Re: [AlbClub] Per filmin Zavet e do gjana tjera

"D. K." <[email protected]> Thu, 28 Feb 2008 15:03:06 +0100
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Mjeshter Ardiani

kisha kujtuar se jam i vetem ne kete liste me fiber patriotike te ndjeshme
dhe te holle sa nuk mban me tej, se keputet, por kur lexova ate frazen tende
se vetem shprehja Mbahu Vietnam e filmit Parrullat eshte me i fuqishme i
gjithe  filimi Underground, thashe me vete: ndalu beg se ka hendek.

Megjithate, meqe nuk jemi adoleshente, nja dy gjera duhen thena ashtu si
jane. Filmi shqiptar ne fjale, ka nje fabul te shkelqyer te Alickes, por
gjithcka mbetet aty, regjia dhe interpretimi eshte banal e nuk ngrihet me
lart se skecet e estrades se ushtarit.

Te thuash se shprehja Mbahu Vietnam, qe ne vetvete, e shkeputur, eshte krejt
anekdodike dhe barcaleta me batuta te tilla ne Tirane qarkullonin me qindra
ne kohen e komunizmit, ia kalon Undergroundit, vertet qe me le pak gojehapur
dhe vetja nuk me duket me patriot, por gati tradhetar i ceshtjes kombetare,
qe nuk e kam menduar nje gje te tille...

Te mos shkosh me larg, por te mbetesh vetem se sekuencat e para te filmit
Underground, kur bombat bien ne kopeshtin zoologjik dhe kafshet dalin ne
qytetet, nuk besoj se gjendet metafore me e madhe planetare dhe gjuhe me e
fuqishme filmike per te shprehur absurditetin e shperthimit te instinkteve
shtazarake ballkanike.....

Nuk po vazhdoj me tej se e shoh qe kam mbetur mbrapa.

Ps.

Para ca kohesh kendej Kusturica kaloi  me orkestren e tij No smoking
orchestra. Ai interpretonte bashke me te birin dhe kurre nuk kam pare nje
koncert me te bukur me nje atmosfere muzike ballkanike te jashtezakoneshme.
Te nesermen gazetat qe kishin kaluar vetem me dy rreshta koncertin e Bob
Dilan it shkruanin  pa kursyer asnje eloge per orkestren ballkanike.
Duket, qe nga koha e Charli Chaplinit te radhe kane qene artistet aq te
kompletuar sa Kusturica, tha, megjithe inatin qe kemi.


2008/2/28, Ardiani <[email protected]>:
>
>                  *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
> Tatjeta klub,
>
> filmat e vizatuem, qe ata t'Prishtines ju thojshin certani, kane kene
> nji pjese e madhe e kultures jugosllave. Do karaktere, si Dusko
> Dugousko (Bugs Bunny), Tomi e Xheri, bashke me karateret e stripave,
> si Zagori e Komandant Marku, e me karakteret e filmave artistike, si
> Brus Li e Supermeni, kane kene modelet qe ja kallxojshin fmise e
> t'riut jeten.
>
> Filmi Zavet (Besa) nis si film i vizatuem - krejt ato skenat
> fillestare jane kopje t'filmave t'vizatuem: ngrehja e ores, percjellja
> e sacmeve, goditja e enes, kercimi i krevatit, hudhja pertej dritares,
> ku, detyrimisht, vetem kryet del jashte. N'ato momente prita qe dikush
> e kap nji feltere (tigan) edhe nis e e godet gjyshin n'krye. Edhe ai
> engjulli i hudhun prej topit asht film i vizatuem. Ky lloj humori
> vazhdon gjate tane filmit, tue u plotesue me karikatura jo t'filmave
> vizatimore ma, por me karikatura nga jeta e perditshme ballkanase:
> msusja e katundit me cica t'mdha, msusja e qytetit me za t'trashe,
> qikat n'sheher veshe me pantolla qe ma shume zbulojne se sa qe
> mbulojne, bossi me banden e vet, biznismenet boksiera, e si kta. Sado
> egzotike e t'pamundshem qe jane kto karatere, te tane ekzistojne, po,
> te tane kane emna prej jetes sone, edhepse jeta jone s'bahet n'qender
> t'Serbise.
>
> Po u pa filmi pa ngarkese, dmth pa ja lype ktupimin, edhe m'shkon buza
> n'gaz, sepse, si gjithnji te Kusturica, filmi ka humor, sado qe banal,
> ka erotike pornografike, ka muzike t'gjalle, e qebesa i ka edhe nja dy
> tri fjale t'mira, si psh rasti kur engjulli, pas nji fluturimi e
> aterimi, pyet se cilat jane rezultatet e liges italiane. Por, filmi
> nuk t'le me u pa pa ngarkese. Ai i ban do referenca qe m'kallxojne se
> Kusturica e ka humbe rrugen. Kur Cane e shpeton mamen prostitute
> t'grues s'tij t'ardhshme, e kur ai ja rrfen heroizmat grues s'tij
> t'ardhshme, n'televizion luen filmi Taxi Driver. A do me thane kjo
> paralele qe Cane asht Travis Bickle, apo Kusturica ban hajgare me
> Martinin e Skorcezeve? Ose, gjyshi e porosite Canen m'e ble nji ikone
> n'qytet - a do me thane kjo qe ideologjia vjen prej qytetit, dmth
> mjedisit urban? Apo, ishte nji rast kur nji plak i thote gjyshit
> t'Canes se po dridhet katundi si kur asht dridhe Polonia kur i ka ra
> gjermani. Gjyshi ja pret se gjermani i ka ra prej urrejtjes, e tash
> bota t'bje prej mshires, natyrisht tue aludue n'bombardimin e NATOs.
> Gjate tane filmit, e edhe tash, jam tu'e krue kryet se kend asht tue e
> ironizue Kusturica, nese asht tue e ba ket pune? Dyshoj per ironine e
> tij, sepse i pari qe ironizohet asht ai vet, njeri qe u lind si
> musliman me emnin Emir e qe do me deke si orthodoks me emnin Nemanja.
> Po m'duket qe edhe ky do me perfundue si Majkel Xheksoni a Britni
> Spirisi.
>
> M'e permbledh me nji fjale reagimin tam ndaj filmit: ndoshta per
> Kusturicen bota asht crtani, por per mue asht Hotel Ruande.
>
> Tash per do gjana tjera. U permend kinemaja me tematike antikomuniste.
> Deri m'sot, filmat ma t'fuqishem antikomuniste i kam pa prej Kines.
> Dalloj Zhang Jimone me filmat e tij Not one less (pasqyre e
> drejtperdrejte e jetes n'fshat e n'qytet, me skena t'cilat shume lehte
> muj me i ngatrrue me do katunde t'rrethit t'Gjakoves), Happy Times(ma
> teper koment social per Kinen moderne, me nji happy end t'sforcuem, se
> sa kritike komunizmit, por, me nji shikim ma t'gjane, e sheh se
> degradimi vjen prej vet komunizmit), e sidomos me To Live (apo Living
> - historia moderne e Kines permes historise s'nji familjeje.
> Kryeveper!); ose filmin Xiu Xiu qe e kallxon pa doreza shkatrrimin e
> Revolucionit Kulturor. Paradoksalisht, njerezorja - virtyt me t'cilin
> evropianet jane mburre para aziatikeve -  ne kta filma asht shume ma e
> fuqishme se te disa filma t'Evropes lindore, si psh Goodbye Lenin!.
>
> U permend varfnia e kinemase shqiptare. Kosova i ka ba do filma
> t'mbushun me simbolike, qe syn e marr vesh. Asht mkat, sepse artistat
> i ka pase e i ka t'mire. Por, Shqipnia i ka ba do filma t'kandshem e
> t'mrrime. I dashur armik asht shume film i mire, kurse thirrja "mbahu
> Vietnam" e Lleshit t'Robert Ndernikes (Ah Qazim more Qazim, puna jote
> aferim) te filmi Parollat, per mue, asht ma e fuqishme se krejt
> Underground-i i Kusturices. Shih, malsori n'maje t'maleve shqiptare,
> prej kah plot krenari e liri e sheh krejt boten, po thirre "mbahu
> Vietnam"!
>
> Tana t'mirat,
> Ardiani
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
>

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club