[AlbClub] Fw: "Gërdeci", pasojë e mega dushkut
"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> Sun, 23 Mar 2008 08:42:56 +0100
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <021801c88cb9$8ba628e0$7301a8c0@pc> |
*** AlbClub Discussion List *** "Gërdeci", pasojë e megadushkut [Gazeta Shqiptare, 23.3.2008] "Katastrofa e Gërdecit/Vorë është pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme shqiptare", ky është konkluzioni më i përgjithshëm dhe më i lehti që mund të jepet. Por, kjo qeverisje buron nga "zgjedhjet", dhe është pikërisht mashtrimi me zgjedhjet që është burimi i qeverisjes së papërgjegjshme. Për të kuptuar "Gërdecin", duhet patjetër të kuptohet megadushku. Që të mos përsëriten "Gërdecet", duhet që, pikë së pari, të mos përsëritet më megadushku, pra duhet të kemi zgjedhje pa mashtrim, pa vjedhje votash, por ama edhe një sistem zgjedhor (SZ) të përshtatshme për kokat tona. Nuk ka sesi mashtruesit me zgjedhjet, ta kenë mendjen në mirëqeverisje të vendit, prandaj dhe çdo moment mund të ndodhin katastrofa me qeverisjet që burojnë nga ata. Por mos u mashtroni as nga gjoja "domosdoshmëria e futjes së filan sistemi", sepse ai vetëm e eliminuaka megadushkun, e pastaj dhe "Gërdecet". Jo, megadushku eliminohet fare thjeshtë, edhe me SZ që kemi, me proporcionalin e personifikuar. Bile, megadushku do të eliminohej edhe me ligjin ekzistues, po të kishim një drejtësi të pa korruptuar politikisht, si kjo jona. Në vijim po japim shpjegime më të hollësishme. * * * Megadushku, ishte një mashtrim shqiptar me SZ. Një nga mënyrat e tij, realizohej si vijon. Zgjedhësit e partisë së madhe mashtruese, porositen të votojnë në njërën anën për kandidatin e tyre për deputet (të vënë kryq në listën e kandidatëve, tek i tyri), dhe në anën tjetër për një parti të vogël aleate (të vënë kryq në listën e partive, tek partia e vogël). Kjo me qëllim mashtrimi të ligjit: për të marrë njëkohësisht deputetë edhe direkt në zona, dhe edhe nga lista. Kjo mënyrë mashtrimi mund të kryeht, vetëm nëse KQZ-ja (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) është e kapur nga partia e madhe mashtruese, duke u bërë bashkëfajtore në mashtrim. Kështu, KQZ-ja i jep partisë së vogël aleate të partisë mashtruese, shumë deputetë nga lista, duke e konsideruar se dy partitë nuk janë në koalicion. Justifikon këtë mashtrim, duke këmbëngulur se partitë nuk janë në koalicion, me që ato qenkan "regjistruar si parti të veçanta"! Natyrisht, është vetëm "qorrllëku kriminal" i KQZ-së, që "nuk e sheh" se ato dy parti janë faktikisht në koalicion, se të gjithë të tjerët e shohin koalicionin e tyre. Po shpjegojmë më konkretisht, me anë të një shembulli të thjeshtuar. Kuvendi ka 140 deputetë gjithsej, ku 100 janë "mazhoritarë" (zgjidhen direkt në zonat elektorale), kurse 40 janë të listës (caktohen mbi bazën e votave të partive apo koalicioneve). Në zgjedhje regjistrohen tri parti, PB (partia e Berihait, një parti e madhe mashtruese), PM (partia e Metit, një parti e vogël mashtruese, që nuk ka zgjedhës fare) dhe PN (partia e Nashos). PB dhe PM, që në fakt janë të lidhura bashkë (janë në koalicon faktik), porosisin publikisht zgjedhësit e PB-së në mitingjet e takimet, si dhe ju shpërndajnë me qindra mijëra porosi në formë traktesh, sesi duhet të mashtrojnë. Porositen zgjedhësit e PB që të votojnë (mashtrojnë) si vijon: votën për kandidatin për deputet, t'ia japin PB, kurse votën për partinë t'ia japin PM. Rezultati i zgjedhjeve del si vijon. Sipas listës së partive, PM merr 50% të votave; PN merr 50% të votave; PB nuk merr asnjë votë. Në zonat zgjedhore, PB fiton direkt 50 deputetë dhe PN fiton 50. KQZ i ndan votat sikur PB dhe PM të ishin vërtetë dy parti jo të lidhura (jo në koalicion). Kështu, KQZ i jep PB 59 deputetë (50 që ka fituar direkt në zonat zgjedhore, dhe vetëm 9 nga lista), kurse PM-së i jep 31 deputetë nga lista. Partia PN merr vetëm 50 deputetët e fituar në zona zgjedhore. Përfundimisht, PB dhe PM së bashku, marrin 81 deputetë,kurse PN vetëm 59. Formalisht, vërtetë që ndarja e deputetëve do të bëhej, sipas ligjit, siç e shpjeguam, por ama me kushtin që vërtetë PB dhe PM nuk do të ishin në koalicion. Për çdo KQZ, por edhe për çdo gjykatë në botën perëndeimore, PM dhe PB kishin qenë qartë në koalicion faktik, pavarësisht se ishin regjistruar si parti jo në koalicion: kishte me mijëra orë regjistrimesh televizive të fushatës elektorale, me qindra mijëra traktet-porosi etj., që vërtetonin qenien e tyre ne koalicion faktik-le që as përpiqej njeri ta fshihte këtë fakt! Nëse KQZ-ja do t'i kishte trajtuar PB dhe PM, siç ishin në fakt, pra si dy parti në koalicion, ndarja e deputetëve, sipas ligjit, do të ishte bërë si vijon: PB+PM do të merrte vetëm 70 deputetë (jo 81), kurse PN, do të merrte 70 deputetë (jo 59). Kështu nuk do të kishim pasur megadushk, e me siguri as "Gërdec". Megadushku është realizuar tek ne për herë të parë, nën drejtimin e z. Fatos Nanos e të tijve, në zgjedhjet e vitit 2001 (vetëm në një zonë rreth fshatit Dushk, nga ku ka lindur edhe termi "dushk"). Për herë të dytë, sipas shembullit që sapo shpjeguam, është realizuar nën drejtimin e z. Sali Berisha dhe të tijve, në zgjedhjet e vitit 2005 (në të gjithë zonat e Shqipërisë, prandaj dhe termi u ndryshua në "megadushk", apo "dushku i madh"). Kryetar i KQZ ka qenë juristi z. Ilirjan Celibashi. Del e qartë se mashtruesit janë liderët e PS dhe PD e aleatët e tyre, KQZ, si dhe ajo pjesë e popullit shqiptar që votoi në mashtrim, sipas porosisë së partive. Janë shumë prej tyre që sot rezultojnë se janë aktorë edhe në "Gërdec", prandaj dhe kemi këtë papërgjegjësi në qeverisje. Natyrisht që me megadushkun e vitit 2005, "fitoi" partia e madhe mashtruese (konkretisht PD), por humbi Shqipëria. Partia e vogël (PR etj.) veçse u pagua me ca mandate deputeti për pjesëmarrjen në mashtrim-në fakt, pa mashtrimin e PD-së, partia e vogël (PR etj.) zor se merrte ndonjë deputet. Nuk është fare rastësi as "koincidenca" që ministri i mbrojtjes në katastrofën e "Gërdecit", ishte pikërisht nga PR. * * * Ka edhe mënyra të tjera të mashtrimit tip megadushku, si p.sh. ajo e regjistrimit si të pavarur, të kandidatëve për deputet, kur në fakt ata janë të partisë mashtruese, bile dhe eksponentë të njohur të saj; natyrisht gjithnjë me një KQZ "nuk shesh e nuk di gjë fare". Këta "të pavarur" do të fitonin në mazhoritar, dhe partia do të merrte nga deputetët e listës, pa i pasur në llogari ata që kishte fituar në mazhoritar. Nuk po ju mërzisim më tej me shpjegime mashtrimesh. Në mbyllje po theksojmë: megadushku zhduket, edhe në një vend të korruptuar si yni (ku KQZ-ja "nuk sheh e nuk di gjë fare"), bile edhe me sistemin proporcional të personifikuar. Kjo bëhet thjeshtë duke lidhur votën për kandidatin për deputet, me votën për partinë (duke unifikuar "dy votat" e sotme)-kaq, nuk ka nevojë për komplikime të tjera. Pra, e thënë më konkretisht, votimi në zonat elektorale, nuk do të ketë më dy lista, listën e kandidatëve dhe listën e partive, kur votuesi duhet të vinte dy kryqe, një tek lista e kandidatëve, dhe një tek lista e partive, siç qe në votimet e vitit 2005 e 2001. Fleta e votimit do të ketë vetëm një listë, atë të kandidatëve në zonën elektorale, ku do të vihet vetëm një kryq, tek emri i kandidatit për deputet, dhe kaq; automatikisht ka marrë votë edhe partia që ka nxjerrë kandidatin; ose nuk do të marrë votë asnjë parti, nëse kandidati është i pavarur, pra nuk e ka nxjerrë asnjë parti. Ky votim zhduk megadushkun, jo më keq sesa sistemet e tjera të mundshme, që i kemi shpjeguar në tri shkrimet e kaluara (në GSH, datat 5, 12 dhe 15.3.08). Kryesorja, e më e vështira, është të zhdukësh nga shumica jonë, e shqipove që votojmë, mendësinë e megadushkut e të "Gërdecit", të heqësh dorë nga hiletë, mashtrimet dhe babëzia për pushtet, deri në vrasje. Bashkim Kopliku 20.3.2008 Phone: +355 52 23663 Mob: +355 0682200590 Email: <[email protected]> optional: <[email protected]> Please, send important e-mails on both addresses. __________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature database 2967 (20080321) __________ The message was checked by ESET NOD32 Antivirus. http://www.eset.com ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club