej apartmanit nji kat ma poshte, duel nji plake tjeter, edhe kjo e veshun zi fute, e thirri "Arvanitas?" e na ftoi me dore, hajde hajde, hyni n'banesen teme. M'duket qe kemi pague ma lire se sa ke pazari i baneses s'pare. Njajte edhe n'Jugoslavi, cdo idhnim e ka pase nji fije gzim, qe sado kudo jepte shprese. Ndoshta Zvezda bahej kampion, por duelet e drejtperdrejta i fitonte Hajduku. Kurse goli i Kushtes ishte drita n'fund t'tunelit, shenja e shpresa qe mujme edhe me i eliminue. Jeta ndrroi, ma s'kish momente per m'u gzue. Kishte momente shume ekscituese, si vetengujimi i minatoreve, ecja e popullit drejt Prishtines, kallximet qysh katundaret e Kosoves kane dale e ju kane dhane protestuesve speca turshi e gajret per m'e vazhdue rrugen deri n'Prishtine, per m'e mbrojte autonomine, demonstratat me dy gishta perpjete, gazi lotesjelles, specialcat (njesite speciale te policise prej krejt Jugosllavise), ankesat se si policet sllovene e boshnjake po cellin pandrak (po gjuajne me shkopinj) ma shume se serbet... Momente tjera kane kene helmimi i nxansave, mbyllja e Radio Televizionit t'Prishtines, mbyllja e Rilindjes, greva e pergjithshme e 3 shtatorit, dalja e Bujkut, shoqata bamirese Nane Tereza, luftat n'Kroaci e Bosnje e oret e panderpreme t'Gjyshit qe i ndiqte lajmet e pafundme... ... N'tane kto mjegullina, goli i Kushtes prape se prape shkelqente, por s'dinim me ju gzue, se gzimi na kish harrue. Por, ky gzim po kthehet, sikurse punet e mira, po kthehet kadal dale. S'pari u mujt Greqia kampione, tash u ba edhe Kosova e pavarun. Kemi nise me u gzue e m'i gjete edhe gzimet e mocme. Shpresoj qe n'ket liste asht ndonji djale i Vlores, kamblehte e gojeambel e qe shkon te Sokol Kushta e i ban t'fala e ja uron Pamvarsine e Kosoves, e bashke me to edhe golin e para 20 vjete. I lumte! T'fala e tana t'mirat, Ardiani ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club