[AlbClub] Gabelt

"D. K." <[email protected]> Mon, 24 Mar 2008 21:05:38 +0100
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Edhe pse muzika shqiptare eshte ajo qe eshte, e kam fjalen per muziken e
lehte shqiptare, te pakten sic paraqitet ne cd qe blejme duke nxituar
kur leme pas aeroportin e Tiranes, kjo nuk do te thote se muzika e vertete
shqiptare, ajo burimore, nuk ka fansat e vet ne bote.

Madje, me tej. Ajo eshte edhe ne origjine te krijimtarise se ndonje grupi
francez.

Gabelt eshte emri i nje grupi qe vepron diku nga Jugu i Frances, ne Tuluze.
Pjestaret e tij afishojne me krenari ne sitin e tyre, se repertori tyre
frymezohet nga xhazi manush, ku me kete te fundit nenkuptohet muzika rome
dhe, muzika popullore shqiptare.

Kjo perzierje jep ate qe quhet muzike gabel.

Mua me pelqen.Por, nderkohe e ndjej te arsyeshme te shtoj  se termi ne fjale
nuk ka ate kuptim dhe ate ngarkese jo fort te kendeshme qe ka ne shqip.
Tekset jane kryesisht en anglisht.

Grupi eshte formuar diku nga prilli  i vitit 2007.

Edhe pse nuk eshte fjala per artiste me fame te jashtezakoneshme, per
shfaqjet e te cileve nuk gjen bileta, ata megjithate kane ardhur duke u
njohur gjithnje e me teper nga publiku. Madje jane shtuar edhe ne numer.

Nga dy vete qe ishte ne fillim, Bruno qe kendonte dhe Antonini qe i binte
kitares, tani ne shkurt 2008, grupi  numeron kater vete. Eshte shtuar nje
kitare bas dhe nje bateri.

Pra?

Hic, asgje, nuk duhet nxituar te nxjerrim perfundime, edhe pse duhet pranuar
se jo gjithnje jemi te ndergjegjshem per ate pasuri te madhe  qe kemi
trasheguar aty, ne ate kryqzezim te qyteterimeve me te medha te botes.
Dhe si... askush tjeter ne bote nuk kemi ditur te perfitojme prej saj e te
nxjerrim artiste qe te kene ditur ta perpunojne e ta ngrejne ate
ne nivel boteror, na pelqen apo jo, sikunder Bergovici ne veri, Sirtakis ne
juge etj.


DK

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club